AIM: start



MON, 04 MAR 2002 01:01:56 GMT

Kosovė: rregullorja pėr luftėn kundėr krimit

Prishtinė, 31.03.2002.

"Kujdes, ju jeni tė pėrgjuar". Kjo frazė ėshtė shndėrruar nė pjesė tė humorit tė pėrditshėm nė Kosovė, ku "pėrgjimi policor" dikur ishte pjesė e jetės sė secilit qė mund tė vlerėsohej si "armik i shtetit". Dhe, pėrgjimi sėrish ėshtė pjesė e jetės sė tyre, por ndryshe nga e kaluara. Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), Michael Steiner, ka nėnshkruar njė rregullore tė posaēme me tė cilėn lejohet pėrgjimi i personave tė pėrfshirė nė krimin e organizuar. Me kėtė rregullore policia e UNMIK-ut autorizohet tė ndėrmarrė masa tė veēanta tė fshehta nė hetimin e krimeve. Rregullorja pėr Masat Teknike tė Fshehta tė Vėzhgimit dhe Hetimit, siē ėshtė quajtur zyrtarisht, do t'i mundėsojė policisė pėrdorimin e masave teknike siē janė: pėrgjimi i telekomunikimit, rrjetit kompjuterik, postės, fotografimeve tė fshehta ose vėzhgimeve me kamera nė vende private, pėrdorimi i aparateve shoqėruese ose tė vendosura nė njė vend, etj.

Miratimi i kėsaj rregulloreje shėnon edhe fillimin e zbatimit tė luftės kundėr krimit tė organizuar. Por, pėrgjimi gjithsesi ėshtė fjalė e frikshme pėr qytetarėt e Kosovės. Tė traumatizuar nga e kaluara e tyre, ata ndoqėn me shqetėsim miratimin e kėsaj rregulloreje. Analistė dhe vėshgues tė ndryshėm kanė tėrhequr vėrejtjen se qytetarėt e Kosovės kanė pėrvoja tė hidhura nga e kaluara e tyre, kur jo rrallė ishin viktima tė pėrgjimit dhe kontrollimit nga strukturat e policisė.

Zyrtarė tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovės thanė se rregullorja nuk cėnon tė drejtat dhe liritė e njeriut. Kėto metoda tė hetimeve synojnė goditjen e krimit tė organizuar qė, sipas zyrtarėve ndėrkombėtarė, ekziston nė Kosovė dhe paraqet shqetėsim tė madh jo vetėm pėr qytetarėt e Kosovės, por edhe kryeqytetet qe mbėshtesin procesin politik nė Kosovė. Michael Steiner, shef i UNMIK-ut, paralajmėroi goditjen e krimit menjėherė pas kthimit nga njė turne diplomatike nė vendet mė tė rėndėsishme tė Evropės dhe nė Stetet e Bashkuara tė Amerikės. Pas kthimit tė tij u tha se nė vėēanti Washingtoni dhe Londra kanė kėrkuar intensifikimin e luftės kundėr krimit tė organizuar, i cili mund tė dėmtojė "tėrė procesin politik nė Kosovė". Zyrtarėt thanė se ligjet e vjetra tė zbatueshme nė Kosovė nuk kanė parashikuar mundėsi pėr luftėn kundėr krimit modern. Sė kėndejmi ėshtė hartuar dhe miratuar kjo rregullore, e cila lejon pėrdorimin e mjeteve tė fshehta teknike nė grumbullimin e provave kundėr personave tė pėrfshirė nė format e ndryshme tė krimit tė organizuar. Pėrgjimi nuk mund tė ndodhė pa urdhėrin e gjykatėsit hetues, ndėrsa hartimi i rregullores ėshtė bėrė nė bashkėpunim mė Organizatėn pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė dhe Kėshillin e Evropės.

"Kjo nuk ėshtė kthim nė tė kaluarėn kur njerzit janė vėzhguar pėr shkak tė bindjeve tė tyre politike dhe nuk ka tė bėjė asgjė me bindjet, besimin apo interesat e njerėzve", thanė zyrtarėt e UNMIK-ut. Sipas tyre, shėrbimet e zbulimit kanė njohuri pėr ekzistimin e krimit tė organizuar, madje edhe bartėsit e tij, por deri tash policia nuk ka pasur mundėsi tė mbledhė prova tė mjaftueshme dhe kjo rregullore do tė lehtėsojė luftėn kundėr krimit.

Dhe, krimi i organizuar ekziston, ndonėse edhe zyrtarėt ndėrkombėtarė, por edhe ata lokalė pohojnė se pėrmasat e tij nuk janė mė tė mėdha sesa nė vendet tjera tė rajonit. Megjithatė, lufta kundėr krimit ėshtė mbėshtetur edhe nga institucionet vendore, tė cilat kanė filluar tė pėrmendin edhe raste konkrete tė veprimeve kriminale tė grupeve dhe individėve, ndonėse pa shpalosur identitetin apo pėrkatėsinė e tyre politike.

