AIM: start



KORRUPTIMI DHE KRIMI I ORGANIZUAR

Bosnja dhe Hercegovina:

KRIMI I ORGANIZUAR DHE KORRUPTIMI NĖ BeH

Milkica Milojeviq

Me paratė e pista ose tė sapolara mund tė blehet ēdo gjė: pasaporta e falsifikuar, ndonjė bankė e madhe, informata e policisė, dhe madje, qoftė pėrkohėsisht, liria pėr vrasėsin e premierit reformist.

AIM, Banja Lluka, 20.05.2003

Milorad Lukoviq Legija, kreu i klanit tė famėkeq tė Zemunit, pas vrasjes sė kryeministrit serb Zoran Xhingjiq, i ndjekur nga policia gjyqėsore, u arratis nė BeH fqinje. Hetimet vėrtetuan se Legija, "trimi i dikurshėm i luftės atdhetare serbe", kishte pasaportėn false tė Republikės Kroate tė dhėnė nga konzulata kroate e Mostarit (BeH), kishte ikur nė Federatėn e BeH-as, ku ishte strehuar dhe fshehur pėrkohėsisht te "ortakėt e tij tė punės" nė Posushje, prej ku, si duket, ia kishte mbathur pėr diku nė Perėndim. Disa burime tė informuara mirė, ndėrkaq, tė afėrta me Ministrinė e Punėve tė Brendshme (MPB) tė RS, vėrtetojnė se koka e mafies serbe nuk ishte larguar fare nga BeH. Disa ditė mė vonė hoteli banjallukas "Bosna", pronari i i shumicės tė tė cilit ėshtė Pantelije Damjanoviq, funksionar i lartė i Partisė Radikale Serbe (PRS) tė RS dhe deputet nė kuvendin bosnjėhercegovinas, u rrethua nga specialcat e MPB-sė. Kėrkonin nė hotel dy mafiozėt e arratisur tė Zemunit, por nuk i gjetėn. Specialcat u larguan nga hoteli "Bosna" me duar tė shprazta, por po atė natė, Milorad Dodik, kryetar i opozitės nė RS, nė njė tubim publik deklaroi:"Ishin nė vendin e vėrtetė, mirėpo nė kohė tė gabuar". Njohėsit e mirė tė rrethanave politike nuk e kishin vėshtirė tė "lexonin" aludimin e Dodikut: gjatė disa viteve tė fundit ēdo aksion pak mė serioz i MPB kundėr trafikanėve me njerėz, drogė dhe me automobila tė vjedhur, "zbulohej" qė nė startin e tij. Ende pa filluar policia akcionin e ndjekjes, nė vendin e ngjarjes do tė arrinte "informata tepėr sekrete" pėr akcionin e sapofilluar.

Shembulli i parė: Sllobodan Sholaja, biznesmeni kontraverz i Banjallukės, nė tetor tė vitit 2000 "importoi" nga Panama pėr nė BeH 164 kilogram kokain tė pastėr. Personalisht ishte duke mbikqyr shkarkimin e "mallit" nė kohėn qė cingėrroi telefoni mobil. E pranoi porosinė dhe ngadalė, mė kėmbė, u nis drejt rrugės. Poilicia arriti nė vendin e caktuar vetėm pas disa minutash, mirėpo Sholaja tani mė ishte i "pakapshėm" pėr organet e ndjekjes.

Shembulli i dytė: Milorad Milakoviq, qė ėshtė pronar i bareve tė natės prijedorase ėshtė i dyshuar pėr tregėti me gra pėr prostitucion thėrriti njė konferencė pėr shtyp dhe gazetarėve ua paraqiti faksimilet e planit komplet tė racioneve nėpėr bare, pėr tė cilėt, policia, mė vonė pranoi se ishin - tė vėrteta.

