 |
MON, 29 OCT 2001 14:34:58 GMT
PASQYRA E SHTYPIT (05.10. 12.10.2001.)SHTYPI NĖ BEOGRAD SHTYPI NĖ TIRANĖ SHTYPI NĖ ZAGREB SHTYPI NĖ PRISHTINĖ SHTYPI NĖ BANJALLUKĖ
SHTYPI NĖ BEOGRAD
DANAS, 06-07.10.2001.
Nė margjinat e shėnimit tė pėrvjetorit tė parė tė revolucionit tė
kadifenjtė ser tė tetorit
BIXHOZXHINJTĖ ME ATU TĖ GABUARA
(...) Koshtunica jeton (dhe vepron) me bindjen se me fitoren mbi
Millosheviqin tė 24 shtatorit tė vitit tė kaluar ka hequr nga vetvetja
shenjėn e zgjidhjes sė pėrkohshme dhe nė marshin legalist
kėmbėngulės tė tij drejt institucioneve dhe rivalėve po pėrpiqet qė ta
promovojė veten si njė president tė fortė (kategori, kjo,
jokushtetuese).
Gjingjiqit, nė anėn tjetėr, nuk i bie ndėrmend tė lejojė qė dikush qė
rri atje lart duarkryq dhe jep shuplaka majtas e djathtas tia
rrezikojė pozitėn dominante nė Serbi. I pari e imponon konceptin e
nacionalizmit konservativ dhe ksenofobisė sė kontrolluar (nėn vellon e
demokracisė dhe legalizmit), i dyti, ndėrkaq, ekonominė liberale tė
vrazhdė, e cila nė rrethanat serbe mė parė i ngjan ripėrtėritjes sė
tutorisė dhe monopolit tė politikės dhe shtetit se pėrgatitjes sė
terrenit pėr njė divorc sistematik me disa koncepte tė mėparshme
socio-ekonomike tė ngjashme, por ndryshe tė formėsuar ideologjikisht. Tė
dytė nė atė testim reciprok tė qėndrueshmėrisė mbėshteten pėrsėri te
mekanizmat dhe modelet e pushtetit tė Millosheviqit, tė potencialeve tė
tij kadrovike, pa marrė parasysh qė pėrpiqen me ēdo kusht qė kėtė ta
mohojnė.
Mė e keqja qė mund ti ndodhė Serbisė si epilog i rivaliteteve dhe
konflikteve tė dy deshėve mbi trarin e ngushtė nuk janė zgjedhjet e
mundshme nė fund tė kėtij ose nė fillim tė vitit tė ardhshėm pėr shkak
tė shpėrėrjes sė (pa)kontrolluar tė DOS-it. Partia nė pushtet,
sidoqoftė, po mbijeton mi njė konsensus tepėr tė brishtė. Shikuar nė
planin afatgjatė, mė alarmante do tė ishte nėse Koshtunica dhe Gjingjiqi
nė intteres tė popullit dhe shtetit tė arrijnė njė kompromis qė do tė
pėrpiqej ti pajtonte kėto dy koncepte tė ekonomisė liberale
parashtetėrore dhe nacionalizmit konservativ, tė krijojnė njė gemisht,
sado qėkjo tė duket e panatyrshme. Njė marrėveshje e tillė pse tė mos
thuhet makiaveliste do tua mundėsonte tė bėjnė ēfarė tė duan nė
terrenin e tyre, serbia do tė sorollatej midis modernes dhe
anakronikes, populli do tė zhytej nė njė agoni edhe mė tė thellė
ekonomike dhe sociale. Me kėtė do tė krijoheshin tė gjitha presupozimet
qė njė absolutizėm i Millosheviqit tė klonohet nė mė shumė varianta, me
tipare ideologjike tė ndryshme, me njė qėllim tė vetėm qė me ēdo kusht
tė ruhet pushteti. (...)
Ivan TOROV
--- up ---
POLITIKA, 07.10.2001.
