AIM: start



THU, 21 MAR 2002 12:09:39 GMT

Unioni i Serbise dhe Malit te Zi

Nga negociatat e mbeshtjellura me mister te plote dhe hamendje eshte e qarte se per shtetin federal bien kembanat dhe se nuk ka veshtiresi per pavaresine ne Podgorice. Pushteti aktual ne Serbi me shume priret ndaj interesave sesa per shkaqe emotive apo imperialiste sikurse ne dhjetevjecarin e kaluar. Per keto fakte Bashkesia Evropiane ne te ardhmen doemos duhet te mbaje me shume llogari.

AIM, Beograd,9.3.2002.

Pas Jugosllavise se Mbretit Aleksander, Marshal Titos edhe asaj - per paketim xhepi - te Sllobodan Millosheviqit, ne rradhe eshte Jugosllavia e katert e ish-sekretarit te pergjithshem te NATO-s dhe Perfaqesuesit te Larte te Bashkesise Evropiane Havier Sollanes.

Pas takimit te 21 shkurtit ne Pallatin e Federates ne Beograd, askush nuk ishte i disponuar per ta marre fjalen - as ndermjetesuesi, as kryetaret e shtetit federal dhe Malit te Zi - Vojislav Koshtunica dhe Milo Gjukanovici. Vetem kur aterroi ne Bruksel, Solana deklaroi se mesi i marsit eshte afati i fundit per rregullimin e raporteve ndermjet Serbise dhe Malit te Zi dhe se ne Beograd eshte realizuar "nje perparim i gjere politik".

Pastaj - "jozyrtarisht", "nga burime te mireinformuara", "nga qarqe te aferta..." - filloi kudo te perfolej plani vijues i Solanes: ne vend te RF Jugosllavise shteti i ri te quhet Unioni i Serbise dhe Malit te Zi; nuk do te ekzistonte as kryetari i Unionit, as kryeministri; Keshilli ministror do te kishte kater ministri te perbashketa - te mbrojtjes, te puneve te jashtme (shefi i diplomacise do te behej me rotacion per cdo vit), te integrimit ekonomik dhe tregtise se jashtme; ne Kombet e Bashkuara do te kishte vetem nje karrike, por do te kishte paritet ne organizatat nderkombetare, institucionet finansiare dhe perfaqesite diplomatike; edhe Serbia edhe Mali i Zi do te kishin dogana te ndara, sisteme tatimore dhe politike te jashtme, por do te mbetej servisimi solidar i borxheve nderkombetare, nese njera republike nuk paguan detyrimet e veta, nuk do te thote se eshte e detyruar qe kete ta beje tjetra; Mali i Zi mund ta mbaje euron, kurse paralelisht perdorimi i dinarit do te mbetej i hapur si dhe ceshtja e Ushtrise - ne loje jane edhe forca te vecanta te armatosura, por obligimi ushtarak te behet ne republiken amze; perfundimisht, e gjithe kjo, pas tre vjetesh te vertetohet ne referendum.

Nje psheretime e rende u leshua ne Beograd. Nese kjo paraqet maksimumin e kompromisit ne procesin maratonik negociator, opinioni me te drejte ka pyetur perse atehere edhe duhej biseduar. Duket se ndonje lloj i shtetit te perbashket flijon permbajtjen e tij, gjithnje me paragjykimin se Serbia ka nevoje patologjike qe me cdo kusht te mbetet me Malin e Zi. Jozyrtarisht pohohet se Gjukanoviqi ka pasur planin e Solanes shtate dite para 1 shkurtit, kurse kreu i shtetit federal e ka pare vetem diten e takimit.

Ministri i finansave ne Qeverine e Serbise Bozhidar Gjelic dhe guvernatori i Bankes Popullore te Jugosllavise Mladan Dinkic, jane pjese e atyre qe nuk mund te permbahen dhe te paret komentojne keto informacione jozyrtare."Shteti i perbashket i Serbise dhe Malit te Zi, sipas formes se propozuar nga Havier Solana, do t'i ngjante nje Frankeshajni ekonomik sepse eshte e pamundshme te garantohet tregu i perbashket dhe qarkullimi i lire i mallrave dhe sherbimeve pa nje dogane te perbashket. Praktikisht do te ishte poligon per kontrabande", tha Gjelic."Nje shtet me cdo cmim, me dy valuta, me dy sisteme te ndara te tregtise me jashte dhe regjim tatimor e doganor, nuk do te kishte kuptim as per Serbine, as per kurfare shteti tjeter", theksoi Dinkic.

