 |
SUN, 07 OCT 2001 18:34:07 GMT
PASQYRA E SHTYPIT (21.09. - 28.09.2001.)SHTYPI NĖ BEOGRAD SHTYPI NĖ TIRANĖ SHTYPI NĖ PRISHTINĖ SHTYPI NĖ SARAJEVĖ SHTYPI NĖ BANJALLUKĖ SHTYPI NĖ SHKUP SHTYPI NĖ SOFJE
SHTYPI NĖ BEOGRAD
DANAS, 22-23.09.2001.
Intervistė: Dimitrije Rupel, ministėr i punėve tė jashtme tė Republikės sė
Sllovenisė
KEMI PRITUR TĖ LARGOHET MILLLOSHEVIQI
(...) *Sllovenia i ka ndėrprerė e para marrėdhėniet me RSFJ, ndėrsa e fundit
i ka vendosur marrėdhėniet me
RFJ. Si e shpjegoni kėtė simbolikė?
-Kemi pritur qė Millosheviqi tė largohet. E kemi braktisur RSFJ pikėrisht
pėr shkak tė tij, respektivisht tė politikės sė tij, e cila pėr Slloveninė
ishte e papranueshme, dhe e cila shkonte drejt anulimit tė identitetit dhe
shtetėsisė sllovene. Po tė mos ishte Millosheviqi, duhet besuar se as qė do
tė ndodhnin ngjarjet e fillimeve tė viteve nėntėdhjetė, dhe ėshtė pėr t'u
besuar se do tė mbesnim bashkė.
*Nė shtetin e mėparshėm bashkėpunimi midis subjekteve ekonomike ishte nė njė
niveel tė lakmueshėm. A e prisni njė trend tė tillė edhe nė tė ardhmen?
-Sllovenia dhe RFJ janė nė rrugė tė mirė tė vazhdojnė me traditėn e
miqėsisė. Ėshtė njė vend i pėrgjithshėm se sllovenėt dhe serbėt gjatė
historisė kanė qenė nė marrėdhėnie ė mira, tė cilat, nė njė moment, u
prishėn nė
Jugosllavinė socialiste, po tė cilat po ripėrtėriten sot shumė shpejt. Njė
shenjė e bashkėpunimit tė tillė tė mirė ėshtė edhe hapja e paradokohshme e
ambasadės sė Republikės sė Sllovenisė nė Beograd, ku ishte i pranishėm njė
numėr i madh njerėzish, pėr ē'gjė vėrtet nuk ushqeja shpresa tė tilla. (...)
Filip RADOJIĒIQ
--- up ---
BLIC, 24.09.2001.
Midis rreshtash
MUNDĖSIA E PASHFRYTĖZUAR
Para dy javėsh, koordinatori i Paktit tė Stabilitetit, Bodo Hombah, u
lajmėrua nga Japonia: atje ai shkoi pėr tė siguruar ndonjė ndihmė pėr
Ballkanin, meqenėse nė Evropė askujt mė, siē duket, nuk i ha palla pėr kėtė
skutė. Asohere erdhi lajmi se, pas vitit tė ri, Bodo Hombah do tė tėrhiqet
nga funksioni i mirėbėrėsit ballkanik nė fjalė, ndėrsa projekti i dėshtuar
qė quhet Pakti i Stabilitetit do tė detyrohet ta gjejė njė magjistar tjetėr,
i cili do t'i bindė varfanjakėt ballkanikė se rindėrtimi i regjionit sa s'ka
filluar. Pse Pakti i Stabilitetit dėshtoi? Koordinatori Hombah e kishte njė
shpjegim: tė gjitha vendimet dhe marrėveshjet, tė vėrtetuara nė dhjetėra
mbledhje, simpoziume dhe tavolina tė rrumbullakėta, janė ndeshur me
obstruksionin e burokratėve tė gjithėpushtetshėm nė Bruksel. (...)
Po, nėse kalorėsi sypatrembur Hombah e humbi betejėn me pėrbindėshin
evropian, ēfarė u mbetet fukarenjve ballkanikė? Tė kuptojė qė Pakti i
Stabilitetit ishte njė lloj "pesėvjeēari" postkomunist, me tė cilin Ballkani
mbahej nė njė pritje tė disiplinuar nė radhė pėr ta lejuar tė futet nė
Evropė... Ose tė vazhdojnė, sikur asgjė nuk ka ndodhur, tė lozin rreth
tavolinave tė rrumbullakėta gjithnjė e mė tė zbrazėta, pranė tė cilave, qė
tani e tutje, ekspertėt do t'ua tėrheqin vėrejtjen se mirėqenia nuk u vlen
pėr asgjė, nėse mė parė nuk sigurohen nga terrorizmi ndėrkombėtar?
Pakti i Stabilitetit, gjatė ekzistencės sė tij dyvjeēare, ishte njė
stėrvitje impresive demonstruese e aftėsisė madhhėshtore tė Perėndimit pėr
tė mobilizuar njė energji kolosale tė ndryshimeve dhe pėr ta ruajtur status
quo-nė. Nė vend qė ta shndėrrojė Ballkanin nė njė kantier ndėrtimi, nė tė
cilin do tė kaliten marrėdhėniet e reja dhe njerėzit e rinj evropianė, ashtu
si Hombah, nė manierėn e njė Stahanovi postmodern, ka premtuar, Pakti i
Stabilitetit, i ngatėrruar dhe i pamundėsuar, ka hapur nė Ballkan beteja tė
reja luftėrash... Pakti i Stabilitetit e ka shndėrruar Ballkanin nė njė
rezervat popujsh dhe vendesh tė varfėra e tė lėna mbasdore, tė cilave nuk u
mohohet asnjė e drejtė, por as u ofrohet ndihmė qė tė realizohet ndonjėra
nga ato. Pakti i stabilitetit, ndoshta, do tė studiohet si njė mundėsi
kolosale e pashfrytėzuar pėr ta ndryshuar kartėn sociale dhe tė sigurisė.
(...)
Branisllav MILLOSHEVIQ
--- up ---
NEDELJNI TELEGRAF, 26.09.2001.
Shėnimet e kryeredaktorit
EKSHIBICIONET
(...) Koshtunica kaq luftarak ėshtė befasi pėr shumėkė, dhe ėshtė dėm i
vėrtetė qė ato kapacitete tė tij nuk i ka treguar nė kohėn e Millosheviqit.
Aftėsia e tij qė t'i zbulojė armiqtė me lehtėsi, si dhe shkatėrruesit e
shtetit, ėshtė fascinante, prandaj ėshtė eniigmatike pse ai nuk e tregonte
derisa regjimi i mėparshėm po i ndrydhte dhe abuzonte institucionet dhe
drejtėsinė.
As qė e dimė mė kur Koshtunica del si lider i DSS, e kur si kryetar i RFJ,
kur ėshtė parimor, e kur joparimor...
Kritika e tij do tė ishte parimore dhe e sinqertė sikur, si shembull pėr tė
tjerėt, do ta ngrinte postin e liderit nė DSS, dhe ta ndėrpriste praktikėn
qė me autoritetin e tij shtetėror t'i mbėshtesė aktivitetet e pėrditshme tė
"funksionarėve tė lartė" tė partisė sė tij dhe njerėzit rreth vetes qė kanė
punuar keq. Vetė fakti qė ai e pranon njė gjė tė tillė e vėrteton se ai e
pranon modelin komunist tė shkrirjes sė partisė dhe shtetit, pa marrė
parasysh kritikat e tij tė rrepta tė komunizmit...
