AIM: start



WED, 27 MAR 2002 09:32:36 GMT

Shqipėria dėshiron kontakte mė tė afėrta me Kosovėn

Shqipėria ėshtė tepėr e kėnaqur me krijimin e organeve tė pushtetit nė Kosovė dhe zyrtarėt e saj tė lartė kanė nxituar tė shkojnė nė Prishtinė pėr tė vendosur kontakte zyrtare.

Tiranė, 26.03.2002.

Zgjedhjen e presidentit, kryeministrit dhe qeverisė sė Kosovės e ka pritur me lehtėsim jo vetėm komuniteti ndėrkombėtar qė e administron krahinėn, por edhe pushteti nė Tiranė, i cili posa ka dalė nga njė krizė dhe qė gjithsesi do tė ndikojė nė perspektivėn e tyre. Shqipėria luan njė rol vendimtar nė Ballkan ose nė Europėn Juglindore, siē ka qejf bota ta quajė nė kėtė moment. Roli i saj ishte vėrtet vendimtar nė shmangien e shpėrthimit tė krizave tė paradokohshme nė regjion, siē janė ato nė Kosovė e Maqedoni. Por, pėr fat tė keq, i mungonte njė vetėrespekt gjegjės, po edhe fėrkimet e brendshme e penguan nė ecjen pėrpara.

Tirana provoi para komunitetit ndėrkombėtar se mund ta tejkalojė krizėn e pushtetit, por edhe se mund tė vazhdojė tė luajė rolin e saj paqedashės dhe ndėrmjetėsues nė Ballkan, si dhe ta tėrheqė vėmendjen e botės dhe biznesit botėror nė regjion.

Ministrja shqiptare e punėve tė jashtme, Arta Dade, e vizitoi javėn e kaluar Kosovėn pėr t'u takuar atje me zyrtarėt e posazgjedhur dhe pėr t'ua pėrcjellė interesimin e madh tė Tiranės pėr vendosjen e kontakteve mė tė afėrta dhe zyrtare midis dy kryeqytetesh, qė do tė duhej tė ishte me interes tė pėrbashkėt.

Pse Shqipėria ėshtė aq shumė e interesuar pėr krijimin e institucioneve tė reja nė Kosovė? Mos ėshtė kjo vallė pėr shkak tė idesė mbi Shqipėrinė e Madhe? Ose bėhet fjalė pėr ndonjė gjė tjetėr? Absolutisht nuk behėt fjalė pėr kurrfarė Shqipėrie tė Madhe. Kjo nuk ekziston nė kokat e shqiptarėve. Pėr kėtė flasin mė shumė shtypi dhe burimet joshqiptare.

Shqiptarėt nga tė dy anėt e kufirit shpesh janė tė befasuar kur dėgjojnė pėr synimin e tyre, dhe kjo ėshtė njė gjė pėr tė cilėn ata as qė mendojnė. Pėr mė tepėr, ata e dinė qė nė kėtė moment prapavija e tyre ekonomike nuk do ta mbėshteste kėtė ide. Dhe mbi tė gjitha, ata e dinė qė bota nuk e pėrkrah njė ide tė tillė. Kjo do tė thoshte qė tė ndryshojnė edhe kufij tė tjerė, qė ėshtė e papranueshme pas aq luftėrash nė regjion dhe nė kohėn kur diktatori i fundit nga regjioni, Sllobodan Millosheviq, po gjykohet pėr kėto luftėra. Mbėshtetja e kėsaj ideje nuk do t'i ndihmonte vėllezerit e tyre nė Maqedoni, as zgjidhjen definitive te konfliktit tė tyre. Kjo do t'i bėnte ekstremistėt edhe mė ekstremė, nė tė dyja anėt, dhe do ta ngadalėsonte interesimin ekonomik pėr regjionin. Nė kėtė moment shqiptarėt nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Maqedoni dhe gjetiu kanė probleme tė tjera tė nxehta qė duhet zgjidhur, siē ėshtė ekonomia, menaxhimi dhe tė ngjashme.