Keta dy ekonomiste pajtohen se propozimet e theksuara jane te papranueshme: "ose do te gjendet zgjidhje per nje federate funksionale - nje sistem doganor, nje monete, pjesemarrje te perbashket ne Unionin Evropian dhe harmonizim te pershkallezuar te rregullave - ose do te jene dy shtete te vecanta ku do te udhetohet pa viza, por qe cdo kamion ne kufi do te paguaje doganen" (Gjelic), gjegjesisht "ose Solana duhet qe te ndryshoje qendrimin ose Bashkesia Evropiane duhet te nderroje negociatorin" (Dinkic).

Nuk ka nevoje te njihet etajisht pejsazhi i ketushem politik qe keto deklarata te mos komentohen si qendrim i Qeverise se Serbise. Vete kryeministri Zoran Gjingjic njoftoi opinionin publik se prioritetet e tij jane tregu dhe dogana e brendshme dhe Serbia te kete te drejte qe te formesoje dhe si propozim te shpreh qasjet e veta per raportet e ardhshme me Malin e Zi. Por keshtu arrihet deri te kuadrati i koalicionit qeveritar, Opozites Demokratike te Serbise (DOS).

Duke folur ne Kuvendin kryesor te Partise Demokratike te Serbise (PDS) kryetari i kesaj partie dhe i RF te Jugosllavise Vojislav Koshtunica tha se gjysma e tekstit qe ka te beje me negociatat me Solanen "paraqet genjeshter te vertete, kurse nje e treta eshte e predimensionuar dhe e komentuar jo me qellime te mira". Pastaj u hodh drejt kritikuesve nga ODS: se u bejne obstruksion negociatave, se platforma malazeze mbi redefinimin e marredhenieve nga viti 1999 ne opoziten e atehershme u vleresua negativisht vetem nga PDS-ja, "se ndonje nga ata qe kerkuan strehim ne Mal te Zi para bombave te NATO-s dhe masave millosheviqiane autokratike",ndihmuan ne krijimin e politikes specifike ekonomike te Malit te Zi, "morren pjese ne ceremonialin kanunor te kishes se papranuar", tani menjehere filluan te parashtrojne pyetjen se athua eshte e nevojshme kjo bashkesi.... Kryetari i RF te Jugosllavise theksoi se vendimi per riregullimin e marredhenieve duhet te arrihet ne pranvere, pastaj do te vazhdonte me kushtetuten e re federale qe do te pasohej me zgjedhjet e reja federale. Para kesaj dhe pas kesaj, nese ka levizje ne negociata, per zgjidhjet e miratuara duhet qe te percaktohen tre parlamente - ai federal, serb dhe malazez.

Fjalet e Koshtunices shkaktuan nje sere akuzash dhe kunderakuzash. Ato pastaj i perpunuan dhe i perseriten eshalonet me te uleta partiake. E pastaj - sic e kerkon rasti - u futen nen rrogoz. Nga Brukseli arriti haberi se Bashkesia Evropiane nuk ka bere asnje plan konkret, kurse Solana vetem se ka dhene disa ide per shqyrtim, kurse ajo qe shkruhet ne gazeta paraqet vetem nje hipoteze te ulet.

Ne te njejten kohe, negociatoret edhe ne Beograd edhe ne Podgorice jane marre vesh qe metej te mos komentojne zhvillimin e negociatave dhe zgjedhjet e ofruara. Zoran Lutovac, pjesemarres ne bisedimet serbo-malazeze, ekspert dhe keshilltar i kryetarit te Qeverise se Serbise, thote se gjithe ajo qe eshte publikuar ne mediume nuk ka shume lidhje as me tekstin autorial te Solanes ne "Vijesti" te Podgorices as me principet e Unionit Evropian mbi efikasitetin dhe funksionalitetin.

Negociatat - pra - vazhdojne. Te mbeshtjellura me mister te plote dhe hamendje, edhe pse pa detaje qe do te mund te publikoheshin nga autoritetet, megjithate lene vend per konkludime te qarta. Se pari - gjithsesi - se per Jugosllavine e trete aktuale bien kembanat. Ajo eshte e papranueshme edhe ne Serbi, sepse shkaku i vendimeve kushtetuese gjithcka eshte e paqendrueshme dhe nuk ekzistojne veshtiresi per pavaresine nga Podgorica; mospajtimi ndermjet partnereve te koalicionit te Partise Popullore Socialiste (PPS) dhe ODS-se ne nivel federal, eshte shembulli me i mire. Gjeja e dyte qe dihet eshte se Serbia ne gjithe keto negociata me shume eshte e prire drejt interesave se sa ndaj shkaqeve emotive apo imperialiste sikurse gjate dhjetevjecarit te kaluar. Dhe perfundimisht - per keto shkaqe Bashkesia Evropiane doemos ne te ardhmen duhet te mbaje me shume llogari.

FILIP ShVARM