AIM: start



MON, 15 APR 2002 12:53:38 GMT

Ngrica e pare ne marredheniet mes Tiranes dhe Beogradit

AIM Tirana, 15.04.2002

Ne Tirane shkaktoi habi reagimi i ashper i RFJ-se ndaj vizites se kryeministrit te Shqiperise Pandeli Majko ne Kosove me 6 prill. Kryeministri shqiptar e shprehu personalisht kete kur deklaroi me 8 prill se protesta jugosllave me shkakton vetem cudi. Ministria e jashteme e RFJ e shprehu protesten nepermjet nje deklarate ku akuzonte Tiranen pse nuk ka njoftuar paraprakisht per kete vizite Beogradin, pse e trajton Kosoven si nje shtet dhe pse ka nderhyre ne punet e brendeshme. Duke mos u mjaftuar vetem me kete proteste, edhe zevendeskryeministri i Serbise Nebojsha Covic beri disa deklarata te ashpra duke akuzuar Tiranen per provokim ndaj autoriteteve jugosllave. Madje autoritetet e Beogradit me kete rast protestuan edhe per nje marreveshje e nenshkruar per bashkepunimin midis Bankes se Shqiperise dhe Bankes se Kosoves, gje qe nuk e kishin bere per marreveshje te tjera te nenshkruara me pare mes Tiranes dhe Prishtines.

Nervozizmi i nendheshem qe ekziston ne marredheniet midis Shqiperise dhe RFJ-se doli me kete rast ne siperfaqe dhe Tirana reagoi me shpejtesi te pazakonte duke hedhur poshte nepermjet zedhenesit te Qeverise protesten jugosllave. Themi te pazakonte sepse Tirana deri tani nuk i ishte pergjegjur protestave te mepareshme te MPJ te RFJ-se, sic ishin protestat ne janar te ketij viti per incidente kufitare ne kufirin me Malin e Zi, te cilat nuk u provuan.

Qe pas hyrjes se trupave te Natos ne Kosove ne qershor te vitit 1999 dhe kur ajo u vu nen administrimin e OKB-se, ceshtja e vizitave te personaliteteve te larta shteterore nga vendet e ndryshme ka qene pelhura e kuqe per autoritetet e Beogradit. Qe nga presidenti amerikan, kancelari gjerman, kryeministri anglez, Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, e dhjetera ministra te jashtem kane vizituar Prishtinen pa asnje njoftim Beogradit. Gjate regjimit te Miloshevicit reagimi ishte kthyer ne nje rutine notash proteste, por me ardhjen e autoriteteve te reja demokratike u duk se tashme nuk ishte me ai sensibilitet ndaj vizitave te personaliteteve te huaja ne Prishtine. Gjate kesaj kohe ne Prishtine kane qene presidenti i Shqiperise Rexhep Mejdani, Kryeministri Pandeli Majko gjate mandatit te tij te pare me 1999 dhe ish kryeministri Ilir Meta dhe shume ministra te tjere. U duk sikur me nderrimin e regjimit ne Beograd kjo ceshtje do te ishte harruar. Mirepo me rastin e vizites se kryeministrit shqiptar ngjallet nje praktike e vjeter, ndonese Tirana e organizoi viziten nepermjet UNMIKU-ut dhe takimin e pare ne Prishtine Majko e zhvilloi pikerisht me shefin e UNMIK-ut M. Shtajner. Madje kur kryeministri Majko zhvilloi takimin me kryeministrin e Kosoves Bajram Rexhepi, ky i fundit kishte ne krah te tij ministrin e bujqesise dhe te pyjeve, i cili eshte nje serb perfaqesues i koalicionit te serbeve te Kosoves.

Nderkaq edhe vete UNMIKU e hodhi poshte protesten e Beogradit per kryeministrin Majko, duke ritheksuar se organizmi i vizitave te personaliteteve te larta nderkometare ne Kosove eshte nje kompetence eskluzive e tij.

