AIM: start



MON, 25 FEB 2002 19:20:18 GMT

Kosova: Millosheviqi nė Hagė

Prishtinė, 25.02.2002.

Faik Ramadani nga fshati Reēak i komunės sė Shtimjes, rreth 20 kilometra nė jug tė Prishtinės, po priste me njė ndjenjė tė pėrzier fillimin e procesit gjyqėsor kundėr ish presidentit jugosllav, tash tė akuzuar pėr krime lufte dhe gjenocid nė hapėsirat e ish Jugosllavisė, Sllobodan Millosheviq. Tek ecte nėpėr rrugėn kryesore tė fshatit nė hyrje tė sė cilės ishte vendosur njė tabelė ku shkruante "Rruga William Walker", plaku 70 vjeēar po hidhte vėshtrimin mbi kodrinėn ku janė varrezat e 45 shqiptarėve tė ekzekutuar nga forcat e Millosheviqit, nė mesin e tė cilėve edhe tre djemtė e tij. Plaku kujton 15 janarin e vitit 1999 kur djemtė e tij janė marrė nė shtėpi dhe mė pas janė vrarė nga afėrsia sė bashku me 42 banorė tė tjerė tė kėtij fshati. Kėto vrasje u cilėsuan atėbotė si krim kundėr njerėzimit nga shefi i Misionit Vėzhgues tė Organziatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė, ambasadori amerikan William Walker. Masakra e Reēakut u pasua nga njė fushatė e gjerė diplomatike qė solli Konferencėn e Rambouilletit e mė pastaj edhe fushatėn e bombardimeve tė NATO-s, e cila u pasua nga fushata hakmarrėse e forcave tė Sllobodan Millosheviqit.

12 shkurti i kėtij viti pos qė shėnoi fillimin e gjykimit tė atij qė shqiptarėt e quajnė "kasapi i Ballkanit" ishte njėkohėsisht edhe ditė e ripėrtėritjes sė kujtimeve mė tė hidhura tė shqiptarėve tė Kosovės. Ata sėrish numėrojnė viktimat e "barbarive mesjetare", siē u shpreh kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės, Carla del Ponte. Reēaku, Izbica, