 |
WED, 27 MAR 2002 12:28:26 GMT
Qeveria e Racanit perjeton krize
AIM Zagreb, 17.03.2002.
Qeveria e Koalicionit e Racanit shkon metej, kurse zgjedhjet e
parakoheshme qe para nje muaji ishin ne kokat e zgjedhesve kroat jane
terhequr ne pozicionet rezerve. Kriza me e madhe qeveritare u nderpre
pas seances maratonike te koordinimit te kryetareve te pese partive ne
koalicion rreth ndryshimeve kadrovike ne Qeveri, ndryshimeve ne
marreveshjen e Koalicionit dhe pajtueshmerine e programeve mbi veprimin
e Qeverise deri ne fund te mandatit te saj. Krizen ne Qeveri e shkaktoi
Partia social-liberale e Kroacise ne krye te se ciles para nje muaj u
kthye Drazhen Budisha, pasi qe kah mesi i vitit te kaluar kishte dhene
doreheqje si kryetar i kesaj partie, sepse kishte qene kunder vendimit
te shumices se koalicionit mbi dorezimin e gjeneraleve Ademi dhe
Gotovina per ne Gjyqin e Hages, ku akuzohen per pergjegjesi komandimi
rreth krimeve te luftes qe i ka bere Ushtria Kroate ne aksionet ne
Medacki xhep dhe Oluja (Stuhia).
Menjehere pas rizgjedhjes kryetar i HSLS, Drazhen Budisha dhe
bashkemendimtaret partiake kerkuan ridefinimin e raporteve ne koalicion
dhe ndryshimin e perberjes se ministrave te HSLS ne Qeveri. Para se
gjithash, kerkuan qe Budisha te hynte ne Qeveri dhe ta merrte postin e
zevendes kryeministrit, post te cilin para dy vitesh e kishte gjithashtu
nje nga HSLS-ja Goran Graniq. Graniq u akuzua ne parti se ua kishte
kthyer shpinen te huajve, gjegjesisht se ishte bere i degjueshmi i
kryeministrit Racan, qe me se shumti u shprehen ne raportet e Qeverise
me Gjykaten e Hages, per cka ai ishte kooperativ. Pervec Graniqit, HSLS
kerkoi edhe nderrimin edhe te tre anetareve tjere ne Qeveri nga
gjithsejt gjashte. Nga Qeveria duhej te dilnin ministri i shkences dhe
teknologjise Hrvoje Kraljeviq, ministri i bujqesise Goranko Fizhulic dhe
ministri i tregtise dhe lidhjeve Alojz Tushek. Oferte per te qendruar ne
Qeveri kishin ministri i mbrojtjes Jozo Radosh dhe ministri i
shendetesise Andro Vlahushiq. Radosh me siguri se kishte qene edhe
kunderkandidat i Budishes brenda vete partise, prandaj nderrimi i tij do
te transmetohej ne opinionin publik si hakmarrje, kurse Vlahushiq ishte
zgjedhur minister i shendetesise, pasi qe kishte dhene doreheqje
ministrja, kurse per nderrimin e tij nuk kishte shume argumente.
Per levizjen masovike te ministrave te HSLS-se ne Qeveri, natyrisht, te
paret reaguan vete ata. Duke dhene doreheqje kolektive ata u kercenuan
se do te aktivizonin mandatet e tyre perfaqesues dhe do te formonin ne
parlament fraksionin e tyre dhe keshtu do te pengonin qellimet e
bashkemendimtareve partiak te Budishes. Veprimi i ketille shkaktoi
plasaritje tek deputetet e HSLS-se ne Kuvend, sepse nje pjese e tyre iu
kthye anes se ministrave, qe si perfundim krijoi edhe nje ndarje te
partise. Uje ne mullirin e ministrave te HSLS-se filloi te leshoje edhe
kryeministri Racan dhe partia e tij SDP. Duke reaguar ne kerkesen e
Budishes per nderrimin e ministrave te HSLS-se, Racani kerkoi
prononcimin e te gjithe partnereve te koalicionit ne programet dhe
projektet qeveritare ku kishin punuar ministrat e HSLS-se. Qellimi i
Racanit ishte i qarte: Nese partneret e koalicionit perkrahin programin
dhe projektet e Qeverise, atehere eshte i pakuptimte nderrimi masovik i
ministrave te HSLS-se dhe kjo behet si nje hakmarrje e udheheqesise se
re te HSLS-se kunder kundershtareve bashkepartiake. Nese HSLS-ja dhe
eventualisht ndonje parti ne koalicion nuk perkrah projektet qeveritare,
atehere koalicioni nuk ka kuptim dhe duhet qe te shpallen zgjedhje te
reja.
Ne nderkohe hulumtimi i opinionit publik tregoi se rezultatet e
zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare perafersisht do te ishin te
ngjashme me ato te para dy viteve, qe ishte e qarte se edhe pas mbajtjes
se tyre do te duhej te krijohej qeveri e koalicionit, e cila do te
perbehej ose nga SDP-ja ose nga HDZ-ja, si dy parti me te medha.
Partneret e tanishem te koalicionit te SDP-se (HSLS, HSS, HNS dhe LS)
duhet qe tani te vendosin se a deshirojne t'ia kthejne shpinen Racanit
dhe te luajne ne karten per nje koalicion me HDZ-ne, kurse kjo e dyta
tek zgjedhesit e tyre, qe ende e kujtojne se perse para dy vitesh votuan
kunder HDZ-se, do te shkaktonte nje abstenim masovik ne zgjedhje dhe
shperndarje te votave te tyre tek parti te tjera. Hulumtimet treguan se
votuesit do ta denonin ate parti qe do ta konsideronin si fajtore per
renien e koalicionit dhe qe do te shkaktonte zgjedhje te shtrenjta dhe
te panevojshme. Per shkak te kerkeses per nderrim masovik te ministrave
te tij, opinioni e pa fajtorin tek Drazhen Budisha dhe HSLS-ja, kurse
prej se negociatat ne koalicion tejkaluan muajin, partite tjera te
koalicionit nuk mund te benin gjume te rehatshem, sepse gjithnje e me
teper shtohej pakenaqesia ne mesin e votuesve per shkak te plasaritjeve
nderpartiake dhe mosaftesise per te gjetur dalje nga kriza, qe shkaku i
mosmarreveshjeve se kush nga HSLS-ja ne te ardhmen do te jete minister e
kush jo, me te drejte u quajt si "krize kolltuqesh".
Frika nga zgjedhjet dhe zemerimi i votuesve, shtyri partneret e
koalicionit qe pas bisedave te zjarrta, nderprerjeve te herepashershme
te negociataave, prononcimeve te ndara te lidereve partiak, kritikave
mediale dhe inskenimeve, me ne fund te arrinin deri tek marreveshja e
kompromisit qe sillte dic per te gjithe. Drazhen Budisha do te hyje ne
Qeveri dhe do ta marre postin e zevendeskryeministrit, por edhe Goran
Graniq do te mbetet ne Qeveri si nenkryetar i saj jopartiak, i cili do
te vazhdoje te merret me punet rreth bashkepunimit me Gjykaten e Hages.
Ne Qeveri do te mbeten edhe tre ministrat e deritanishem te HSLS-se:
ministri i mbrojtjes Radosh, ministri i shkences Kraljeviq dhe ministri
i shendetesise Vlahushiq. Do te dalin ministri i bujqesise Fizhuliq dhe
ministri i tregtise dhe lidhjeve Tushek, te cilin qe nga vera e kaluar
organizata rajonale partiake e kishte debuar nga HSLS-ja. Racani u
perpoq qe edhe ministri Fizhuliq te mbetej ne Qeveri deri kah fundi i
muajit te peste, deri kur Kroacia duhet qe te pranohet ne CEFTA, per cka
Fizhuliq kishte punuar me se shumti, por vete Fizhuliqi nderpreu dilemat
rreth fatit te tij dhe aktivizoi doreheqjen e parevokueshme.
Permes marreveshjes se kompromisit rreth nderrimit te perberjes se
Qeverise, partneret e koalicionit arriten pajtim rreth Marreveshjes se
koalicionit, qe u perforcua me koncensusin, sepse kontestet rreth
ceshtjeve thelbesore ne te ardhmen do te zgjidhen me dy te tretat e
votave te partnereve te koalicionit, qe do t'i detyroje permes
kompromisit dhe argumenteve te ndersjellta te arrijne marreveshje dhe te
realizojne projektet dhe punet e perbashketa. Me insistimin e Racanit te
gjithe partneret e koalicionit, pese ne numer, perkrahen publikisht
Programin Qeveritar dhe njezet projektet qe ishin menduar dhe kishin
filluar te realizoheshin ne mase te konsiderueshme gjate dy viteve te
kaluara. Pajtueshmeria e arritur programore do te thote se Qeveria e
Racanit edhe me perberje te ndryshuar, me Budishen si zevendes
kryeminister, duhet qe te shkoje te njejtes udhe si deri me tani. Mes
tjerash kjo ka te beje edhe me bashkepunimin me Gjykaten e Hages, sipas
receptit te deritanishem, raportet me fqinjet, FMN-ne dhe Banken
Boterore, gjithashtu edhe privatizimin e ndermarrjeve tjera shteterore
dhe publike qe do te realizohet ashtu sic i ka paramenduar Qeveria,
kurse e gjithe kjo kishte shkaktuar rezistence tek nje pjese e
partnereve te koalicionit shkaku i "krizes se kolltuqeve" ne Qeveri.
Kur ne ditet e ardhshme duhet te zbatohet gjithe ajo qe u arrit permes
marreveshjes se partnereve te koalicionit, pas nje muaji te zjarrte
mospajtimesh, do te behet e qarte se kujt dhe perse i duhej e gjithe
kjo. Dukej se Qeveria e Racanit gati ishte e rrezuar, kurse Kroacia
ishte para zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare vetem qe Drazhen
Budisha te behej zevendes kryeminister, qe dy ministra te HSLS-se te
nderroheshin dhe permes marreveshjes ne koalicion partneret e
koalicionit edhe njehere te prononcoheshin ne kishin pajtim rreth punes
qe ben Qeveria dhe qe planifikon te beje. Kjo do te ishte shume zhurrme
per asgje. Tani ka filluar perzierja e re e ne skenen politike kroate
dhe ka filluar kerkimi i partnereve te ri te koalicionit te ardhshem.
Pese partneret e tanishem te koalicionit lundrojne ne te njejten barke,
por qe tani kane filluar te bejne llogarite se me ke do te lundrojne pas
zgjedhjeve te ardhshme. Natyrisht, para se gjithash, ata mendojne se si
te mbeten mes atyre qe do te vazhdojne te qeverisin me Kroacine.
ZORAN DASKAALOVIQ
|
 |