AIM: start



FRI, 08 MAR 2002 11:43:58 GMT

Vite qė hėngrėn njerėz

Mali i Zi e pagoi shtrenjtė mashtrimin pėr tė krijuar njė shtet tė pėrbashkėt me Serbinė, ndėrkaq tani ballafaqohet me absurdin e ri: bashkėsia ndėrkombėtare nuk lejon qė me votim demokratik tė ēlirohet nga shteti qė u vėrtetua sė ėshtė dėshtim absolut.

AIM Podgoricė, 02.03.2002

Me njė pėrqindje tepėr tė lartė (95,7) qytetarėt e rritur tė Malit tė Zi dhe pushteti i tij para dhjetė viteve hoqėn dorė nga shteti i tyre. Nė referendumin e organizuar shumė shpejtė, mė 1 mars 1992, ia dhanė altarit tė sakrificės Slobodan Milosheviqit. Prej atėherė e deri nė ditėn e sotme Mali i Zi gjithnjė tenton tė korigjojė kėtė gabim tė madh. Pėr ironi, gjatė kėtyre ditėve derisa zgjat gjykimi i Millosheviqit, krijuesit tėRFJ-sė, duhet tė sillet vendimi - ose Mali i Zi do tė shkojė nė referendum me qėllim qė tė bėhet i pavarur dhe i njohur ndėrkombėtarisht ose edhe mėtej fatin e vet do ta lidhė me Serbinė nė njė bashkėsi shtetėrore, deri diku tė modifikuar.

Por, tė kthehemi njė decenie prapa. Nėn presionin e Slobodan Milosheviqit, promotorit tė dėshmuar tė politikės luftarake serbomadhe, pushteti malazez pėrkrahu qė, nė mbeturinat e RSFJ-sė, Mali i Zi dhe Serbia tė krijonin Jugosllavin e re, tė tretėn. Vėrejtjet e partive opozitare promalazeze (Lidhjes Liberale dhe Partisė Socialdemokrate), asociacioneve tė pavarura dhe intelektualėve se ky projekt ishte shkatėrrim i Malit tė Zi ishin tė kota: me ndihmėn e njė fushatė tė paparė mediale dhe llojeve tjera tė manipulimit tė opinionit, u pėrgatit referendumi.

Ishte njė seri e mashtrimeve tė dukshme, mu si edhe referendumi. Qytetarėt ishin tė mashtruar pėrmes njė formulimi konfuz dhe sugjestiv tė pyetjes sė referendumit, qė u bė e njohur vetėm shtatė ditė para mbajtjes sė referendumit. Nė kėtė afat kaq tė shkurtė doemos duhej tė pėrcaktoheshin se a ishin pėr atė qė Mali i Zi si i pavarur tė vazhdojė tė jetė nė Jugosllavi me Serbinė dhe me republikat tjera qė e dėshirojnė kėtė?

Pushteti, gjegjėsisht Partia Demokratike e Socialistėve, ndėrroi nė momentin e fundit edhe Ligjin mbi referendumin - minimum tridhjetė ditėt e pėrfundimit tė diskutimit publik i shkurtoi nė shtatė ditė! Nė vend tė diskutimit publik, policia malazeze pengoi mbajtjen e tribunės sė Opozitės sė Bashkuar, grupe pėr presion i frikėsonin dhe nėnēmonin votuesit nėpėr vendet e punės, mediat shtetėrore thjesht bėnė thirrje pėr linēim tė liderėve opozitarė...

Sipas tė gjithėve, ishte ky njė ambient ku nuk mund tė organizoje referendum demokratik. Pėrreth kishte filluar lufta, nė tė morrėn pjesė edhe njė numėr i qytetarėve malazez, Mali i Zi gjendej nėn okupimin e APJ-sė, institucionet e pushtetit malazez nuk kishin kurfarė ingerencash, ishte kjo kohė kur nė Mal tė Zi arritėn valė tė mėdha refugjatėsh, duke shtuar inflacionin, qė u shoqėrua me varfėri sociale dhe gjendje tė pashpresė, karakteristika kryesore tė situatės nė Malin e Zi...