Tani kur Kosova e ka qeverinė e saj, shqiptarėt mund t'i hedhin poshtė shumė zėra mbi paaftėsinė e tyre pėr tė krijuar shtet.

Kosova ka treguar aftėsi shtetformuese me krijimin e pushtetit lokal qė funksionon tani e dy vjet. Ka dhėnė njė shembull tė mirė edhe nė zgjedhjet e pėrgjithshme vitin e shkuar. Por, ngrirja e bisedave rreth ndarjes sė funksioneve nga grupacionet politike kosovare ka pėrkujtuar nė njė mėnyrė tepėr tė pazakontė nė pėrvojėn e vet Shqipėrisė nė periudhėn post-komuniste.

Do duhej pranuar, ndėrkaq, se politikanėt kosovarė nuk e kanė ende ēelėsin e duhur pėr politikėn e demokracive perėndimore. Ata ende i vendosin interesat e veta personale mbi ato nacionale. Ende nuk mendojnė nė masė tė duhur pėr ardhmėrinė dhe ende e kritikojnė shpesh njėri-tjetrin para botės, duke bėrė pėrpjekje qė ashtu ta ngrejnė prestigjin personal, duke mos parė qė njė gjė e tillė ėshtė e dėmshme pėr tė gjithė ata, por mė sė shumti pėr popullin e tyre.

Ky ėshtė njė emėrues i pėrbashkėt pėr politikanėt shqiptarė dhe jo vetėm nė Kosovė, por posaēėrisht edhe nė Shqipėri dhe Maqedoni. Derisa pėr Kosovėn do tė ishte e mirėseardhur ndihma nga Tirana pėr zvogėlimin e tensioneve politike, Tirana ishte vetė e preokupuar me pėrplasjet e ashpra politike qė e sollėn dorėheqjen e qeverisė. Flitej qė Maqedonia ėshtė nė prag tė njė lufte tė re gjatė kėsaj pranvere. U pa qė kjo s'ishte e vėrtetė.

Tė gjitha kėto pėr njė perėndimor do tė mund tė kishin domethėnien se shqiptarėt e kanė tė vėshtirė tė pajtohen edhe me njėri-tjetrin, e jo mė ta bėjnė njė gjė tė tillė me tė tjerėt. Kjo do tė thotė se ata do tė mund t'i konsideronin shqiptarėt si njė problem afatgjatė nė regjion, diēka qė po ashtu nuk ėshtė e vėrtetė. Mirėpo, tė jemi tė sinqertė, opinioni pėr shqiptarėt nė kėtė ēast nė botė nuk ėshtė edhe aq i mirė.

Ministrja Dade bisedoi me liderėt e rinj kosovarė pėr mėnyrat e vendosjes sėė kontakteve normale, por mė tė afėrta, nė ekonomi, turizėm, arsim dhe kulturė. Ky ishte njėri ndėr qėllimet e vizitės sė saj.

Qėllimi i dytė, dhe me siguri mė i rėndėsishmi nė kėtė moment, ishte ftesa dorėzuar atyre pėr ta vizituar Tiranėn. Dėshiruan ata ose jo, Tirana ėshtė kryeqyteti i vendit tė tyre amė dhe rolin e Tiranės, pėr dallim nga Prishtina, bota mund ta shikojė me dashamirėsi. Liderėt e Kosovės nuk do tė duhej tė harronin qė Tirana ėshtė po ashtu edhe kryeqytet i shqiptarėve, vėllezėrve tė tyre qė i kanė hapur shtėpitė e tyre pėr t'i pranuar refugjatėt tre vjet mė parė.