Goran Vesiq, kėshilltar i ministrit federal tė punėve tė brendshme
NUK DO TĖ BĖHEMI OAZĖ PĖR KRIMINELĖT
Kemi mė pak policė nga ēna duhen, ndėrsa ish-pushteti ndante para pėr
policinė si ti ketė pasur njėqind mijė, qė me tepricėn e parave ti
financonte vilat e gjeneralėve dhe klubin Milicionar
(...) *Flitej qė policia jonė ėshtė si njė armatė, sa ajo vėrtet ka
njerėz?
-Gjendja numerike nė polici ishte njė befasi e madhe. Pushteti i vjetėr
nuk e shpallte numrin, prandaj nė bazė tė parave qė janė ndarė u
pėrpoqėm tė pėrcaktojmė se sa policė nė tė vėrtetė ka. Janė ndarė shumė
para jo vetėm nga buxheti, por edhe nga fonde tė zeza, prandaj kemi
konkluduar qė MPB numėron gati njėqind mijė njerėz. Tani kemi kuptuar se
policė ka 40 deri nė 50 mijė, ndėrsa gjithsejt 20 mijė janė nė uniformė.
Na dukej tepėr e pabesueshme qė ne sot tė kemi mė pak policė pėr kokė
banori se Kroacia, Rumania ose Bullgaria. Flas, nė tė vėrtetė, pėr
policinė republikane, sepse ajo federale ka njė numėr tė vogėl policėsh,
nuk e llogaris Malin e Zi. Ku, pra, kanė shkuar paratė? Njė pjesė ka
shkuar pėr pajisjen e njėsive qė kishin pėr detyrė ti thyenin
demonstratat, ndėrsa pjesa mė e madhe pėr vilat e gjeneralėve dhe klubin
futbollist Milicionar...
*Keni thėnė qė relativisht shpejt do ti ndėrpreni kanalet e mafias nė
kėtė vend.
-Sa i pėrket naftės, me krenari mund tė them se janė ndėrprerė kanalet e
kontrabandės sė naftės ku kanė marrė pjesė shumė njerėz, disa nga ata
janė financues tė partive tė veēanta dhe ata tani qėndrojnė pas kėsaj
pėrndjekjeje kundėr rregullores sė qeverisė pėr naftėn. Mė shumė se 70
pėr qind e cigareve nė tregun tonė kanė qenė tė kontrabanduara, ndėrsa
tani kjo pėrqindje ka rėnė nėn 30 pėr qind. Luftimi i drogės kėrkon
shumė kohė... Kemi indicje se ish-kreu shtetėror ka qenė i pėrzier nė
kontrabandėn e drogės, sepse si tė shpjegohet ndryshe njė sasi e tillė
droge nė trezorin e sigurimit shtetėror... Tregtia me njerėz shkon nėpėr
kanale tė ndryshme, aty merr pjesė mafia nga vende tė ndryshme dhe me
hyrjen nė Interpol besoj se do tė jemi mė tė suksesshėm. (...)
Maja VUĒETIQ
--- up ---
NEDELJNI TELEGRAF, 10.10.2001.
Intervistė: Vukashin Marash, malaziasi mė misterioz, kėshilltar pėr
siguri kombėtare i Millo Gjukanoviqit
KA PATUR TEPĖR SHUMĖ PĖRPJEKJE PĖR PĖRGATITJEN E SULMIT DHE ATENTATIT
MBI PRESIDENTIN GJUKANOVIQ
(...) *Ka njerėz nė Beograd qė mendojnė se afera Subotiq ėshtė krijesė
e shėrbimeve tė huaja informative?
-Nuk e kam zakon qė ta akuzoj nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar pėr kėtė ndonjė
shėrbim sekret para se gjėrat ti hulumtojmė nė detaje, po jemi nė
rrugėn mė tė mirė qė kėtė ta vėrtetojmė mė nė fund. Kam jo vetėm njė
pėrshtypje tė fuqishme, por edhe fakte tė caktuara tė cilat do ti
shpallim publikisht sė shpejti se Nacional thjesht dėshiron ta
arrijė ndonjė qėllim qė nuk ėshtė vetėm i tij, por edhe qėllim i atij
dhe i atyre qė udhėheqin me kėtė pėrndjekje dhe tė cilėt, bashkė me
Nacional-in, si instrumentin e tyre, dėshirojnė tė realizojnė interesa
materiale, e besa edhe politike, sepse ato janė tė lidhura mes vetes...
