AIM: start



SUN, 03 MAR 2002 16:44:52 GMT

Kosova midis Serbisė dhe Malit tė Zi

Prishtinė, 29.03.2002.

Tri vjet mė parė emri i ish-sekretarit tė pėrgjithshėm tė NATO-s, diplomatit spanjoll Javier Solana, ishte shndėrruar nė emėr tepėr tė dashur, pėr tė mos thėnė tė adhuruar tė shqiptarėve tė Kosovės. Njeriu qė e dha urdhėrin (formal) pėr sulme tė NATO-s kundėr "RFJ-sė", pėr shqiptarėt e Kosovės ishte njė nga shpėtimtarėt qė po i jepte fund sundimit tė Sllobodan Millosheviqit nė Kosovė. Admirimi vazhdoi tė mbetej gjallė edhe pas luftės kur tashmė Solana nuk ishte i pari i NATO-s. Angazhimi i tij pėr Kosovėn edhe nga pozita e pėrfaqėsuesit tė lartė pėr politikė tė jashtme dhe siguri tė Bashkimit Evropian i ruajti atij vendin e posaēėm nė mendjet e shqiptarėve. Por, kėta tė fundit u dukėn tė befasuar (pėr tė mos thėnė tė hidhėruar) kur Solana mori rolin e "arkitektit" tė ri tė bashkėsisė shtetėrore tė Serbisė dhe Malit tė Zi. Njeriu qė i nisi avionėt kundėr Beogradit po del nė krah tė tij? Reagimet e tyre ndaj marrėveshjes ndėrmjet Beogradit dhe Podgoricės ishin nga mė tė ndryshmet. Qėndrimet ishin dhe vazhdojnė tė jenė tė ndara nė vlerėsimet nėse kjo marrėveshje do tė ketė apo jo ndikim tė drejtėpėrdrejtė nė ēėshtjen e Kosovės dhe zgjidhjen e statusit tė saj politik. Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, tha menjėherė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes "se fati i Kosovės nuk do tė varet nga marrėveshjet nė rajon". Pėr tė "shėndoshur" shpirtėrat e shqetėsuar tė shqiptarėve ai tha se "do tė punohet nė zhvillimin e institucioneve demokratike nė Kosovė dhe nė kuadėr tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit", qė sipas tij nuk paragjykon statusin pėrfundimtar tė Kosovės, dhe qė ato institucione do tė punonin pėr realizimin e synimeve tė tyre.

Pėrfaqėsuesit politikėtė Kosovės nė vazhdimėsi kanė kėrkuar pavarėsinė e saj duke e cilėsuar atė si kusht pėr qetėsimin e situatės jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė rajon. Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, sėrish pėrsėriti formulėn e tij se "njohja edhe formale e pavarėsisė sė Kosovės do ta ndihmonte qetėsimin e rajonit, meqė nė radhė tė parė do tė qetėsonte vetė shqiptarėt, por edhe fqinjėt e tyre". Ndėrkaq, pėrfaqėsuesit politikė tė serbėve tė Kosovės janė shprehur tė kėnaqur me marrėveshjen, meqė sipas tyre ajo marrėveshje paraqet njė mundėsi mė tė mirė edhe pėr zgjidhjen e problemeve nė Kosovė, "para sė gjithash pėr faktin se", siē thotė ai, "bashkėsia ndėrkombėtare e ka bėrė tė qartė se nuk dėshiron ndarje tė reja nė Ballkan apo nė Evropė". Njė nga drejtuesit e kolaicionit tė serbėve tė Kosovės "Kthimi', qė ka 22 deputetė nė Parlamentin e Kosovės, Rangjell Nojkiq, tha se "kjo ėshtė njė shenjė e qartė pėr tė gjithė ata qė duan ndarje dhe pavarėsi".

Ndėrkaq, zyrtarėt e Misionit tė Kombeve tė Bashkuara (UNMIK) thonė se nuk presin ndonjė ndikim tė madh nga kjo marrėveshje. Ata besojnė qė "nė rast se Serbia dhe Mali i Zi trajtohen si shtet trashėgimtar i Jugosllavisė, nuk do tė ketė ndonjė ndikim nė statusin e Kosovės apo rolin e UNMIK-ut". Megjithatė, shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner, tha se nuk duhet nxituar me konkluzione. Ēėshtja kryesore nė Kosovė ėshtė substanca, tha ai fill pas marrėveshjes, duke nėnvizuar se "populli i Kosovės dėshiron nė radhė tė parė punė, perspektivė dhe siguri. Qytetarėt e saj duan garanci se nuk do tė qeverisen nga diku tjetėr dhe duan tė kenė institucione dinjitoze". Sė kėndejmi, sipas zotit Steiner, duhet punuar shumė pėr ta ringjallur ekonominė dhe pėr ta shndėrruar Kosovėn nė njė vend mė tė sigurt pėr tė gjitha grupet etnike, si dhe pėr ta pėrgatitur Kosovėn pėr hyrjen e saj nė Europė. Pėr zotin Steiner marrėveshja ndėrmjet Beogradit dhe Podgoricės nėse asgjė tjetėr ka ndihmuar nė "zbutjen e tensioneve".