Me ekshibicione mediale tė bėra me mjeshtėri, Koshtunica po e fsheh nė
mjegull detyrėn e tij themelore - ta ruajė shtetin federal. Tani, kkur iu
duk se Jugosllavia po i numėron pandalshėm ditėt e saj tė fundit, ai po i
lan duart dhe po e qet pėrgjegjėsinė te tė tjerėt... Duke ikur nga anija qė
po fundoset, Koshtunica po pėrpiqet me ēdo kusht qė pėr vete ta sigurojė njė
pushtet sa mė tė madh nė republikė, po edhe me kusht qė tė ndalen
ndryshimet nė Serbi, tė cilat, mme gjithė vėshtirėsitė, disi po shkojnė
tutje... Nė ndeshjen aktuale nuk kemi tė bėjmė me kkonfliktin midis
Koshtunicės e Gjingjiqit, siē do tė konkludonte ndonjė mendje e cekėt, dhe
siē dėshiron Koshtunica ta paraqesė kėtė. Pėr tė gjithė ne kėtu kjo ka tė
bėjė me zgjedhjen - a do t'i vazhdojmė reformat e dhembshme dhe tė hyjmė nė
njė shoqėri qytetare, ose do tė mbesim tė gjallojmė mbi rrėnojat e shtetit
tė Millosheviqit.
Moomēillo GJORGOVIQ
--- up ---
NIN, 27.09.2001.
Intervistė: Zoran Zhivkoviq, ministėr federal i punėve ttė brendshme
FLETĖNDJEKJA PĖR 100 000 AUTOMOBILĖ
(...) *Vendi ynė ėshtė edhe njė territor transitor pėr robėrit e bardhė,
emigracionin ilegal, tregtinė me drogė dhe armė. Si do t'ia dalė policia nė
tė ardhmen me kėtė problem?
-Me hyrjen nė Interpol po krijohen mundėsi mė tė mėdha qė tė ndėrtohet ky
mozaik. Ėshtė njė problem i madh qė ne pėr njė pjesė tė territorit tonė nuk
mund t'i marrim pėrgjegjėsitė. Ajo ėshtė nėn protektoratin ndėrkombėtar dhe
asnjė organ shtetėror as i Serbisė, as i Malit tė Zi, as i Jugosllavisė nuk
ka kurrfarė mundėsie qė tė punojė atje. Tė gjithė e kanė tė qartė, pra edhe
Interpoli, qė Kosova e Metohia ėshtė pjesa mė e kriminalizuar e kontinentit
tonė. Nėse pėrdoren shprehjet popullore, siē janė: rruga e drogės, rruga e
armėve, atėherė pėr Kosovėn mund tė themi se ėshtė njė autostradė pėr kėtė
lloj krimi. (...)
Sllobodan IKONIQ
--- up ---
SHTYPI NĖ TIRANĖ
SHEKULLI, 22.09.2001.
DYSHIMI MBI SHQIPĖRINĖ
Me pak fjalė, kur themi qė nė Shqipėri mund tė hyjnė e tė dalin terroristė,
nuk kemi tė bėjmė me ndonjė akuzė. Akuzė do tė ishte, nėse do tė thoshim qė
terroristėt vijnė, shkojnė, zhvillojnė veprimtari e organizohen me lejen e
Qeverisė e te shtetit shqiptar, por kėtė deri mė sot e thotė vetėm ndonjė
idiot i shtypit shqiptar. Ne kemi njė qeveri qė kontrollohet, komandohet e
udhėzohet nga zyrtarėt amerikanė, ne kemi shėrbime sekrete pėr gjithkėnd,
por jo pėr amerikanėt e pėr CIA-n; vendi ynė ėshtė satelit i amerikanėve e
pėr ta thėnė e stėrthėnė kėtė, kemi harxhuar kohėt e fundit shumė zell e
krenari. Nė kėto kushte nėse do tė konkludonim qė Qeveria e shėrbimet
sekrete shqiptare bėjnė lojėn e Bin Ladenit, do ta kishim mė tė lehtė tė
besonim qė bombardimi i kullave binjake ėshtė organizuar nga vetė
amerikanėt. Nė mos, amerikanėt janė syleshė dhe nuk dinė se ē'bėjnė
instrumentet e tyre nė Shqipėri, qofshin kėta qeveritarė e shtetarė; qofshin
007-a. Pėr kėtė shkak e jo vetėm pėr kėtė, akuza qė bėhet ėshtė e ēmendur.
Kjo ėshtė edhe njė nga arsyet qė nxiti ambasadorin amerikan tė nxitojė pėr
tė dhėnė njė konferencė pėr shtypin, nė tė cilėn mori nė mbrojtje shtetin e
Qeverinė shqiptare. Themi "njė nga arsyet", sepse para sė gjithash , ai ka t
hirrur gazetarėt nė "Rogner" pėr tė deklaruar njė qėndrim, i cili, sipas tė
gjitha gjasave, nuk ėshtė qėndrimi i tij personal. Nga ana tjetėr, vetė
shqiptarėt, edhe kur nuk janė tė kėnaqur me shtetin e qeverinė e tyre pėr
kėto punėt e brendshme, nuk shkojnė deri atje sa tė hamendėsojnė lidhje tė
tyre me terrorizmin ndėrkombėtar. Kjo e tejkalon ēdo fantazi tė mbarsur nga
armiqėsia me pushtetin. Kjo do tė ishte e tmerrshme.
Mustafa NANO
--- up ---
SHEKULLI, 22.09.2001.
KRIZA E RIKTHYER MAQEDONE
Parlamenti i Maqedonisė votoi dje pėr rikthimin e vendit nė krizėn e dy
muajve mė parė. Deputetėt maqedonė hodhėn poshtė njėrin prej amendamenteve
kushtetuese qė ka tė bėjė me pėrdorimin e barabartė tė feve ortodokse,
muslimane dhe katolike nė vend, duke dėshmuar edhe njė herė se proēesi i
paqes ndodhet i varur nė njė fije tė hollė peri. Ndėrsa kryetari i Kuvendit
Andov ka abstenuar, nuk ėshtė arritur shumica e kėrkuar pėr kalimin e nenit
nė fjalė.
Rrėzimi i kėsaj klauzole e vė seriozisht nė rrezik tė ardhmen e proēesit,
ndėrkohė qė zėrat pėr njė referendum tė mundshėm, duket se e tendosin edhe
mė tej situatėn politike nė vend.
Ndodhemi kėshtu pėrballė njė zhvillimi tė pėrmendur shpesh nė parashikimet e
analistėve tė huaj, tė cilėt e shihnin me dyshim gatishmėrinė e parlamentit
vendas pėr tė adoptuar ndryshimet qė do tė sjellin paqen dhe stabilitetin nė
Maqedoni. Qysh kur Marrėveshja e Ohrit mori pėrsipėr firmėn e aktorėve
kryesorė politikė tė krizės, frika pėr njė reagim negativ tė Parlamentit, ka
qenė bashkėudhėtarja e rregullt e proēesit tė vėshtirė tė paqes. Megjithėse
nėnshkruan tė detyruar nga presioni i jashtėzakonshėm i perėndimit,
Gjeorgjevski dhe njerėzit pranė tij nuk e fshehėn kurrė skepticizmin pėr
piketat e reja qė vendoste marrėveshja nė fjalė, nė planin e marrėdhėnieve
ndėretnike nė FYROM.
