AIM: start



THU, 28 FEB 2002 13:46:39 GMT

Nga tri akuza per koke gazetari

Pothuaj cdo dite arrijne akuza te reja ne adrese te "Svetlostit" dhe kjo me shpesh per shpifje dhe cenim te autoritetit, rendome " fytyres dhe vepres" se ndonje ishpolitikani apo politikani aktual, ndonje biznesmeni, gjykatesi apo avokati. Kunder redaktoreve dhe gazetareve te javores kragujevase ne rrjedhe jane madje pesembedhjete procese gjyqesore. Por nuk eshte ngritur asnje aktpadi kunder ndonjerit nga ata per te cilet eshte shkruar edhe perpos deshmive apo fakteve te shumta

AIM Beograd, 26.02.2002.

Gjate historise se vet prej disa dekadash e perjaveshmja e Kragujevcit "Nezavisna svetlost" (Drita e pavarur, shenim i perkth.) kaloi nje rruge te gjate drejt pavaresimit gjate seciles redaktoret dhe gazetaret, krahas presioneve te vazhdueshme ndaj politikes redaktuese, teper shpesh jane ulur edhe ne banken e te akuzuarve, duke dhene pergjegjesi para gjyqit per fjalen e shkruar. Numri i padive apo akuzave, nderkaq, asnjehere nuk ka qene kaq i madh sikurse eshte diteve te fundit.

Ne adrese te "Svetlostit" pothuaj cdo dite arrijne akuza te reja dhe kjo me shpesh per cenim te autoritetit dhe per shpifje. Kunder redaktoreve dhe gazetareve te te perjaveshmes kragujevase aktualisht jane ne rrjedhe pesembedhjete procese gjyqesore, gje qe paraqet precedence te llojit t e vet.

Ne kete drejtim edhe ngjarjet e pese tetorit redaktoreve dhe antareve te redaksise se "Nezavisna Svetlostit" te Kragujevcit' me se pari u sollen nje numer te madh ankesash, te cilat ne nje menyre te posacme vertetojne se ne periudhen postmillosheviqiane po shfaqet nje numer gjithnje me i madh njerezish te fyer dhe te ndieshem ndaj fjales se shprehur publikisht, te cilet deshirojne qe nepermjet te gjyqit te rikthejne nderin dhe autoritetin e tyre. Ne mesin e anetareve te redaksise se "Nezavisna Svetllost-it" ka gazetare kunder te cileve jane ngritur madje tri ose kater ankesa. Dhe e gjithe kjo per kinse shpifje, me shesh ndaj "personalitetit dhe vepres" se ndonje politikani, te meparshem ose aktual, ndonje biznismeni, gjykatesi ose avokati.

Ne rastet me te shpeshta ankesat parashtrohen nga persona private, me se shumti funkcionare te meparshem apo te tanishem, ne mesin e te cileve per here te pare eshte paraqitur edhe vete prefekti i qytetit, Vllatko Rajkoviq nga Partia Demokratike (DS). Ne rolin e akuzuesve jane shfaqur drejtore te dikurshem dhe aktuale te firmave shoqerore, per shkak te indicieve per keqperdorim te pozites, gjyqtare dhe avoketer te cilet koheve te fundit per shkak te makinacioneve te llojllojshme kane rene ne goditje te fjales se shkruar, keshtu qe me qellim qe te mbrojne autoritetin e tyre jane detyruar te kerkojne satisfakcion moral dhe profesional ne bankat e gjyqit.

Faktin se as ne kohen e sundimit te Sllobodan Millosheviqit nuk ka patur nje numer kaq te madh ankesash, kryeredaktori i "Nezavisna Svetlostit" Mirosllav Jovanoviq e shpjegon edhe me "ligjin e favorshem" sipas te cilit gazetari per veper penale fyerje dhe shpifje mund te denohet edhe me denim me burgim deri me tre vjet, edhe pse eshte dicka fare e zakonshme dhe normale qe ne vendet e zhvilluara per fyerje dhe shpifje me shpesh jane parapare denime me te holla.

Ai vlereson se ankesa eshte mjet i mire qe disa njerez te kerkojne dhe te realizojne ndonje te drejte te tyre, madje duke mbyllur ne burg ndonje gazetar ose redaktor. Pothuaj te gjithe gazetaret qe me ane te shkrimeve te tyre kane publikuar fakte dhe te dhena per keqperdorime te ndryshme jane therritur ne gjyq, derisa ne te njejten kohe, kunder asnjerit prej atyreve per te cilet eshte shkruar nuk eshte ngritur ankese edhe pse jane dhene fakte te shumta.

Pothuaj te gjithe ankesat jane private. "Gazetaret jane akuzuar, sepse kane publikuar tekste ne te cilat bashkebiseduesit ne menyre autentike kane folur per lidhjen e disa avoketeve me disa gjykates dhe prokurore te gjyqit te Kragujevcit per bashkepunim ne punet e korrupcionit. Te gjithe gazetaret te cilet kane shkruar per keqperdorimet ne ekonomi, per makinacione te ndryshme dhe malverzime ekonomike, pastaj per keqperdorime te pozites zyrtare, jane gjetur para gjyqit, derisa, ne te njejten kohe, kunder asnjerit nga aktoret e akuzuar ne ato teksteve gazetareske nuk eshte ngritur aktpadi, - thekson Jovanoviq. Ai thekson se gazetaret e "Nezavisna Svetlostit" per te gjitha rastet kane shkruar ne menyre mjaft te argumentuar dhe thekson poashtu se ende po jetojme ne kohen kur ende gjykojne dhe vendosin"gjyqtaret partiake" te garnitures se vjeter, por qe tani nen shenjen e DS -Partise demokratike, ose ndonje partie tjeter te DOS-it.

Kryetari i gjyqit komunal, Zharko Stefanoviq, thekson se ndryshimet dhe ngjarjet me te reja kane goditur disa njerez te cilet gjate regjimit te kaluar vite me radhe kane qene ne sferen e te mbrojturve dhe tani kur kane ngelur pa ate lloj mbrojtjeje, kerkojne satisfikime nepermjet te gjyqit. Ai perkujton se si disa individe kane ngelur "pa levozhgen mbrojtese" brenda se ciles kane qene vite me radhe, sic eshte per shembull autoriteti i partise dhe se numri me i madh i ankesave kunder fjales se shkruar mund te shpjegohet si tentim dhe perpjekje per te kerkuar mbrojtje te re.

Jovanka Marojeviq, redaktore pergjegjese dhe njera nga gazetaret kunder seciles eshte ngritur numri me i madh i akuzave - madje kater, vlereson se "bartesit e pushtetit te ri jane fuqizuar" nga shkaku se nuk ka opozite te vertete, kurse opinioni publik ende eshte mjaft i dobet. Ajo ka vleresuar se numri me i madh i aktpadive tregon se bartesit e pushtetit aktual as qe jane angazhuar per gazetari te pavarur, por qe ata ne te vertete kane pushtuar dhe rimarre te gjitha institucionet dhe mekanizmat e sistemit te Millosheviqit duke ushtruar keshtu presione te njejta ndaj mediave.

Ne deklaraten per "Nezavisna Svetlost" gazetari i njohur Petar Llukoviq ka shprehur keqardhje qe disa forma te frymes liridashese, te cilat kane mbreteruar ne media deri me 5 tetor, tani jane humbur dhe jane zhdukur fare. Ai kete e aresyetoi me faktin qe shume gazetare jane te kenaqur me rrogen qe marrin, me qendrimin e ri te pushtetit ndaj tyre.

Per sa u perket gazetareve te "Nezavisna Svetlostit" asgje nuk ka ndryshuar ne qendrimin e tyre ndaj pushtetit. Gjykuar sipas numrit te aktpadive qe perfaqesuesit e pushtetit i drejtojne ne adrese te se perjaveshmes se pavarur shihet qarte se edhe nga ajo ane nuk ka kurrfare ndryshimi.

OLIVERA S. TOMIQ