Por, ndėrkaq, ekspertėt e tė drejtės ndėrkombėtare pohojnė se krijimi i shtetit tė pėrbashkėt ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi do tė ndikojė drejtpėrsėdrejti nė ēėshtjen e Kosovės. Enver Hasani, profesor i tė drejtės ndėrkombėtare, pohon se ndryshimi i emrit tė asaj qė deri tash quhej "Jugosllavi", ėshtė bėrė me qėllim tė ruajtjes sė njė krijese ekzistuese shtetėrore tė themeluar nga ish-dikatori Sllobodan Millosheviq me qėllim tė pengimit tė procesit tė pavarėsimit tė Kosovės. "Krejt presioni qė ėshtė bėrė mbi Malin e Zi ėshtė bėrė pėr shkak tė Kosovės dhe pėr tė mbyllur ēdo mundėsi ndėrkombėtare tė pavarėsimit tė Kosovės, pėrkatėsisht tė mėnjanimit tė vlefshmėrisė sė Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė, qė ėshtė pengesa kryesore pėr procesin e pavarėsimit tė Kosovės", pohoi zoti Hasani . Pėr bashkėmendimtarėt e zotit Hasani, pjesa mė e "rrezikshme" ėshtė klauzola qė e parasheh Serbinė si "trashėgimtare edhe tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara", qė nėnkupton bartjen e sovranitetit tė ish Jugosllavisė mbi Kosovėn nė duart e Serbisė.

Analistė tė tjerė tė pavarur mendojnė ndryshe. Ata i shohin procesin e pavarėsimit tė Kosovės dhe zhvillimet nė rajon si probleme tė ndėrlidhura, por qė nuk duhet tė kushtėzojnė njėri-tjetėrin. Blerim Shala, botues i tė pėrdishmes "Zėri" dhe njė nga pjesėmarrėsit e bisedimeve nė Rambouillet, thotė se pavarėsia e Kosovės nuk mund dhe nuk guxon tė jetė peng i marrėveshjeve ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi, ndonėse sipas tij pavarėsia e Malit tė Zi do tė kishte njė pasqyrim pozitiv nė Kosovė, qė do ta bėnte tė pamundur bllokimin e procesit tė pavarėsimit tė saj. "Por anasjelltas, mendoj qė pavarėsimi i Kosovės nuk do mund tė ketė efekt tė drejtpėrdrejtė pėr sa u pėrket raporteve tė Serbisė dhe Malit tė Zi. Nėse Beogradi dhe Podgorica kanė vullnet tė vazhdojnė bashkėjetesėn qoftė nė federatė, konfederatė apo union shtetesh, ajo ėshtė ēėshtje e tyre, ndėrsa statusi final i Kosovės domosdoshmėrisht duhet tė reflektojė vullnetin politik tė qytetarėve tė saj", tha zoti Shala.

Siqoqoftė, pėrfaqėsuesit politikė tė Kosovės janė gjetur pėrballė realiteteve tė reja. Marrėveshja ndėrmjet Serbisė e Malit tė Zi ndodhi vetėm pak ditė pasi qendra mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare e njohėn edhe zyrtarisht njė marrėveshje pėr kufijtė, tė nėnshkruar njė vit mė parė ndėrmjet Beogradit dhe Shkupit, me tė cilen Kosovės i janė marrė, siē pohojnė vėzhgues tė kėtushėm, mbi 2 mijė e 500 hektarė tokė. Njohja e kėsaj marrėveshjeje ishte nė fakt rinjohje e sovranitetit tė Beogradit mbi Kosovėn.

Megjithatė, vėzhguesit e kėtushėm pohojnė se tri vjetėt e ardhshėm paraqesin njė peiudhė kalimtare pėr Kosovėn, por edhe Serbinė e Malin e Zi. Dhe kjo kohė, pohojnė ata, mund t'i mjaftojė Kosovės qė tė kryejė "detyrat e shtėpisė", qė do tė thotė tė pėrmbushė tė gjitha kriteret qė do tė mundėsonin hapjen e bisedimeve pėr statusin e saj pėrfundimtar politik. Dhe nė kėto bisedime, ka theksuar shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner, padyshim qė do tė hyjė edhe Beogradi, por "as Beogradi e askush tjetėr nuk do tė ketė tė drejtėn e vetos nė ēėshtjen e statusit politik", ka pohuar ai.

Sidoqoftė, marrėveshja ndėrmjet Beogradit dhe Podgoricės, pohojnė vėzhguesit lokalė, tė paktėn formalisht i dha fund "Jugosllavisė", kėsaj krijese qė jo rallė ėshtė quajtur "burg i popujve joserbė".

AIM Prishtinė, Besnik BALA