Kundėrshtimi i hapur i fushatės sė mbledhjes sė armėve nga ana e NATO-s
ishte njė tjetėr sinjal i qartė se Shkupi zyrtar po kėrkonte tė kapej diku,
pėr tė motivuar hedhjen poshtė tė tė gjithė projektit tė paqes. Ditėt e
fundit, tė cilat e zhvendosėn krejtėsisht vėmendjen e opinionit ndėrkombėtar
mbi krizėn amerikane, kanė shėrbyer siē duket, qė Shkupi tė pėrgatisė
rrėzimin e atij qė mund tė konsiderohet pa frikė si muri i fundit qė ndan
paqen nga lufta, unitetin e vendit nga kaosi i shpėrbėrjes. Proēesi i paqes
nė Maqedoni ka qenė shpesh muajve tė fundit, njė ēėshtje e minutės sė
fundit.
Mjafton tė kujtohen pėrpjekjet e dyshes Leotard - Pardju, pėr tė qetėsuar
njė krizė qė nė momente tė caktuara i ngjante njė lufte tė vėrtetė civile,
ashtu siē vlen tė nėnvizohet se edhe Marrėveshja e Ohrit ėshtė arritur vetėm
pas njė raundi tė gjatė e tė komplikuar diplomatik qė synonte bindjen e
autoriteteve sllavo-maqedone pėr dhėnien e konsensusit. Pėr kėto arsye, ka
qenė i pritshėm njė rezultat votimi si i djeshmi nė Kuvendin maqedon.
Ēėshtja ėshtė sesi do tė dilet tani nga ky qorrsokak ku janė tė gatshėm ta
fusin proēesin e paqes deputetėt e VMRO-DPMNE-sė. Nė Shkup e dinė se tashmė
as Europa dhe as SHBA nuk e kanė pėrqendrimin, e ndoshta edhe dėshirėn e
mjetet e nevojshme, pėr tė sjellė edhe njė herė nė drejtpeshim rrėmujėn
maqedone. Shumēka do tė varet ndoshta nga aftėsia e brendshme e politikės
maqedone, pėr tė gjetur forcat e duhura, pėr ta rikthyer proēesin nė trasenė
e normalitetit dhe pėr tė evituar skenare qė s'do tė nxirrnin asnjė fitues.
Kostoja e njė krize tė dytė nacionale ėshtė bėrė tashmė e qartė nė sytė e tė
gjithėve. Mbetet tė provohet se ka dėshirė pėr tė shmangur njė praglufte tė
dytė, qė mund tė rezultonte fatale pėr njė vend tė tronditur thellė nė
themelet e formulės multietnike, mbi tė cilat ėshtė ngritur dhjetė vjet mė
parė.
Ilir KAMENICA
--- up ---
KORRIERI, 22.09.2001.
TĖ NDIQET, POR TĖ MOS KAPET
Kryeministri maqedonas Gjeorgjevski dhe partia e tij po bėjnė disa manovra
pėr t'i kaluar anash marrėveshjes qė nėnshkruan nė 13 gusht nė Ohėr. Kjo
fillon me lojėrat e vogla obstruksioniste, duke e shtyrė nga dita nė ditė
diskutimin nė Parlament tė ndryshimit tė Kushtetutės, qė pėrbėn thelbin e
marrėveshjes pėr tė kaluar pastaj nė "operacione' mė tė mėdha, siē ėshtė
propozimi pėr referendumin.
Parimisht, tė thėrrasėsh popullin nė referendum pėr ligje qė rregullojnė
jetėn qytetare ėshtė normale. Por, nė rastin e dhėnė kemi tė bėjmė me njė
propozim tėrėsisht amoral. Sikur tė mbahej sot referendumi nė Maqedoni, pėr
t'i pyetur shtetasit direkt ose indirekt, nėse u duhen dhėnė tė drejta tė
barabarta shqiptarėve, rezultati matematik i referendumit do tė ishte 65%
"jo". Me kėtė kartė nė dorė z. Gjeorgjevski do tė mund tė thoshte botės se,
"vetė populli vendosi me vullnetin e tij tė lirė" tė griste marrėveshjen e
Ohrit dhe t'i linte punėt siē janė. Mirėpo bota, e sidomos shqiptarėt e
Maqedonisė, kurrsesi s'mund tė bien nė njė kurth tė tillė banal. Nuk mund tė
vesh nė pyetje me anė referendumi tė drejtat njerėzore tė pakicės, sidomos
kur ke tė bėsh me njė mazhorancė tendencioze, tė inatosur e tė frikėsuar nė
tė njėjtėn kohė. Z. Gjeorgjevski e di se njė lojė e tillė s'mund tė kalojė,
por ai ėshtė i vendosur tė provojė ēdo mjet, duke i ngjarė pėrherė e mė
tepėr njė njeriu qė godet me grushta nė errėsirė. Njė provė tjetėr e
eksitimit tė z. Gjeorgjevski pėrbėn edhe faktin se ai u pėrpoq nė mėnyrė
krejt fėminore tė lidhte terrorizmin e 11 shtatorit nė SHBA, me kėrkesat pėr
liri e barazi tė shqiptarėve tė Maqedonisė, tentativė qė u bllokua nė ēast
nga i dėrguari amerikan nė Shkup, z. Pardju.
Zhvillimet nė Maqedoni hedhin njė dyshim tė rėndė rreth vullnetit tė disa
krerėve politikė pėr tė arritur bashkėjetesėn etnike nė kuadrin qė pėrcaktoi
marrėveshja e Ohrit. Prirje tė tilla tė kalimit anash e tė spekulimit
vėrehen sidomos kur bota ėshtė e zėnė me ngjarje tė rėnda. Forca ushtarake
amerikane po mbledhin me shpejtėsi nė Gjirin Persik e nė Oqeanin Indian.
Pritet nga ora nė orė tė shpėrthejė goditja ndaj epiqendrave tė terrorizmit.
Kjo mori formė e konsistencė sidomos me fjalimin historik tė presidentit
Bush para Kongresit. Pikėrisht nė njė moment tė tillė dhe kur besohet nė njė
pakėsim tė vėmendjes amerikane ndaj Ballkanit sajohen intrigat politike nė
Shkup, duke menduar se kur digjet pylli askush nuk e vė re ndezjen e njė
shkrepsjeje. Veē kurtheve dhe intrigave politike s'mund tė kalojnė pa u vėnė
re dhe intriga tė tjera, si forcimi i reparteve paraushtarake dhe importimi
me ngut i tankeve dhe avionėve modernė nga Ukraina. Tė pėrgatitėsh luftėn
ndėrsa flet pėr paqen. Lajme tė tilla nga Maqedonia nuk mund tė konsiderohen
njė ogur i mirė.
Sabri GODO
--- up ---
SHTYPI NĖ PRISHTINĖ
ZĖRI, 25.09.2001.
KTHIMI
Njė ndėr ēėshtjet pėr tė cilat ekziston koncensus mes ndėrkombėtarėve dhe
vendorėve nė Kosovė, po edhe qendravee ku vendoset pėr Kosovėn, ėshtė
pajtimi pėr domosdoshmėrinė qė serbėt e Kosovės tė pėrfshihen nė
institucionet qė po ndėrtohen kėtu. Hapi mė i rėndėsishėm nė kėtė drejtim
ėshtė parė nė mundėsinė e pjesėmarrjes sė serbėve nė zgjedhjet e nėntorit
pėr Parlamentin e Kosovės. Lidhur me kėtė, momentalisht vėrehen dy tendenca.
