AIM: start



SAT, 03 AUG 2002 12:09:11 GMT

Front kundėr Gjukanoviqit

Aleanca e Lidhjes Liberale dhe partive nga Koalicioni “Sė bashku pėr Jugosllavinė” solli tek raporti i ri i forcave: tani PDS dhe PSD pėrbėjnė pakicėn parlamentare, kurse zgjedhjet e reja, tė caktuar pėr 6 tetor pėr shumėkend do tė jenė “me qenė ose mos me qenė”.

AIM Podgoricė, 24.07.2002

"Ky ėshtė fillimi i fundit pėr Milo Gjukanoviqin”, ka vlerėsuar kryetarja e parlamentit malazez, Vesna Peroviq, pėrndryshe anėtare e udhėheqėsisė mė tė ngushtė tė Lidhjes Liberale tė Malit tė Zi. Shkak pėr kėtė deklaratė ishte votimi pėr ligjet mediale dhe zgjedhore qė mė parė i kishte propozuar Lidhja Liberale. Ligjet, falė koalicionit tė ri tė liberalėve dhe partive nga koalicioni “Sė bashku pėr Jugosllavinė”, u miratuan nga parlamenti malazez me shumicėn e votave.

Ishte ky demonstrimi i parė i hapur i forcės sė shumicės sė re parlamentare. Pas negociatave tė pasuksesshme PDS - LLMZ, krerėt e Lidhjes Liberale u pėrcaktuan pėr aleancė me “armiqtė e pėrbetuar” tė deridjeshėm - Koalicionin "Sėbashku pėr Jugosllavinė”. Marrėveshja pėr ndarjen e pushtetit nė nivel lokal u bė shumė lehtė: LLMZ fitoi nga “jugosllavėt” – gjithēka. Predrag Bulatoviqi, lider i PSP, e vėrejti mirė se ēelėsin pėr qėrim hesapesh me Gjukanoviqin ėshtė nė duart e Lidhjes Liberale independiste. Prandaj bėri ēmos qė tė realizonte kėrkesat e liberalėve dhe tė ndryshonte raportin e forcave nė parlamentin malazez.

Liderit tė PSP i shkoi pėr dore ajo qė mbase nuk e shpresonte: Lidhja Liberale nuk e kundėrshtoi kėrkesėn qė tė ngrinte ēėshtjen shtetėrore malazeze vetėm qė tė bėhej pjesė e luftės kundėr Gjukanovoqit.

Shumica e re parlamentare (koalicioni LLMZ – SJ ka 39 pėrkundėr 38 deputetėve tė PDS, PSD dhe partive shqiptare) shumė shpejt filloi me – siē theksoi Slavko Peroviq, zėdhėnės i LLMZ - "shpėrbėrjen e monopolit tė PDS-sė”. Pėr vetėm tre ditė nė Kuend kaluan njė sėrė ligjesh zgjedhore dhe mediale, qė shkaktoi valė reagimesh brenda Malit tė Zi, por edhe nė qarqet ndėrkombėtare.

Pėrndryshe, ligjet zjedhore nė masė tė konsiderueshme ndryshuan mekanizmat kontrollues ndaj vjedhjeve zgjedhore. Ėshtė interesant, megjithatė, qė opozita e tanishme u pėrcaktua pėr zgjidhjet pėrmes sė cilave pengohet kontrolli i procesit zgjedhor: u suspenduan kutitė e tejdukshme, u suspendua lista paralele qė mundėson tė shihet se a ka votuar dikush mė shumė se njė herė, i jepet shumė tė drejtė kryetarit tė kėshillit zgjedhor, i cili gati kur t’i kujtohet mund t’i ndėrpres votimet…

"Propozimet mbi kontrollin e procesit zgjedhor qė ne nė mėnyrė demokratike i pranuam nė vitin 2000, tani shumica e re parlamentare i suspendon, haptas duke u pėrgatitur pėr vjedhje zgjedhore", thotė Predrag Boshkoviē, zyrtar i PDS-sė. Koalicioni i ri kontrollon 15 komuna, me ēka i mundėsohet qė vet tė zgjedh kėshillat votues.