Mos u befasoni nėse nga kjo aferė tė konceptuar si mefistofeliane tė mos
dalė njė aferė tjetėr e re dhe e madhe, por kėsaj here mu nė zonėn e
mediave, gazetarėve dhe urdhėrdhėnėsve tė tyre. Ekzistojnė indicje tė
prekshme tė cilat e paralajmėrojnė aferėn dhe shthurjen e njė lloji tė
tillė. Sė shpejti mund tė pritet davaritja e mjegullės nga kulla e
rrenave tė Nacional-it, pas sė cilės do tė shihen nė formė lakuriqe tė
gjithė protagonistėt e kėsaj pune tė ndyrė nė Kroaci, Mal tė Zi dhe
Serbi. (...)
Marko LLOPUSHINA
--- up ---
SHTYPI NĖ TIRANĖ
SHEKULLI, 07.10.2001.
PARALELIZMA DIPLOMATIKE
Historia e diplomacisė shqiptare deri mė sot nuk njeh precedentė tė
tjerė tė ngjashėm me vizitėn e Ministrit tė Mbrotjes maqedon, Vlado
Buēkovski, pėr kėtė arsye nuk ėshtė kurrė e tepėrt tė vazhdohet tė
komentohet kjo vizitė. Asnjeherė mė parė nuk ka ndodhur qė njė
personalitet i lartė i njė vendi tė huaj, e pėr mė tepėr fqinj, tė ketė
pėrdorur tone dhe fraza kaq tė rėnda ndaj Shqipėrisė edhe nė kohėn e
Luftės sė Ftohtė.
Ēfarė fshihet pas akuzave mbi ekzistencėn e kampeve terroriste nė
Shqipėri? Fakti qė Buēkovski pėrdor si burim tė vetėm mediat maqedonase,
ėshtė njė tregues shumė domethėnės se edhe vetė Buēkovski nuk i beson
njė teze tė tillė. Pėrndryshe do tė besonin qė ai ėshtė tepėr naiv, gjė
qė eksperienca e punės sė tij na e hedh poshtė. Buēkovski nuk e beson
edhe vetė ato ēfarė thotė, ndaj edhe si burim nuk pėrdor asnjė
institucion shtetėror maqedonas, por vetėm shtypin, i cili nė kėtė rast
pėrbėn alibinė mė tė mirė pėr tė. Pra, kur nesėr tė zyrtarizohet se
akuzat e tij nuk qėndrojnė, ai mund tė justifikohet shumė lehtė me
mediat maqedonase, pa vėnė para pėrgjegjėsisė asnjė institucion tė
FYROM-it.
Por kjo pėrbėn vetėm njė anė tė problemit. Ēėshtja tjetėr ėshtė se ku e
gjeti kurajon diplomatike qė t'i bėjė kėto akuza, jo nėpėrmjet njė
deklarate zyrtare tė ministrisė sė tij, me njė notė proteste qeveritare,
por duke e thėnė me fjalėt e Sabri Godos, "nė mes tė shtėpisė sonė".