I lartėpėrmenduri Sholaja kishte miqėsi me Momēilo Mandiqin, ministėr i drejtėsisė gjatė luftės nė Republikėn Serbska, njėrin nga njerėzit mė tė besueshėm tė BeH dhe finansuesin kryesor tė SDS-it (Partia Demokratike Serbe), tė cilin policia serbe para do kohe e arrestoi pėr lidhjet e tij mafioze. Supozohet se Mandiq nga Beogradi do tė duhet tė udhėtojė drejt e nė Hagė, qė atje tė jap llogari para Tribunalit Ndėrkombėtar pėr Krime tė Luftės. Kjo do tė jetė shansa e tij e vetme qė tė udhėtojė nė ndonjė nga shtetet e Bashkimit Europian: vlen tė kujtojmė se emri i Mandiqit ėshtė i pari nė listėn e 25 qytetarėve tė BeH, tė cilėve, sipas propozimit tė Pėrfaqėsusit tė lartė pėr BeH, Pedi Eshdaun, u ėshtė ndaluar hyrja nė shtetet e Bashkimit Europian. Kjo listė, ashtu si ėshtė shpallur nga Zyra e Eshdaunit (OHR), i pėrfshin emrat e tė gjithė atyreve tė cilėt "janė pjesė e rrjetit tė krimit tė organizuar dhe larjes sė parave dhe tė cilėt i pėrkrahin tė paditurit pėr krimet e luftės".

Ajo se kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr njė rrėfim pėr "mafjen patriotike serbe" e cila financon Radovan Karaxhiqin vėrtetohet edhe pėrmes rastit Alija Delimustafiq, ministėr i punėve tė brendshme tė BeH nė kohėn e luftės. Delimustafiq, i cili nė Sarajevė ėshtė dėnuar pėr malverzime dhe keqpėrdorime milionash, vitin e kaluar nė Beograd u kap me dokumente tė falsifikuara tė Republikės Serpska! Nė opinion depėrtoi rrėfimi i policisė se ato dokumenta Delimustafiqit ia kishte siguruar askush tjetėr por Dragomir Joviēiq, asokohe ministėr i punėve tė brendshme tė RS! Ėshtė simptomatike ajo qė Joviēiq, i cili gjatė tėrė stazhit tė punės ka punuar pėr njė rrogė shteti, arriti tė ndėrtojė njė pallat tė bukur nė qendėr tė Banja Llukės, edhepse nuk ėshtė martuar me grua tė pasur dhe se nuk ka patur njė teto qė t'i linte trashgimi.

Pas burgosjes sė Mandiqit nė "Slobodna Bosna" tė Sarajevės u botuan tekste ende nė asnjė mėnyrė tė demantuara pėr lidhjet "afariste tė luftės" tė Delimustafiqit, Mandiqit dhe tė politikanėve dhe biznesmenėve tė lartėpozicionuar, tė afėrt me tė tria partitė nacionale. Ushtarėt e demobilzuar serbė, kroatė dhe boshnjakė gjatė kėtyre disa viteve tė fundit ishin tė detyruar tė ballafaqohen me tė vėrtetėn e hidhur: deri sa ushtarėt tė vrisnin njėri tjetrin, ata tė cilėt i kishin dėrguar nė luftė fare nė rregull dhe nėpėrmjet vijave dhe lidhjeve nė front, shpenzonin "mallin e braktisur" dhe bėnin kontrabandė me naftė, armė dhe madje edhe me trupat e shokėve tė vetė tė vrarė!

Nė listėn e tė padėshiruarve nė shtetet e BE-sė do tė gjenden, sipas tė gjitha gjasave, edhe disa funksionarė sarajevas tė Partisė sė Aksionit Demokratik tė Izetbegoviqit, si p.sh. Milenko Vraēar, ministėr i paradokohėshėm i financave nė RS. Pėr shkak tė aferės nė Drejtorinė e Doganės Republikane, Vraēar dha dorėheqje, mirėpo nė "rrugė e sipėr" me privatizimin "pėr pak para" u bė pronar shumice nė Bankėn e re tė Banja Llukės, bankė beh, e cila pėr zgjėrimin e saj ka rrjetin mė tė madh tė ekspoziturave nė vend dhe jasht. Diku para njė viti mediat shpallėn se Vraēar, Mladen Ivaniqit, kryeministėr i asokohėshėm i RS-sė, kurse sot ministėr aktual i punėve tė jashtme tė BeH, i kishte paguar 500 mijė marka gjermane si pagesė pėr kolltukun e ministrit! Ivaniq kur e dėgjoi kėtė pakės u mrrol, por asnjėherė nuk i demantoi kėto lajme.

