AIM: start



WED, 06 MAR 2002 11:56:29 GMT

Adhuruesit e Sllobos dhe Karla del Pontes

Gjykimi ndiqet rregullisht nga afėr 50 pėrqind e njerėzve nė Serbi, kurse popullariteti i kėsaj "serie me pėrkthim simultan" matet me "Kasandrėn" dhe serialet tjera pėr amviset. Procesi ėshtė temė kryesore nė kafene, taksi, rrojtore, nė mjediset familjare. Gjysma e Beogradit "komunikon" nė gjuhėn shqipe, duke imituar dėshmitarėt nė gjykim, sa nėse shitėsit nė kioskun e shtypit ia parashtron pyetjen a keni "Pal Mal" do tė tė pėrgjigjet me "po", e nėse interesoheni pėr diēka qė nuk ka do t'u pėrgjigjet me "jo".

AIM Beograd,28.02.2002.

Derisa e dėgjoj se si flet, filloj tė mendoj se megjithatė Perėndimi kishte qėllime tjera dhe se Millosheviqi kishte tė drejtė pėr gjithēka. Mbase kemi gabuar rreth tij... Sikur tė kishte folur kėshtu derisa ishte nė pushtet, do tė votoja pėr tė... Ai nga Haga e mbron mė mirė popullin tonė se sa gjithė qeveria serbe sė bashku... Ky ėshtė rasti i vetėm qė bota ta kuptojė se ē'na ka ngjarė neve, madje edhe pėrmes Millosheviqit... Aq mė bėn se dikush ka vrarė tre-katėr shiptari (term fyes pėr shqiparėt - vėr.pėrkth), unė jam qė tė gjykohet kėtu... Duhet tė ketė turp, fshehet pas tė vrarėve qė vet i ka vrarė!

Studenti i makinerisė Jovan Radovanoviē, kuzhinierja Divna Vasiljeviē, pensionisti Slobodan Obradoviē, inxhinieri Miroslav Kostiē, bujku Milorad Vuēiēeviē dhe motra medicinale Snezhana Gavriloviē, tė gjithė nga qytete tė ndryshme tė Serbisė, kėshtu e kanė komentuar rrjedhėn e gjykimit tė ish-kryetarit tė RFJ-sė Slobodan Milosheviqit para Tribunalit nė Hagė. Pas 5 tetorit, kur "Zoti serb" i dikurshėm dukej si i mjerė nė njė shkallė tė gjėrė opinionit rreth personalitetit dhe veprės sė tij, tani mund tė thuhet se rejtingu i ėshtė rritur.

Gjatė gjykimit ndodhi ajo qė shumė pak pritej nė Serbi - njė pjesė e madhe e qytetarėve tė Serbisė sikur pėrjetoi katarzė kolektive, duke e parė Millosheviqin se si pėrkrah avokatėve mendjemprehtė nga trilerėt holivudian "shqyen" me rradhė gjatė gjykimit tė gjithė dėshmitarėt qė i shfaqen nė horizont. Gjykimi ndiqet rregullisht nga afėr 50 pėrqind e njerėzve nė Serbi, kurse popullariteti i kėsaj "serie me pėrkthim simultan" matet me "Kasandrėn" dhe serialet tjera pėr amviset. Procesi ėshtė temė kryesore nė kafene, taksi, rrojtore, nė mjediset familjare. Gjysma e Beogradit "komunikon" nė gjuhėn shqipe, duke imituar dėshmitarėt nė gjykim, sa nėse shitėsit nė kioskun e shtypit ia parashtron pyetjen a keni "Pal Mal" do tė tė pėrgjigjet me "po", e nėse interesoheni pėr diēka qė nuk ka do t'u pėrgjigjet me "jo". Madje edhe e pėrditshmja me tirazh tė madh "Veēernje novosti", mbi njė tekst qė nuk ka lidhje me Hagėn, por pėr negociatat rreth ridefinimit tė federatės, nė stilin e vet tė njohur (tė marrė) vuri titullin: "Pėrgjigja e Milos - 'po' ose 'jo'".

Nuk ėshtė llomotitja fenomen kryesor, por njė hulumtim deri tani i fshehtė, madje edhe nė mesin e kundėrshtarėve tė zemėruar tė regjimit tė Millosheviqit qė besojnė se - athua e kemi vlerėsuar gabimisht Sllobon!

- Nėse do tė kthehej tani do tė fitonte nė zgjedhje - tha njėri nga ata qė asesi nuk mund tė rradhitej nė mesin e adhuruesve tė Millosheviqit edhe kah fundi i viteve tetėdhjetė.