Njėra ka tė bėjė me pėrmbushjen e tė gjitha formaliteteve teknike qė serbėt
tė mund tė marrin pjesė nė zgjedhje, qė ka pėrfunduar me certifikimin nga
KQZ-ja tė koalicionit tė subjekteve politike serbe tė quajtur "Kthimi"
("Povratak"). Ky trend duket se do tė shpjerė nė pjesėmarrrjen e serbėve nė
zgjedhje. E kundėrta e kėtij procesi ėshtė pėrpjekja e Beogradit zyrtar qė
shqiptarėt dhe Kosovėn t'i paraqesė si bartės dhe vatėr tė terrorizmit. Nė
krye tė kėtijj aksioni janė vėnė vetė Kooshtunica, Gjingjiq, Ēoviq dhe
ministrat e tyre. Kur i shpallin "shqiptarėt terroristė e Kosovėn vatėr tė
terrorizmit", ata nuk janė duke lėnė dilemė: ta merr mendja se je duke e
dėgjuar Sllobodan Millosheviqin!
Do tė thoni: ėshtė ditur se ata janė tė njėjtė.
Problemi ėshtė se bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė duke pritur mu ndihmėn e
kėtyre njerėzve pėr integrimin e serbėve tė Kosovės nė institucionet qė do
tė krijohen pas zgjedhjeve tė nėntorit.
Kėshtu lind dilema trishtuese: mos vallė udhėheqja e re Beogradit "Kthimi"-n
e sheh si shans tė rikthimit tė aparaturės pėr tė cilėn Kosova nuk ėshtė
asgjė tjetėr pos vendbanim i pėrhershėm i terrorizmit? Do tė ishte ky,
ndoshta, potezi i mbramė fatal qė Beogradi e luan nė kurriz tė vet serbėve
tė Kosovės.
Bardh HAMZAJ
--- up ---
KOHA DITORE, 26.09.2001.
PĖR BALLKANASIT E PERĖNDIMORĖT NUK KA MĖ RRUGĖ TĖ MESME
Java e kaluar, e pėrvjedhur nė pritje tė asaj se ēfarė do tė ndodhė nnė
politikėn ndėrkombėtare tė aksionit tė pėrgjigjes ndaj aktit terrorist nė
SHBA, ka shėnuar edhe disa vendime jo pak tė rėndėsishme pėr Kosovėn dhe
fqinjėsinė. Vendimi i parė ka tė bėjė me aprovimin e Parlamentit maqedonas
pėr tė ratifikuar plotėsisht Marrėveshjen e negociuar tė Ohrit. Vendimi i
dytė ka tė bėjė me pranimin e serbėve pėr pjesėmarrje nė zgjedhjet e
ardhshme tė 17 nėntorit me njė listė unike.
Tė dyja vendimet do tė krijojnė situata tė pakthyeshme, nėse do tė arrijnė
tė implementohen. Pėrderisa nė Maqedoni definitivisht do tė braktiset njė e
kaluar e bazuar mbi dominim dhe mbivotim, si njė procedurė eleminuese
parlamentare, atje do tė mund tė krijohet njė shans i aplikimit tė njė
demokracie mė tė drejtpėrdrejtė me njė mundėsi vendimmarrjeje qė i njeh si
tė drejtat e komuniteteve, ashtu edhe ato tė individit, duke mos e rrezikuar
nė asnjė moment kornizėn shtetėrore dhe integritetin dhe pacenueshmėrinė
territoriale tė vendit. (.)
Pėr dallim nga Maqedonia, ku marrėveshja e adoptuar nuk ndryshon statusin e
vendit, por karakterin e tij (prej shtetit njėnacional shndėrrohet nė shtet
me premisa qytetare), Kosova, vetėm pas ndėrtimit tė institucioneve
demokratike do t'i hyjė rrugės sė zgjidhjes sė statusit final. Dhe ky fakt,
i pėrcaktimit tė mėvonshėm tė statusit final, ka pasoja pėr rajonin. Nė
fakt, ēdo zgjidhje e shpejtėsuar dhe e imponuar nga jashtė pėr statusin
final tė Kosovės i sjell pasojat: pozitive ose negative edhe pėr rajonin.
Pra, kthimi kah jeta institucionale politike qė insiston nė ndėrtimin e
demokracisė pėr tė gjithė qytetarėt, ėshtė rruga qė u ikėn varianteve
negative dhe i parandalon situatat e paparashikueshme dhe konfliktuoze. Pėr
kėtė arsye, vendosja e institucioneve demokratike pėrmes mjeteve politike nė
kėtė fazė delikate ka rėndėsi tė veēantė pėr paqen nė rajon. Dhe kjo nė
asnjė moment nuk mund tė bėhet pa ndonjė formė tė prezencės dhe mbikėqyrjes
sė faktorit ndėrkombėtar - para sė gjithash tė NATO-s dhe BE-sė, sado qė
ėshtė e vėshtirė qė tė kontrollohet ky proces. Kjo sidomos nėse ky proces
ėshtė dykahėsh dhe i rėnduar nga hija e luftės kundėr terrorizmit nė Lindjen
e Mesme, me situata tė rėnda e tė paparashikueshme. Por, duket se rrugė tė
mesme nuk ka, as pėr ballkanasit e as pėr perėndimorėt. Ose do tė ketė
pranim tė rrugės sė zgjidhjeve tė kontesteve me mjete politike, ose do tė
shkohet nė situata ekstreme me pasojaa negative pėr tė gjithė. Momenti I
pikėrishėm sugjeron se koha e zgjidhjes sė krizave me konflikte tė
armatosura nė Ballkan ka kaluar. Pėrveē nėse nuk dėshirohet njė katastrofė
e pėrgjithshme.
Ylber HYSA
--- up ---
SHTYPI NĖ SARAJEVĖ
OSLOBODJENJE, 26.09.2001.
SĖ SHPEJTI NĖNSHKRUHET MARRĖVESHJA TREGTARE MIDIS BH DHE SLLOVENISĖ
Nga njė janari pa dogana pėr mallrat nga BH
Marrėveshja pėr tregtinė e lirė midis BH dhe Sllovenisė do tė duhej tė
nėnshkruhej nė panairin e sivjetėm ZEPS, i cili fillonn mė dy tetor nė
Zenicė, paralajmėrojnė nė ambasadėn sllovene nė Sarajevė. (.)
I ngarkuari me punė nė ambasadė, Vojko Kuzma, dhe kėshilltari Belec, besojnė
se marrėveshja pėr tregtinė e lirė do ta pakėsojė debalancin nė masė tė
rėndėsishme.
Kėmbimi i mallrave gjatė vitit tė kaluar midis BH dhe Sllovenisė arrinte nė
1.1 milion marka nė tė dy kahjet, ndėrsa nė bazė tė rezultateve deri nė
korrikun e kėtij viti, ekziston ppresupozimi se deri nė fund tė vitit do ta
arrijė tė njėjtin nivel. Vitin e kaluar debalanci i Republikės Serbe ishte
njė me dhjetė, ndėrsa nė FBH njė me shtatė. Ky vit ėshtė pakėz mė i mirė -
FBH e ka njė me pesė, ndėrsa Republika Serbe njė me tetė. Nė ambasadėn
sllovene mundėsi tė mira pėr BH shohin, para sė gjithash, nė aranzhmanet
bujqėsore, prodhime qė tani nuk janė konkurrente nė Slloveni pėr shkak tė
doganave. Mirėpo, Sllovenia ėshtė njė nga vendet, e cila, thonė nė ambasadėn
e kėtij shteti, investon mė sė shumti para nė BH. Deri tani ajo arrin, siē
dėgjuam, shifrėn prej rreth 300 milionė MK, qė "ka hapur rreeth 2.500 deri
nė 3.000 vende pune. Pritet, siē thonė, edhe njė investim i shpejtė me vlerė
prej 100 milionėsh, qė do tė duhej tė hapė edhe rreth 1.000 vende pune tė
tjera. Pėr cilat firma, kryesisht, bėhet fjalė?