Para tre vitesh Pėrfaqėsuesi i atėhershėm i lartė, Volfgang Petriē e ndėrroi nga funksioni i premierit tė Federatės BeH, Edhem Biēakēiqin. Shkaku: ai dhe zėvendėsi i tij Dragan Ēoviq, ia arritėn qė, duke thyer buxhetin, vetėm pėr njė vit tė grabisin 15 milionė marka nga tė hollat e shtetit. Ēoviq sot ėshtė anėtar i respektuar i Kryesisė sė BeH dhe kryetar i kėshillit organizativ pėr pritjen e Papės.

Dhe kėshtu me radhė, si luga vekshi dhe etj.etj… Shembuj tė kėtillė skandalozė dhe tė njohur pėr opinionin janė shembuj transparentė tė korrumpimit tė pushtetit tė tė dy etniteteve bh. Dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar janė tė shumta sa qė numrimi i tyre ka nis tė bėhet i mėrzitshėm. Pa dyshim edhe brengosės. Aforizma e njohur se ēdo shtet ka mafjen e vet, kurse vetėm nė Ballkan mafja ka shtetin (shtetet) e vet, nė BeH mund tė zgjerohet edhe me : Mafja ka shtetin e vet, kurse shteti ka protektorin e vet nė personin e Pėrfaqėsuesit tė lartė.

Pedi Eshdaun apo "drejtori i dhunshėm" i BeH, pas pėrfundimit tė gjendjes sė jashtėzakonshme nė Serbi filloi akcionin e nevojshėm. Vizitoi Beogradin dhe Zagrebin dhe pas kthimit nė BeH paralajmėroi bashkimin e shėrbimeve informative nė shkallė shtetrore."Shėrbimi informativ do tė jetė nė shėrbim tė ligjit, dhe jo si deri tani si servis nė shėrbim tė krimit", tha pa kurrfarė shtrembimi liberali i vjetėr britanik. Mirėpo pyetje mė vete ėshtė ajo se sa vallė shėrbimi i bashkuar do tė jetė i mjaftueshėm pėr t"i dalė pėrballė korrupcionit dhe krimit tė organizuar. Edhe deri tani shėrbimet dhe pushteti i tė dy etniteteve kanė bėrė grupe tė antikorrupcionit, mirėpo doli se e tėrė kjo ishte njė "gjuajtje nė hava". As reforma gjyqėsore nuk solli rezultate tė dukshme, nėse nuk kemi parasysh rrogat e gjykatėsve dhe tė prokurorėve prej 2000 deri mė 3000 KM. Kjo qė kėta kanė rrogė tre herė mė tė lartė se tė ministrave dhe pesė herė mė tė lartė nga rrogat mesatare tė gazetarėve prokurorėt publikė tė BeH nuk i nxiti qė sė paku njėherė tė ndėrmarrin njė kontroll serioz kundėr funksionarėve tė shtetit lidhur me ato qė shkruajnė mediat dhe gazetat veēanėrisht, edhe pse kėtė e kanė obligim ligjor. Gazetarėt kanė ngelur donkiohtėt e vetėm tė cilėt luftojnė kundėr korrupcionit dhe inkriminimit tė shoqėrisė, ndėrkaq qė asnjėra nga aferat serioze tė shpallura nė shtyp nga ana e qeverive, Doganave, Elektroekonomisė ose Telekomit nuk ka fituar epilogun e vet gjyqėsor. Ēdo gjė ka pėrfunduar me aktpaditė e luhatshme pėr "keqpėrdorim tė postit" dhe kjo gjithnjė kundėr atyreve tė cilėt nuk janė mė nė pushtet.