Natyrisht mė shumė u pėrket atyre qė besonin nė teorinė se kaosi dhjetėvjeēar nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė ishte bėrė me pedanteri sipas planit tė Perėndimit, Vatikanit, masonėve, homoseksualėve, amerikanėve dhe "armiqėve tjerė tė popullit serb", prej tė cilėve serbėt i "mbrojti i menēuri, i urti dhe dinjitozi Slobo". Zhvillimi tragjikomik i situatės nė gjykatore erdhi si asi nė njėmbėdhjetė njė vit e gjysmė pas rėnies sė "bllokade mentale' pėr forcat e rikthyera qė tė fillojnė rrėfimin, se ja ata, kishin tė drejtė. Nė mesin e tyre, kuptohet, janė prijatarėt e "forcės sė humbur" tė PSS, dhe radikalėt e Vojislav Sheshelit, qė shumė herė ka tentuar ta bind popullin se ambasada holandeze nuk i jep vizė qė ta vizitojė "heroin serb".

Grupi i adhuruesve tė Millosheviqit, megjithatė, disi ka mbetur i pagojė sepse ėshtė konstatuar se Tribunali i Hagės, qė ata deri mė tani e kanė paraqitur si "gjyq i atypėratyshėm " nuk ėshtė bash ai. "Paj, atje nuk tė vėnė menjėherė nė hunj "- mendojnė ish - fansat e propagandės millosheviqiane nė RTS, tė habitur nga transmetimet e pėrditshme, se si i lejohet "Slobos" tė thotė "diēka" dhe drejtqėndrimit tė "njeriut tė mirė, gjyqtarit Mejo" (ekziston njė teori kafenesh se ai ėshtė serb pėr nga gjyshja). Ata mė 28 qershor tė vitit tė kaluar, kur e kishin parė Millosheviqin se si shtyhej nga dy roje nė oborrin e burgut tė Sheveningenit, mendonin se "tashmė ishte i vdekur".

Nė mesin e kundėrshtarėve tė njė dhjetėvjeēari tė regjimit ekzistojnė disa grupacione, pėr sa i pėrket raporteve rreth gjykimit nė Hagė. Disa janė tė bindur se Millosheviqi duhet "gjykuar fer" pėr gjithēka u bėri "tė tjerėve dhe neve". Kush nga kėta flet haptas bėhet shėnjestėr e shikuesve televiziv tė proviniencės sė zemėruar patriotike. Drejtorja e Fondit pėr tė drejtėn humanitare Natasha Kandiē, sapo shfaqet nė ekran, bėhet objekt pėshtyerjesh nga tė gjitha anėt, kurse shefja e Qendrės pėr dekontaminim kulturor Borka Paviēeviē kishte kėrcėnim pėr vrasje pasi kishte elaboruar qėndrimet e njohura tė saj rreth pėrgjegjėsisė sė Millosheviqit "pėr krimet nė Kroaci, Bosnjė dhe Kosovė".

Pjesa urbane opozitare qė pėr dhjetė vjet u maltretua me demonstrata, shėtitje, fėrkime me policinė dhe gjithė "gostitė" qė ua servoi regjimi i PSS dhe JUL-i, ose ėshtė indiferente ndaj "rastit" ose argėtohet nga gjithė kjo qė ndodh. Kėtu kemi ithtarėt e teorisė se Milosheviqi e ka gjetur veten nė avokaturė, prandaj konstatojnė me keqardhje, se me kėtė punė vėllau, ka mundur tė merret qė nga viti 90 e kėtej dhe do tė jetonte bukur. Edhe ai edhe kėta. Ky grupim ėshtė mė real dhe gjėrat i shikon pa emocione - ata qeshin kur ish-zyrtari i lartė komunist Mahmut Bakali prezentohet si "intelektual i pavarur" apo kur shohin ndonjė dėshmitar tė skuqur nga Kosova "tė cilin nuk e kanė mėsuar qė tė gėnjejė", dhe kur Millosheviqi fillon tė flas se "nėse e lėshojnė nga Haga, sė andejmi nuk do tė ik".

- Tė gjithė ata janė njėsoj, tani le tė pastrojnė hesapet mes vete, kurse ne me Gjikin shkojmė nė Evropė - thonė ata, edhe pse fshehtas janė simpatizues edhe tė Sllobos edhe tė Karla del Pontes. Pėr ta gjithēka ėshtė e njėjtė sepse pas 5 tetorit, siē mendojnė, ka pėrfunduar "misioni i tyre historik" i "duarve tė pastra".