Kjo nuk do tė thotė se Tirana dhe populli i saj janė mė superiorė se Prishtina. Por, politikanėt nga tė dyja anėt e kufirit, posaēėrisht presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, do tė duhej ta harronte qėndrimin e tij personal. Ėshtė e vėrtetė qė Rugova nuk ėshtė nė marrėdhėnie tė mira me Partinė Socialiste, e cila ėshtė nė pushtet nė Shqipėri dhe qė disa herė e ka refuzuar ftesėn nga Tirana. Madje, ka refuzuar edhe tė takohet me zyrtarėt mė tė lartė tė Tiranės gjatė vizitave tė tyre nė Kosovėn e pasluftės.

Ėshtė e nevojshme qė njė qėndrim i tillė tė tejkalohet, po kjo nuk do tė thotė se ata duhet ta duan njėri-tjetrin posikur dy tė dashuruar nė shikim tė parė. Ėshtė e nevojshme qė tė dyja palėt ta pranojnė njėra-tjetrėn dhe tė vendosin kontakte tė rregullta pa marrė parasysh cilat parti janė nė pushtet nė tė dy kryeqytetet.

Presidenti shqiptar, Rexhep Meidani, e ka pėrshėndetur zgjedhjen e Rugovės me njė telegram qė ia ka dėrguar nė emėr tė tij dhe nė emėr tė popullit shqiptar. Dhe natyrisht, Rugova nė pėrgjigjen e tij do tė flasė gjithashtu nė emėr tė popullit tė Kosovės. Meidani ka thėnė qė shpreson se do tė takohet me kolegun e tij, Rugovėn, pėr tė biseduar rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me tė dyja palėt, pėr ta pėrshpejtuar bashkėpunimin e ri midis Shqipėrisė dhe Kosovės nė tė gjitha fushat.

Kėsaj radhe Rugova nuk do tė guxonte tė thotė jo.

Ministrja Dade ua ka dorėzuar gjithashtu ftesat, por ka marrė pėrgjigje pozitive (tė paktėn sipas asaj qė raporton shtypi shqiptar) vetėm nga kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, i cili i pėrket Partisė Demokratike tė Kosovės, tė njohur pėr faktin se ėshtė nė marrėdhėnie tė mira me Socialistėt shqiptarė qė janė nė pushtet.

Politikanėt nė tė dyja anėt do tė duhej tė mendonin mė shumė pėr tė ardhmen. Kryeministri i Shqipėrisė, Pandeli Majko, njeriu i cili e ka udhėhequr vendin edhe gjatė luftės nė Kosovė, i ka konsideruar zgjedhjet nė Kosovė si ngjarje tė njė rėndėsie historike tė posaēme, qė treguan se populli kosovar dhe udhėheqėsit e tij dinė tė qeverisin me vendin e tyre bashkė me UNMIK-un dhe ta shpiejnė Kosovėn drejt jetės normale dhe zhvillimit.

Sundimi i paqes nė Shqipėri dhe nė Kosovė do tė thoshte njė ardhmėri mė e mirė pėr tė dyja palėt. Ajo do tė thotė mė shumė pėrfitime ekonomike edhe pėr njėrėn edhe pėr palėn tjetėr. Majko ishte ai i cili e ndėrmori nismėn pėr rikonstruktimin dhe ndėrtimin e rrugės sė re midis Tiranės dhe Prishtinės pas luftės sė vitit 1999. Nisma ėshtė pėrsėritur dhe para pak kohėsh ėshtė bėrė prioritet i qeverisė pėr Shqipėrinė. Tirana e pret vendimin e Bankės Botėrore pėr fituesin e konkursit pėr $ 700 000, qė tė fillohet ashtu me bėrjen e projektit. Kjo lidhje e re do tė sillte pėrfitime, sepse nėpėrmjet Shqipėrisė hyhet nė Korridorin 8, ndėrsa Kosova pėr tė do tė pėrfaqėsonte portėn pėr Evropėn Qendrore. Duket qė ajo do tė kushtojė mė shumė se njė gysmė miliarde dollarė, por ėshtė e sigurt qė bota do ta japė tė paktėn njė pjesė tė kėsaj shume. Italia tashmė e ka paralajmėruar se do tė marrė pjesė nė financimin e saj. Por, nėse shqiptarėt bėjnė vetė pėrpjekje, ata do tė mund ta ndėrtonin atė shumė mė herėt. Do tė mund t'i mblidhnin paratė, ndėrsa ka patur edhe premtime tė njerėzve afaristė nga diaspora shqiptare.

