AIM: start



SUN, 13 JAN 2002 13:21:06 GMT

PASQYRA E SHTYPIT (28.12.2001.- 04.01.2002.)

SHTYPI NĖ BEOGRAD

SHTYPI NĖ TIRANĖ

SHTYPI NĖ ZAGREB

SHTYPI NĖ PRISHTINĖ

SHTYPI NĖ BANJALLUKĖ

SHTYPI NĖ SHKUP

SHTYPI NĖ SOFJE

SHTYPI NĖ BEOGRAD

POLITIKA, 29.12.2001.

Adem Demaēi flet pėr “Politika”

ME SHEKUJ KEMI JETUAR SĖ BASHKU

(…) “Ne kemi jetuar kėtu nė Kosove me shekuj bashkė me serbėt, jemi pėrzier, tregtuar, kemi kėmbyer vizita nė tė mirė e tė keq, prandaj tani ėshtė shumė e vėshtirė qė njerėzit nuk mund tė lėvizin pa pėrcjelljen e rojave nga ushtarė tė huaj. Pėr kėtė arsye jam pėrcaktuar qė bashkė me shqiptarė tė tjerė nė zė, midis tė cilėve ėshtė edhe zotėri Pajazit Nushi, ta kthej besimin ndėrnacional dhe tė krijoj kushte pėr bashkėjetesė ndėretnike. Pra, para dy vjetėsh kam luftuar pėr tė drejtat e shqiptarėve, ndėrsa tani, meqenėse janė rrezikuar tė drejtat e joshqiptarėve, jam vėnė nė anėn e tyre.

*A besoni qė pushteti i ri kosovar dhe bashkėsia ndėrkombėtare do tė kontribuojnė qė tensionet ndėrnacionale tė fashiten dhe, mė nė fund, nė Kosove tė mbretėrojė paqja?

“Tė jem i sinqertė, unė tek ai pushtet nuk besoj. Tė gjitha pushtetet, pra edhe ky, jane fare pak tė interesuara pėr ēėshtjet thelbėsore, pėr problemet popullore, meqenėse, pak a shumė, i shikojnė interesat vetjake. Pushteti i ri do tė detyrohet ta marrė mbi vete njė pjesė tė barrės pėr t’u nisur ashtu nga ajo pikė e vdekur. Mirėpo, unė personalisht besoj se barrėn mė tė madhe do ta bartin organizatat joqeveritare, siē janė Komiteti pėr Bashkėjetesė dhe Tolerancė nė Kosovė, kėshillat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, mediat, intelektualėt, individė nė zė dhe krerėt fetarė. (…)

Millan LLAKETIQ

--- up ---

NACIONAL, 29-30.12.2001.

Dushan Janjiq, drejtor i Forumit pėr Marrėdhėniet Etnike, paralajmėron mbajtjen e njė konference ndėrkombėtare ku do tė zgjidhet fati i Kosovės

EVROPA PO E PĖRGATIT “DEJTONIN KOSOVAR” PĖR MUAJIN MAJ

“Fillimi i vitit 2002 do tė sjellė tensione edhe mė tė mėdha midis shqiptarėve dhe bashkėsisė ndėrkombėtare, e cila do tė pėrpiqet ta shtyjė zgjidhjen definitive tė ēėshtjes sė statusit tė Kosovės. Bota do tė bėjė ēmos pėr t’i penguar pėrpjekjet e ekstremistėve pėr ta kontestuar zgjedhjen e Rugovės dhe ta pengojnė normalizimin e mėtejmė tė situatės nė Kosovė”, thotė dr. Dushan Janjiq.

“Kthimi i serbėve nė jetėn politike i ka shqetėsuar nė njė masė tė dukshme shqiptarėt ekstremė, tė cilėt kanė menduar se brenda natės do tė bėhen tė pavarur dhe nuk kanė pritur qė bashkėpunimi i serbėve me bashkėsinė ndėrkombėtare do tė rritet, kėshtuqė pas zgjedhjeve tė nėntorit u pa qartė se protektorati ndėrkombėtar nė Kosovė do tė zgjasė mė shumė seē e prisnin ata”, thekson Janjiq. (…)

Bashkėsia ndėrkombėtare, pohon Janjiq, ėshtė gjithnjė e mė afėr idesė qė zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės duhet shtyrė derisa tė mos arrihet njė marrėveshje e fuqishme e vendeve ballkanike.

“Fuqitė e mėdha po e shohin gjithnjė e mė qartė se ėshtė mė se e nevojshme tė mbahet njė konferencė ballkanike, por e ndryshme nga ajo qė e propozojnė Koshtunica e Svillanoviq. Ajo konferencė do t’i pėrngjante mė sė shumti asaj nė Dejton. Ėshtė shumė e rėndėsishme se si do tė pozicionohet Beogradi, sepse ekziston njė trend nė diplomaci qė tė zgjidhen bashkė ēėshtjet e statusit Serbi-Mali i Zi me statusin e Kosovės”, thotė Janjiq dhe vlerėson se “Dejtoni kosovar” do tė mund tė mbahej nė maj tė vitit tė ardhshėm.

R.M.

--- up ---

BLIC, 03.01.2002.

Intervistė: Goran Svillanoviq, ministėr federal i punėve tė jashtme

TĖ GJITHĖ DO T’I DORĖZOHEN HAGĖS

(…) *A prisni nė fillim tė vitit ekstradime tė reja? Pėrmenden “treshi i Vukovarit” dhe Ratko Mlladiq.