Sipas hulumtimit tė "Stratexhik marketing-ut" mė shumė se gjysma e qytetarėve tė Serbisė rregullisht e ndjekin transmetimin nga Haga, madje edhe nė kohėn mė tė papėrshtatshme, pra para dite, kur "populli punonjės" ėshtė nė punė. Pėrqindja e shikueshmėrisė u rrit nė 64 pėrqind gjatė kohės kur ishte dėshmitar Bakali. Nga ata qė e kanė shikuar transmetimit 41 pėrqind mendojnė se Millosheviqi meriton pesėshe tė pastėr, kurse 12 pėrqind e kanė notuar me notėn njė. Ėshtė interesant se ish-kryetari i RFJ-sė nga shikuesit e transmetimit qė e vlerėsojnė si personalitet politik me notėn 2,5,morri vlerėsim mė tė lartė pėr paraqitjen nė Hagė - 3,46.

- Ėshtė evident interesimi i popullit dhe ėshtė evidente se paraqitja e Millosheviqit i dedikohet opinionit tonė, pra jemi grupi i tij primar - thotė Darko Tankosiē nga agjencioni pėr marketing "S tim best".

Pėrveē shokėve dhe bashkėmendimtarėve partiakė tė Millosheviqit, faktorėt tjerė tė skenės politike serbe nuk kanė reaguar shumė ndaj "betejės sė tij nė Hagė". Kryeministri i Serbisė Zoran Gjingjiq procesin e vlerėsoi si "seminar politik historik, dhe jo procedurė gjyqėsore" qė ka filluar tė ngjajė me serialet spanjolle me 150 deri 500 episode.

- Sillen nė gjykatore dėshmitar jokompetent qė fillojnė tė irritojnė qytetarėt. E gjithė kjo tėrheq vėmendjen e njerėzve nė kėtė situatė, nė kohėn kur nė Serbi gjysėm milionė qytetarė janė gjysmė tė uritur - konsideron kryeministri, i cili sheh rrezik qė mos Haga tė bėhet Gazimestani i modifikuar i Millosheviqit. Nėse e lirojnė kjo nėnkuptohet.

Kryetari i RFJ-sė Vojislav Koshtunica e vlerėsoi procesin si gjysmak, me shumė paqartėsi nė aktakuzė dhe me mundėsi qė tė dėmtohet e vėrteta historike, kurse ministri i diplomacisė Goran Svilanoviq vetėm pėr disa ditė arriti qė Jugosllavia tė kishte vėzhgues tė pėrhershėm nė Gjykatėn e Hagės. Ai do tė mbrojė interesat e shtetit. Ishte ky reagim ndaj diskutimeve publike rreth mosinteresimit tė autoriteteve tė kėtushme pėr gjithēka ndodh nė Tribunal, qė mund ta dėmtojė shtetin, i cili ėshtė akuzuar pėr gjenocid nė Bosnjė.

Nė ndėrkohė vazhdojnė plasaritjet rreth miratimit tė propozim - ligjit pėr bashkėpunim me Tribunalin e Hagės, qė pėr momentin ka tre variante (propozimi i Partisė Demokratike Serbe (PDS), Qeverisė sė Serbisė dhe gjykatėsit tė Gjyqit Kushtetues Federal Momēilo Grubac) qė shqyrtohen nga grupet punuese tė ODS-sė (Opozitės Demokratike tė Serbisė). PDS-ja e Koshtunicės, si zakonisht, nė asnjėrin grup nuk merr pjesė nė mėnyrė aktive, kurse kontesti ka tė bėjė me atė se a duhet tė sillet vetėm "ligji i Hagės" nė nivel federal ose republikan, dhe a do t'i jepet pėrparėsi gjykatės vendore t'i gjykojė krimet e luftės. Kjo gjykatė, edhe tetė muaj pas gjetjes sė varrezės masive afėr Batajnicės nuk ka ngritur procedurė hetimore sepse, siē thonė, MPB-ja nuk jep informacione.

Plasaritjet nė ODS, serbėve u duken tė tepėrta, prandaj ngushėllimin e kėrkojnė nė programin e orės dhjetė e gjysmė paradite. Nėse vazhdon, e kjo dėshirohet, ka mundėsi qė tė tejkalojė shikueshmėrinė e "Kasandrės". Vetėm se atje, thonė, fundi ishte i lumtur, kurse nė kėtė rast ai mund tė jetė gjithēka.

DRAGOLJUB PETROVIQ