'Mercatori' duhet tė fillojė me afarizmin nė Tuzėll, ndėrsa ai nė Sarajevė
tani, siē ėshtė thėnė, po e rrit nė masė tė konsiderueshme shitjen e mallit
"made in BH". Mė parė, nė qendrėn afariste tė 'Mercatorit' nė kryeqytetin e
BH kishte rreth dhjetė pėr qind mallra nga BH, ndėrsa tani ajo pėrqindje ka
arritur nė 30.
Kishtte mjaft fjalė edhe rreth ndėrtimit tė paralajmėruar tė fabrikės sė
qilimave nė kufirin midis eniteteve afėr Sarajevės, pėr ē'gjė, siē thuhet,
ka shfaqur interes edhe bashkėsia ndėrkombėtare, sepse bashkėrisht do tė
punonin njerėzit nga FBH dhe RS. Aty nė ffillim punė do tė gjenin 170,
pastaj edhe 200 persona tė tjerė. Vitin e ardhshėm pritet, paralajmėrojnė
nga ambasada sllovene, tė fillohet edhe me prodhimin e pashtetės argeta nė
Sarajevė, pėr ē'gjė nė Ptuj nuk ka as lėndė tė parė, prandaj e blejnė nga
Italia. (.)
E. KREHIQ
--- up ---
DNEVNI AVAZ, 27.09.2001.
HASAN JAKUPOVIQ, ODA EKONOMIKE E FBH
Prona e BH nė RFJ duhet tė paraqitet pranė agjencisė sė atjeshme pėr
privatizimin
Ndihmėspresidenti i Odės Ekonimke Federale, Hasan Jakupoviq, vlerėson se
deri tani aktivitetet e ndėrmarra me qėllim qė subjekteve ekonomike t'u
mundėsohet realizimi konkret i te drejtave tė tyre pronėsore nė RFJ janė tė
pamjaftueshme, sepse ka munguar aktiviteti i organeve shtetėrore pėr
krijimin e njė legjislacioni tė volitshėm dhe tė bazuar mbi reciprocitetin.
-Ėshtė i domosdoshėm veprimi i organeve shtetėrore pėr ta penguar uzurpimin
e pronės sė subjekteve ekonomike nga BH nė Jugosllavi. Ėshtė e qartė se ajo
nuk mund tė realizohet edhe nė pajtim me legjislacionin e tanishėm tė
Serbisė dhe Jugosllavisė, sepse ato nuk janė tė harmonizuara reciprokisht,
janė jokushtetuese dhe nė kundėrshtim me Marrėveshjen pėr Suksesion tė
ish-Jugosllavisė. Nė gjendjen e tashme tė legjislacionit nė Jugosllavi,
pėrfaqėsuesit e ndėrmarrjeve nė BH po rraskapiten materialisht nė pėrpjekjet
pėr ta kthyer pronėn e tyre, po edhe kanė pak gjasa pėr ta bėrė kėtė.
Ndėrsa organet shtetėrore e pėrcjellin pamjaftueshėm gjithė kėtė situatė -
vlerėson Jakupoviq.
Bashkėbiseduesi ynė thekson se ministria e pujqėsisė dhe privatizim e
Serbisė tashmė e ka hequr njė ndėrmarrje nga lista pėr privatizim. Fjala
ėshtė pėr Industrinė e Ngjyrave "Duga" nė Beograd. Nė shpjegimin pėr
vendimin e marrė ministria thekson se ėshtė i nevojshėm "njė shqyrtim mė i
kujdesshėm i marrėdhėnieve pronėsore dhe atyre me investitorėt lidhur me
strukturėn e kapitalit tė kėsaj ndėrmarrjeje, qė ėshtė parakusht pėr
fillimin e privatizimit tė pjesės sė mbetur tė kapitalit shoqėror". Nga kjo
nxirret konkludimi se tė gjithė personat nga BH do tė duhej tė parashtronin
tė drejtat e tyre mbi njė pronė konkrete para Agjencisė pėr Privatizim nė
RFJ, respektivisht nė Serbi, qė ato tė mos privatizohen. Kjo ėshtė e njė
rėndėsie tė posaēme pėr ato ndėrmarrje qė kishin depozite financiare te
ndėrmarrjet qė janė nė atė territor.
M. SULOVIQ
--- up ---
DNEVNI AVAZ, 27.09.2001.
EKSKLUSIVE: AKSIONI I FSHEHTĖ I VENDEVE TĖ EVROPĖS JUGLINDORE
Mafiozėt tė lidhur me disa politikanė nė pushtet
Tė gjithat po mbahen ende sekret, por sipas informacioneve qė ka arritur t'
i sigurojė "Dnevni Avaz", nė zhvillim e sipėr ėshtė njė aksion i gjerė nė
gjithė Evropėn Juglindore. Fjala ėshtė pėr larjen e hesapeve me mafian. Nė
shėnjestėr janė trafikantėt me njerėz, drogė, armė dhe automobilė tė
vjedhur. Analistėt e SECI (Iniciativės pėr Bashkėpunim tė vendeve tė Evropės
Juglindore), nė bazė tė tė dhėnave operative, kanė konkluduar se ekziston
njė lidhje e ngushtė midis shefave tė mafias nė Ballkan dhe disa
politikanėve nė pushtet. Nė aksionin ku, sipas tė gjitha gjasave,
aktivitetet kryesore do tė zhvillohen nė territorin e vendeve tė Ballkanit,
njė bashkėpunim tė ngushtė do ta realizojnė shėrbimet doganore dhe policore
tė vendeve tė regjionit. Kėshtu, tė gjitha informatat e dobishmme nga
pikėpamja opertive do tė shkojnė nė njė qendėr, siē duket nė Bukuresht. (.)
--- up ---
SHTYPI NĖ BANJALLUKĖ
NEZAVISNE NOVINE, 24.09.2001.
EKSPERTĖT KANĖ RĖNĖ NĖ KĖRCU
Njė nga arsyet kryesore pėr interesin e opinionit pėr pushtetin ekzekutiv
qėndron nė faktin se sa Qeveria punon nė pajtim me ligjet dhe pėr interesin
e pėrgjithshėm tė shoqėrisė. Posaēėrisht ėshtė ēėshtje e ndieshme
pėrkufizimi i obligimeve private dhe i obligimeve zyrtare, sepse nė shtetet
demokratike kėto dy sfera duhet tė jenė tė ndara publikisht dhe nė mėnyrė
rigoroze. Serioziteti i Qeverisė sė RS mund tė vlerėsohet nga aspekti i
rregullimit tė relacioneve tė sferės private djhe zyrtare, ku ministritė dhe
dikasteret japin shpesh arsye tė bazuara pėr tė dyshuar.
Nė rastin e lejimit tė prerjes sė jashtėzakonshme tė pyjeve, Qeveria e
Ivaniqit ka luajtur me imazhin e ndėrtuar me kujdes tė njė qeverie
ekspertėsh, ndėrsa vetė kryeministri ka pėrkujtuar njėrin nga paraardhėsit e
tij, i cili pa mėshirė e harxhonte thesarin shtetėror, gjithnjė pėr interesa
tė partisė dhe ato mė tė larta.
Radomir NESHKOVIQ
--- up ---
NEZAVISNE NOVINE, 25.09.2001.