Administratori i Kombeve tė Bashkuara, Michael Steiner, ka pohuar se njė nga prioritetet e punės sė tij ėshtė zhvillimi ekonomik i Kosovės dhe kjo shkon krahas luftės kundėr krimit tė organizuar, e cila sipas tij mund tė intensifikohet pas ligjit mbi privatizimin. Ky ligj, sipas zyrtarėve, do tė pėrfshijė riorganizimin e pronave, tė cilat tash pėr tash ndodhen nė duart e personave qė thjesht i kanė pėrvetėsuar ato. Pas luftės n ė Kosovė, prona shoqėrore ishte preja e parė e grupeve dhe individėve qė shfrytėzuan vakuumin pėr tė pėrvetėsuar pasuritė dhe tjetėrsuar ato pa dhėnė asnjė llogari, duke zbatuar "ligjin e mė tė fortit".

Njė aspekt tjetėr ėshtė krimi i organizuar rajonal. Kosova nuk ėshtė njė ishull i izoluar, ndėrsa poroziteti i kufijve mundėson lėvizjet jorrallė tė papenguara tė kriminelėve e 'bossėve" tė mafias rajonale. Sė kėndejmi, nėpėr Kosovė besohet se kalojnė rrugėt e trafikimit me njerėz, droga dhe armė. Karakteristike pėr kėtė aspekt ėshtė bashkėpunimi ndėrmjet pjesėtarėve tė grupeve tė ndryshme etnike, thotė njėra nga zėdhėnėset e Misionit tė Kombeve tė Bashkuara, Suzan Manuel, duke pėrmendur madje edhe raste nga vrojtimet e saj personale. Ajo thotė se "nė vendkalimin kufitar Qafa e Prushit ka parė njė ēift tė pėrkatėsisė kombėtare serbe qė po trafikonin qenie njerėzore dhe atė nė kufirin ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė, ku ėshtė e paimagjinueshme qė tė levizin njerėz tė rėndomtė tė kėsaj pėrkatėsie kombėtare". Edhe nė forma tė tjera tė krimit tė organizuar, pohojnė zyrtarėt, ėshtė interesante se pėrkatėsia etnike nuk ėshtė shumė e rėndėsishme.

Organizata Ndėrkombėtare pėr Migracion (IOM) ka mbledhur rrėfime nga mė tronditėset tė trajtimit tė vajzave e grave tė reja nga vendet e Evropės Lindore, tė detyruara qė tė merren me prostitucion, tė cilat kanė kaluar nėpėr duart e trafikantėve serbė e shqiptarė, tė cilėt nuk i ka penguar fare nė kėtė punė pėrkatėsia e tyre etnike. Madje, viktimat kanė pohuar se "ata janė shumė tė ngjashėm nė brutalitetin e tyre".

Njė ndėr format mė tė shpeshta tė krimit ėshtė edhe shmangia e pagimit tė doganave. Pas afro gjashtė muaj hetimesh intensive policia e Kombeve tė bashkuara njoftoi pėr arrestimin e tė paktėn 11 personave nė rajonin e Gjilanit, tė lidhur nė njė rrjet ndėrkombėtar, i cili, siē thuhet, nėpėrmjet falsifikimit tė dokumenteve e ka dėmtuar buxhetin e Kosovės pėr sė paku 2 milionė euro. Miliona tė tjerė treten nėpėr kufirin e Kosovės me Shqipėrinė, Malin e Zi, Maqedoninė e madje edhe Serbinė.

Shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner, ka ngarendur nė Perėndim duke u tėrhequr vėrejtjen mikpritėsve tė tij se "ēfarėdo zbraztėsire nė mbėshtetjen pėr Kosovėn do tė mund tė krijonte hapėsirė tė volitshme pėr krimin e organziuar, qė do tė mund tė dėmtonte jo vetėm qėndrueshmėrinė nė Kosovė, por edhe nė tėrė rajonin". Duket se ai e ka marrė bekimin, meqė zyrtarėt thanė se arrestime tė reja, siē pohojnė, spektakulare mund tė priten nė kuadėr tė luftės kundėr krimit tė organizuar.

E, megjithatė, krimi i ngjan njė fantazme pėr tė cilėn dinė tė gjithė dhe heshtin tė gjithė. Tregu kosovar ėshtė i stėrngarkuar nga mallrat qė kontrabandohen pothuajse hapur. Miliona tonelata derivatesh tė naftės, cigaresh, alkooli, hyjnė nė Kosovė, dalin nė treg dhe konsumohen pa asnjė kontroll. Dhe ndonėse ndodh nėn dritėn e diellit, krimi vazhdon tė mbetet "tabu", tė paktėn sa u pėrket bartėsve tė tij. Njė hulumtim i Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė ka treguar se 29 pėr qind e gazetarėve qė kanė provuar tė hulumtojnė storiet mbi krimin e organizuar janė bėrė pre e kėrcėnimeve apo edhe sulmeve tė drejtpėrdrejta. Shėrbimi Policor lokal ėshtė i pa kompetenca pėr njė punė tė tillė, ndėrsa policia e Kombeve tė Bashkuara ende duket e "pavendosur".

AIM Prishtinė, Arbnora BERISHA