Nuk ka shumė para nė asnjėrėn anė tė kufirit qė tė jenė investuar nė vendin tjeter. Nė botėn e jashtme ka rreth njė milion shqiptarė, mė shumė nga Kosova, tė cilėt kanė emigruar para mė shumė se 30 vjetėve. Ata do tė mund tė investonin nė vendet e tyre.

Duket qė Shqipėria dhe Kosova po ballafaqohen me sfida identike. Zhvillimi i ekonomisė ėshtė njėra nga ato qė do ta bėnte jetėn e popullit mė tė mirė dhe do tė ndalej ashtu ikja e tyre nė anėn tjetėr tė Adriatikut me barka tė shpejta dhe tė rrezikshme. Krijimi i njė mjedisi tė sigurt do tė thoshte edhe njė derdhje mė e madhe e kapitalit tė huaj dhe njė perspektivė mė tė ndritshme.

Administratori i Kosovės, Michael Steiner, ka thėnė se njė sfidė tjetėr serioze ėshtė qė Kosova tė bėhet njė vend i sigurt pėr tė gjithė, duke menduar te serbėt dhe minoritetet tjera. Ministrja Dade ėshtė takuar me liderėt serbė gjatė vizitės sė saj nė Prishtinė, qė nė Perėndim mund tė konsiderohet si njė shenjė e mirė. Shqipėria do tė mund tė luajė njė rol tė rėndėsishėm rreth kėtyre ēėshtjeve. Pėr mė tepėr, ky do tė ishte njė shembull, sinjal dhe pėrpjekje qė mė nė fund tė zgjidhet situata edhe nė Maqedoninė fqinje.

Nė kėtė moment politikanėt shqiptarė, kudo qė tė jenė, do tė duhej tė ishin tepėr tė kujdesshėm dhe tė shikojnė pėrpara. Tani para tyre qėndron edhe marrėveshja midis Malit tė Zi dhe Serbisė, me ēka ėshtė vėnė pikė mbi ish-Jugosllavinė. Disa shqiptarė ndoshta mendojnė: "Ky ėshtė fundi i Jugosllavisė. Pra, nuk ka mė Rezolutė 1244 tė Kombeve tė Bashkuara qė e pėrfshinte Kosovėn nė Serbi, d.m.th. ky ėshtė fundi i sundimit serb dhe kjo do tė thotė liri pėr Kosovėn."

Gjėrat nuk janė aq tė lehta dhe tė thjeshta. Pas zgjedhjes sė liderėve tė rinj nė Kosovė Steiner ka deklaruar se "ne jemi tani nė Evropė dhe Kosova ėshtė pjesė e Evropės. Do tė duhej tė bashkėpunojmė ashtu qė tė mos krijohet njė vakuum, por qė Kosova tė bėhet pjesė e strukturave stabilizuese nė Evropė."

Brukseli ia ka tėrhequr vėrejtjen Tiranės edhe lidhur me fėrkimet e saj tė brendshme duke ia bėrė me dije se nuk mund tė bėhet pjesė e demokracisė perėndimore nė Evropė pa ndryshuar qėndrimin dhe konceptin pėr demokracinė e brendshme.

E gjithė kjo do tė thotė se shqiptarėt duhet tė ulen, tė qeverisin me vendet e tyre dhe tė mendojnė rreth asaj se si tė bėhen pjesė e Evropės sė integruar. Pėr kėtė duhen mė shumė pėrpjekje, punė, para, pajtim, imagjinatė dhe, para sė gjithash, menēuri.

AIM Tiranė, Llazar SEMINI