Mė sė shumti reagime zgjuan ligjet mediale. Shumica e re parlamentare menjėherė filloi me pėrpjekjet pėr kontroll tė plotė mbi mediumet. Me procedurė tė shpejtė u ndryshua pėrcaktimi pėr mėnyrėn e ndėrrimit tė kryeredaktorėve tė mediumeve shtetėrore (deri tani duhej dy e treta e kėshillit drejtues pėr ndėrrimin e kryeredaktorit, sipas ligjit tė ri mjafton mė shumė se gjysma). Natyrisht, LLMZ dhe Koalicioni “Sėbashku pėr Jugosllavinė” synojnė tė vendojnė njerėzit e tyre nė vendet kyēe nė shtėpitė mediale shtetėrore – televizion, radio dhe gazetėn e pėrditshme “Pobjeda”.

Por, ėshtė interesant se shumica e re parlamentare dėshiron kontroll mbi mediumet e pavarura. LLMZ pėrmes ligjit tė ri gati fshiu kufirin ndėrmjet mediave private dhe shtetėrore. Tė gjitha mediumeve (edhe private edhe shtetėrore) u ndalohet qė tė reklamojnė partitė nė fushatėn zgjedhore. Veē kėsaj mediumeve private u urdhėrohet: si, nė ēfarė sasie e gjatėsie dhe me ēfarė tekstesh u lejohet qė tė ndjekin fushatėn zgjedhore (sa intervista, reportazhe mbi mbartėsit e listave zgjedhore, ēfarė gjatėsie dhe ēfarė karakteri tė tekstit)!

Pėrmes marrjes sė mekanizmit tė kontrollit zgjedhor, si dhe masave drakonike ligjore pėr disciplinimin e mediumeve private, liberalėt dhe "jugoslavėt" tentojnė tė bėjnė “gjithēka qė ėshtė e mundshme” pėr tė rrėnuar pushtetin e tanishėm tė personifikuar nė Milo Gjukanoviqin dhe PDS-nė e tij. Dhe gjithė kėtė, siē thonė, pėr “demokratizimin e Malit tė Zi”. Megjithatė ėshtė ēėshtje se athua me ligje jodemokratike, qė u miratuan me forcėn e shumicės parlamentare, mund tė demokratizohet - Mali i Zi?

Prandaj, zgjidhjet mbi kontrollin e procesit zgjedhor dhe mediumeve kanė zgjuar reagime nė Mal tė Zi, por edhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Dhe jo vetėm nga ana e mė tė dėmtuarve PDS dhe PSD-sė, por edhe institucioneve tė pavarura.

Rade Bojoviq, analist i CEDEM-it (Qendra pėr demokratizim dhe tė drejta tė njeriut) vlerėson se me ligjet e ri thelbėsisht mohohet rendi demokratik dhe politik dhe shoqėria e lirė civile.

"Pėrmes propozimeve pėr ndryshimin e ligjeve zgjedhore: cenimin e rregullave kushtetuese vacatio legis (afatet pėr hyrje nė fuqi) pėrsa i pėrket shpalljes sė zgjedhjes, trajtimit konfuz dhe tė pabarabartė tė komisioneve zgjedhore, raporteve tė pabarabarta ndaj kandidatėve tė ndryshėm politik – janė zgjidhje tė papranueshme pėr rendin juridik, demokratik dhe politik”, thotė Bojoviq.

Dr Veselin Paviēeviq, ekspert pėrēėshtje tė problematikės zgjedhore pohon se ligjet e reja “janė cektėsi juridike, kurse shikuar politikisht – mundim i vėrtetė". Sipas Paviēeviqit, sheshazi shumica e re parlamentare, me ēdo ēmim, madje edhe duke cenuar standardet demokratike, dėshiron qė tė vijė nė pushtet.

"Por, kėshtu sistemi politik malazez hyn nė metodat e tė drejtės revolucionare, qė nuk mund tė shpie deri tek demokratizimi i shoqėrisė”, pėrfundon Dr. Paviēeviq.

Nė miratimin e Ligjit mbi mediumet ka reaguar edhe Zyra e Kėshillit tė Evropės, por edhe Zyra e OESB-sė. Uduke iu drejtuar drejtpėrsėdrejti kryetares sė Kuvendit Vesna Peroviqit, Kėshilli i Evropės reagon ashpėr se parlamenti malazez miraton ligje qė nuk janė nė pėrputhje me pikėpamjet e ekspertėve malazez dhe ndėrkombėtar (Nė procedurė kuvendore ishin njė sėrė ligjesh mediale qė ishin pėrpiluar sipas standardeve tė BE-sė, por shumica prej tė cilėve ishin refuzuar pėrmes votimit tė LLMZ dhe KJ).