Edhe vetė referendumi ishte jo i rregullt. Aty votoi kush dėshiroi, madje edhe ata qė nuk ishin shtetas dhe qytetarė tė Malit tė Zi. Votuan edhe tė paregjistruarit nė listat votuese, refugjatėt, eprorėt dhe familjet e tyre qė kishin ardhur nė Mal tė Zi vetėm njė muaj mė parė. Ishte ky referendum partiak, ose thėnė mė mirė ishte referendum njėpartiak, sepse rrjedha e tij mund tė kontrollohej vetėm nga Partia Demokratike e Socialistėve. Atėherė u regjistruan shumė kuriozitete, edhe ky: sipas rezultateve zyrtare nė njė vendvotim nė Podgoricė ēdo votues kishte votuar pėr njė minutė!

Protestat e opozitės dhe ankesat pėr shkeljet e shumta ligjore gjatė votimit nuk patėn kurfarė ndikimi. Pa kurfarė ndikimi ishte edhe protesta e Federatės ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut nga Parisi. Ajo e vlerėsoi referendumin si tė parregullt, sepse ishte cenuar Deklarata pėr tė drejtat e njeriut e Kombeve tė Bashkuara. Vendimin e referendumit mė askush nuk mund ta ndryshonte. Ai vėrtetoi atė qė dėshironte pushteti malazez dhe ai serb: Jugosllavi tė re me nėntė milionė banorė, me vendim tė parregullt tė njė tė katėrtės sė qytetarėve tė Malit tė Zi!

Bilansi i gjithė asaj qė Mali i Zi pėrjetoi dhe mbijetoi deri mė sot shkaku i shtetit tė pėrbashkėt me Serbinė, thėnė thjeshtė, ėshtė katastrofal: izolim ndėrkombėtar ekonomik dhe politik, sanksione ekonomike nga ana e Serbisė, presione politike, ushtarake etj. nga Beogradi zyrtar, mijėra refugjatė nga Kosova ku Millosheviqi krijoi njė vatėr tė re lufte, mohimi i popullit malazez, kulturės, kishės...

Duke bashkėjetuar nė RFJ, Mali i Zi humbi pėrgjithmonė, nė tė gjitha aspektet, dhjetė vite kalendarike dhe kush e di se sa vite mbeti pas botės bashkėkohore. Tani tenton tė ēlirohet nga ngulfatja e vėshtirė federale dhe aty-kėtu t'i afrohet Evropės. Sėrish me referendum. Por, pėr ironi - pikėrisht kjo Evropė nuk lejon organizimin e referendumit. Pėrfaqėsuesi i lartė i Unionit Evropian Havier Solana insiston nė ruajtjen e shtetit serbo - malazez, shkaku i stabilitetit nė rajon. Kryetari malazez Milo Gjukanoviē disa herė ka paralajmėruar se referendumi do tė mbahet mė sė voni deri nė muajin maj tė kėtij viti. Por Unioni Evropian kėrkon mė me dėshirė moratorium nė afat prej tre vitesh. Kėshtu, ėshtė shumė e mundshme, tė ndodhė edhe njė paradoks: derisa nė Hagė gjykohet Millosheviqi dhe politika e tij, Unioni Evropian do tė tentojė qė tė mbrojė krijesėn e tij. Qė gjithēka tė jetė mė interesante: kėtė qėndrim tė evropianėve e pėrkrahin nė Mal tė Zi forcat politike qė deri dje ishin ithtarė tė "shpėrnguljes humane" dhe shteteve tė pastra etnike. Nga ana tjetėr, forcat politike qė pėrgjatė dhjetėvjeēarit pėrkrahėn dhe luftuan pėr standardet evropiane nė Mal tė Zi tani janė befasuar me qėndrimin e ri tė Bashkėsisė Evropiane.

Por, pa marrė parasyshė kėto paradokse, si edhe herė tjera deri mė tani, bashkėsia ndėrkombėtare ka mėnyra qė tė arrijė atė qė e ka paracaktuar dhe tė bėjė presion ndaj Malit tė Zi pėr tė mbetur nė bashkėsi me Serbinė. Kėshtu historia do tė rishfaqej si false dhe si tragjedi.

VESELJKO KOPRIVICA