KUJT I DUHEN AKTAKUZAT SEKRETE
Me futjen e aktakuzave secrete ėshtė rritur mundėsia pėr manipulime
politike, sepse shumė avokatė shtrojnė pyetjen - sipas cilave kritere
pėrcaktohet se cilat aktakuza do tė jenė secrete, e cilat do tė jenė
publike, dhe mund tė ndodhė kėshtu, ashtu siē ka ndodhur tashmė, qė kriteret
tė mos jenė tė natyrės juridike, por politike.
Josip BLLAZHEVIQ
--- up ---
NEZAVISNE NOVINE, 27.09.2001.
KUSH PRODHON AFERA
Pohimi i Ivaniqit se mediat janė ato qė prodhojnė afera pėrfaqėson mospranim
tė parimeve themelore tė shoqėrisė demokratike. Mediat nuk janė ato qė e
kanė miratuar prerjen e pyllit, por Ivaniqi. Fakti qė tanii pėr tani fjala
ėshtė pėr njė media opozitare, e cila ėshtė e gatshme edhe ta botojė kėtė,
flet mė shumė pėr gjendjen e mediave nė RS, tė cilėn e ka krjijuar Qeveria e
Ivaniqit.
Radomir NESHKOVIQ
--- up ---
SHTYPI NĖ SHKUP
DNEVNIK, 29.09.2001.
PAS "KORRJES" DUHET TĖ PASOJĖ EDHE KTHIMI "ESENCIAL"
"Korrja esenciale" e NATO-s ishte e suksesshme. Janė mbledhur 3.875 armė dhe
ashtu ėshtė dhėnė njė kontribut i rėndėsishėm pėr zvogėlimin e incidenteve
nė vend. Pėrveē kėsaj, misioni i suksesshėm i ēarmatosjes ishte shkas qė UĒK
tė shpėrndahej, ndėrsa shefi i saj, Ahmeti, tė shpallė qė ajo mė nuk
ekziston. Kjo ėshtė teza qė Robertson dhe Solana e pėrsėrisin vazhdimisht.
Mirėpo, pyetja ndaj tė cilės pėrfaqėsuesit e lartė euroatlantikė nuk ofrojnė
pėrgjigje, dhe qė tė gjithė e shtrojnė, ėshtė si vijon: nėse qėllimi i
ēarmatosjes ėshtė arritur dhe Misioni i ēarmatosjes ishte i suksesshėm, pse
atėherė refugjatėt dhe policia e rregullt maqedonase ende nuk janė kthyer nė
fshatrat qė ishin nėn kontrollin e tani ish-UĒK-sė?
Nė Bruksel thonė kėshtu: "NATO nuk ka kurrfarė lidhjeje me kėtė, pushteti
maqedonas duhet tė vendosė. NATO planifikon tė ofrojė njė ndihmė shtesė pėr
mbrojtjen e vėzhguesve ndėrkombėtarė. Kjo ėshtė kėrkuar nga ne, kėtė edhe do
ta bėjmė".
Sigurisht qė ėshtė e tepėrt tė thuhet dhe tė besohet qė NATO nuk ka asgjė me
gjithė kėtė. Por, ėshtė fakt se vėzhguesit zyrtarė tė OSBE-sė dhe UE janė
ata qė e kanė mandatin pėr tė monitoruar "zbatimin e Marrėveshjes Kornizė".
Kjo, midis tjerash, do tė thotė se raportojnė pėr kthimin e policisė sė
rregullt maqedonase, saktėsohet nė Bruksel. Pas shtatė muaj lufte, ky kthim
do tė duhej tė jetė gradual, i koordinuar mire dhe i planifikuar me UE,
OSBE-nė dhe, kuptohet, me NATO-n. Mark Lejti, zėdhėnės i NATO-s nė Maqedoni,
tė enjten ka shprehur shpresėn se nuk do tė ketė probleme me planet e
Qeverisė pėr t'u kthyer policia dhe refugjatėt nė javėt e ardhshme.
Duhet patur parasysh se Maqedonia, si njė shtet sovran, e ka pjesėn e saj
dhe ndoshta pjesėn mė tė madhe tė pėrgjegjėsisė nė operacionin e "kthimit nė
territore" dhe se nuk guxon tė presė qė kėtė ta bėjė bota. Pa finalizimin e
procesit politik nė vend, i cili ėshtė ngatėrruar nė Sobranie, dhe pa
zbatimin e masave pėr ndėrtimin e mirėbesimit, kthimi do tė ecė vėshtirė.
Masa themelore e mirėbesimit qė ėėshtė e pėrmbajtur nė planin e kryetarit
Trajkovski, dhe pėr tė cilėn asnjė politikan nuk ka guxim tė flasė, po me tė
cilėn secili politikan do tė detyrohet tė ballafaqohet, ėshtė amnistia.
Svetllana JOVANOVSKA
--- up ---
LOBI, 24.09.2001.
PAS MAQEDONISĖ
Shkaku i perplasjeve ne ish-Jugosllavi nuk ishin ambiciet e nje njeriu, apo
te disa individeve, kjo shihet qarte edhe nga ngjashmeria midis problemeve
te hapura ne rastet e tjera e te problemit shqiptaro-maqedon. Ndryshe nga te
gjitha konfliktet e meparshme te cilat ishin ideuar nga intelektualet,
politikanet, dhe kleriket serbe nga Beogradi, kesaj here shihet qarte se
perplasja eshte midis nje mendesie autoritare e unitariste e cila e
konsideron shtetin si prone etnike dhe te vlerave demokratike e te nje
konceptimi modern te marredhenieve ne nje shoqeri te avancuar. Ne menyre te
cuditshme, zyrtare te larte maqedonas po manifestonin te njejtat metoda
sjellje si ato te elites serbe: shteti sipas tyre duhej te mbetej prone e
nje grupi etnik, dhe ne kete rast te maqedonasve.
Ndryshimi me i madh dhe me i dallueshem nga rastet e meparshme eshte ne
qendrimin e bashkesise nderkombetare. Kesaj here, u pa se ekzistonte nje
kuptim shume i qarte dhe pergjithesisht i sakte i konfliktit dhe i shkaqeve
qe cuan deri ne lufte. Bashkesia nderkombetare arriti te vepronte ashtu si
duhej, ndaloj gjakderdhjen.
Konflikti ne Maqedoni eshte perplasja nderetnike e cila po menaxhohet ne
menyre shembullore nga ana e bashkesise nderkombetare. Duke kerkuar te
balancoje deshirat e shumices maqedone per te pasur nje shtet te tyre, por
edhe nevojat e shqiptareve ne Maqedoni per te drejta te barabarta, bashkesia
nderkombetare ia ka dale te shtyje perpara procesin e paqetimit pa shkelur
ose dhunuar interesat e ketyre dy grupeve etnike te cilat nuk i bashkon
asgje pervec qenies ne nje shtet te perbashket. Dhe nuk ka dyshim se kjo
arritje ka qene e mundur permes aplikimit te nje sistemi modern vlerash
qytetare e demokratike, qe konceptojne shtetin si shteti i te gjithe
qytetareve.
E vecante e krizes maqedonase, por edhe element thelbesor e shume indikativ
se ku jane rrenjet e krizes ne ish-Jugosllavi, eshte fakti se ndryshe nga
shume konflikte te meparshme ne ish-federaten jugosllave, problemi ne
Maqedoni mbeti ne Maqedoni. Kosova dhe shteti shqiptar treguan edhe nje here
se jane nje faktor i qendrueshem stabiliteti ne rajon. Edhe perkunder
provokimeve, shqiptaret e shtetit shqiptar dhe ata te Kosoves treguan se
jane te pjekur politikisht dhe se e kuptojne ruajtjen e stabilitetit rajonal
duke e mbeshtetur drejtesine.