Buēkovski jo se nuk ėshtė njė politikan apo diplomat qė nuk i di
rregullat mirė, por nė rastin e Shqipėrisė ai ka bėrė dallim. Kėtė tė
drejtė ai e gjen nė nivelin e diplomacisė shqiptare, e cila ka njė
pozicion "tė nėnshtruar" nė arenėn ndėrkombėtare. Nuk kemi kurajo tė
shprehim asnjė frazė sipas mendimit tonė, nuk mund tė hedhim asnjė ide,
sepse kemi humbur besimin tek bota, nuk kemi ditur kurrė tė shprehemi
pėr Kosovėn, pėr statusin e saj. Po kėshtu edhe pėr Maqedoninė. Duke
nguruar se nga Perėndimi apo nga Lindja mund tė vinte ndonjė akuzė pėr
Shqipėrinė, nuk u shprehėm kurrė qė tė merren parasysh kėrkesat e
shqiptarėve nė Maqedoni dhe tė plotėsohen tė drejtat themelore tė tyre
sipas statuteve ndėrkombėtare. Gjatė periudhės kur Ministri I Jashtėm
ishte Paskal Milo, deklaratat zyrtare pėrshkoheshin nga fraza formale si
"dėshirojmė paqe dhe stabilitet nė Maqedoni", sikur mos tė ishte fjala
pėr njė shtet fqinj ku jetojnė 600 mijė shqiptarė, nė vazhdimėsi
territoriale me Shqipėrinė, por pėr problemet etnike nė Ruandė apo nė
Sri Lanka.
Arjan KONOMI
--- up ---
SHEKULLI, 07.10.2001.
KUR NATO BOMBARDONTE NĖ EMĖR TĖ MUSLIMANĖVE
Pėrshtypjet e Bin Ladenit pėr shtypjen dhe shfrytėzimin sistematik tė
myslimanėve nga SHBA janė tėrėsisht spekulative dhe kėtė e kupton ēdo
njeri normal qė jeton sadopak me ngjarjet e kohės. Provėn e kundėrt
s'kemi nevojė ta kėrkojmė larg. Kėtu nė Ballkan, NATO ėshtė detyruar tė
bombardojė dhe tė ndėrhyjė nė mbrojtje tė Kosovės dhe Bosnjes. Popullsia
boshnjake dhe kosovare ėshtė nė shumicė e besimit mysliman. Nė logjikėn
fondamentaliste, qė realisht ėshtė anti-Krisht dhe anti-Muhamet do tė
thuhej se bombardimet e NATO-s nė Ballkan u bėnė kundėr tė krishterėve
ortodoksė, meqėnėse tiranėt serbė tė Beogradit dhe Paljes I pėrkisnin
besimit ortodoks. Kjo logjikė ėshtė krejtėsisht e huaj pėr vendet dhe
njėrėzit e lirė. Nė rastin e Bosnjes dhe Kosovės, NATO me Shtetet e
Bashkuara tė Amerikės nė krye janė detyruar tė pėrdorin forcėn pėr tė
shpėtuar jetėn dhe lirinė e dy popujve, rrjedhimisht edhe vlerat e
qytetėrimit botėror. Nė situatėn e krijuar, NATO do ta bėnte atė qė
bėri, edhe po tė sundonin nė Beograd myslimanėt dhe kosovarėt tė ishin
tė krishterė. Nė rastin e sulmeve kundėr regjimit tė talebanėve dhe
shtabit tė Bin Ladenit kemi njė situatė tjetėr: Shtetet e Bashkuara tė
Amerikės po i pėrgjigjen sulmit tė terroristėve me qendėr nė Afganistan.
Objektivi i kėtyre sulmeve ėshtė i qartė:asgjesimi i trurit qė lėviz
rrjetin e terrorizmit ndėrkombėtar; rrėzimin e njė regjimi diktatorial
qė u ka dhėnė mbrojtje dhe baza terroristėve. Suksesi i kėtyre sulmeve
do tė thotė paqe dhe siguri nė botė, liri dhe prosperitet pėr vetė
popullin e shtypur afgan. Fetė kėtu nuk hyjnė fare. Liria nuk mund t'i
gjunjėzohet tiranisė, krimit.
Preē ZOGAJ
--- up ---
SHTYPI NĖ ZAGREB
NACIONAL, 09.10.2001.
