AIM: start



MON, 04 MAR 2002 00:13:56 GMT

Lirimi i tė burgosurve: fund i njė historie tė zymtė

Prishtinė, 31.03.2002.

"Tė kalosh nėpėr burgjet serbe ėshtė trishtim.", deklaroi menjėherė pas kthimit nga njė burg i Serbisė Nait Hasani, njė shqiptar nga Prizreni, i dėnuar nė vitin 1997 me 20 vjet burg nga njė gjykatė serbe nė Prishtinė nėn akuzėn "terrorizėm.". Me sytė e "trishtuar" qė tė shikojnė nga prapa syzeve me xhama tė trashė, zoti Hasani po dilte nga dyert e burgut tė Dubravės nė Kosovėn perėndimore, ku ai kishte qėndruar njė natė pas kthimit nga Serbia. Hasani dhe 144 tė burgosur shqiptarė u transferuan nga burgjet e Serbisė pėr nė Kosovė nė bazė tė njė marrėveshjeje tė nėnshkruar mė herėt ndėrmjet Misionit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn dhe zyrtarėve serbė tė Beogradit. Por, kjo marrėveshje nuk ishte "vendimtare" pėr transferimin e tyre. Beogradi, siē thonė nė Kosovė, vazhdoi "tregtinė" me tė burgosurit shqiptarė, "reliket e fundit tė shtypjes sė egėr tė shqiptarėve nga regjimet e atjeshme". Kongresi amerikan i kushtėzoi njė ndihmė prej 40 milionė dollarėsh Beogradit mes tjerash edhe me transferimin nė Kosovė tė rreth 150 shqiptarėve tė fundit qė kishin mbetur nė burgjet e Serbisė. Tė gjithė kėta ishin dėrguar nė Serbi sė bashku me rreth 2 mijė tė tjerė nė fund tė luftės nė Kosovė dhe nė mesin e tyre kishte shumė tė arrestuar e tė rrėmbyer nga forcat serbe tė sigurimit gjatė fushatės hakmarrėse tė Sllobodan Millosheviqit kundėr shqiptarėve nė periudhėn e bombardimeve tė NATO-s kundėr trupave tė tij. Tė cilėsuar si "terroristė" nga regjimi nė Beograd dhe si "pengje lufte" nga shqiptarėt e Kosovės, ata qė nga transferimi i tyre nė Serbi ishin shndėrruar nė "lėndė" pazarllėqesh politike jo vetėm tė Millosheviqit, por edhe pasardhėsve tė tij. Madje, veprimtarėt humanitarė tėrheqin vėrejtjen se numri i tė burgosurve shqiptarė tė liruar gjatė periudhės sė sundimit tė tij ishte mė i lartė sesa ai i tė liruarve pas ardhjes nė pushtet tė demokratėve tė Koshtunicės. Tė burgosurit e fundit shqiptarė u transferuan nė Kosovė njė vit e gjysmė pas rrėzimit tė Millosheviqit, ndonėse tetori i vitit 2000 ishte parė si shpresė e madhe qė kėsaj ēėshtjeje do t'i jepte fund. Por, edhe qeveritarėt e rinj nė Beograd kėrkuan vazhdimisht njė ēmim pėr secilin nga tė burgosurit. Lirimi selektiv ka zgjatur deri nė mars tė kėtij viti dhe ai ėshtė realizuar varėsisht nga nevojat ditore tė autoriteteve nė Bėograd dhe varėsisht nga pesha e akėcilit tė burgosur.

