AIM: start



THU, 28 FEB 2002 19:19:03 GMT

Me pasaportė nė arė…

Prishtinė, 28.02.2002.

Tė udhėtosh diku nė botė dihet mirėfilli se duhet njė pasaportė. Ky dokument i zakonshėm pėr banorėt e shumė vendeve ėshtė i mjaftueshėm pėr tė hapur “dyert” nėpėr kufij duke pėrmbushur kėsisoji njė nga tė drejtat themelore njerėzore – lirinė e qarkullimit. Por, nė kufijtė e Kosovės pasaporta mbase mund tė marrė njė kuptim tjetėr – tė bėhet leje pėr t’i punuar arat. Duket paradoksale, por njė e ardhme e tillė duket se i pret fshatarėt e disa zonave kufitare me ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė.

Njė vit mė parė zyrtarėt jugosllavė dhe ata maqedonas nėnshkruan njė marrėveshje mbi kufijtė duke pėrfshirė edhe kufijtė e Kosovės. E cilėsuar si njė pazarllėk pa “hanxhiun” nga pėrfaqėsuesit politikė shqiptarė, kjo marrėveshje kishte pėrfshirė tė paktėn 2 mijė e 500 hektarė tokė tė Kosovės. Vėzhgueist thanė se Beogradi i kompensoi Shkupit rajonin e Prohor Pēinjskit, duke i dhėnė atij tokė tė huaj – atė tė Kosovės. Kjo marrėveshje u komentua pėrciptazi si e papranueshme nga udhėheqėsit politikė shqiptarė, por zėrat e tyre tė zbehtė nuk arritėn tė trandin shumė zyrtarėt ndėrkombėtarė, tė cilėt nė atė periudhė ishin tė “entuziazmuar” nga ndryshimet nė Serbi dhe nguteshin vazhdimisht pėr tė pėrshėndetur ēdo gjė qė vinte prej andej. Presidenti Jugosllav Vojisllav Koshtunica e shfrytėzoi kėtė hapėsirė sikurse ai maqedonas Boris Trajkovski. Lufta nė Maqedoni e la nėn hije kėtė ēėshtje, mbase mė shumė pėr faktin se kjo pjesė kontrollohej nga guerilėt shqiptarė tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare qė po luftonte pėr mė shumė tė drejta nė kėtė ish-republikė jugosllave.

Njė vit mė vonė, njė deklaratė e njė zyrtari tė NATO-s e rizgjoi kėtė ēėshtje. Komandanti i trupave amerikane nė kuadėr tė forcave paqeruajtėse KFOR, gjenerali Keith Huber tha se “marrėveshja ndėrmjet Beogradit dhe Shkupit ishte ilegale”. Kjo deklaratė nxiti reagime agresive tė zyrtarėve maqedonas, tė cilėt nuk ngurruan tė kėrcėnohen se “do tė shtien mbi ushtarėt e KFOR-it nėse ata pengojnė trupat maqedonase pėr tė kontrolluar kufijtė”…

Misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) dhe KFOR-i ngulėn kėmbė se kjo marrėveshje ishte e “papranueshme”. Zėdhėnsja e UNMIK-ut, Susan Manuell, ka thėnė se “territori i Kosovės nuk mund tė jetė subjekti ndonjė marrėveshjeje pėrderisa Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė tė mos e autorizojė statusin final tė saj”.

Por, deklaratat e tilla u shuan shpejt dhe ēėshtja u mbulua nga konfuzioni duke shkaktuar huti nė opinionin kosovar. ”NATO dhe Maqedonia e kanė nėnshkruar njė marrėveshje pėr sigurimin e kufirit dhe pėr thellimin e bashkėpunimit ndėrmjet KFOR-it dhe forcave maqedonase tė sigurimit, e quajtur Procedura e pėrkohshme operative. Kjo marrėveshje nėnkupton sigurimin e linjės kufitare, e cila pėrcaktohet me anė tė marrėveshjes ndėrmjet Jugosllavisė dhe Maqedonisė”, ka thėnė ambasadori i NATO-s nė Maqedoni, Klaus Volers. Ndėrsa Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Anan, ka thėnė se “organizata qė drejton ai e respekton marrėveshjen ndėrmjet IRJM-sė dhe RFJ-sė”, si dhe ka shtuar se “marrėveshja pėr caktimin e kufijve duhet respektuar nga tė gjithė”.