Edhe shefi i misionit tė OESB-sė, Stefano Sanino, pas arritjes nė Podgoricė kritikoi kėto ligje tė miratuar. Ai tha se “nuk ka dėshirė tė gjykojė". Sanino theksoi se “do tė ishte e rėndėsishme qė tė mblidheshin tė gjithė pėrfaqėsuesit e partive parlamentare nė Mal tė Zi, qė mosmarrėveshjet ekzistuese tė zgjidheshin pėrmes marrėveshjes". Me fjalė tjera, Sanino i sugjeroi shumicės sė re parlamentare tė mos shkonte njė hap mėtej, por tė bėnte njė kompromis me tjerėt.

Edhe mė e ashpėr ishte komunikata e OESB-sė. "OESB-ja ėshtė e shqetėsuar nė veēanti qė disa ndryshime ligjore duket se janė tė motivuara politikisht dhe paraqesin largim tė dukshėm nga procedurat pėr arritjen e marrėveshjes dhe nė disa raste mund tė ndikojnė nė proceset zgjedhore qė janė nė vijim…”, thuhet mes tjerash nė komunikatėn e OESB-sė.

Ėshtė ēėshtje se athua liberalėt dhe “jugosllavėt” do ta respektojnė kėtė mesazh. "Ku ishte OESB gjatė dymbėdhjetė vjetėve tė fundit", pyeti Slavko Peroviq, zėdhėnės i LLMZ, duke paralajmėruar se koalicioni i ri liberalo – jugosllav nuk do tė distancohet nga mekanizmat e planifikuar tė kontrollimit tė procesit zgjedhor dhe kontrollit tė mediumeve shtetėrore dhe private.

Pra, pėr shumėēka kjo do tė shėnojė njė qėrim specifik i hesapeve politike. Kryetari Gjukanoviq bėri atė qė kishte mundėsi, pasi qė Kuvendi me votat e LLMZ dhe Koalicionit SJ ia shkurtoi mandatin vetvetes, shpalli zgjedhjet pėr 6 tetor.

Qė gjithēka tė jetė mė interesant, pėr herė tė parė opozita zyrtare shumėpartiake hyn nė procesin zgjedhor si shumicė parlamentare. Prandaj edhe rregullat e lojės kanė ndryshuar shumė shpejtė. Sėkėndejmi paradoksi i parė: Me mundėsinė pėr njė vjedhje nė zgjedhje dhe manipulim medial, opozita – si shumicė parlamentare – hesht dhe bėn punėn e vetė.

Ėshtė gjithashtu interesant se tani ka ardhur edhe deri tek rrireshtimi i forcave politike. Qė nga viti 1997 – nga konflikti ndėrmjet Momir Bulatoviqit dhe Milo Gjukanoviqit – linja e ndarjeve politike nė Mal tė Zi shoqėrohej nga linja e ndarjeve pėrsa i pėrket statusit shtetėror. Dihej para ēdo zgjedhjeje se nė njė anė do tė jenė independistėt (PDS, PSD dhe LLMZ) pėrkundėr pėrkrahėsve tė shtetit tė pėrbashkėt me Serbinė (PSS, PSP, PP, PPS...)

Me inkuadrimin e liberalėve nė kthetrat e Koalicionit “Sėbashku pėr Jugosllavi”, kjo “ndarje e pėrhershme” edhe mė thellohet. Liberalėt – me qėllim tė shmangies sė Gjukanoviqit nga pushteti – haptas ngrinė programin pėr Malin e Zi tė pavarur dhe iu bashkangjitėn deputetėve tė deridjeshėm tė Millosheviqit nga Koalicioni SJ.