Ata tė jurisprudencės mė shpesh janė arėsyetuar me mospasjen e mjaftueshme tė autorizimeve ligjore, tė cilat do t'u kishin mundėsuar mbledhjen dhe parashtrimin e fakteve pėr kėto raste mjaft tė ndieshme. Mirėpo sė shpejti gjykatėsve dhe prokurorėve do t'u jepen mundėsi tė reja eksponimi dhe veprimi.Ligji i ri penal i BeH, parasheh, pėr shembull, mundėsinė pėr konfiskim tė pasurisė sė fituar nė mėnyrė jolegale, kurse Ligji i miratuar jo fort moti pėr procedurėn penale prokurorėve publikė u jep autorizime shumė mė tė mėdha, kurse organeve tė hetuesisė u jep mundėsi pėr fotografim, kontroll tė arkivave dhe llogarive, shfrytėzimin e shėrbimeve tė "hetuesve tė fshehur", (prvokuesve) dhe dėshmitarėve tė mbrojtur. Kėto dy ligje sė shpejti duhet tė votohen dhe pranohen edhe nga nivelet etnike, qė pastaj tė fillojnė tė zbatohen. Por e tėrė kjo do tė ndryshojė diēka? -Nuk do tė ndryshoj asgjė, thot avokati Krstan Simiq, funksionar i Lidhjes sė socialdemokratėve tė pavarur. Nuk qėndron puna te ligjet, por te ajo qė ato nuk zbatohen. As ligjeve tė vjetra nuk u mungonte gjė, por luftė tė vėrtetė kundėr korrupcionit dhe krimit tė organizuar nuk mund tė ketė nėse nuk ekziston vullnet politik pėr tė.

Atė qė vullneti politik ėshtė vendimtar e thekson edhe Xhems Lajon, i cili vite me radhė ishte drejtor i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizės pėr BeH, kurse tani kėtė funksion nė rajonin e Serbisė dhe Malit tė Zi, e ushtron- Momēillo Mandiq i cili nė Serbi u burgos pėr shkak tė thyerjes sė ligjit. I njėjti oashtu ligjin e theu edhe nė BeH, mirėpo asnjėrit nuk i ra nė mend qė ta gjykojė, sepse pushteti i RS e mbronte haptaz, thot Lajon.

Nga ana tjetėr, thekson Simiq, kėrkesat tejet tė zėshme pėr "shtet juridik" dhe pėr " pushtetin e institucioneve dhe ligjeve" vijnė pikėrisht nga ata njerėz tė cilėt gjatė luftės u pasuruan shumė shpejtė dhe tė cilėt e adhurojnė fjalinė "vetėm mos mė pyetni pėr milionin e parė, sepse tė gjithė tė tjerat janė legale". Ata janė pasururar dhe siguruar mirė dhe tani do tė dėshironin qė askush tė mos i sulmojė dhe reketojė, thot Simiq. Pėr kėtė ata janė shumė mė tė interesuar se sa pensionistėt dhe tė papunėt, tė cilėt edhe ashtu nuk kanė ēfarė tė humbin, thot Simiq. - Qė nė vitin 1997 revista mė e njohur ekonomike "Ekonomist" e Londrės zhvilloi anketėn pėr korrumpimin nė shtetet e ish Jugosllavisė. Republika Serpska nė atė kohė u analizua sėbashku me RS Jugosllavisė dhe u konstatua se shkalla e korrumpimit ishte 7,8 nga nėntė pikat e mundshme tė indeksit. Nė Federatėn BeH kjo notė ishte diēka mė e lartė se pesė. Kjo ėshtė njė gjendje tipike kancerogene. Domethėnė ekonomistėt britanikė ishin tepėr tė habitur se si vallė BeH mund tė ekzistonte dhe tė funksiononte. Unė edhe atė kohė isha deputet dhe kėrkova mbledhje tė jashtėzakonshme tė parlamentit tė RS me temė kushtuar luftės kundėr krimit tė organizuar. Ka kaluar shumė kohė qė atėherė dhe njė mbledhje e tillė ende nuk ėshtė mbajt. Gjendja nuk ėshtė aspak mė e mirė edhe sot. Pėrkundrazi ėshtė dukshėm mė e keqe: pasoi privatizimi i dyshimtė, misterioziteti, u bėmė rajon tranzit pėr kontrabandėn e narkotikėve, njerėzve dhe prostitucionit tė organizuar.

Prej para do kohe filloi tė zbatohet ligji i ri pėr finansimin e partive politike dhe pėr donacionet e sipėrmarrjeve publike. Kuptimi i kėtyre dy ligjeve ėshtė si vijon: sipėrmarrjet publike nuk mund tė jenė donatorė tė partive politike, madje edhe nėse kanė shumė para, kurse partitė mund tė finansohen nga donacionet e kufizuara tė personave privatė dhe individėve si dhe prej antarsisė. Pas zgjedhjeve tė vitit tė kaluar, nė BeH partitė kryesore politike nė media filluan tė plasojnė rrena tė pa menduara: kinse fushatat e tyre elektorale kishin qenė tejet tė lira dhe ishin finansuar nga xhepat e funksionarėve partiakė dhe miqve tė cilėt si shpagim nuk kishin kėrkuar asgjė.

Tė gjithė tani mė e kemi tė qartė: asnjė parti politike nuk e mbledh antarsinė, kurse donacionet janė tė imta. Partitė politike kryesisht financohen nga sipėrmarrjet private tė cilat presin qė kėtė ta shumėfishojnė kur borxhlinjtė e tyre tė marrin pushtetin. Ose e kundėrta, deri sa ende jeni nė pushtet pėr firmėn siguroni punė, kurse ajo pėr ju - provizion,- thot Simiq.- Por, thelbėsorja nė kėtė rrėfim ėshtė ajo se edhe ky provizion ėshtė llogaritur nė ēmimin tė cilin nė instancėn e fundit do ta paguaj vetė qytetari: si konsumator ose si i obliguar tatimor.

Megjithatė, vlerėson Simiq, tė huajt nė kėtė drejtim na kanė sjellė disa lėvizje pozitive: mirė ėshtė qė kemi konkurset dhe tenderėt, financimi i konsumuesve buxhetorė kalon nėpėr trezorė dhe gjėrat fillojnė tė institucionalizohen. Pėrfaqėsuesi i lartė Pedi Eshdaun me publikimin e "afarizmit" tė Elektroekonomisė sė RS dhe me paralajmėrimin se do ta kontrollojė ende mė mirė Elektroekonominė e Federatės BeH dhe Telekomet e tė dy etniteteve, tregoi se e ka fare tė qartė se nė cilėn gėmushė ėshtė fshehur lepuri dhe se llogaritjen me krimin e organizuar dhe korrupcionin e ka kuptuar shumė seriozisht. Edhe qytetarėt e BeH mė shumė i besojnė atij se sa politikanėve tė cilėve ua kanė dhėnė votat. Kėtė e vėrtetoi para do kohe edhe hulumtimi dhe anketimi i tv magazinės "Liberti": mė tepėr se 80 pėrqind tė qytetarėve tė tė gjitha kombeve tė tė dy etniteteve bh. mė shumė i besojnė Eshdaunit se sa politikanėve vendorė, kurse 60 pėrqind e qytetarėve besojnė se sikur tė largoheshin tė huajt nga BeH nė vend sėrish do tė kriste lufta.

Por edhe ky rrėfim ka edhe anėn tjetėr tė pasqyrės. Eshdaun jo fort moti tha se BeH nuk do tė fitojė mė asnjė dinar ndihmė nga jasht, sepse "proekti BeH" bashkėsisė ndėrkombėtare deri tani i ka kushtuar 50 miliardė dollarė. Dhe ku shkuan gjithė ato para? Po kėtė pyetje nė kolumnėn e "Nezavisna novina" e shtron edhe ekonomisti Mladen Grahovac, pėrndryshe funksionar opozicionist i Partisė Socialdemokratike tė Zlatko Lagunxhies. Me njė llogaritje tė thjeshtė, tregon Grahovac, mund tė vijmė te konstatimi se njė pjesė e mirė e kėtyre parave nuk ka kaluar as te etnitetet as nėpėr buxhetin shtetror tė BeH, por " nėpėr njė numėr tė madh organizatash joqeveritare, donatore, tė cilat pas Dejtonit gufuan si kėrpudhat pas shiut". Dhe pėrfundon se si edhe njė ēėshtje humanitare siē ėshtė p. sh. kthimi i tė ikurve apo refugjatėve mund tė shndėrrohet nė njė "mėnyrė perfide tė korrupcionit, krimit dhe larjes sė parave". Mė nė fund edhe pėr disa "organizata humanitare" nga shtetet islamike tė cilat kishin misionet e veta nė Sarajevė, gjatė dy viteve tė kaluara ėshtė vėrtetuar se janė marrė me kontrabandė, e madje, si theksojnė amerikanėt, edhe me pėrgatitjen e terroristėve. Ose me reketimet? Nė kėtė mėnyrė rrėfimi nis nga fillimi:

Te paratė e pista ose tė sapolara me tė cilat mund tė blihet ēdo gjė: pasaporta e falsifikuar, banka e madhe, informata policore, dhe madje edhe liria (e pėrkohėshme) pėr vrasėsin e kryeministrit reformator.