“Ėshtė e sigurt se do tė vazhdohet me ekstradimet. Tė bėhet ankand me emra nuk ėshtė korrekte. Mendoj se do tė ishte mė sė miri qė njerėzit kundėr tė cilėve ekzistojnė aktakuzat tė paraqiten vetė para Gjykatės sė Hagės. Kėtu po krijohet njė atmosferė qė njerėzit tė mendojnė qė, edhe nėse janė tė akuzuar, kurrė nuk do tė dalin para gjykatės. Gabojnė, tė gjithė ata do tė japin pėrgjegjėsi. Mashtrohen keq ata qė mendojnė se me kalimin e kohės do tė shuhet interesimi pėr tė akuzuarit e Hagės dhe qė mund tė iket nga ajo qė janė akuzuar. Tema ēfarė ėshtė Gjykata e Hagės do tė zgjasė edhe pėr njė kohė dhe gjatė kėsaj kohe do tė plotėsohen tė gjitha kėrkesat…” (…)

Jelena BULLAJIQ

--- up ---

NIN, 03.01.2002.

Mali i Zi dhe Serbia

HAP PAS HAPI

(…) Mė shumė vėmendje nga vetė pėrmbajtja e ballafaqimeve tė ekspertėve tėrheq qėndrimi dhe sjellja e evropianėve, tė cilėt e kanė nisur dialogun nė ēastin kur tė dyja palėt kanė konstatuar qė platforma e Beogradit dhe e Podgoricės janė tė papajtueshme. Ēfarė, pra, bėjnė vėzhguesit evropianė?

Plani i tyre, siē duket, mbėshtetet nė pėrmbysjen e rendit tė ditės tė bisedave, qė do tė fillojnė nga zgjidhja e ēėshtjeve mė tė thjeshta ekonomike (politika monetare, transporti, doganat, energjetika), pastaj do tė merreshin me ēėshtjet juridike (siē ėshtė shtetėsia, tė drejtat pronėsore), pėr t’u marrė nė fund me statusin shtetėror. (…)

Federalistėt e kėtushėm, ndėrkaq, do tė kishin mjaft arsye serioze pėr brengosje nėse nė negociata do tė bėnin kompromise lidhur me ēėshtjet ekonomike dhe juridike nė interes tė ruajtjes sė bashkėsisė, pėr tė kuptuar nė fund se Podgorica nuk mendon tė heqė dorė nga mantra shtetformuese pėr dy karrika nė Ist River.

Njohėsit e politikės sė gjertanishme tė independistėve besojnė qė para referendumit, nė negociata dhe jashtė tyre, Gjukanoviq do tė pėrpiqet t’i bindė qytetarėt e vet se do tė jetojnė nė shtetin e pavarur, por nuk do t’i humbasin tė drejtat qė i kanė pasur deri tani nė Serbi (shkollimin, mjekimin, punėsimin). Ndoshta mu pėr kėtė kryetari Vojisllav Koshtunica, nė njė konferencė me gazetarėt, ka thėnė se “askush nuk e ka mandatin” tė premtojė statusin e kombit mė tė favorizuar nėse shpėrbėhet Jugosllavia e tretė. (…)

Hulumtimet mė tė fundit tė opinionit publik tė ndėrmarra nė Mal tė Zi dhe Shtatė Malet flasin se opsioni jugosllav ėshtė nė njė ngjitje tė lehtė, qė pėr koalicionin nė pushtet do tė duhej tė pėrfaqėsonte njė sinjal pėr alarm, por alarmi mungoi pėr shkak tė restriksioneve mjaft deprimuese tė energjisė elektrike. (…) Hulumtimet nė Serbi tregojnė se pulsi i opinionit po shkon nė drejtim tė kundėrt – mė tė fundit flasin se midis 50 dhe 55 pėr qind e dėshiron ruajtjen e shtetit tė pėrbashkėt. Tė lodhur nga akuzat e vazhdueshme pėr hegjemonizmin serbomadh, si dhe nga propaganda millosheviqiane e mbrujtur me mite, traumat malazeze nga e kaluara dhe jeniēerėt vendės, qytetarėt e Serbisė me njė vullnet gjithnjė e mė tė paktė po flasin pėr ruajtjen e shtetit tė pėrbashkėt. (…)

Batiq BAĒEVIQ

--- up ---

SHTYPI NĖ TIRANĖ

SHEKULLI, 29.12.2001.

IKJA E BUTĖ E HANS HAKERUPIT

Hans Hakerup nuk ėshtė mė shef i prezencės ndėrkombėtare nė Kosovė. Me njė vendim qė zyrtarisht konsiderohej si personal dhe i motivuar nga “arsye familjare”, ai ia ka dhėnė lamtumirėn postit tė administratorit tė OKB-sė pėr Kosovėn, nė njė moment kur proceset stabilizuese nė vend kanė hyrė nė fazėn pėrcaktuese tė ndėrtimit tė institucioneve. Nė vend tė kėtyre institucioneve, qeverisė dhe presidentit tė ri tė Kosovės, Hakerup ka vendosur me sa duket tė presė fėmijėn e tij, qė pritet tė vijė nė jetė sė afėrmi. Natyrshėm, njė ikje e papritur e kėtij lloji nga poltroni i vėshtirė i administratorit tė Kosovės, lė pas njė numėr jo tė vogėl pikėpyetjesh e dilemash, qė pėrbėjnė nė fakt thelbin e krizės kosovare.

