AIM: start



SUN, 03 MAR 2002 16:21:38 GMT

Qeveria dhe Koalicioni 'Kthimi'

Prishtinė, 26.03.2002.

Pėrfaqėsuesit politikė tė serbėve tė Kosovės nuk e duan bujqėsinė, as pyjet e as fshatin. Tė paktėn kėshtu tingėllon qėndrimi i tyre qė shpreh pakėnaqėsi tė thellė me ndarjen e posteve ministrore nė qeverinė e Kosovės, tė krijuar mbi bazėn e zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 17 nėntorit tė vitit tė kaluar. Pas tre muaj bisedimesh jo rrallė tė rėnda, pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Kosovės u "morėn vesh" qė tė krijojnė qeverinė e "koalicionit tė gjerė". Sipas njė marrėveshjeje, "dėshmitar" i sė cilės ishte shefi i ri i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn (UNMIK), Michael Steiner, tri partitė kryesore tė Shqiptarėve, Lidhja Demokratike, Partia Demokratike dhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės vendosėn qė president i Kosovės tė jetė Ibrahim Rugova, kryetar i Lidhjes Demokratike, ndėrsa kryeministėr Bajram Rexhepi, nga Partia Demokratike e Hashim Thaēit. Nga nėntė ministri sa ishin caktuar tė kishte qeveria e Kosovės, autorėt e kėsaj marrėveshjeje u dakorduan qė tė bėhen dhjetė sosh. Tetė ministri u mbetėn partive shqiptare, ndėrsa dy tė tjera pakicave. Kėsisoji Ministrinė e Shėndetėsisė e mori Numan Baliq, nga koalicioni i boshnjakėve "Vatan", ndėrsa Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural iu nda koalicionit tė serbėve tė Kosovės "Kthimi".

Pėrfaqėsuesit e kėtij koalicioni "rrudhėn buzėt" tė pakėnaqur me njė ndarje tė tillė, ndonėse fillimisht e caktuan edhe bartėsin e kėsaj ministrie. Administrator Steiner nė sesionin parlamentar nė tė cilin u zgjodhėn institucionet e qeverisjes tha se nė krye tė kėsaj ministrie do tė mund tė vinte Goran Markoviq, por edhe shtoi qė kjo nuk ishte konfirmuar zyrtarisht ende nga koalicioni "Kthimi".

Institucionet e Kosovės, pėrkatėsisht marrėveshja ndėrmjet partive kryesore politike shqiptare u votua nė "pako", ndėrsa mospajtimet e njė pjese tė anėtarėve tė koalicionit "Kthimi" nuk e ndryshuan disponimin e deputetėve shumicė mė Parlamentin e Kosovės.

Ku qėndron 'problemi'? Ėshtė mjaft gjerėsisht e pėrfaqėsuar pikėpamja si te politikanėt shqiptarė, ashtu edhe te pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė nė Kosovė, se qėndrimet e deputetėve serbė tė "turbulluar" nga zėvendėskryeminsitri i Serbisė, Nebojsha Ēoviq, "engjėlli mbrojtės"(siē e quajnė kėtu) i komunitetit serb nė Kosovė. Pasi i shkroi njė letėr pėrplot akuza pėr kryeministrin e Kosovės, Bajram Rexhepi, duke e akuzuar pėr krime lufte tė kyera gjatė luftės nė Kosovė (ē'gjė e demantoi vetėm pas disa ditėsh, nėn presionin e fuqishėm tė bashkėbiseduesve tė tij ndėrkombėtarė nė kabinetin e z. Steiner, respektivisht ka pranuar qė qeveria e tij nuk posedon dokumente akuzuese kundėt z. Rexhepi), duke kėrkuar madje edhe shtyrjen e mbledhjes sė Parlamentit tė Kosovės, ai zbriti nė Prishtinė ku mori njė "dush tė ftohtė" nga shefi i ri i UNMIK-ut, Michael Steiner. Ky i fundit, pasi ia bėri tė qartė zotit Ēoviq se (siē thuhet nė kuloaret e kėtushme politike) "muaji i mjaltit" qė ai kishte provuar me paraardhėsin e tij, danezin Hans Haekkerup, kishte pėrfunduar, prerazi theksoi se "Prishtina nuk ėshtė Beograd dhe Beogradi nuk ėshtė Prishtinė" dhe se nuk do tė lejojė pėrzierjen e Beogradit nė punėt e Kosovės, sikurse qė as ai nuk do tė pėrzihet nė punėt e Beogradit.

