 |
THU, 28 FEB 2002 13:50:35 GMT
RS dhe Haga: Pse burgosjet jane te pamundshme
Qeveria e dobesuar e Ivaniqeviqit, shikuar nga kendi i Hages, ka bere
fare pak, kurse nga kendi i tij personal ka bere madje shume me teper:
ka marre qendrim qe te mos behet patrone e fshehjes se te akuzuarve dhe
se deshiron qe ata njerez t'i shohe ne Hage. Mirepo cdo ndermarrje e saj
radikale qe do te nenkuptonte burgosjen e te akuzuarve mund te jete
teper e rrezikshme dhe e pa parashikueshme.
Banjalluke, 26 shkurt 2002. (AIM)
Eskalimi i fushates se ashper e cila vite me radhe po zhvillohet me
synim te suprimimit te Republikes Serbe, pastaj ndryshimet ultimative
kushtetuese ne etnitetin e vogel boshnjakohercegovas, plus presioni i
papare i te jashtemve me kercenim te zbatimit te sankcioneve ndaj
Banjallukes qe kjo te dorezoje ne Hage te akuzuarit dhe, ne fund, vetem
dic me shume se 250 fletepadi tatimore per tere Republiken Serbe - te
gjitha keto jane vrima plumbash qe do te ishin vdekjeprurese per nje
organizem shume me te forte se c'eshte Republika Serbe. Te katerta
sebashku, nderkaq, se paku per nje afat me te shkurter, nuk mund te jene
vdekjeprurese nga shkaku i thjeshte dhe i njohur qe organizmi ne te
cilin ato veprojne per nje kohe mjaft te gjate eshte mesuar dhe i eshte
bere shprehi te jetoje me ato vrima plumbash sepse edhe vete ato jane
bere pjese e ketij organizmi. Prandaj per kete organizem tani mund te
shtrohet pyetja se si valle do te mund te jetonte dhe ne pergjithesi te
funkciononte pa ato kercenime, presione dhe pa vazhdimin e plackitjes se
paparapare nga brenda, se si do te mund te shpjegohej valle fakti
skandaloz per nje numer aq te vogel te fletepadive tatimore.
RS, e cila edhe ne diten e dhjetevjetorit te historise se vet nuk
funkcionon dot pa tera keto tregon se do te ishte shume me e dobet
sikur te arrihej ndonje gjendje normale se sa te vazhdoje jeten nen
presionet e deritanishme.
PSE IVANIQ-I ESHTE AQ FLEGMATIK: Pasqyra reale dhe konkrete e kesaj
gjendjeje mund te verrehej me qarte nga qendrimi i Mlladen Ivaniq-it,
kryeministrit te RS-se, gjate vizites qe Banjallukes Karla del Ponte i
beri RS-se, gjate seciles prokurorja kryesore e tribunalit te Hages ne
menyre ultimative kerkoi dorezimin e te akuzuarve. Derisa Del Ponte pas
mbledhjes me te gjitha forcat perpiqej para gazetareve te krijoje
pershtypjen e nje vershime te terbuar, se ciles nese nuk i dorezoheshin
te akuzuarit do te shkaterronte tere RS-ne, Ivaniqit nuk i mbeti asgje
tjeter perpos qe tere kete para opinionit ta plasonte sikur ata te dy
kishin biseduar per kohen e bukur. Prandaj ashtu shkurt dhe si pa
interesim tha se qeveria e tij nuk dinte ku ndodhej Radovan Karaxhiq-i
dhe nese dikush kishte te dhena lidhur me kete duhej te lajmeronte ,
keshtu qe pastaj RS do te vepronte sipas ligjit per bashkepunim me Hagen
te miratuar gjate vitit te kaluar.
C' eshte e verteta Ivaniq-i nuk mund te bente asgje tjeter pervec se te
emitonte mesazhin se si duhej ruajtur gjakftohtesine dhe qetesine dhe se
si e tere kjo ishte edhe nje presion ne vargun e presioneve te shumta
para te cilit ai, qeveria e tij dhe RS kane vetem nje detyre - te ruajne
shendetin dhe nervat. Disa nga hapat qe RS-ja i ndermori ne kete
drejtim per nje kohe te shkurte u treten ne arsenalin e mundesive te
saj. U miratua ligji per Hagen, te akuzuarve iu drejtua apo dergua
thirrja qe te dorezohen brenda afatit prej nje muaji, Beogradit iu
dergua mesazh i hapur qe Banjallukes t'ia dorezoje qytetaret e RS-se te
cilet kerkohen nga Tribunali i Hages dhe te cilet kishin gjetur
vendstrehim ne Serbi.