Danezi flegmatik largohet nga Kosova, kur loja politike ka hyrė nė njė fazė tejet delikate. Zgjedhja e dėshtuar e Rugovės si president, nga njė parlament qė tė kujton pėr nga temperature politike Kuvendin e Shqipėrisė, koalicioni ende i paqartė qeverisės dhe njė radhė ēėshtjesh tė tjera tė varura ose jo nga kėto nyje gordiane, kanė krijuar njė klimė tė rėndė rreth sė ardhmes eminente tė procesit institucional nė Kosovė. Hakerupi dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė organizmave ndėrkombėtarė nė vend, ishin tė angazhuar nė zbutjen maksimale tė fėrkimeve qė situata paszgjedhore pritej tė krijonte. Ka qenė pikėrisht ky, me sa duket, problemi qė ėshtė majisur gradualisht mes pėrfaqėsuesit tė OKB-sė dhe njė pjese tė spektrit politik. Dje lideri i AAK-sė, Haradinaj, i deklaronte shtypit se Hakerupi u largua pėr shkak tė pėrplasjeve me njė pjesė tė partive shqiptare. Nėse kjo nuk ėshtė e vėrtetė absolute e dorėheqjes sė Hakerupit, duket tė paktėn pjesėrisht si e tille. OKB-ja, OSBE-ja dhe institucione tė tjera, qė pėrcaktonin deri dje rregullat e lojės politike nė Kosovė, janė akuzuar mė shumė se njė herė nga krahu radikal i politikės kosovare, Thaēi, Haradinaj e tė tjerė, pėr njėanshmėri nė trajtimin e faktorėve politikė. Thirrjet e pėrsėritura tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ndjekjen e njė rruge tė moderuar pėr zgjidhjen e problemit kosovar, janė pėrjetuar nga njė pjesė e spektrit politik vendės si rreshtim i kamufluar nė favor tė Rugovės e tė LDK-sė. Rasti mė i fundit ishte seanca e parė e parlamentit, ku Thaēi nuk ngurroi ta sulmojė drejtpėrdrejt pėrfaqėsuesin e OKB-sė pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut, nė fjalimin qė ai mbajti para deputetėve.

Historisė sė ngatėrruar keqas mes politikanit danez dhe perfaqėsuesve kosovarė, duket se i shtohen edhe marrėdhėniet disi tė personalizuara qė ai vendosi me Beogradin. Marrėveshja e nėnshkruar javė mė parė me zėvendėskryeministrin serb, Ēoviqin, solli reagime tė forta, jo vetėm nė Kosovė. Nuk dihet nėse Hakerupi ka paguar ose jo njė faturė poliitike pėr kėtė lėvizje. E vėrteta ėshtė se ai u bė, me kalimin e kohės, i thyeshėm pėrballė sulmeve nė rritje tė dy komuniteteve nė Kosovė: tė shqiptarėve qė e shihnin si njė njeri qė anonte nga kompromisi, pra, qė i largohej rrugės sė pavarėsisė dhe nga serbet, tė cilet e akuzonin pėr njė linjė politike tė pafuqishme pėrballė atij qė ata e konsiderojnė si rreziku shqiptar.

Nuk pritet megjithatė qė ikja e Hakerupit tė influencojė dukshėm zhvillimet nė Kosovė. Reagimet prozaike tė djeshme nė Prishtinė, janė njė provė e qartė se procesi politik nė vend nuk do tė preket nga largimet e zyrtarėve ndėrkombėtarė, qofshin kėto edhe dorėheqje tė papritura, si kjo e djeshmja. Pėr fanatikėt e kronikave politike, Hakerupi do tė mbetet ndėrkaq njė figurė kalimtare, pa impulsin latin tė paraardhesit Kushner, por me qetėsinė karakteristike tė njė nordiku tipik. Tani, qė tė dy nuk janė mė nė poltronin numėr 1 tė prezencės ndėrkombėtare, kosovarėt mund tė gjykojnė se ēfarė i duhej mė shumė Kosovės…

Ilir KAMENICA

--- up ---

GAZETA SHQIPTARE, 30.12.2001.

TROKITJET E KOSHTUNICĖS NĖ DERĖN E RUGOVĖS

Presidenti i RFJ-sė, V. Koshtunica, mė 27 dhjetor i bėri njė ftesė publike kryetarit tė LDK-sė dhe kandidatit kryesor pėr president tė Kosovės, Ibrahim Rugova, pėr tė biseduar pėr tė ardhmen e Kosovės. Ėshtė hera e dytė brenda njė viti qė Koshtunica i drejton, gjithmonė nė rrugė mediatike dhe jo zyrtare, njė ftesė Rugovės, gjė qė flet ose pėr drojėn qė ai ka se ftesa nuk do t’i pranohet, ose pėr njė farė megallomanie tė udhėheqėsve tė shkollės sė vjetėr serbe, qė ende jetojnė me raportet e kapėrcyera metropol-koloni midis Beogradit dhe Prishtinės.

Ftesa nuk ėshtė pra e re, por e re ėshtė situata dhe koha nė tė cilėn drejtohet ajo dhe pikėrisht pėr kėtė meriton tė analizohet pakėz mė gjerė. Jemi nė prag tė konstituimit tė institucioneve tė reja qeverisėse nė Kosovė, si parlamenti, qeveria, presidenti, etj., tė cilat, nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė do tė marrin gradualisht pėrgjegjėsitė dhe kompetencat e autoritetit tė drejtimit tė Kosovės. Seanca e parė e parlamentit tė ri tė dalė nga zgjedhjet e 17 nėntorit nuk arriti sukses nė pėrpjekjet e saj pėr tė zgjedhur presidentin dhe mė 10 janar ėshtė paralajmėruar seanca e re e kėtij parlamenti pėr tė pėrsėritur tentativėn e zgjedhjes sė njė presidenti tė Kosovės. Sido qė tė vonohet, sė shpejti Kosova do tė ketė presidentin e saj shqiptar.

