 |
FRI, 13 JUN 2003 12:55:45 GMT
BE-ja mori misionin e ri ushtarak nga ana e NATO-s
Misioni "Konkordia" do tė zgjasė gjashtė muaj
Solana dhe Roberston deklaruan nė Shkup se kjo paraqet njė kapitull tė
ri nė sigurinė evropiane, pasi ndėrrimi i komandės paraqet vazhdimėsi tė
bashkėpunimit ndėrmjet BE-sė dhe NATO-s. Ndėrkaq, kryetyari i
Maqedonisė,Borisė Trajkovski nė kėtė rast tha se me dorėzimin e NATO
misionit forcave tė unionit evropian, Evropa hyn nė fazėn e re tė
realizimit tė sigurisė evropiane dhe tė identitetit mbrojtės dhe
politikės evropiane nė praktikė.
AIM Junior Shkup, 16.04.2003
Bashkimi Evropian sot pėr herė tė parė nė historinė e ekzistimit tė saj
filloi njė operacion ushtarak, "Harmonia" nė Maqedoni, e cila zėvendėsoi
misionin e deritanishėm tė NATO-s "Harmonia aleate".
"Me dorėzimin e misionit tė NATO-s nė duar tė misionit tė BE-sė, hapet
njė kapitull i ri nė sigurinė evropiane", deklaroi sekretari i
pėrgjithshėm i NATO-s, lordi Xhorxh Robertson. Pranim- dorėzimi, tha
Robertson, ėshtė njė vazhdimėsi e bazuar ndėrmjet lidhjeve tė reja
institucioanale ndėrmjet BE-sė dhe NATO-s. Bashkimi Evropian do ta
vazhdojė punėn e filluar nga NATO-ja, tha Robertson. Ai shtoi se Aleanca
mbetet e angazhuar nė dhėnien e pėrkrahjes pėr trupat e BE-sė.
"Tri operacionet e NATO-s ishin tri suksese nė Maqedoni. Situata e
sigurisė ėshtė pėrmirėsuar nė mėnyrė progresive. Kjo ka qenė njė
pėrpjekje e pėrbashkėt e zakonshme e organizatave ndėrkombėtare,
qeverisė dhe popullit dhe njė nderim, vullnet i mirė i tė gjitha
bashkėsive", u shpreh sekretari i NATO-s. "Havier Solana dhe unė kemi
qenė njė ekip duke punuar nė ruajtjen e paqes kėtu", tha Robertson.
Sipas BE-sė, misioni "Harmonia" ka pėr qėllim qė tė japė kontribut tė
mėtejshėm pėr stabilizimin e kėtij vendi, i cili ėshtė njė parakusht pėr
implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit. "Qėllimi i misionit ėshtė qė
BE-ja tė kontribuojė nė vetėsigurimin e njė stabiliteti tė pėrhershėm
dhe kėshtu qė tė mos ketė mė nevojė pėr prani ndėrkombėtare ushtarake",
deklaroi Solana pas mbėrritjes nė Shkup. "Prania ushtarake e BE-sė vjen
edhe pėr t'i ēmuar lartė arritjet e NATo-s nė aspektin e sigurisė. Kjo
do tė kontribuojė qė tė kemi njė rreth tė qėndrueshėm dhe t'i mundėsojė
qeverisė qė tė implementojė Marrėveshjen e Ohrit, reformat e tjera
ekonomike dhe ta afrojė vendin me BE-nė", u shpreh Solana.
"Ndėrrimi i kompetencave nga NATO-ja te BE-ja pėr operacionin nė terren,
ėshtė njė demonstrim i rėndėsishėm pėr partneritetin tonė tė pėrforcuar.
Pėr dy organizatat tona porosia kyēe ėshtė: BE-ja vjen NATO-ja shkon,
por duke punuar sė bashku ne jemi mė tė fortė. Partneriteti me Bashkimin
Evropian ėshtė duke u forcuar. Kjo ditė shėnon fillimin e njė faze tė re
nė relacionet tona", tha Solana
Pas takimit me presidentin maqedonas, z. Solana tha se qėllimi kryesor i
marrjes sė misionit tė NATO-s nė Maqedoni nga ana e Forcave tė Bashkimit
Evropian pėr ndėrhyrje tė shpejtė ėshtė qė tė ndėrtohen marrėdhėnie mė
solide. Kjo, tha Solana, paraqet edhe njė hap tė rėndėsishėm pėr
Maqedoninė.