Faktorėt relevantė shqiptarė nė Maqedoni ia arriten te gjejne gjuhen e
perbashket ne perpjekjet e tyre per te ruajtur Maqedonine dhe per ta bere
ate shtet juridik ku shqiptaret dhe maqedonet kane te drejta te barabarta.
Me keqardhje kujtoj se mungesa e kesaj marreveshje na ka demtuar
jashtezakonisht gjate lufes ne Kosove. Mosgatishmeria e kreut te 'faktoreve
legale' per te mbeshtetur platformen e UĒK-se i ka sjelle deme te
pallogaritshme Kosoves dhe popullit te saj. Ne rastin e Maqedonise,
shqiptaret dhe udheheqesit e tyre treguan kulture dhe pergjegjshmeri te
larte para qytetareve. Ata shume shpejt arriten marreveshjen per prezentim
te platformes se shqiptareve ne bisedimet me perfaqesuesit politike
maqedonas. Kjo e lehtesoi ndermjetesimin dhe nderhyrjen nderkombetare qe
erdhi me vone me ardhjen e trupave te NATO-s.
Ne Maqedoni, ndryshimet nuk po behen vetem per te permisuar poziten
shoqerore te shqiptareve te diskriminuar dhe te segreguar, por edhe per te
permiresuar gjendjen e minoriteteve qe jetojne ne Maqedoni. Pas kesaj
marreveshje, natyrisht pasi ajo te vihet ne jete, minoritetet si turqit,
romet, egjiptianet e te tjere qe ndjehen te anashkaluar ose qe mendojne se
po iu mohohen te drejtat elementare njerezore, kombetare dhe demokratike do
te ndjejne perfitimet qe presin.
Hashim THAĒI
--- up ---
UTRINSKI VESNIK, 29.09.2001.
MĖ SHUMĖ SE 1.000 MAQEDONAS KANĖ KĖRKUAR PASAPORTĖ BULLGARE
Nė kohėt mė tė fundit Bullgaria po bėhet gjithnjė e mė tėrheqėse pėr shumė
maqedonas, ndėrsa ajo i ka hapur dyert hapekrah dhe kėrkon mėnyra tė
ndryshme qė t'ua lehtėsojė kėtė afrim. Nga nevoja, kėtė e "zbuluan" tė parėt
tė rinjtė, plot dėshira pėr ta pėrsosur dijen e tyre. Pas shpėrbėrjes sė
ish-Jugosllavisė dhe pas mbylljes sė qasjes nė universitetet e Beogradit,
Zagrebit, Lubjanės, ata qė nuk mund tė regjistroheshin nė Shkup, Manastir
ose Shtip, vendosėn tė shkojnė deri te vendi mė i afėrt - universitetet nė
Sofje, Pllovdiv, Veliko Trnovo, Bllagojevgrad... Numrin e tyre tė saktė
askush ende nuk e ka dhėnė, por presupozohet se ai ėshtė mė i madh se 3.000.
Tė gjithė ata qė kanė kėrkuar vazhdimin e shkollimit nė Bullgari janė
pranuar pa pėrjashtim, por pėr tė gjithė nuk vlejnė kushtet e njėjta pėr
shkollim. Pjesa mė e madhe e tyre trajtohen si studentė tė huaj, por me
prejardhje bullgare. "Dhe pikėrisht pėr shkak tė njė prejardhjeje tė tillė"
Sofja ka marrė vendimin qė ata tėė paguajnė vetėm njė tė tretėn e shumės pėr
shkollim tė pėrcaktuarr pėr studentėt tjerė tė huaj. Nė thelb, ata kanė
trajtim tė njėjtė si edhe studentėt vendas qė janė regjistruar pėrmbi kuotėn
e pėrcaktuar nga shteti.
Gjatė muajve mė tė fundit, fqinji ynė lindor ėshtė bėrė tėrheqės edhe pėr
shkak tė heqjes sė vizave tė Shengenit. Kėshtu, disa maqedonas janė dhėnė
pas pasaportave bullgare pėr arsye se ai ua hap tė gjitha dyert pėr nė
Evropė dhe ua ndėrpret mundimet e mėdha dhe pritjet para ambasadave tė
metropolave evropiane. Ndėrkaq, Sofja dėshiron qė ta shfrytėzojė kėtė
mundėsi, prandaj qytetarėve maqedonas tepėr lehtė ua ndan dokumentat e saj
tė udhėtimit. Kuptohet, e gjithė kjo ėshtė nė favor tė strategjisė sė tyre
pėr kthimin e maqedonasve te "rrėnjėt" e veta bullgare, pa marrė parasysh se
shumica e maqedonasve e kėrkon pasaportėn pėr arsye tė tjera, e jo
nacionale, siē dėshirojnė ta prezentojnė fqinjėt tanė.
Kėto ditė janė pėhapur zėra se deri tani shtetėsi bullgare kanė marrė mė
shumė se 47 mijė qytetarė maqedonas, ēfarė ėshtė sigurisht larg sė vėrtetės,
dhe nėpėrmjet tyre dėshirohet tė krijohet pėrshtypja se, ja, maqedonasit
masivisht po i rinjohin rrėnjėt e tyre. Mirėpo, nga burime zyrtare bullgare
mėsohet se pėr diē mė shumė se gjashtė muaj tė kėtij viti, shtetėsinė
bullgare e kanė kėrkuar 580 maqedonas dhe vlerėsohet se numri i tyre, nėse
vazhdon e njėjta tendencė deri nė fund tė vitit, do tė arrijė deri nė 1.000.
Ndėrsa gjatė vitit 2000, pasaportė bullgare kanė kėrkuar gjithsejt 679 sish.
Gazeta e Sofjes "Sega", e cila ėshtė marrė gjerėsisht me kėtė temė, duke
cituar madje edhe persona anonimė nga Maqedonia, shkruan se pasaporta
bullgare sigurohet mė sė lehti nėpėrmjet njė avokati dhe shumėn prej 1.000
deri nė 2.000 marka gjermane. Ndėrsa ata qė nuk kanė pasur para, kanė
mmundur ta blejnė njė pasaportė tė falsifikuar pėr gjithsejt 200 deri nė 300
marka. Mirėpo, kjo gazetė kėshillon qė nė vend se tė jepen para, ekzistojnė
edhe disa mėnyra tė tjera pėr ta marrė dokumentin bullgar tė udhėtimit.
Mėnyra mė e shpejtė ėshtė dėshmia pėr prejardhjen bullgare. Mirėpo,
maqedonasit kanė patur vėshtirėsi tė mėdha pėr ta vėrtetuar kėtė, meqenėse
ata nuk kanė pasur dokumente tė lindjes ku do tė shkruante se ata janė
bullgarė, dhe as qė kanė patur njė dokument tė tillė rreth prejardhjes sė
prindėrve tėė tyre. "E dini qė gjatė 50 vjetėsh emri bullgar ka qenė i
ndaluar dhe njerėzit ishin tė detyruar t'i asgjėsojnė tė gjitha dėshmitė e
tilla se janė bullgarė, meqenėse rrezikonin tė kenė probleme me pushtetin",
ka deklaruar pėr "Sega" Stanisllav Radosllavov nga Agjencia pėr bullgarėt
jashtė vendit.
Viktor CVETANOSKI
--- up ---
SHTYPI NĖ SOFJE
STANDART, 22.09.2001.