Pa pritur edhe disa ditė, qė parlamenti kosovar ta kalojė provėn tjetėr tė zgjedhjes zyrtarisht tė presidentit qė ai tė marrė juridikisht mandatin legal tė sė drejtės sė pėrfaqėsimit, Koshtunica ia drejtoi shpejt ftesėn Rugovės. A ka pėrligjje kjo ngutje e presidentit tė RFJ-sė? Nuk duket se ka as nga raportet e brendshme brendaserbe, as nga zhvillimet e brendshme kosovare dhe as nga raportet e Serbisė apo tė Kosovės me faktorėt ndėrkombėtarė. Madje, personalisht Koshtunica ėshtė i mbytur deri nė fund me lėmshin e ngatėrruar tė bisedimeve midis Malit tė Zi dhe Serbisė pėr tė ardhmen e RFJ-sė dhe ku largimi nga njėra tjetra i dy republikave ėshtė njė proces i sigurt, ku nė lamtumirėn federale gjethja e parė qė bie ėshtė posti i presidentit federal.

Ėshtė pėr tė ardhur vėrtet keq kur sheh se udhėheqėsit e rinj tė Beogradit, qė erdhėn nė pushtet me kartėn e ndryshimeve demokratike, nuk po kuptojnė ende se Kosova ėshtė njė ēėshtje ndėrkombėtare. Ajo nuk ėshtė e bisedimeve dypalėshe as midis Koshtunicės dhe Rugovės, dhe as mes Beogradit dhe Prishtinės. Kėtė e kishte mėsuar edhe Millosheviqi kur pranoi dhe dėrgoi presidentin serb pėr tė biseduar me delegacionin pėrfaqėsues tė Kosovės nė Konferencėn ndėrkombėtare pėr Kosovėn nė Rambuje, tė drejtuar nga Bashkimi Evropian. Koshtunica u pėrpoq tė bllofojė mė 27 dhjetor duke deklaruar se KFOR dhe UNMIK do tė ikin nga Kosova, por nuk pėrmendi se nuk ka largim tė tyre pa realizimin e statusit tė Kosovės, qė sipas tė gjitha gjasave do tė jetė edhe largimi legal i Serbisė.

Nė fakt ka njė alternativė ku do tė ishin tė mundura bisedimet dypalėshe midis presidentit tė Serbisė dhe presidentit tė Kosovės. Tė vetmet bisedime tė realizueshme dhe tė pranueshme janė ato pėr t’u ndarė legalisht Kosova me Serbinė, si po zhvillohen pėr ndarjen e pasurive midis Serbisė dhe shteteve tė tjera qė dolėn nga ish-Jugosllavia.

Mendimi ynė ėshtė se edhe kėsaj radhe Rugova do ta hedhė poshtė kėtė ftesė joserioze mediatike tė presidentit federal pa federatė. Jo vetėm pse ai nuk ėshtė ende presidenti i Kosovės, por edhe nėse zgjedhet e ka tė qartė qė nuk do ta ketė kurrė mandatin e ruajtjes sė statusit kolonial tė Kosovės. I vetmi mandat politik, historik, patriotik dhe legal, qe kanė ai dhe gjithė udhėheqėsit e tjerė tė rėndėsishėm tė Kosovės ėshtė vetėm mandati i pavarėsisė sė saj. Nė fakt Koshtunica brenda vetes sė tij e ka tė qartė kėtė, sepse vetė i ka pohuar njė rrjeti televiziv amerikan nė javėt e para tė ardhjes nė pushtet qė shkėputja e Kosovės nuk ėshtė fundi i Serbisė. Mirėpo, ai kėrkon tė pėrfitojė nga njė situatė konfuze e krijuar nė mjediset politike shqiptare tė Kosovės nė rastin e zgjedhjes sė presidentit dhe tė qeverisė. Me parimet e Kartės sė Helsinkit, Kartės sė Parisit, Kartės sė OKB-sė dhe gjithė akteve tė tjera ndėrkombėtare, Kosova nuuk mund tė kthehet mė nėn Serbinė. Nė vend qė tė krijojė iluzione koloniale me taktikat e ftesave diversioniste, ėshtė mė mirė pėr udhėheqjen e Beogradit tė pėrgatisė opinionin e vet pėr realitetet e reja ballkanike, ku kapitulli i parė ėshtė se RFJ ka vdekur dhe tentativat pėr mbijetesėn e sajesave federative artificiale zgjasin ditėt e makthit ballkanik. Koshtunica duhet tė trokasė jo nė derėn e Rugovės, por nė derėn e realiteteve tė sė ardhmes.

DIPLOMATICUS

--- up ---

SHTYPI NĖ ZAGREB

NACIONAL, 01.01.2002.

SKANDALI ETNIK RRETH TRASESĖ SĖ AUTOSTRADĖS

Arsyeja kryesore e ndryshimit tė trasesė sė autostradės Zagreb-Split nė aksin mė kontestues, atė nga Zhuta Llukva deri te Lleshqe e Likės, nuk ka qenė ekologjia, siē e pėrsėrisnin kėtė me kėmbėngulje pushtetet lokale, por 25 milionė DM, tė cilat pushteti nuk ka dashur t’u takojnė serbėve refugjatė tė Likės, ēfarė do tė ndodhte nėse do tė zgjedhej varianti A i trasesė sė autostradės sė ardhshme. Interpretimet e tregtisė sė re me serbėt dhe tokat e serbėve kane shkuar aq larg saqė projektuesit e autostradės janė akuzuar qė trasetė po i imponojnė nė variantet qė i pėrfshijnė tokat serbe, tė cilat serbėt gjoja tashmė ia kanė shitur shtetit edhe pse qarkullimi i pasurive tė paluajtshme nuk ishte shėnuar fare nė kadastrat. Janė akuzuar edhe pėr faktin qė trasetė po i shtrijnė nėpėr ato toka pėr t’ua pamundėsuar qėllimshėm serbėve kthimin nė ato vise, ēka megjithatė e pėrjashtonte variantin e parė. (…) Meqė askush nuk interesohet pėr serbėt, por pėr 25 milionė DM po, ndėrsa aq ėshtė shuma e dėmshpėrblimit pėr tokat qė shteti duhet t’i blejė pėr ndėrtimin e rrugės, ėshtė shfrytėzuar situata e krijuar me shpalljen e planit tė qeverisė pėr ndėrtimin e autostradės Zagreb-Split, prandaj ėshtė pamundėsuar zgjidhja e problemit tė pronave serbe tė pademinuara dhe tė paripėrtėrira, ndėrsa paratė janė riorientuar nė pajtim me dėshirat e pushtetit lokal dhe interesat mė se tė dukshme private tė individėve nga udhėheqėsia politike e qytetit Otoēac dhe Lika. (…) Manipulimi me pronat serbe dhe pamundėsimi i mėtejmė i zgjidhjes sė problemit me tokat serbe – edhe pse ndėrtimi i autostradės nėpėr to nuk ėshtė njė zgjidhje mė fatlume, tregon pėr paaftėsinė e qeverisė qė tė ballafaqohet me problemet qė janė para saj. (…)