Kėto deklarata e ‘ēoroditėn’ misionin e OKB-sė nė Kosovė dhe KFOR-in, tė cilėt zgjodhėn heshtjen, ndėrsa shqetėsuan sė tepėrmi shqiptarėt e Kosovės. Me marrėveshjen mes Beogradit dhe Shkupit zyrtar pėr pėrcaktimin e kufijve Kosovė - Maqedoni shkelet Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė dhe Korniza Kushtetuese e Kosovės, sipas tė cilės duhet tė ruhet tėrėsia territoriale e Kosovės – thonė ekspertėt e kėtushėm tė sė drejtės ndėrkombėtare. Njėri nga kėta ekspertė, prof. Dr. Fatmir Sejdiu, tha se "kjo marrėveshje ėshtė njė atak i drejtpėrdrejtė nė tėrėsinė territoriale tė Kosovės dhe gjithė ajo procedurė qė ka ndodhur dhe tash sė fundi me njė miratim nga OKB-ja ėshtė njė befasi pėr popullin e Kosovės dhe pėr tė gjithė tė tjerėt". Ai ka shtuar se duke pasur parasysh se Kombet e Bashkuara kanė njė mision tė tyre nė Kosovė, ato kanė pasur pėrsipėr sipas Rezolutės 1244 mbrojtjen e kufijve tė Kosovės, natyrisht duke pasur parasysh tėrėsinė e saj territoriale.

Ndėrkaq, kryetari i Shoqatės sė Juristėve tė Pavarur tė Kosovės, Riza Smaka, e ka quajtur deklarimin e fundit pėr njohjen e marrėveshjes Beograd - Shkup si njė skandal dhe precedent nė sistemin politik e juridik ndėrkombėtar. Ai ka kėrkuar qė marrėveshja pėr pėrcaktimin e kufirit e arritur njė vit mė parė tė shpallet e pavlefshme meqė, sipas tij, mund tė shkaktojė probleme tė mėdha.

Sipas Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, qė ėshtė njė dokument juridik, por edhe politik, valid si dhe aplikativ, tha zoti Smaka, “territori i Kosovės qė ishte i definuar, qė do tė thotė edhe i identifikuar dhe qė ėshtė njė komponent shtetėror i rėndėsishėm, ėshtė i tėrėsishėm dhe atė e mbrojnė Kombet e Bashkuara nėpėrmjet KFOR-it. Kjo do tė thotė se sovranitetin territorial e mbron KFOR-i, ndėrsa atė politik dhe juridik UNMIK-u”. Edhe ekspertė tė tjerė tė sė drejtės ndėrkombėtare kanė reaguar ashpėr ndaj kėsaj marrėveshjeje, duke tėrhequr vėrejtjen se “kjo ēėshtje ėshtė dashur tė lihet pėr periudhėn kur statusi politik i Kosovės tė ishte zgjidhur”. Ata pohojnė se kjo ēėshtje tash pėr tash nuk ka zgjidhje dhe se “Kosova pasi tė fitojė sovranitetin do tė mund tė kėrkojė zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje nė ndonjė gjykatė ndėrkombėtare, nėpėrmjet njė arbitrazhi sikurse nė rastin e Prevllakės apo tė Bėrēkos…”

Por, ajo qė i shqetėson pėrfaqėsuesit e Kosovės ėshtė fakti se kjo marrėveshje do tė shkaktojė tensione tė vazhdueshme ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė. Ndėrkaq, pėrfaqėsuesit e partive politike kanė terhequr vėrejtjen se “nuk mund tė bėhet asnjė veprim juridik-ndėrkombėtar pėr territorin e Kosovės pa miratimin e Kuvendit tė Kosovės qė e bart vullnetin sovran tė popullit tė Kosovės”…

Sidoqoftė, e vetmja “shkėndijė shprese” e shqiptarėve tė Kosovės ka mbetur njoftimi se “Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara do ta diksutojė sėrish kėtė ēėshtje”. Qėndrimi i deritashėm i amerikanėve qė kėtė marrėveshje e shohin me sy tė dyshimtė ngjall shpresat se “diē do tė lėvizė nė kėtė drejtim”.

Por, nuk ishin vetėm shqiptarėt tė habitur nga qėndrimi i zyrtarėve mė tė lartė tė OKB-sė. Pėrfaqėsues tė UNMIK-ut mbetėn pa koment pas deklaratės sė lėshuar nga zyra e zotit Annan. Njė burim brenda UNMIK-ut tha se shefi i ri i kėtij misioni nė Kosovė, diplomati gjerman Michael Steiner, ka patur njė bisedė tė rėndė me selinė e OKB-sė nė New York. Ky burim tha se Steiner ishte befazuar me faktin se “shefat e tij pėr tė qetėsuar gjakrat nė Shkup kishin mbajtur njė qėndrim tė tillė qė e bart problemin nė Kosovė”. Zoti Steiner ka mjaft aryse pėr t’u shqetėsuar, meqė njė hap i tillė ndodh nė fillim tė punės sė tij nė Kosovė. Vendimi i shefave tė tij nė New York atė e vė para njė problemi tė pazgjidhur: si do t’i punojnė tokat e tyre fshatarėt e zonės kufitare – si do tė shkojnė atje: me pasaportėn e UNMIK-ut? Maqedonia edhe ashtu bėn shumė telashe pėr kėto dokumente…

AIM Prishtinė, Besnik BALA