DEKLARATA E PĖRFSHINTE EDHE MAQEDONINĖ
Nė variantin e parrė tė deklaratės parlamentare lidhur me atentatet nė SHBA
pėrmendej edhe Maqedonia. Nėė dokumentin e propozuesit - Stanimir Ilēevit,
nga Lėvizja Nacionale Simeoni i Dytė (NDSV) dhe Junal Lutvij, nga Lėvizja
pėr Liritė dhe tė Drejtat (DPS), bėhej ftesė pėr aksione ndėrkombėtare mė
efikase pėr zgjidhjen e konfliktit nė Bosnjė e Hercegovinė, Kosovė dhe nė
Maqedoni. Sipas Ilēevit, kėshtu do tė bėhej e qartė qė ēdo vend e lufton
terrorizmin nė situata specifike, varėsisht nga regjioni ku ndodhet. Mė
vonė, ndėrkaq, ėshtė marrė vendimi qė "teksti tė mos mbingarkohet me terma
gjeografikė". Sipas burimeve tė mirinformuara, pasazhi rreth Maqedonisė dhe
Kosovės ėshtė pėrfshirė nė deklaratė nėn ndikimin e vizitės sė Lupēo
Georgievskit te ne. Pozicion i kryeministrit maqedonas ėshtė se vendi i tij
ėshtė viktimė e terrorizmit.
Elena STARIDOLSKA
--- up ---
DNEVNIK, 25.09.2001.
DELEGACIONI PARLAMENTAR SHFAQ INTERESIN PĖR PRONĖN BULLGARE NĖ MAQEDONI
Delegacioni parlamentar i prirlė nga kryetari i kėshillit pėr politikė tė
jashtme, mbrojtje dhe siguri, Stanimir Ilēev, ka udhėtuar dje nė Maqedoni...
Problemi rreth ripėrtėritjes sė pronės tė shtetasve bullgarė me prejardhje
maqedonase do tė shtrohet po ashtu gjatė takimeve. Sipas ligjit tė aprovuar
nė vitin 1998, vetėm qytetarėt maqedonas mund ta kthejnė pasurinė e
paluajtshme tė nacionalizuar, qė shkon nė dėm tėė qytetarėve bullgarė me
prejardhje maqedonase, ka deklaruar deputeti i DPS, Kemal Ejup. Mbetet tė
saktėsohet se deri nė ē'masė janė tė interesuar nė Bullgari pėr kėtė
ēėshtje, kanė deklaruar nė MPJ. Mbetet qė pranė tė dy qeverive tė krijohen
grupe pune lidhur me kėtė pproblem. Mirėpo, procedura duhet tė pėrshpejtohet
sepse Ligji pėr Denacionalizim nė Maqedoni do tė mbetet nė fuqi vetėm deri
nė fund tė kėtij viti.
Ana MILLANOVA
Luba BATEMBERGSKA
--- up ---
SEGA, 26.09.2001.
DISA VENDE PERĖNDIMORE E KANĖ NJĖ REND DITE SEKRET PĖR BALLKANIN
Nga intervista e Hanes Svoboda, referent pėr Maqedoninė nė Parlamentin
Evropian
Perėndimi ėshtė nė njė situatė tepėr tė vėshtirė. Ne nuk mund tė jemi
administratorė tė Kosovės pėrgjithmonė. Ideja pėr t'i krijuar disa
institucione qė do ta aadministrojnė jetėn e shqiptarėve tė Kosovės ėshtė e
drejtė. Por nuk ėshtė bėrė ndonjė pėrpjekje qė kėto institucione tė binden
dhe t'i pranojnėė serbėt dhe grupet tjera si qytetarė tė barabartė. Ideja se
ēdo dhunė etnike, ēdo terrorizėm etnik, ėshtė i papranueshėm nuk ėshtė
shprehur mjaft qartė, prandaj Perėndimi ka fillluar tė konsiderohet si njė
aleat i shqiptarėve. Nė tė vėrtetė, ne nnuk jemi nė anėn e shqiptarėve, nuk
jemi as nė anėn e jugosllavėve, ne jemi nė anėn e tė shtypurve, atyre mbi tė
cilėt ushtrohet terror, dhe jo nė anėn e terroristėve. Kjo, ndėrkaq, nuk
ka qenė gjithnjė e qartė pėr njerėzit nė regjion.
... Ne dėshirojmė njė ndihmė efikase, tė shpejtė, tė orientuar drejt, nga UE
dhe njėkohėsisht i kundėrvihemi ndryshimit tė kufijve me zbatimin e forcės.
Kusht absolut ėshtė ekzistenca e bashkėpunimit, tė zhvillohen negociata, dhe
kjo ka tė bėjė edhe me Kosovėn. Nuk e di ēfarė do tė jetė ardhmėria e
Kosovės, por kjo ėshtė ēėshtje jo vetėm e shqiptarėve tė Kosovės, por ėshtė
edhe ēėshtje e federatės jugosllave, po ashtu edhe e fqinjėve tė saj. Qasja
regjionale, tė cilėn e ka adoptuar BE do tė duhej tė parashikonte edhhe njė
zgjidhje regjionale, njė konsensus regjional rreth ardhmėrisė sė gjithė
regjionit, dhe jo njė vendim tė njėanshėm.
Georgi GOTEV
--- up ---
DNEVNIK, 27.09.2001.
"BALLKANFARMA" INVESTON $2.5 MILIONĖ NĖ FABRIKĖN E SAJ NĖ MAQEDONI
"Ballkanfarma holding" do ta ndėrtojė nddėrmarrjen e saj farmaceutike nė
Maqedoni, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i kompanisė, Georgi Cvetanski.
Pronari i fabrikės nė ish-republikėn jugosllave ėshtė "Balkanfarma
Makedonija", e cila ėshtė njė kompani filialė me pjesėmarrje 100% tė
kompanisė bullgare. Ndėrmarrja maqedonase do tė prodhojė substanca aktive
pėr barėra veterinere. Sipas drejtorit ekzekutiv, ndėrtimi i fabrikės tashmė
ka filluar dhe aty do tė investohen 2.5 milionė dollarė.
Kamen KIRILOV
--- up ---
TRUD, 27.09.2001.
MAQEDONASIT SHFAQIN INTERES PĖR BANESA NĖ KRAHINĖN PIRINE
Maqedonasit po i vizitojnė gjithnė e mė shpesh agjencitė pėr shitblerjen e
pronave tė paluajtshme nė Bllagojevgrad, Petriē dhe Sandanski, pėr tė
kėrkuar banesa nė Bullgari, kanė bėrė publike brokerėt. 15 ditėt mė tė
fundit ėshtė vėnė re njė kėrkesė mė e madhe. Tani pėr tani fqinjėt nuk
blejnė, por i hulumtojnė ēmimet, kryesisht tė banesave nga elemente
montazhi, si dhe ēmimet e qirasė. Pjesa mė e madhe e atyre qė dėshirojnė tė
blejnė banesė nė kėtė regjion janė nga rrethi i Strumicės dhe Koēanit, dhe
jo nga pjesėt e trazuara tė Maqedonisė. Tani e disa ditė mė parė grupe
maqedonasish vijnė nė Bllagojevgrad valė-valė dhe kėrkojnė banesa pėr
familjet e tyre nėse situata nė Maqedoni pėrkeqėsohet. Pėr shkak tė
intersit tė shtuar, brokerėt kanė deklaruar se pėr herė tė parė pas 3 muajsh
ėshtė gjallėruar tregu dhe prognozojnė se kjo do t'i rrisė ēmimet e
hapėsirės pėr banim. Tani nė regjionin e Pirinit njė metėr katror kushton
midis 100 e 650 marka.
F u n d
--- up ---
|
 |