BE KA KĖRKUAR NGA VATIKANI QĖ TI NDALOJĖ DJATHTISTĖT E KAPITOLIT
Ambasadorėt e Bashkimit Evropian, javėn e kaluar nė Zagreb, nė njė
mbledhje tė veēantė nga sekretari i Selisė sė Shenjtė pėr marrėdhėnie me
shtetet, msgr. Jean-Louise Tauran, kanė kėrkuar zyrtarisht nga Vatikani
qė ti pengojė sulmet e upeshkvinjve kroatė mi pushtetin legjitim tė
zgjedhur nė Kroaci dhe ta ndėrpresin mbėshtetjen e hapur qė ua japin
forcave nacionaliste mė radikale qė dėshirojnė ta rrėzojnė me dhunė
pushtetin e zgjedhur nė mėnyrė demokratike, ka mėsuar Nacional-i nga
urime tėė besueshme diplomatike. Mbėshtetja e dhėnė forcave tė tilla qė
e kanė sjellė vendin nė zgrip tė varfėrisė dhe e kanė mbajtur nė izolim
ndėrkombėtar, konsideron diplomacia evropiane, e ngadalėson zhvillimin e
Kroacisė nė njė shoqėri bashkėkohore evropiane tė vendeve tė pėrparuara
dhe tė pasura tė Perėndimit tė zhvilluar. Bashkimi Evropian me kėtė akt
e ka mbėshtetur deri tani nė mėnyrėn mė tė hapur presidentin kroat,
Stipe Mesiqin, i cili i ka dėrguar para pak kohėsh nė letėr Atit tė
Shenjtė, duke kėrkuar nga Vatikani qė ta pėrdorė ndikimin e vet dhe ta
ndėrpresė pėrzierjen e ipeshkvinjve kroatė nė politikėn dhe ekonominė e
shtetit kroat. (
)
Bruno LLOPANDIQ
--- up ---
GLOBUS, 12.10.2001.
RAPORTI I SIS PĖR GJENERALIN STIPETIQ: OFICERI KROAT NĖ RRJETIN E
SPIUNĖVE SERBĖ?
Shėrbimi i sigurisė informacionit i ministries sė mbrojtjes (SIS) nuk
e ka shkelur ligjin, as qė ka dale nga kornizat e kompetencave tė veta
me rasin e bėrjes sė raportit tė sigurisė pėr gjeneralin Petar Stipetiq
dhe anėtarėt e tjerė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura
tė RK, ka konkluduar Kancelaria pėr Sigurinė Nacionale (UNS), meqenėse,
nė fund tė prillit, shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm e ka akuzuar
drejtpėrdrejt SIS-in pėr pėrcjellje dhe pėrgjim tė paligjshėm. Siē pohon
UNS, nuk ėshtė shkelur ligjjshmėria nė kryerjen e detyrave, sepse atto
janė tė pėrcaktuara me nenin 150 tė Ligjit pėr Mbrojtjen. Ajo pjesė e
Ligjit tė Mbrojtjes, nė tė vėrtetė, ia jep mandatin SIS-it qė tė mledhė
vlerėsime kundėrzbulimi pėr tė gjithė pėrbėrėsit e MORH, duke pėrfshirė
edhe pjesėtarėt e Shtabit tė Pėrgjithshėm, pra edhe vetė shefin e tij.
(
) Pėr shembull, pėr gjeneralin Stipetiq pohohet se ka lidhje kumbarie
me njė officer tė lartė tė UK bashkėshortja e tė cilit ėshtė e
nacionalitetit serb. A ėshtė kjo vėrtet nnjėė e dhėnė qė tėrheq
vėrejtjen pėr njė rrezikim tė sigurisė pėrreth gjeneralit dhe qė ėshtė
dashur tė shkruhet nė dokumentin e SIS-it? (
) Por, veprimtarėt e SIS-it
nė vlerėsimin e tyre tė kėtij fakti nuk kanė shpjeguar deri nė fund dhe
e gjithė kjo, rastėsisht ose jo, ka mbetur e pasqaruar si duhet. (
)
Igor ALBORGHETTI
--- up ---
JUTARNJI LIST, 13.10.2001.