Habia e tanishme e reagimit te ashper te Beogradit ndaj Tiranes shtohet edhe me shume kur mbahet parasysh se me 14 mars ne Kosove beri nje vizite zyrtare ministrja e jashteme e Shqiperise Arta Dade dhe nuk pati asnje reagim. Nuk duket i pavend mendimi se nuk eshte aq shume ceshtja se Shqiperia trajton Kosoven si nje shtet, por duket se ne Beograd po kerkohet nje shkak per t'i terhequr vemendjen Qeverise se re shqiptare. Kjo mund te quhet si ngrica e pare ne marredheniet mes dy shteteve qysh kur u rivendosen marredheniet diplomatike ne janar te vitit te kaluar, pas nje nderprerje prej dy vjetesh kur Miloshevici i preu marredheniet me Shqiperine dhe me shtetet kryesore te NATO-s, pas fushates ajrore mbi Serbi ne mars te vitit 1999. Dhe ne fakt pas nje periudhe te karakterizuar nga disa takime ne nivel te larte mes ish kryeministrit shqiptar Ilir Meta dhe atij serb Zoran Xhinxhic, dukej sikur ishte hyre ne periudhen e nje fare stabiliteti ne marredheniet mes dy vendeve.

Gjate nje viti pas rivendosjes se marredhenieve diplomatike, te dy kryeqytetet u duken sikur do te ishin ne gjendje te kapercenin ceshtjen e madhe dhe kryesore, qe qendron ne mes te rruges se marredhenieve dypaleshe, e cila eshte Kosova. Statusi i posacem i Kosoves si protektorat dhe administrim nderkombetar nga OKB-je dhe e ruajtur nga forcat paqeruajtese te komanduara nga NATO, iu duk se do te lejonte nje zhvillim me te madh te marredhenieve.

Mirpo ne te dy kryeqytetet ndodhen zhvillime te reja.Ne Beograd,pas zgjedhjeve parlamentare ne Kosove dhe me ashpersimin e perplasjes mes vijes nacionaliste te presidentit Koshtunica dhe vijes moderatore te kryeministrit Xhinxhic, u konstatua nje shtim i perpjekeve per te konfirmuar perkatesine e Kosoves brenda te RFJ-se. Kjo perpjekje apo rigjallerim i pretendimeve te Serbise mbi Kosove nuk u pa me sy te mire ne Tirane dhe kjo pati efektet e veta. Keshtu u shty disa here nje vizite e planifikuar ne Beograd e ish kryeministrit Ilir Meta ne dhjetor dhe ne janar, sepse ngritja e nje vale nacionaliste ne Beograd per Kosoven do te komprometonte nje afrim te nxituar te qarqeve zyrtare te Tiranes ne syte e popullit shqiptar ne Kosove.

Kryeministri Majko sapo erdhi ne muajin shkurt ne krye te qeverise se re shqiptare, hodhi nje dush te ftohte ne adrese te Begoadit me karaterizmin e bere per maredheniet shqiptare-jugosllave si "public relations". Ne fakt Majko i kushtoi nje prioritet te vecante marredhenieve mes Tiranes dhe Prishtines. Gjate vizites se tij ne Kosove ai i ofroi Kosoves ne menyre ekskluzive portin e Shengjinit qe ndodhet ne veri te Shqiperise, riaktivizoi projektin e tij te ndertimit te nje rruge qe lidh Prishtinen me portin me te madh te Shqiperise, Durresin, dhe beri te ditur projekte e marreveshje qe kane te bejne me energjine, transportin, turizmin, tregtine, bankat,etj.gje qe duket se ka patur ndikimin e vet ne reagimin e Beogradit.

Incidenti i tanishem ne marredheniet mes Shqiperise dhe RFJ-se, tregon se si Tirana ashtu dhe Beogradi nuk do ta kene te lehte, ne mos te pamundur, te zhvillojne marredheniet mes tyre, duke bere sikur ceshtja e Kosoves nuk eshte ne mes. Ndersa Beogradi po perpiqet te konfirmoje perkatesine mbi Kosoven, presidenti i Shqiperise Rexhep Mejdani e ka percaktuar disa here ne takimet e tij nderkombetare qendrimin e Shqiperise per nje Kosove si entitet i pavarur. Ne samitin e SEECP-se te zhvilluar ne Tirane me 28 mars u zhvillua nje lufte e ashper per deklaraten perfundimare, ku Shqiperia kundershtoi fort qe te shtohej pas emrit Kosove, edhe sigla RFJ. Mirepo pas marreveshjes mes Serbise dhe Malit te ZI, kur emri "RFJ" nuk do te ekzistoje me, automatikisht edhe referenca ne rezoluten 1244 te KS te OKB-se per Kosoven do te humbe vleren juridike. Dhe ky hendek qendrimesh dhe keto vale tensionesh ne marredheniet mes Shqiperise dhe RFJ-se nuk do te jete lehte te mbushet derisa Kosova te marre statusin e saj perfundimtar. Qe do te thote se optimistet e marredhenieve mes Tiranes dhe Beogradit do te duhet te presin edhe ca kohe.

ARJAN LEKA