Sidoqoftė, njė ditė tė ftohtė marsi, 145 shqiptarė tė ngarkuar nė autobusė tė bardhė me mbishkrime tė Kombeve tė Bashkuara, hynė nė Kosovė dhe u dėrguan nė burgun e Dubravės nė komunėn e Istogut, nė Kosovėn perėndimore. Pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė institucioneve tė Kosovės thanė se kjo "ėshtė drejtėsi e vonuar - por mė mirė vonė se kurrė". Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, diplomati gjerman Michael Steiner, tha se "ky ėshtė fundi i njė trashėgimie tė dhimbshme tė luftės sė Kosovės". Kjo trashėgimi, ndėrkaq, ishte shtruar nė tryezėn e bisedimeve nė Washington ku zėvendėskryeministri serb, Nebojsha Ēoviq, po priste "shpėrblimin" nga sekretari amerikan i shtetit Colin Powell. Njė ditė mė pas, 80 shqiptarė dolėn nga dyert e burgut dikur shumė famėkeq tė Dubravės, tė prirė nga administratori Steiner, i cili tha se kjo ishte njė punė e mirė "pėr drejtėsinė, tė burgosurit e familjet e tyre dhe pėr vetė Kosovėn".

Tė liruarit ishin kryesisht tė burgosur politik dhe tė rrėmbyer, tė cilėt ishin dėnuar edhe me nga 20 vjet burg "pa asnjė bazė ligjore". Kėshtu kanė konstatuar gjykatėsit ndėrkombėtarė, pasi kanė shqyrtuar njė pėr njė lėndėt e tyre tė hartuara nga gjykatės, prokurorė e hetues tė administratės gjyqėsore tė Millosheviqit. Rishikimi i tė gjitha rasteve tė tjera do tė pėrfundojė "brenda javėve, jo muajve", thanė zyrtarėt e Misionit tė Kombeve tė Bashkuara, duke paralajmėruar se edhe rreth 35 tė burgosur tė tjerė do tė lirohen, ndėrsa nė burg do tė mbeten ata "tė cilėt kanė kryer krime ordinere".

"Kėto ishin negociata intensive, jo tė lehta, por nė fund tė suksesshme. Kjo gjithashtu tregon si dialogu dhe pajtimi me Beogradin mund tė sjellė rezultate konkrete pėr Kosovėn", tha administratori Steiner, duke pėrshkruar punėn e bėrė pėr transferimin e tė burgosurve nė Kosovė. Njėherit ai tha se kthimi i tė burgosurve shqiptarė nuk ka tė bėjė me shkėmbim tė tė burgosurve, duke mohuar njoftimet se edhe tė burgosurit serbė qė ndodhen nė burgjet e Kosovės, kryesisht nėn akuzat pėr krime lufte, do tė mund tė transferohen nė Serbi".

Shumėkush e quajti tė "mbyllur" ēėshtjen e tė burgosurve shqiptarė, njė nga rrėfimet mė tė rėnda tė Kosovės sė pasluftės dhe jo vetėm tė saj. Por, tė burgsoruit e sapokthyer pohojnė se "ēėshtja" pėrmban nė vete rrėfime tė tmerrshme. Tortura nga mė tė rėndat, gjyqe tė montuara dhė dėnime tė bazuara nė pohimet e nxjerra me electroshock, thika e shkopinj beisbolli, janė pjesė e tregimeve trishtuese tė tė kthyerve. Pėr shumė syresh nata e kaluar nė burgun e Dubravės ishte kthim nė kujtimet e tmerrshme tė majit tė vitit 1999, kur nė kėtė burg ishin vrarė mbi 120 dhe plagosur mbi 200 tė burgosur shqiptarė. Tė tjerė janė dėshmitarė tė mizorive tė forcave serbe tė sigurimit, ndėrsa kthimi koincidon me pėrvjetorin e shumė ngjarjeve tė pėrgjakshme. Kur ishin marrė nga forcat serbe ata e kishin lėnė Kosovėn tė shkretuar e tė djegur, ndėrsa po ktheheshin nė njė realitet tjetėr.

Rrugėtimi i tyre i ngjan ecjes nėpėr kohė. Tė arrestuar e dėnuar nga autoritetet e Federatės Jugosllave, ata po ktheheshin nė Kosovė kur kjo federatė mė nuk ekziston. Vetėm qė nga viti 1981 e deri kah mesi i viteve ' 90 shqiptarėt numėronin 25 shekuj burg tė mbajtur nė burgjet e Jugosllavisė...

AIM Prishtinė, Arbnora BERISHA