ANTO KOVAĒEVIQ VESNA PUSIQIT: ZOTI JU KA KRIJUAR PĖR SHTRAT, E JO PĖR
TĖ URTĖ
Nė njė incident seksist, Anto Kovaēeviq (HKDU) e ka sulmuar dje nė
Kuvend deputeten Vesna Pusiq (HNS). Zonja Pusiq, Zoti ju ka krijuar
pėr shtrat, e jo pėr tė urtė, po ju dėshironi tė jeni tė urtė ka thėnė
Kovaēeviq. E zėnė nė befasi nga njė incident i tillė, Pusiq ka kėrkuar
nga kryesuesi Mate Arloviq qė ti bėjė vėrejtje dhe i ka ftuar tė gjithė
kolegėt qė ta braktisin sallėn e kuvendit. Edhe pse nė fillimisht
deputetet nga tė gjitha partite e ēuan nė kėmbė, u kthyen nė banka pasi
qė kryesuesi Arloviq bėri ftesė qė tė diskutohej ky incident i vogėl.
Nė vazhdim tė mledhjes, Arloviqi e bėri njė gaf, pėr tė cilin kėrkoi
falje mė vonė, duke u drejtuar me vėrejtje Kovaēeviqit dhe Pusiqit,
sepse e kanė fyer njėri-tjetrin. (
) Pas dėgjimit tė sėrishėm tė
fonogramit tė diskutimit, Arloviq I ka kėrkuar tė falur zonjės Vesna
Pusiq dhe e ka tėrhequr vėrejtjen drejtuar asaj, ndėrsa e ka vėrtetuar
vėrejtjen pėr Kovaēeviqin dhe e ka fuqizuar duke ia marrė tė drejtėn pėr
tė diskutuar deri nė fund tė asaj pike tė rendit tė ditės. (
)
Suzana BARILAR, Natasha BOZHIQ dhe Tina LLAKIQ
--- up ---
SHTYPI NĖ PRISHTINĖ
KOHA DITORE, 09.10.2001.
ISLAMI TALEBANEZ ĖSHTĖ SERBIZMI SIĒ E SHIHTE MILLOSHEVIQI
1.
Mė 12 shtator tė kėtij viti, njė ditė pas sulmit terrorist tė
paprecedencė mbi SHBA-nė, Kosova ishte vendi i vetėm ballkanik i cili nė
rrugė, me praninė e mija qytetaarėve nėpėr sheshet e qyteteve, shprehi
solidaritetin e vet me popullin amerikan. Pėr tė gjithė ne qė ishim nė
rrugėt e Kosovės, ishte shprehje e natyrshme solidariteti me popullin, i
cili nė momentet vendimtare pėr jetėn tonė u ngrit nė mbrojtje duke
pėrdorur mjete deri atėherė tė paprecedencė, tė bombardimit tė caqeve
ushtarake serbe. Por, mendoj se kjo nuk ishte vetėm shprehje falėnderimi
pėr ēliruesit e Kosovės. Ma merr mendja se kishte edhe njė solidaritet
tė shprehur me viktimat e terrorit: kosovarėt kanė jetuar aq gjatė nėn
frikėn e terrorit, tė atij shtetėror serb, saqė instinkti i tyre shumė
lehtė identifikohej me tė gjithė ata qė pėrcollėn nė njė ditė tė
zakonshme pune tė afėrmit e tyre pėr tė mos i gjetur mė ndėr tė gjallėt.
Dhe, parmbrėmė, duke pėrcjellė lajmet televizive rreth sulmeve amerikane
dhe britanike mbi talebanėt nė Afganistan, nuk mund e tė mos nxirreshin
paralele me ditėt tona tė fundmarsit tė vitit 1999. Sulmohej sėrish njė
regjim totalitar, i cili kishte pjellė terrorizmin si formė tė veēantė
tė shprehjes, por qė nuk linte pa e ndrydhur tėrė popullin. Talebanėt e
Afganistanit, tė cilėt nė emėr tė ideologjisė sė vet janė nė gjendje tė
kufizojnė nė formė aq drastike liritė e tė gjithė qytetarėve tė
Afganistanit, kanė shumė afėrsi me talebanėt e Serbisė sė Millosheviqit.