Qeveria e dobesuar e Ivaniqeviq-it shikuar nga kendi i Hages ka bere
fare pak, kurse nga kendi personal ka bere madje shume me teper: ka
marre qendrim qe te mos behet patrone e fshehjes se te akuzuarve dhe se
deshiron qe ata njerez t'i shohe ne Hage, por se cdo ndermarrje e saj
radikale e cila do te nenkuptonte burgosjen e te akuzuarve mund te jete
teper e rrezikshme dhe e pa parashikueshme. Ceshtja qendron ne ate se
kjo qeveri ka perjetuar shume me teper trauma dhe tragjedi se sa
qeverite paraprake - duke filluar nga qeverite nacionaliste nen
kontrollin e SDS-it deri te ajo reformistja e Millorad Dodikut - se
sa qe ka patur mundesi qe te permiresoje gjendjen e trashiguar
katastrofike. Sepse, RS-ja gjate muajve te fundit me shume se kurdohere
me pare u ballafaqua me pasojat katastrofike te te gjitha fushatave qe u
drejtuan kunder saj, te gjitha politikave katastrofike te cilat i
udhehoqi vete ajo, te gjitha plackitjeve te brendeshme te cilat e
varrosen ekonomine e saj - keshtu qe tani cdo akcion i forte i aparatit
shtetror, ne te vertete jo vetem ai qe ka te beje me akcionin e
burgosjes se te akuzuarve, mund te shpjente deri ne shkaterrimin e saj
perfundimtar.
Ekuacioni politik i RS perballe Hages prandaj eshte i dhembshem dhe
tragjik: ajo tani eshte ne poziten e te dermuarit i cili eshte
strupullosur mbi toke dhe ka zene koken me duar derisa te tjeret e
shkelin dhe shqelmojne. Ajo ndaj goditjeve te tilla eshte bere aq e
pandishme sa qe derisa mban koken me duar i duket se ne ato ksuhte mund
te duroje dhe te mbetet gjalle. Ne nje situate te ketille cili do te
kishte qene hapi apo veprimi me i gabuar? Pa dyshim kjo do te ndodhte
nese ngrihej dhe tentonte te ktheje ndonje goditje ose, shprehur me
gjuhen e metafores, te fillonte te burgos te akuzuarit, te futej ne
reforme radikale politike e cila do te kishte forcen e shok terapise ose
te blente numer te mjaftueshem prangash policore per te gjithe te
obliguarit e harruar tatimore. Kjo nuk eshte e aresyeshme, keshtu nuk
mund te veprohet ne situate kur eshte e rendesishme qe organizmit t'i
punoje vetem zemra, derisa te gjithe te tjerat, si edhe shmangija apo
shpetimi nga sankcionet nderkombetare, sado kjo do duket dic apsurde,
mund te krahasohet me ate proverbin e bukes mbi kulac.
CKA MBETET TE BEJE IVANIQ-I: Per shkak se RS nuk don te burgos te
akuzuarit e saj te Hages, ndoshta ndonjeri prej tyre do te dorezohet
vete ne aranzhim te qeverise sepse eshte mezitur te rrije fshehur dhe
familja te mos kete me cka te jetoje. Ndoshta Beogradi i cili nuk eshte
ne situate pa rrugedalje ashtu si eshte Banjalluka, do te beje dicka per
RS dhe deri me 31 mars si kembim per ndihmen amerikane te dorezoje disa
nga te akuzuarit e vet, ne mesin e te cileve mund te ndodhet edhe
ndonjeri nga ata te RS. Me fjale te tjera, Mlladen Ivaniq-it i ngel te
veshtroje qiellin dhe kjo jo vetem sa i perket pyetjes se Hages por edhe
per shume ceshtje te tjera te cilat ia veshtiresojne frymemarrjen
qeverise se tij dhe qytetareve te saj.
Ne nivel skolastik, ose me drejte ne biseden qe sillet rreth parimeve
dhe definiconit, te akuzuarit e Hages jane problem i Ivaniqit dhe
qeverise se tij. Ne nivel faktik, nderkaq, zbatimi i parimeve skolastike
duket teper i vonuar. Te akuzuarit e Hages ose do te fillojne te
dorezohen vete ose do te burgosen nga ana e trupave te jashtme, ose, me
ne fund, do te vdesin nga vdekja natyrore dhe ne kete menyre do te
zgjidhet njera nga pyetjet jetike te RS-se, ne rast se ende ka mbetur
dicka qemund te thirret me kete emer. Dhe me ne fund per asnjeren nga
keto ceshtje nuk do te mund te ndihmoje sa duhet Ivaniqi dhe shoqeria e
kapitur ne RS. Ata nuk jane me te afte qe te zgjidhin problemet, por
vetem qe t'i durojne dhe keshtu t'i prolongojne derisa te lodhen edhe
ata qe i shutojne edhe nga jashte edhe nga brenda.
Tregimi i Hages ne RS ne fillim ishte tregim per moskuptimin, pastaj
tregim per mosveprimin, kurse sot eshte vetem tregim per durimin dhe te
duruarit.
ZHELJKO CVIJANOVIQ
|
 |