 |
THU, 10 JUL 2003 11:19:16 GMT
Korrja e dytė e armėve ilegale
Kryetari i Trupit Kordinativė, Gėzim Ostreni nga partia shqiptare nė
pushtet, Bashkimi Demokratik pėr Intergrim (BDI), vlerėson se plani
operativė parashefė mė shumė forma pėr motivimin e qytetarėve pėr tė
dorrėzuar armatimin.
"Duhet qė t'i kushtohet mė shumė vėmendje materialit propogandues
gjegjėsishtė rredhė sqarimit tė dėmeve qė krijohen nga mbajtja e armės
dhe pasojat qė mund tė lindin nga shfrytėsimi i sajė ndaj cilit do
qoftė", tha Ostreni. Sipas tij, si formė e dytė ėshtė se ruajtja e
identitetit tė qytetarit edhe se pas pėrfundimit tė aksionit qytetarėt
do tė mund tė kėrkojnė leje pėr legalizmin e tė njėjtės.
AIM Junior Shkup, 09.07.2003
Aksioni pėr grumbullimin e armėve ilegale nė Maqedoni qė ishte e
paraparė tė realizohet nė ditėt e para tė muajit korrik ėshtė shty pėr
nė vjeshtė gjatė muajit shtator apo tetor. Pas miratimit tė ligjit pėr
mbledhjen e armėve ilegale dhe formimit tė trupit kordinativė, muajin e
ardhshėm janė tė paraparė qė tė shfrytėzohen pėr ndarjen e materialit
propogantues me ērast popullata mė hollėsishtė do tė informohet pėr
realizimin e aksionit qė parashifet tė zgjasė 45 ditė.
Sipas planit operativė pėr grumbullimin e armėve kriteriumi primar pėr
caktimin e pikave nė tė cilat do tė mblidhet armatimi ilegalė ėshtė
sigurimi i popullatės dhe largimi i problemeve plotėsuese tė cilat mund
tė dalin nė realizimin e aksionit.
Nė Ministrinė e Punėve tė Brendėshme thonė se si pika e cila do tė
shfrytėzojnė nė mbledhjen e armėve do tė shfrytėzohen pjesė e stacioneve
policore ekzistuese, ndėrsa nė disa vende tė ish-krizave do tė vendosen
stacione tė improvozuara policore.
Sipas planit nė fjalė janė tė verifikuar lokacionet nė tė cilat do tė
grumbullohen armatimi ilegalė dhe njėkohėsishtė janė infomrmuar edhe
autoritet lokale dhe mbetet qė trupi kordinativė pėr realizimin e kėtij
akcioni tė pajtohet me lokacionet e propozuara. Ditėve tė ardhshme
burimeve policore, do tė fillojnė stėrvitjet e policėve tė cilėt do tė
marin pjesė nė aksionin, respektivishtė tė atyre policėve qė do ta
mbledhin, dhe shkatėrrojnė armatimin dhe tė atyre qė tė marin pjesė nė
sigurimin e pikave pranuese.
Kryetari i Trupit Kordinativė, Gėzim Ostreni nga partia shqiptare nė
pushtet, Bashkimi Demokratik pėr Intergrim (BDI), vlerėson se plani
operativė parashefė mė shumė forma pėr motivimin e qytetarėve pėr tė
dorėzuar armatimin. "Duhet qė t'i kushtohet mė shumė vėmendje materialit
propogandues gjegjėsishtė rredhė sqarimit tė dėmeve qė krijohen nga
mbajtja e armės dhe pasojat qė mund tė lindin nga shfrytėsimi i sajė
ndaj cilit do qoftė", tha Ostreni. Sipas tij, si formė e dytė ėshtė se
ruajtja e identitetit tė qytetarit edhe se pas pėrfundimit tė aksionit
qytetarėt do tė mund tė kėrkojnė leje pėr legalizmin e tė njėjtės. "Pėr
tė gjithė ata tė cilėt nuk e dorrėzojnė armėn do tė ketė dėnime tė rėnda
qė do tė pėrfshihen nė ndryshimet e kodit penal. Ky aksion duhet tė
kuptohet si ligjė pėr amnisti ndaj tė gjithė atyre qė posedojnė armė
ilegale", u shprehė ish-gjenerali i UCK-sė, Gėzim Ostreni.
Ky aksion pėr mbledhjen e armatimit ilegal ėshtė planifikuar qė ta
mbykqyrin pėrfaqėsuesit ndėrkombėtar nė vend dhe nė mėnyr aktive do tė
jenė tė inkuadruar politikanėt respektivshtė tė gjithė ata tė cilėt janė
edhe anėtar tė Trupit Kordinativė .
Sekretari i BDI-sė i cili do tė udhėheq me kėtė aksion thotė se do tė
angazhohet pėr grumbullimin e armėve tė tė gjithė qytetarėve dhe se nuk
ėshtė emėruar nė kėtė krye tė kėtij trupi pėr arsye se dinė kushė ka
armė ilegale. "Ish-pjestartė e UCK-sė i dorrėzuan armėt pjestarėve tė
NATO-s nė shtataor tė vitit 2001. Tani ky aksion do tė jetė pėr tė
gjithė qytetarėt sepse nuk ėshtė numri i vogėl i maqedonasve tė cilėt
posedojnė armė ilegale qė i'u ishte ndarė gjatė konfliktit tė
aramatosur", tha Gėzim Ostreni.
Subjektet politike shqiptare pėrkarahin realizimin e kėtij aksioni dhe
thonė se me kėtė ligjė duhet tė ē'armatosen tė gjthė qytetarėt e
Maqedonisė. "Me bledhjen e armatimit ilegal do tė ketė situatė mė tė
mirė tė sigurisė dhe mė tutje ajo do tė pėrmisohet dhe nuk ka nevojė qė
disa qytetarė tė mbajnė armė dhe praktikishtė nuk do tė ketė rrezikė pėr
ata personalishtė. Do tė kemi sukses nė realizimin e kėtij aksioni sepse
ka vullnet politikė mbrenda kolaicionit qeveritarė dhe me ndihmėn e
faktorit ndėrkombėtar", tha nėnkryetari i Kuvendit tė Maqedonisė, Agron
Buxhaku. Sipas tij, me kėtė aksion do tė mblidhet edhe aramti i ilegal i
cilit gjindet nė duartė e popullatės maqedonase.
Edhe qėndrimi Partisė Prosperitet Demokratik (PPD) nė opozitė ėshtė qė
ky aksion tė realizohet, por me paralajmrimė qė tė mos keqpėrdoret nga
ana e institucioneve shtetėrore. "Ne pėrkarhim kėtė iniciativė pėr
grumbillimin e armėve ilegale por qė resalizimit tė mos ketė
keqėpėrdorimi nga ana e institucioneve shtetėrore dhe tė shfrytėzohet ky
rast dhe tė gjithė ata shqiptarė qė do ta dorrėzojnė armartimin tė
ndiqen penalishtė, tė arestohen e kėshtu me radhė. Prandaj ne kėrkojmė
qė ky proces tė jetė i mbykqyrur nga faktori ndėrkombėtar dhe
njėkohsishtė kjo tė vlenė edhe pėr palėn maqedonase sepse informatat
tona pohojnė se edhe ato pėsedojnė njė numėr tė madh tė armatimit
ilegal, tha zėdhėnėsi i PPD-sė, Zahir Bekteshi.
Taibe Beluli
|
 |