Zoti Steiner, nėse asgjė tjetėr, me kėtė fitoi simpatinė e shqiptarėve tė Kosovės, tė cilėt kishin filluar tė "ftohen" nga UNMIK-u, strukturat e tė cilit gjatė kohės sė zotit Haekkerup ishin tepėr tė lidhura me zotin Ēoviq. Njė dokument i nėnshkruar ndėrmjet kėtyre dy tė fundit nė nėntor tė vitit tė kaluar, me tė cilin edhe iu dha "drita jeshile" serbėve tė Kosovės qė tė marrin pjesė nė zgjedhjet e pėrgjithshme, u shndėrrua nė "dokumentin" mė tė urryer nga shqiptarėt dhe ēdo gjė qė atyre nuk u shkon pėr shtati filluan ta kėrkojnė nė mes rreshtave tė kėtij dokumenti.

Sidoqoftė, qeveria e Kosovės e filloi punėn e saj (ende pa zyra dhe mjete pėr punė), por pa ministrin serb nė radhėt e saj. Koalicioni "Kthimi" e pėrjetoi ndėrkaq ēarjen e parė tė thellė pėr shkak tė mospajtimeve ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė tij me qendėr nė Graēanicė afėr Prishtinės dhe atyre nė veriun e qytetit tė ndarė tė Mitrovicės. Dy ditė pas mbledhjes sė parė konstitutive tė qeverisė sė Kosovės, pėrfaqėsuesit e koalicionit tė serbėve tė Kosovės paralajmėruan se rrjedha e bisedimeve tė mėtejshme mund tė sjellė vendimin nėse do tė marrin pjesė nė qeverinė e Kosovės apo jo. Por, krahas kėsaj, ata si parakusht e kanė kėrkuar edhe njė ministri tjetėr qė nėnkupton ndryshimin edhe tė kornizės kushtetuese, njė punė kjo tepėr e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundshme. Njė kėrkesė e tillė u shtrua nė takimin e deputetėve tė koalicionit "Kthimi", ku mori pjesė edhe zėvendėskryeministri i Serbisė she shef i Qendrės Koordinuese pėr Kosovėn, Nebojsha Ēoviq, tė mbajtur nė Zveēan afėr Mitrovicės. Aty ėshtė shprehur pakėnaqėsia e tyre me ndarjen e posteve ministrore nė qeverinė e kryeministrit Bajram Rexhepi. Njė nga deputetėt e kėtij kolaicioni dhe anėtar i kryesisė sė Parlamentit tė Kosovės, Oliver Ivanoviq, tha se vendimi pėr tė hyrė apo jo nė qeveri do tė varet nga bisedimet qė pritet tė zhvillohen, respektivisht nga pranimi i kėrkesės sė tyre nga administratori i Kosovės, Michael Steiner. Zoti Ivanoviq tha se "qėndrimi i kolaicionit ėshtė se nė rrethana tė tilla nuk mund tė marrin pjesė nė qeveri dhe se krahas ministrisė qė u ėshtė ndarė ata do tė kėrkojnė edhe krijimin e ministrisė pėr personat e zhvendosur, qė", sipas tij, "ėshtė me rėndėsi thelbėsore pėr serbėt e Kosovės".

Mirėpo, njė kėrkesė e tillė ėshtė hedhur poshtė deri tash nga kryeministri i Kosovės, i cili ka pėrjashtuar mundėsinė qė qeveria e tij tė pėsojė ndryshime. Ai ka pohuar se pėrfaqėsimi i serbėve nė qeveri ėshtė nė pėrputhje me strukturėn e popullsisė sė Kosovės dhe se mund tė bisedohet pėr pakėnaqėsitė e tyre, por ēėshtja e qeverisė ėshtė e pėrfunduar. Qeveria ndėrkaq, ka theksuar kryeministri Rexhepi, ėshtė e vendosur qė tė punojė pėr integrimin e pakicave kombėtare nė institucionet e Kosovės. Mirėpo, ai ka nėnvizuar se "qarqe tė caktuara politike tė Beogradit duan t'i shfrytėzojnė serbėt e Kosovės si instrument pėr mbajtjen e situatės sė tensionuar". Megjithatė, Rexhepi do tė pranonte qė nė kabinetin e tij tė angazhohej njė kėshilltar i lartė pėr ēėshtjet e serbėve tė shpėrngulur, ofertė kjo e administratorit Steiner bėrė deputetėve tė koalicionit "Kthimi". Nė kuadėr tė kėsaj ēėshtjeje shefi i UNMIK-ut ka ofruar edhe angazhimin nė kabinetin e tij tė personave pėrgjegjės qė do tė merreshin me kėtė problematikė. Mirėpo, pala tjetėr ende kėrkon fuqimisht: ose ministrinė, ose mospjesėmarrje nė Qeverinė e Kosovės.

