AIM: start



SAT, 02 MAR 2002 08:59:57 GMT

Borxhi i Kosovės dhe suksesioni

Prishtinė, 28.02.2002.

Nėnkryetari i Qeverisė federale, Mirolub Labus ka hapur edhe njė problem tė ri, pėrkatėsisht ēėshtjen - kush do t'i kthejė borxhet e vjetra tė Kosovės. Labus tha qė edhe kreditorėt ndėrkombėtarė nė bisedat e mėparshme e kanė shtruar tė njėjtėn pyetje. Kėrkesat e deritashme Hakerupit dhe Kofi Ananit qė Kosova vet t'i kthejė borxhet, nuk kanė dhėnė rezultat. Mirėpo, autoritet e UNMIK-ut nuk kanė konfrimruar se ndojėherė kanė biseduar pėr kėtė ēėshtje me autoritet jugosllave.

Mirėpo, nėnkryetari i Qeverisė sė RFJ-sė ka thėnė pėr Radion B92 se nuk do tė heqė dorė nga kėrkesat qė Serbia tė lirohet nga njė pjesė e kėtyre borxheve. "Borxhi i Kosovės ėshtė njė miliard e katėrqind milionė. Te Klubi i Parisit ėshtė 430-440 milionė dollarė. Ne e kemi Drejtorinė administrative tė UNMIK-ut nė Kosovė. Kjo administratė i ka caktuar tatimet, doganat nė Kosovė, mirėpo nuk dėshiron nė asnjė mėnyrė tė marrė pjesė nė larjen e kėtij borxhi tė vet. Unė jam pėrpjekur qė lidhur me kėtė tė bisedoj me Haekkerupin, i kam shkruar Kofi Annanit, ata nuk duan ta pranojnė kėtė borxh, ata mendojnė qė ky ėshtė problem i Serbisė. Serbia nuk ka tė hyra fiskale, dhe ky ėshtė problem pėr tė cilin do tė duhet tė bisedojmė", tha Labus. Labus tėrė kohėn flet pėr borxhet qė ka krijuar Kosova para vitit 1990, pėr tė cilat atėherė kryesisht ka garantuar Banka Popullore e Jugosllavisė, pasiqė ajo kishte kontratė me vendet apo instuicionet kredituese.

E tėrė kjo qė ka thėnė nėnkryetari i qeverisė jugosllave nuk ėshtė mohuar nga askush nė Kosovė. Dihet se mjete kanė ardhur nė Kosovė, ndonėse efikasiteti i tyre nuk ishte i kėnaqshėm. Mirėpo, qė mė 1990 kanė ndodhur probleme tė rėnda, me tė cilat edhe sot ballafaqohet ekonomia e kosovare. Aplikimi i masave tė dhunshme nė ndėrmarrjet e atėhershme, pastaj integrimi me ndėrmarrjet serbe, si edhe transformimi pronėsor qė kanė pėsuar, nuk e ka pėrfillur edhe problemin e obligimeve qė kanė pasur ndėrmarrjet e kėtilla. Ēėshtja e borxheve ndaj kredituesve tė huaj thuajse ishte e harruar. Mirėpo, sot kur erdhi koha qė tė paguhen ato, madje edhe me kamatėn e cila ėshtė llogarituar pėr tė gjitha vitet, problemi aktualizohet edhe mė shumė.

Po ashtu, nė gjysmėn e dytė tė vitit 1990 hapet procedura e falimentimit ndaj Bankės sė Kosovės. Asohere tė gjitha obligimet i ka marrė "Jugobanka", por edhe kėtu ka munguar tė thuhet se ēfarė do tė bėhet me borxhet e jashtme. Zatėn, ky ishte edhe problemi pse falimentimi asnjėherė nuk ka pėrfunduar. Prandaj, ky problem ka mbetur i hapur edhe mė tej, pėrderisa atė nuk e aktualizoi z. Labus. Madje, ky problem si duket e ka ngulfatur Serbinė dhe Jugosllavinė, tė cilat tash me kėmbėngulje kėrkojnė qė UNMIK-u tė paguajė mė shumė se njė miliard dollarė. Madje, edhe nė Klubin e Londrės ėshtė hapur ēėshtja e borxheve tė Kosovės, qė ka qenė njėri nga kushtet pėr riprogramimin apo ndoshta edhe pėr shlyerjen e borxheve.