Kthim prapa nuk ka dhe zgjedhjet e tetorit do tė jenė lojė pėr gjithēka ose asgjė. Nėse Gjukanoviqi, pasi qė liberalėt u vendosėn nė frontin kundėr tij, humb shumicėn nė parlament, atėherė ky do tė ishte fillimi i fundit tė tij politik. Nga ana tjetėr edhe LLMZ rrezikon. Rreshtimi me “jugosllavėt” nuk i ka fascinuar aq shumė ithtarėt e LLMZ dhe udhėheqėsia e liberalėve mund tė jetė e kėnaqur vetėm nėse ėshtė nė pozitė qė tė gjendet nė kreun e piramidės sė pushtetit. Por, nėse koalicioni me “jugosllavėt” nuk arrin deri tek ndarja e tortės sė ėmbėl tė pushtetit, LLMZ mund tė ketė probleme tė mėdha, kurse Peroviqi dhe Zhivkoviqi, nė kėtė rast, mund tė shohin me sytė e tyre shpėrbėrjen e partisė sė tyre.

Siē shihet mė sė paku rrezikon Koalicioni “Sėbashku pėr Jugosllavinė”. Atyre u ėshtė ofruar rasti i befasishėm qė sėrish tė tentojnė tė rrėzojnė Gjukanoviqin, me pėrkrahje tė LLMZ. Nėse nuk ia arrijnė kėsaj, ata do tė kenė satisfakcion se blloku malazez – PDS, PSD, LLMZ- pėrfundimisht ėshtė shpėrbėrė, pėrkundėr bllokut tė tyre “projugosllav”.

Megjithatė, nuk janė problem vetėm zgjedhjet e parakohėshme pėr jostabilitet. Pėrveē dramaticitetit politik, Mali i Zi jeton nė kohėn e kaosit juridik. Pa Qeverinė, e cila qė me dy prill ka humbur pėrkrahjen e LLMZ dhe legjitimitetin; pa Gjykatėn Kushtetuese qė ėshtė shpėrbėrė, me votat e koalicionit liberalo - jugosllav (nuk dėshiruan tė votonin pėr gjykatėsit e ri tė Gjyqit Kushtetues), dhe kush e di se kur do tė konsolidohet. Nuk duhet hequr nga mendja: rezultatet e zgjedhjeve mund t’i vėrtetojė vetėm Gjykata Kushtetuese e Malit tė Zi. Dhe si t’i vėrtetojė kur nuk ka gjykatės?

Veē kėsaj, pėrpara zgjedhjeve tė reja, ende nuk dihet se cili ligj zgjedhor do tė vlejė: athua ai qė e aprovoi koalicioni liberalo – jugosllav, ose, sipas mesazhit tė OESB, ishte nė fuqi nė vitin 2001 dhe nė kėtė vit?

Si vazhdimėsi e absurditeteve ia vlen tė theksohen edhe problemet rreth miratimit tė Marrėveshjes Kushtetuese. Ėshtė mė se e sigurtė se nėn presionin e bashkėsisė ndėrkombėtare, deri nė fund tė gushtit, kuvendi i tanishėm malazez do tė miratojė Marrėveshjen pėr bashkėsinė e re ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi.

Kush mund ta sqarojė: Athua Marrėveshja qė u miratua nga Kuvendi i shpėrbėrė i Malit tė Zi (!) do tė obligojė pėrbėrjen e re tė parlamentit? Ose, shiuar nė aspektin pragmatik: a dė tė dėshirojnė liberalėt, nėse vijnė nė pushtet sė bashku me koalicionin “Sė bashku pėr Jugosllavinė” , tė pranojnė Marrėveshjen dhe pėr tre vjet tė pėrcaktohen pėr pavarėsi, edhe pse pikėrisht pėr shkak tė marrėveshjes sė Beogradit ia ndėrprenė pėrkrahjen Qeverisė sė Vujanoviqit? A do tė dėshirojė, nga ana tjetėr, PSD e Krivokapiqit, nėse sė bashku me PDS-nė fiton shumicėn, qė tė zbatojė praktikisht Marrėveshjen edhe pse ishin kundėr miratimit tė saj?

Shumė pyetje dhe hamendje. Pėrkundėr gjithė kėtyre, edhe opozita edhe pushteti edhe bashkėsia ndėrkombėtare, pohojnė se pas 6 tetorit Mali i Zi do tė hapėrojė drejt stabilitetit. Mbetet qė t’u besohet fjalėve tė tyre.

DRASHKO GJURANOVIQ