Milivoj GJILLAS

--- up ---

GLOBUS, 04.01.2002.

DĖSHTIMI FINANCIAR I AUTOSTRADĖS RIJEKA-ZAGREB

(…) Gjykuar sipas ngjarjeve mė tė fundit rreth ndėrtimit tė autostradės Rijeka-Zagreb, nuk ėshtė nė interesin as tė kėsaj qeverie qė t’ua ējerrė maskėn lobeve ndėrtimore dhe ta bėjė ashtu transparente punėn e ndėrtimit, edhe pse tė gjitha paratė qė shteti i investon nė ato projekte janė mbledhur ekskluzivisht nga xhepat e qytetarėve tė tij. Pėr se bėhet fjalė? Qeveria nė korrik tė vitit tė kaluar nė njėrėn nga mbledhjet e saj ka arritur nė pėrfundimin se kontrata pėr ndėrtimin e tuneleve Veliki Glozhac, Javorova Kosa dhe Pod Vuglesh, qė gjenden nė aksin Kupjak-Vrbovsko, e nėnshkruar qė nė dhjetor tė vitit 1998 me ndėrmarrjen franceze Spie Batgnolles/Mediteran Union Tunel – ėshtė e dėmshme. E ka arsyetuar kėtė me dyshimin pėr korrupsion tė njerėzve tė caktuar qė ishin tė pėrfshirė nė atė punė. Pėr kėtė arsye e ka rekomanduar Kėshillin Mbikėqyrės tė shoqatės Autostrada Rijeka-Zagreb qė ta shpallė tė pavlefshme kontratėn dhe ta largojė drejtorin e shoqatės, Ivan Prgometin. Drejtori ėshtė larguar, policia ndaj tij ka ndėrmarrė punėt parahetimore pėr shkak tė dyshimeve pėr korrupsion, por deri tani nuk ka zbuluar asgjė! (…) Ndėrmarrja franceze do tė kėrkojė arbitrazh ndėrkombėtar dhe dėmshpėrblim nė lartėsi prej njėqind milionė markash gjermane. Njėkohėsisht, tunelet nuk janė tė gatshme dhe, siē mėsojmė, do t’i pėrfundojnė ndėrmarrjet vendėse me ēmimin prej 130 milionė kunash, qė ėshtė 30 pėr qind mė shumė nga puna e kontraktuar nga firma franceze. (…) Sipas informatave qė i kemi marrė nga njerėz qė janė tė njohur mirė me kėtė, lirisht mund tė themi se pėr kėtė aferė ndėrtimore tė radhės, pėr tė gjitha janė pėrgjegjės njerėzit nga lobi i fuqishėm ndėrtimor tė bashkuar rreth Jure Radiqit, tė cilėt kane influencuar te Sllavko Liniq qė tė angazhohet pėr prishjen e kontratės me francezėt.

Renata IVANOVIQ

--- up ---

SHTYPI NĖ PRISHTINĖ

KOHA DITORE, 03.01.2002.

DREJTĖSI, JO HAKMARRJE

…Por, kur ėshtė fjala pėr Kosovėn, duket se njohja e tė vėrtetės nuk na sjell vėshtirėsi tė mėdha, ngaqė tė gjithė pėrfaqėsojnė pak a shumė opinionin e njėjtė. Vetėm pjesa dėrmuese e serbėve e mbrojnė “tė vėrtetėn tjetėr”, ashtu siē kanė bėrė vazhdimisht edhe mė parė. Nga kjo del se cak i ballafaqimit me krimet e luftės nė Kosovė s’ėshtė e vėrteta, por realizimi i drejtėsisė. Meqė kėtu kemi tė bėjmė me shkelje flagrante tė sė drejtės humanitare ndėrkombėtare, dhe meqė kanė ndodhur akte gjenocidale kunder njė populli tė tėrė, mėnyra e vetme dhe mė e moralshme ėshtė qė pėrgjegjėsit pėr krime tė dėnohen publikisht.

Jo vetėm bartėsit e politikės serbe e jugosllave, tė akuzuar nga Tribunali i Hagės, duhet tė ballafaqohen me drejtėsinė, por edhe personat e tjerė – ushtarakė, policė, paramilitarė e civilė – tė cilėt kanė qenė tė involvuar direkt nė krime nė forma tė shumėllojshme. Kur i kemi parasysh pėrmasat e krimeve tė bėra, duket se numri i personave pėrgjegjės pėr to ėshtė mjaft i madh, tė cilėt duhet tė gjykohen nė Serbi ose nė Tribunalin e Hagės. Gjykimi i kriminelėve tė rangut tė tillė ka qenė edhe kėrkesa kryesore e viktimave nė Kosovėn e pasluftės.