Zyrtarėt e sapozgjedhur tė Kosovės, por edhe zyrtarėt ndėrkombėtarė nė Kosovė kanė pohuar se ėshtė shumė e rėndėsishme qė serbėt e Kosovės tė pėrfshihen nė institucionet e kėtushme dhe tė shkėputen nga ndikimi i Beogradit. Madje, administratori i Kombeve tė Bashkuara, Michael Steiner, ka kėrkuar qė zyrtarėt e Beogradit tė mos pėrzihen nė punėt e Kosovės, ndėrsa e ardhmja e serbėve tė kėtushėm duhet tė vendoset prej tyre. Por, kėta tė fundit duken ende tė "pafuqishėm" pėr tė vendosur vetė. Rada Trajkoviq, shefe e grupit parlamentar prej 22 deputetėsh tė koalicionit "Kthimi" ėshtė "detyruar" tė japė shpjegime edhe nė kabinetin e presidentit jugosllav, Vojisllav Koshtunica, pėr "takimet e shpeshtuara me administratorin Steiner". Pėr kėtė arsye ajo edhe ėshtė akuzuar nga kolegėt e saj nga veriu i Kosovės, tė cilėt janė ankuar publikisht qė nuk kanė qenė tė informuar rreth takimeve tė saj me administratorin civili, Steinerin. Gjithashtu, edhe pse jo nė mėnyrė transparente, ata e akuzojnė atė qė nga shefi i UNMIK-ut gjatė ndarjes sė ministrive ka kėrkuar pėr koalicionin "Kthimi" Ministrinė pėr Energjetikė, e cila si e tillė nuk ekziston nė Kornizėn Kushtetuese tė Kosovės. Nga ana tjetėr, ajo i ka akuzuar kolegėt e saj nga veriu i Kosovės tė jenė pėrfshirė edhe nė "veprime kriminale". Zėvendėskryeministri serb, Ēoviq, ka pohuar se do tė kėrkojė hetime nga KFOR-i, UNMIK-u, por edhe "organet shtetėrore tė Serbisė" lidhur me akuzat e tilla, duke harruar rastėsisht a jo qė ai vetė nė atė takim nė Zveēan ėshtė paraqitur me dosjet e tre liderėve tė kėtij "Koalicioni": Rada Trajkoviqit, Oliver Ivanoviqit dhe Gojko Saviqit. Takimi pėrfundoi ashtu qė tė gjithė, me mė pak e mė shumė vota, e morėn votėbesimin e deputetėve tė pranishėm.

Sidoqoftė, kur ėshtė fjala te pjesėmarrja e koalicionit "Kthimi" nė Qeverinė e Kosovės, as sot e gjithė ditėn nuk janė bėrė hapa pėrpara. Secila nga palėt ka mbetur nė pozicionet e veta tė mėparshme. Fundja, tė gjitha kėto ēėshtje do tė sqarohen pasi tė kenė pėrfunduar bisedimet e pėrfaqėsuesve tė koalicionit me zotin Steiner, por shumė karakteristik ėshtė fakti se, siē thonė analistė tė kėtushėm, "sindromi shqiptar" tashmė duket se ėshtė bartur nė kolegėt e tyre serbė nė Parlamentin e Kosovės. Nėse shqiptarėve iu deshėn tre muaj pėr t'u marrė vesh, atėherė ende nuk dihet se sa kohė do t'u nevojitet kolegėve tė tyre pėr tė tejkaluar hendekun qė sa vjen e thellohet nga akuzat e kundėrakuzat pėr "abuzim me interesat nacionale".

AIM Prishtinė, Besnik BALA