AIM: start



THU, 28 FEB 2002 13:43:50 GMT

Seksi, rrenat dhe ushtria kroate

AIM Zagreb, 25.02.2002.

Vargu i skandaleve te Ushtrise kroate qe shtohej panderprere gjate javes se kaluar u be me i pasur edhe per nje hallke qe nderlidhet me te ashtuquajturen afere seksuale ne kazermen "Bilogora" te Bjellovarit. Po te bazohemi ne ate se si rodhen ngjarjet, turpi qe ndodhi ne qarqet ushtarake nuk do te kete mundesi te fshihet. Por, te fillojme sipas radhes: skandali me i ri qe luhati Forcat e armatosura nderlidhet me shqetesimet seksuale qe u bene ndaj disa grave te punesuara ne Brigaden e 16-te artileriko-raketore te Bjellovarit. Grate, te cilat cdo dite dhe gjate tere vitit kane qene te ballafaquara me kercenime te dy eproreve te larte: luftetarit (D.M.) dhe kolonelit (D.K.) - te cilet ne detyre kane shkuar nen ndikim te alkoolit - me kote kane dashur qe problemin e tyre ta zgjidhin me komandantin - brigadierin Predrag Markoviq. Sipas fjaleve te tyre, komandanti Markoviq cdo ankese te tyre i eshte pergjigjur me perqeshje, duke mos dashur qe te sqaroje vertetesine e fjaleve te tyre. Meqe nuk hasen ne perkrahje te eproret e tyre, u binden se problemi nuk mund te zgjidhej ne suazat e formacionit ushtarak, keshtu qe lidhur me tere kete lajmeruan ministrin e mbrojtjes, kryeministrin, kryetarin e shtetit dhe organet tjera kompetente duke kerkuar mbrojtje nga maltretimet.

Pas marrjes se letres anonime lidhur me keqperdorimet seksuale te grave me uniforme, ministri i mbrojtjes Jozo Radosh, letren menjehere ia percolli shefit te Shtatmadhorise i cili ne Bjellovar dergoi Komisionin me detyre qe rastin ta shqyrtonte ne teresi. Ne nderkohe problemi lidhur me aferen ne kazermen ushtarake te Bjellovarit mberrini deri te gazetaret dhe gazetat, gje qe grave ne fjale u shkaktoi probleme te tjera dhe pakenaqesi te reja ne pune. Koleget e kazermes grate e perfolura i pritnin me fishkellima, sharje dhe perbuzje… Sipas deshmive te tyre, asnjera prej tyre nuk kishte mbetur e pa ofenduar. " Na perbuznin te gjithe, madje edhe ata me te cilet nje dite me pare kishim marredhenie korrekte. Tere kazerma mbajti anen e luftetarit (D.M.) dhe kolonelit (D.K.), gjegjesisht urdherdhenesve te tyre. Ne radhet e ushtrise sundonte frike dhe panike per shkak te perzenieve eventuale nga detyra, keshtu qe askush nuk deshironte te prishet me urdherdhenesit", shpjegojne grate.