Arsyeja e fundit e ballafaqimit me tė kaluarėn ėshtė dėmshpėrblimi, i cili sipas pėrvojės sė deritanishme duhet tė bėhet nė dy forma themelore. E para referohet nė fenomenin e kėrkimit tė faljes. Nė rastin e Kosovės ėshtė me vlerė tė veēantė qė Qeveria serbe e jugosllave ta marrė pėrgjegjėsinė pėr krimet e bėra nga ana e shtetit, tė cilin ata e udhėheqin sot dhe tė pėrkulen para dinjitetit tė viktimave. Presidenti jugosllav Koshtunica dhe kryeministri serb Gjingjiq duhet t’ua sqarojnė qytetarėve tė tyre se vrasjet masive, torturat, dhunimet, “spastrimet etnike” dhe krimet e tjera tė luftės janė njė tragjedi serbe, dhe jo vetėm tragjedi shqiptare.

Si formė e dytė e dėmshpėrblimit do tė ishte ai financiar, edhe pse mendohet se nuk mund tė ketė dėmshpėrblim tė kurrfarė natyre pėr vrasje masive tė bėra nė tė kaluarėn. Kjo ėshtė njė ēėshtje mjaft e ndėrlikuar dhe kėtu duhet patjetėr tė dėgjohet zėri i viktimave dhe i familjeve tė tyre se si ata e shohin kėtė ēėshtje. Mirėpo, meqė nė Kosovė janė ushtruar forma tė ndryshme tė krimeve – shkatėrrimi i pronės private dhe shoqėrore, i trashėgimisė historike, kulturore dhe religjioze – dėmshpėrblimi financiar pėrbėn padyshim njė aspekt tė veēantė tė procesit tė ballafaqimit me tė kaluarėn.

Enver HOXHAJ

--- up ---

ZĖRI, 04.01.2002.

TRASHĖGIMIA E HANS HEKERUPIT

Duket qė shkuarja aq e shpejtė e Hans Hekerupit nga Kosova nė fund tė dhjetorit dhe krijimi aq i ngadalshėm i pushtetit qendror tė Kosovės, qė sė bashku pėrbėjnė krizėn aktuale politike nė Kosovė, kanė sjellė nė Prishtinė Zhan Mari Genon, zėvendės i sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Ananit. Geno, pėrgjegjės pėr misione paqeruajtėse tė OKB-sė, i cili nė Kosovė herėn e fundit qėndroi nė pranverė, pėr tė shpejtuar procesin e hartimit tė Kornizės Kushtetuese, kėsaj radhe qėndroi nė Prishtinė mė shumė pėr efekte psikologjike sesa pėr ato politike. Nė rrethanat e krizės sė thellė politike, Geno duhej ta sillte mesazhin e Ananit pėr kontinuitetin e preokupimit tė OKB-sė me Kosovėn. Pastaj, Geno duhej tė fuqizonte vlefshmėrinė e trashėgimisė politike tė Hekerupit, e cila, sipas tij, ndėrtohet mbi Kornizėn Kushtetuese dhe “Dokumentin e pėrbashkėt” Hekerup-Ēoviq. Barazimi i kornizės ligjore tė Kosovės me njė dokument politik problematik nuk mund e tė mos cilėsohet si qėndrim i gabuar dhe njė mesazh shumė diskutabil pėr liderėt dhe opinionin kosovar. Ky qėndrim, nė fakt, konfirmon shqetėsimin e shumėkujt kėtu nė Kosovė pėr njė lloj “kontrabandimi politik” tė Serbisė nė strukturat qendrore kosovare pėrmes dokumentit tė Beogradit dhe inicimin e njė parralelizmi politik i cili nuk mund tė mos sjellė telashe nė Kosovė. Kėshtu, si real del parashikimi i problematizimit tė raporteve midis kosovarėve dhe UNMIK-ut nė periudhėn pas krijimit tė pushtetit qendror, nėse nė tė ardhmen e afėrt ndodh njė gjė e tillė. Cilido qė vjen pas Hekerupit nė Kosovė, do tė ballafaqohet kėshtu me problemet tė cilat i la nė trashėgimi Hekerupi.

Blerim SHALA

--- up ---

SHTYPI NĖ BANJALLUKĖ

NEZAVISNE NOVINE, 03.01.2002.

BLLOFET E VITIT TĖ RI

Politikanėt nė BH, posaēėrisht ata nė pushtet, ua kanė dėshiruar qytetarėve gjithė tė mirat pėr Vitin e Ri dhe qė ai tė jetė mė i mirė se ai paraprak. Nė humorin festiv garniturat nė pushtet i kanė bėrė bisht me mjeshtėri rolit tė tyre nė ngjarjet qė e kanė shėnuar vitin e kaluar, prandaj ajo qė ka qenė pozitive stėrtheksohet, ndėrsa gjithēka negative vendoset nė kontekstin e krizės sė pėrgjithshme objektive.

Radomir NESHKOVIQ

--- up ---

NEZAVISNE NOVINE, 04.01.2002.

‘U KEMI PLAĒKITUR, NA FALNI’

Tingėllojnė tė dala boje deklaratat e disa zyrtarėve tė HDZ-sė nė BH, tė cilėt “e kanė pranuar njė pjesė tė pėrgjegjėsisė vetjake” pėr faktin qė nuk ka nisur me punėn e tij televizioni nė gjuhėn kroate nė Mostar. Kjo, e thėnė me fjalė mė tė bukura, do tė thotė – “u kemi plaēkitur, na falni”, qė mund tė aplikohet, nė njė formė gjuhėsore tė ndryshuar dhe tė vullgarizuar, mbi tė shumtėn e asaj qė kanė theksuar nė prononcimet e tyre.

Josip BLLAZHEVIQ

--- up ---

NEZAVISNE NOVINE – REVIJA, 05-08.01.2002.