Islami, siē e shohin talebanėt, ėshtė serbizmi siē e shihte
Millosheviqi, ideologėt dhe ithtarėt e tij. Nė qė tė dyja rastet, besimi
shprehet nė mohim tė tė drejtave tė tjerėve, duke pėrfshirė edhe tė
drejtėn pėr jetė. (...)
4.
Ēmund tė bėjmė ne kosovarėt nė kėtė luftė? Sė pari tė eliminojmė
fundamentalizmin brenda shoqėrisė sonė. Dhe nuk e kam fjalėn vetėm pėr
atė pakicė absolute fundamentalistėsh islamikė tė cilėt janė paraqitur
pas luftės, me pėrpjekje pėr tė ngulitur islamin si normė shoqėrore.
Pėrpjekjet e tyre, sado tė bezdisshme, janė tė izoluara brenda njė
lėvizjeje shumė mė gjerė shoqėrore te shqiptarėt, tė cilėt historikisht
gjithnjė e kanė pasur mė tė fortė ndjenjėn kombėtare sesa ēfarėdo
tjetėr, e nė kėtė moment historik kėtė e kanė begatuar edhe me njė
lėvizje autoktone pėr demokraci. Fjala ėshtė, gjithsesi, pėr
fundamentalizmin e manifestuar nė ēėshtje kombėtare, i cili e tregon
veten edhe nėpėrmjet terrorizmit ndaj minoriteteve, siē ėshtė rasti i
vjemė i autousit tė Nishekspresit nė Merdarė.
Ndonėse Kosova nuk ka sot forcė tė armatosur me tė cikėn do tė mund ti
bashkohej aleancės botėrore kundėr terrorizmit, do tė mund ta bėjė me
mjetet qė i ka. Dhe, pos luftės kundėr shprehjeve totalitare nė
shoqėrinė tonė, mund tė ofrojmė ndihmė edhe nė aspekte tė tjera. Lufta
do tė krijojė njė krizė humanitare nė Afganistan e Pakistan. Pjesėtarėt
e TMK-sė, si formacion i financuar nga OKB-ja nė Kosovė, do tė mund tė
ndihmonin qė sot nė pėrkrahjen e ēfarėdo operacioni humanitar nė kufirin
mes Afganistanit dhe Pakistanit, e nesėr, pas ēliriimit tė Afganistanit
nga regjimi i talebanėve, do tė mund tė ndihmonin edhe nė rindėrtimin
fizik dhe shoqėror atje.
Veton SURROI
--- up ---
ZĖRI, 12.10.2001.
TĖ VARFĖRIT: SHUMICA DĖRMUESE E ELEKTORATIT TĖ KOSOVĖS
62 pėr qind e kosovarėve janė tė varfėr.
Ky rezultat i njė hulumtimi tė Bankės Botėrore u ėshtė komunikuar
kosovarėve pak mė shumė se njė muaj para zgjedhjeve parlamentare tė 17
nėntorit.
Asnjė parti politike nė Kosovė nuk ka pėrkrahjen e 62 pėr qind tė
elektoratit.
Partitė politike, natyrisht, kundėrshtojnė krimin e organizuar ekonomik,
korrupsionin, varfėrinė, dallimet e mėdha sociale, papunėsinė dhe
premtojnė njė zhvillim ekonomik tė Kosovės, mirėqenie sociale, zvogėlim
tė papunėsisė. Megjithatė, tė gjitha kėto janė mė shumė pjesė e njė
marketingu parazgjedhor sesa e gatishmėrisė pėr tu ballafaquar me
realitetin e hidhur social dhe ekonomik tė Kosovės.
Pėrndryshe, ky ballafaqim ėshtė parakusht pėr ēfarėdo politike tė re
ekonomike qė duhet ta nxjerrė Kosovėn nga kriza latente, e cila nuk
shihet shumė falė dy momenteve shumė tė rėndėsishme: 1. Prania e
jashtėzakonshme ndėrkombėtare, e cila bėn qė kosovarėt nė forma tė
ndryshme tė pėrfitojnė nga kjo prani, prej punėsimit tė drejtpėrdrejtė
nė institucionet dhe organizmat ndėrkombėtarė, qirasė sė banesave, deri
te harxhimet tjera tė ndėrkombėtarėve; 2. Prania e madhe e kosovarėve nė
Perėndim, prej nga vijnė nė Kosovė dhjetėra miliona marka nė vit.