Menyra e zhvillimit te hetimeve eshte edhe nje deshmi plotesuese per trajtimin e turpshem te grave ne formacionet e ushtrise kroate. Komisioni te cilin e formoi Shtatmadhoria e Forcave te armatosura eshte i perbere - jasht rregullave dhe kerkesave te kryetares se Keshillit kuvendor per barazine ndermjet gjinive, Gordana Sobol - prej tre meshkujsh ( ne mesin e te cileve edhe i besueshmi i shefit te Shtatmadhorise se Forcave te armatosura te RK, Petar Stipetiq). Gordana Sobol, ne te vertete, kerkoi qe ne hetime te marrin pjese grate, gjegjesisht ekspertet - psikologet. Vec tjerave, ne hetime nuk eshte ruajtur edhe anonimiteti i nevojshem, sepse ne te njejten salle dhe njekohesisht para syve te njeri tjetrit jane marre ne pyetje edhe grate edhe te akuzuarit, kurse ne gjykim ka marre pjese edhe komandanti i njesitit Predrag Markoviq. Flitet se hetimet mund te kene zgjatur vetem gjysem ore dhe se jane zhvilluar ne shpejtesi, madje te percjella me komentime ofenduese. Ne rrethana dhe atmosfere te ketille asnjera nga grate nuk ka vertetuar pohimet e ankeses, gjegjesisht se te gjitha ( ato tetembedhjete) eshte dashur te nenshkruajne deklaraten te pergatitur me pare ne te cilen mohoet se ka patur dofare perdhunimesh dhe sulmesh. Duke u mbeshtetur ne hetimet e tilla eksprese dhe ne perfundimin qe mund te parashihej, personat e autorizuar zyrtare as nuk e gjeten te nevojeshme qe per shkak te objektivitetit dhe besueshmerise se hetimeve se paku te suspendonin personat e etiketuar. Dihet se pa suspendimin e oficereve te dyshuar as qe mund te priteshin hetime objektive, sidomos kur te dyshuarit cdo dite jane ne marredhenie pune me grate e keqtrajtuara ndaj te cilave mund te ushtronin presion psikologjik dhe cdo lloj presioni tjeter. Per kete shkak perfundimi ne te cilin qendron se : "me fakte eshte vertetuar se nuk ka patur kurrfare sulmesh seksuale ne njesitin e 16 artileriko-raketor, gjegjesisht se akuzat jane fare te pabazuara", nuk eshte pranuar si i vertete nga pjesa me e madhe e opinionit. Madje edhe ne qarqet ushtarake te Bjellovarit flitet, gjegjesisht degjohen komentimet, se hetuesia "nuk eshte asgje tjeter perpos se nje perpelitje qesharake". Shoqata per mbrojtjen e te drejtave te grave: B. a. b. e., Forumi i grave i SDP-se dhe Keshilli kuvendor per barazine e gjinive paralajmerojne se do te vazhdojne te zbulojne te verteten. Perfaqesueset e B. a. b. e. -se kane premtuar se, nese ka nevoje, drejtesine do ta kerkojne nepermjet te Gjyqit Evropian per te drejtat e njeriut.

"Pas analizes qe i bene tekstit te ankeses dhe konstatimit se ate e " ka shkruar njeriu i pikelluar" ekspertet erdhen ne perfundim se ankesa eshte bindese", thote Sanja Sarnavka - perfaqesuese e B. a. b. e.-se. "Ajo eshte nje klithje per ndihme. Veshtire eshte te besohet qe grate te cilat nuk kane shanse te gjejne pune tjeter, te futen ne rrezik dhe te trillojne ankesa kunder eproreve te vete", perfundon Sarnavka.

Shqetesimi apo sulmi seksual, i pershkruar ne leter, me gjase ka qene mjaft konkret dhe nuk i takon vetem kategorise "se shqetesimeve"; nuk behet fjale pra per prekje te rastesishme, per mbeshtjetje miqesore, ose keqperdorim te situates se rastesishme. Behet fjale per sulme dhe shqetesime mjaft konkrete dhe te drejtperdrejta, sidomos ne disa raste kur vetem disa prej grave kane ngelur te vetme ne brigade. Oficeret kane shfrytezuar kohen e kujdestarise, te cilen e kane zgjedhur ne ate menyre qe te kene raste te pershtatshme per t'iu vardisur grave ne fjale. Keto kane qene, sipas deshmive, sulme te drejteperdrejta dhe te ashpra, me prekje neper pjeset intime te trupit duke i detyruar kesisoj per marredhenie seksuale.

"Kjo tejkalon kategorine e shqetesimeve dhe ketu behet fjale per keqperdorim seksual, gje qe vertetohet edhe nga vete leximi i letres se punetoreve te brigades se 16 artileriko-raketore te Forcave te armatosura", vertetojne perfaqesueset e B. a. b. e. pas takimit me kryetaren dhe antaren e Keshillit per barazi ndermjet gjinive, Gordana Sobol, dhe me kryetaren e qytetit Gjurgja Adleshiq ( njekohesisht edhe kryetare e Keshillit per siguri nacionale). Keqperdorimet, thone veprimtaret, rendome jane kryer gjate kohes se kujdestarise ose gjate ushtrimeve, prandaj grate jane perpjekur qe t'u shmangen atyre me shkuarje ne pushime mjekesore. Ne njeren nga fotografite e albumit te brigades se 16 artileriko- raketore shihet nje punetore, ne repartin e se ciles ka hyre ne gjendje te dehur njeri nga dy oficeret e lartepermendur duke luajtur lojen e njohur "te vardisjes". Gruaja e frikesuar duke ikur nga sulmuesi, ne perpjekje per t'u mbrojtur hyp mbi tavoline nga e cila rrezohet dhe lendohet. Pastaj vrapon dhe del ne koridor duke therritur dhe duke kerkuar ndihme dhe oficeri nderpret zbavitjen e planifikuar.