FESTIM OSE KOMEMORACION

Midis festave me vulėn kishtare-shtetėrore u radhit edhe 9 janari – Dita e Republikės Serbe dhe festa e saj kishtare Shėn Kryedhjaku Stefan. Kėtė ditė parlamenti i deputetėve popullore serbe nga Kuvendi i paraluftės i RSBH e shpalli pėr ditė shtetėsie tė “shtetit tė serbėve tė Bosnjės”, fundi i tė cilit ende nuk ėshtė parė. Si kulm i cinizmit, nė ikebanėn festive ishin futur edhe akademikėt e Akademisė sė Shkencave tė RS, pėr tė cilėn, me fajin e po kėtij pushteti, ende nuk dihet se as ku gjendet, as ēfarė bėn.

Branko PERIQ

--- up ---

SHTYPI NĖ SHKUP

UTRINSKI VESNIK, 31.12.2001.

LUFTA ISHTE NJĖ PĖRPLASJE E DOZUAR ME MJESHTĖRI

Pėr tė dhėnė vlerėsime tė pėrgjithshme pėr atė ēfarė na ka ndodhur, siē thonė shumė njerėz, noshta ėshtė tepėr heret. Nevojitet njė distancė mė e madhe kohore pėr arsye se gjatė dhėnies sė vlerėsimeve ende dominon ajo qė e kemi parė dhe ndier, ajo qė na ka ndodhur, dhe kjo ndikon nė prurjen e konkluzioneve. “Sidoqoftė, kjo ishte njė pėrplasje jotipike”, konsideron Zoran Nacev nga Instituti pėr Mbrojtje nė Shkup dhe shpjegon qė kriza nuk mund tė pėrfshihet brenda pikėpamjeve pėrgjithėsisht tė njohura pėr konfliktet.

-Ajo ishte njė pėrplasje e konstruktuar dhe dozuar me mjeshtėri, nga brenda dhe nga jashtė. Themelore ėshtė se kjo krizė ėshtė vetėm njė fazė nė realizimin e qėllimit dominant tė ekstremizmit shqiptar: ambicjeve shtetomėdha, ėshtė decid Nacevi. Ai konsideron se karakteri i tij i dozuar mund tė vėrehet te fakti se konflikti u pengua tė pėrhapej nė formėn qė ishte i pranishėm nė Kroaci dhe nė Bosnjė.

Veēantia e luftės maqedone ėshtė fakti qė konflikti e mori lejen ose mbėshtetjen nga jashtė. Tajmingu pėr fillimin e luftės u zgjedh pa vullnetin tonė. Lufta u nis nė kohėn mė tė padėshirueshme, nė periudhėn kur zhvillohej ristrukturimi i MPB dhe ARM, dhe kjo mund tė realizohej fare lehtė pėr arsye se ekstremistėt ishin tė involvuar nė pushtet dhe kanė pasur informacionet mė qenėsore pėr pėrparėsitė, e posaēėrisht pėr dobėsitė e armikut, nė kėtė rast – tė pushtetit maqedon.

Duke e shpjeguar involvimin e elementit tė huaj nė krizėn nė vend, Nacev shpjegon se arsye kryesore pse Maqedonia u shty nė luftė ishte qė tė eliminohej teza deri atėherė dominante pėr Maqedoninė si njė oazė paqeje. “Oaza e paqes ėshtė njė gjendje jotipike pėr kėtė regjion. Thjesht, nuk mund tė inkuadrohet nė situatėn e pėrgjithshme ose hirtėsinė qė ekziston. Dhe, nėse do tė bėhej pėrjashtim, qė vetėm Maqedonia tė jetė oazė paqeje dhe qė i tėrė regjioni tė vlojė, atėherė duhet t’i jepen beneficione shtetit, beneficione tė tipit tė anėtarėsimit nė BE dhe nė NATO. Pėr kėtė arsye, duke e njohur situatėn nė tėrė hapėsirėn jugosllave, ne ėshtė dashur tė na kthejnė dhe pėrfshijnė nė mesataren, meqė nuk ėshtė e rekomandueshme qė dikush nė regjion tė dallohet nga tė tjerėt. Kjo gjendje duhet tė vlejė pėr tė gjithė, edhe pėr Bullgarinė, Kroacinė, Serbinė, Shqipėrinė, pra tani edhe pėr Maqedoninė. Pėrnjėherėsh, teza pėr oazėn nuk vlen mė dhe gjendjen duhet kthyer mbrapa. Ndoshta tingėllon e ēuditshme, por ne ėshtė dashur tė kthehemi mbrapa, megjithėse me paratė e “Telekomit” pėr shembull, kemi mundur tė jemi para fqinjėve tė tjerė. Pėr kėtė arsye them dhe them se e gjithė kjo ishte e dozuar”.

Sashko DIMEVSKI

--- up ---

SHTYPI NĖ SOFJE

MONITOR, 02.01.2002.

Zėvendėskryeministri Kostandin Paskalev:

AFATI I NDĖRTIMIT TĖ NAFTĖSJELLĖSIT DERI NĖ VLORĖ NUK VARET NGA BULLGARIA

Ndėrtimi i naftėsjellėsit Burgas-Vlorė do tė varet nga vlerėsimet financiare tė gjigantėve tė naftės “Shevron” dhe “Teksako”, nėse vėrtet kanė llogari qė ta bartin naftėn kaspike nėpėrmjet Bullgarisė dhe Shqipėrisė pėr nė Evropėn Perėndimore, ka deklaruar zėvendėskryeministri Paskalev. Sipas tij, fati i naftėsjellėsit alternativ nėpėrmjet territorit bullgar Burgas-Aleksandrupolis lidhet drejtpėrdrejt me faktin nėse Rusia mund tė sigurojė tranzitin e sasive tė mjaftueshme tė naftės kaspike drejt portit grek, e qė andej edhe pėr vendet anėtare tė BE-sė.