Ndėrkaq, kryetyari i Maqedonisė,Borisė Trajkovski nė kėtė rast tha se me
dorėzimin e NATO misionit forcave tė unionit evropian, Evropa hyn nė
fazėn e re tė realizimit tė sigurisė evropiane dhe tė identitetit
mbrojtės dhe politikės evropiane nė praktikė. "Nga pėrvoja ndihmėse mė
mirė mund ta pėrforcojmė sigurinė dhe stabilitetitn, demokracinė dhe
prosperitetin vetėm pėrmes pėrpjekjeve tė pėrbashkėta. Prania e forcave
tė unionit evropian nė Maqedoni paraqet edhe njė shenjė se ne tė gjithė
i takojmė bashkėsisė tė vlerave tė pėrbashkėta tė demokracisė, sundimit
tė drejtėsisė dhe tė ekonomisė sė tregut.nė kėtė kontekst arritja e
forcave tė UE-sė nė Maqedoni pėr mua simbolizojnė tre gjėra :e para
ėshtė se ky mision do ti pėrkrah pėrpjekjet tona pėr forcimin e
kapacitetit tonė me qėllim qė tė jemi nė pozitė qė vet tė sigurojmė paqė
dhe stabilitet afatgjatė. Si qėshtje e dytė ėshtė besimi qė e kemi ndaj
Unionit Evropian dhe si qėshtje e tretė ėshtė ambicja e vendit qė tė vė
marrėdhėnie mė tė afėrta me unionin Evropian nė tė gjitha lėmitė.Ambicja
jonė ėshtė anėtare nė Union dhe nė kėtė mision si dhe tentimet tona tė
pėrbashkėta pėr forcimin e stabilitetit e cila ėshtė njė hap pėrpara,
tha Trajkovski.
Ėshtė paralajmėruar se nė kuadėr tė misionit paqėsor "Konkordia" do tė
zbatohen detyra tė ngjashme siē kishte edhe NATO-ja. Pėrfaqėsuesit e
evroforcave paralajmėruan se ndryshim do tė ketė nė rritjen e numrit tė
ekipeve pėr vėzhgim tė 22, nė vend tė 18 ekipeve sa kishte deri tani.
Misioni ushtarak i BE-sė "Harmonia" do tė ketė 350 ushtarė nga 27 vende,
pėrfshirė kėtu edhe vendet qė janė anėtare tė NATO-s dhe qė nuk janė
anėtare tė BE-sė dhe vendet e ardhme anėtare tė BE-sė, si Turqia,
Kanada, Norvegjia, Islanda, Sllovenia etj.
Misioni do tė drejtohet nga komandanti francez Pjer Maral, i cili do tė
qėndrojė nė Maqedoni. Franca, e cila ka numrin mė tė madh tė ushtarėve
nė kėtė mision, do tė ketė 60 oficerė ndėrlidhės nė Shtabin e BE-sė dhe
qindra ushtarė nė 22 ekipe pėr lidhje, tė cilėt do tė jenė nėpėr
terrenet paskonfliktuoze nė Maqedoni.
Forcat e BE-sė do tė pėrdorin kapacitetet e NATO-s, pėr tė cilėn ėshtė
arritur marrėveshja ndėrmjet BE-sė dhe Aleancės. Pėr kėtė qėllim, BE-ja
pėr komandant tė misionit nė Maqedoni ka emėruar admiralin Rajner Fejst,
i cili njėkohėsisht ėshtė edhe komandant suprem i NATO-s pėr Evropė.
Shpėnzimet e misionit nuk do tė paguhen nga Komisioni Evropian, por nga
vetė vendet tė cilėt do tė kenė ushtarė nė kėtė mision, ndėrsa pėr
pajisjet, infrastrukturėn dhe shėrbimet mendihet se do tė shpenzohen
rreth 6. 2 milionė euro.
Nė rast rreziku, ushtarėt e BE-sė do tė mund tė tėrhiqen nga
helikopterėt "Ēinuk", ndėrsa na rastet mė tė vėshtira thuhet se do tė
kėrkohet ndihma nga trupat e KFOR-it nė Maqedoni dhe nė Kosovė.
Taibe BELULI
|
 |