Ne kazerme flitet se te punesuarat jane provokuar sipas formules " nese ti nuk don, ka te tjera qe duan". Disa nga ato qe nuk ishin dorezuar por kishin vazhduar te rrezistojne kishin pesuar dhe kete e kishin paguar me transferim te shpejte ne pune ne Varazhdin, edhe pse per kete, sipas pohimeve te njerezve te informuar mire, nuk kane ekzistuar shkaqe te aresyeshme. Pas publikimit te letres se permendur lidhur me rastin e Bjellovarit u paraqiten edhe interpretime te tjera. Sipas pohimeve te tilla, letra eshte pasoje e menjehereshme e venies se disiplines se forte ne kazerme te cilen e zbatoi Markoviq me ardhjen e tij, gje te cilen disa nuk ishin te gatshem ta pranojne dhe ne kete menyre dhe me marifete te tilla kerkonin alibi per mospunen apo pertacine e vete. Eshte veshtire, nderkaq, t'u besohet fjaleve te tilla. Eshte per t'u habitur, poashtu, qe "jopunetoret" kane zgjedhur pikerisht nje akuze te tille (kontraproduktive) kunder eproreve te vete duke rrezikuar gjate kesaj edhe jeten e tyre familjare.

Shpjegimet se "afera seksuale" eshte kurdisur me qellim te shmangies te zbatimit te rendit te forte ushtarak nuk eshte bindes poashtu nese kujtojme rastin e ushtarit te rregullt T.J. i cili ne afatin e sherbimit te tij ushtarak ne P.U. 3049 ne Zare, me 22 mars te vitit 2000 beri deklarate se me 22 shkurt te te njejtit vit ne oborrin e kazermes ne Zare nje person i panjohur i ndihmuar nga kater persona te tjere te panjohur, kishte bere perdhunim duke perdore forcen e vet fizike. Qe ironia te jete ende me e plote, njeri nga te dyshuarit e rastit te Bjellovarit, pikerisht nga brigada e 16 artileriko- raketore, edhe para nje viti eshte marre ne pergjegjesi dhe, sipas te gjitha gjasave, eshte debuar nga Brigada e dyte gardiste "Gromovi" si i denuar nga gjyqi ushtarak per kundervajtje te ngjashme seksuale.

Hijen me te rende hetimeve te Bjellovarit ua shtojne pikerisht ata qe kane zhvilluar hetimet, te cilet edhe pas marrjes ne hetime dhe gjykimit punetoret i kane marre ne pyetje dhe bisede zyrtare edhe nje here dhe gjate kesaj, krahas tjerave, i kane bindur per nevojen e nenshkrimit te nje mohimi te te gjithe akuzave te letres se kontestuar. Ministria e mbrojtjes demantin e shpallur kinse e ka vleresuar si te pamjaftueshem, kurse te punesuarave u eshte bere e njohur se do te pasonte formulimi i nje demanti te ri dhe me te plote te cilin atehere do te duhej ta nenshkruanin grate e padrejtesuara.

Shihet qarte se Rasti i Bjellovarit nuk eshte i vetmi i ketij lloji, mirepo kuptohet se eshte kulmi i kodres se akullt te cilin strukturat ushtarake do te deshironin ta shkrijne. Keqtrajtimi i grave ne armate eshte vetem nje shprehje e pozites se sotme te gruas ne Kroaci, por valle tema e keqperdorimit seksual te gruas ne ushtri edhe me tej do te jete aktuale - kjo do te varet nga kembengulja apo vendosmeria e viktimave si dhe presioni i opinionit qe ky rast te ndricohet perfundimisht.

IVANA ERCEG