Sipas pėrllogaritjeve paraprake, ndėrtimi i naftėsjellėsit Burgas-Aleksandrupolis do tė kushtonte 630 milionė dollarė, ndėrsa traseja alternative Burgas-Vlorė – 1.3 miliard dollarė. Bullgaria do tė mund tė fitonte 80 milionė dollarė nė vit nga taksat transitore pėr bartjen e naftės kaspike. Pėr kėtė qėllim, ndėrkaq, duhet tė ndėrtohet terminali i ri i naftės nė portin e Burgasit ku do tė ankoroheshin tankerėt qė mund tė bartin deri nė 150 000 tonė. Mirėpo, vendi ynė nuk do tė mund ta siguronte kėtė investim duke patur parasysh gjendjen e tanishme tė buxhetit shtetėror, ėshtė kategorik ministri i zhvillimit hapėsinor.

Todor VARCEV

--- up ---

MONITOR, 04.01.2002.

PARLAMENTI IA KA VĖNĖ KFOR-IT NĖ DISPOZICION AVIONIN E PAREGJISTRUAR

Avioni An-26, tė cilin parlamenti ia ka lėnė nė dispozicion misionit tė KFOR-it nė Kosovė, ėshtė me dokumentacion jo tė rregullt, ka deklaruar njė burim i shtabit kryesor tė VVS. Avioni ushtarak nuk ėshtė regjistruar si mjet fluturimi dhe kjo ėshtė arsyeja pse pas ēdo aterrimi tė tij zyrtarėt e aeroporteve e burgosin fluturaken dhe ekipazhin. Mė shumė raste tė tilla kanė ndodhur nė aeroportin e Prishtinės. Ėshtė paradoksale qė avioni ėshtė ndaluar edhe nė aeroportin e Sofjes me rastin e bartjes sė pjesėtarėve tė KFOR-it pėr pushime, shtojnė pilotėt ushtarakė. Nė Kosovė kontrollin e fluturimeve tashmė e bėn udhėheqėsia civile e komunikacionit ajror, kėshtu qė avionėt ushtarakė nuk kanė kurrfarė privilegjesh.

Pėshtjellim ėshtė shkaktuar pėr shkak tė parregullsive burokratike – nė Bullgari nuk ekziston njė regjistėr i avionėve ushtarakė, pėr kėtė arsye ata nuk kanė status juridik pėr t’u shfrytėzuar jashtė vendit. Mungojnė mjetet pėr t’i regjistruar avionėt nė pajtim me kėrkesat e organizatės ndėrkombėtare tė komunikacionit ajror IKAO, kanė deklaruar nė Shtabin e Pėrgjithshėm. Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Miho Mihov, e ka vėrtetuar qė problemi ekziston. Ai ka siguruar se po zhvillohen negociata me ministrinė e komunikacionit pėr rregullimin e statusit tė avionėve tanė ushtarakė.

Vencislav LAKOV

--- up ---

TRUD, 04.01.2002.

MAQEDONI, ME KĖ JE TI?

A do tė pasojė njė “Marrėveshje e Berlinit” e re rreth ardhmėrisė sė Maqedonisė? Kjo ėshtė ēėshtje themelore qė e kanė shkaktuar proceset disintegruese nė baza etnike, tė nxitura nga ekstremizmi shqiptar, nė shoqėrinė qytetare ende jostabile tė fqinjit tonė. Realiteti i vrazhdė pėr tė satėn herė e vuri nė sprovė identitetin nacional dhe shkaktoi njė proces tė pėrshpejtuar tė shtresėzimit, posaēėrisht nė qarqet intelektuale. Tani ėshtė diēka moderne qė nė bisedat midis shkrimtarėve dhe gazetarėve maqedonė tė shtrohet hapur pyetja: “Nėse, megjithatė, detyrohesh tė zgjedhėsh midis Serbisė dhe Bullgarisė, pėr cilin vend je ti?” Sikur pėrgjigjja e shumicės ėshtė … pėr Serbinė.

Ndoshta, duke spekuluar me disponimin e theksuar dhe tė kuptueshėm antishqiptar nga periudha e dhunės sė hapur, qarqet proserbe janė nisur nė njė ofensivė masive nė mediat elektronike, gazeta, shtėpitė botuese. Shumica e folėsve nė TV kanalet private janė serbė ose maqedonė tė serbizuar. Serbe janė redaktoret e botimeve tė tilla tė shtypura ēfarė janė “Dnevnik”, “Start” dhe “Aktuel”. Nė administratė, nėpunėsit me disponim proserb bashkohen demonstrativisht nė “grupe interesi” tė mbyllura. Shumė shpejt u aktivizua edhe veprimtaria e shoqatave tė ndryshme tė serbėve lokalė dhe tė organizatave tė grave dhe shoqatave kulturore-arsimore qė gravitojnė rreth tyre. Shpėrblimi letrar “Mirėnjohja e Racinit” iu nda shkrimtarit me prejardhje vllehe, Dimitrij Duraēovski. Libri i tij “Insomnia” e propagon hapur “opsionin verior” (resp. Serbinė) si tė vetmen alternativė pėr kulturėn maqedone (?). Duket se qėllimi ėshtė qė tė paralajmėrohet (posaēėrisht para tė huajve) pesha e lartė relative e elementit serb, nė atė etapė – nė fushėn e kulturės (konkretisht nė Shkup dhe regjionin rreth tij). Sugjerimet qė Shkupi dhe Kumanova janė padyshim nė sferėn e ndikimit kulturor serb duken si paralajmėrime tė pamėdyshje tė aspiratave tė caktuara. Pse jo, edhe tė ndarjes sė ardhshme tė Maqedonisė?

Petar GEORGIJEV

F u n d

--- up ---