As njėri e as tjetri faktor nuk do tė mund ta mbajnė pa kufij gjendjen e
sotme sociale nė Kosovė. Kėtė do ta mėsojnė nė veēanti kuvendi dhe
qeveria e Kosovės tė dalė nga zgjedhjet e nėntorit.
Blerim SHALA
--- up ---
SHTYPI NĖ BANJALLUKĖ
NEZAVISNE NOVINE, 09.10.2001.
PENGESA NĖ LIDHJE
A janė nėnshkruar lidhjet speciale pėr nevojat e popullit dhe
qytetarėve, ose pėr nevojat e kabineteve presidenciale, ose pėr nevojat
e marrėdhėnieve ndėrpartiake midis SDS dhe DSS tė Koshtunicės? Ėshtė e
qartė se nė sferėn e lidhjeve speciale janė gėrshetuar dhe futur
interesa tė ndryshėm dhe se politikanėt nga RS dhe Jugosllavia pėrpiqen
qė nga e gjithė kjo tė nxjerrin dobi politike, ndėrsa interesat e
qytetarėve i vėnė nė plan tė dytė.
Radomir NESHKOVIQ
--- up ---
NEZAVISNE NOVINE, 11.10.2001.
VITET E VARFĖRISĖ
Nė vend tė lokomotivės qė do ta ēojė pėrpara ekonominė e BH siē
flitej shpesh nė dy vjetėt e parė pas luftės, ekonomia e kantonit tė
Tuzllės tani po pėrshkruhet vetėm me njė seri pėrcaktuesish negativė.
Pushteti i ri, ndėrkaq, nuk po e vė re se populli mezi po e mbijeton
vitin e njėmbėdhjetė dhe mė tė vėshtirin -. Pėrgjigjja tashmė sterile
dhe errėsuese , aq shumė e shqiptuar gjatė kėtij viti, ėshtė se
ndryshimet nuk mund tė bėhen brenda natės.
Samir KAHROVIQ
--- up ---
NEZAVISNE NOVINE, 12.10.2001.
PENGJET E ALISĖ DHE HARISIT
Opinioni i BH, sipas tė gjitha gjasave, do tė merret gjatė me historinė
nėse Alia Izetbegoviq ėshtė fotografuar ose jo bashkė me Osama bin
Ladenin. Shumė mė e rėndėsishme nga ajo nėse ėshtė takuar a fotografuar
Alia me Bin Ladenin ėshtė tė sqarohen dhe kuptohen pasojat tragjike tė
politikės sė tij dhe tė Silajxhiqit ndaj vendeve islamike gjatė dhjetė
vjetėve tė fundit. Duke mbajtur lidhje joselektive me vendet dhe
regjimet islamike, kėta dy liderė politikė u kanė shkaktuar myslimanėve
tė BH dėm tė pamasė.
Branko PERIQ
--- up ---
NEZAVISNE NOVINE, 13-14.10.2001.
EKONOMIA MBI POLITIKĖN
Trupi bashkėrendues ekonomik nė nivel tė BH qė do tė merret me
strategjinė e zhvillimit tė BH si tėrėsi dhe pozicionimin e saj nė
tregun evropian ka buruar nga domosdoshmėria ekonomike dhe ėshtė dėshmi
e nevojės pėr veprim tė pėrbashkėt nė nivel tė shtetit nė tėrėsi.
Konceptet e ndara dhe tė mbyllura tė zhvillimit ekonomik kanė dėshtuar.
Koncepti i ri i zhvillimit ekonomik presupozon BH si njė tėrėsi, tė
integruar nė tregun ballkanik dhe evropian, ēka ndikon edhe nė
funksionimin e sistemit politik nė BH.
Radomir NESHKOVIQ
F u n d
--- up ---
|
 |