Ėshtė koha e pėrshtatshme qė pikėrisht tash tė hapet kjo dosje. Hapja e saj, njėherit nėnkupton edhe suksesionin, pėrkatėsisht ndarjen e pasurisė sė shtetit tė dikurshėm tė pėrbashkėt, thonė vėzhguesit e kėtushėm. Ndonėse njė proces tė kėtillė e kanė pėrfunduar vendet e dala nga ish-Jugosllavia, Kosova nuk ėshtė pėrfshirė nė suksesion. Por, kėrkesa e nėnkryetarit tė Qeverisė jugosllave qė UNMIK-u tė paguajė borxhet e Kosovės imponon bisedimet. Atėherė, duhet folur edhe pėr obligimet ndaj kredituesve tė jashtėm, pėr kursimet e humbura tė kosovarėve, pėr fondin pensional tė plaēkitur, pėr derdhjen e kapitalit kosovar pėr krijimin e rezervave tė shtetit tė atėhershėm.

Ndonėse sllovenėt, kroatėt e boshnjakėt nuk e kanė hapur asnjėherė problemimin e dėmeve tė luftės, kosovarėt kanė tė drejtė ta bėjnė kėtė, madje duke evidencuar tė gjitha pasojat nė ekonomi qė nga viti 1990. Prandaj, zgjidhja e problemeve tė borxheve tė Kosovės ndaj institucioneve ndėrkombėtare financiare, siē janė FMN-ja, BB-ja, Klubi i Parisit, apo Klubi i Londrės, do tė krijonte kushte pėr bashkėpunim tė mėtejmė ndėrmjet tyre. Por, si kanė deklaruar liderėt politikė dhe ekspertė nga ekonomia, sė pari duhet pėrfunduar ndarja e pasurisė sė pėrbashkėt tė ish-Jugosllavisė dhe tė Serbisė, ku Kosova ka qenė pjesėmarrėse nė krijmin e saj, e pastaj tė flitet pėr problemin e borxheve.

Ndėrkaq, ēėshtja e kthimit tė borxheve tė jashtme nuk do tė jetė ngarkesė aq e madhe pėr Kosovės. Problem mund tė jetė vetėm riaktivizimi i prodhimit. Obligimet mė tė mėdha i ka Korporata Energjetike e Kosovės, pėrkatėsisht termocentrali "Kosova B" dhe mihjet siperfaqėsore tė qymyrrit nė Bellaqevc dhe nė Dobrosellė, qė duhet tė kthejnė afėr 321 milionė dollarė, pa llogaritur kamatėn, pastaj "Trepēa" (Elektroliza e Zinkut, Fabrika e akumulatorėve, Fabrika e Baterive nė Gjilan dhe "Metaliku" i Gjakovės) - 81,3 milionė dollarė, “Ferronikeli" - 96,3; "Ballkani" i Suharekės - 21,3; Industria e Fijeve sintetike nė Prizren - 20,7; "Printeksi" i Prizrenit - 7,8; Fabrika e Tubave nė Ferizaj - 8,2; Fabrika e Radiatorėve nė Gjilan dhe ndėrmarrja hekurudhore - 2,2 milionė dollarė. Pos KEK-ut, i cili ėshtė nė prodhim, por me shumė probleme, tė gjitha ndėrmarrjet e tjera janė jashtė funksionit. Madje, edhe ēėshtja e transformimit pronėsor ka mbetur e pezulluar, kėshtuqė ka rrezik qė vlera e kapitalit tė tyre shumė shpejt tė arrijė nė zero. Ndėrkaq, ēdo i interesuar pėr pjesėmarrje nė procesin e privatizimit duhet tė llogarisė nė obligimet ndaj huadhėnėsve tė jashtėm.

AIM Prishtinė, Ibrahim REXHEPI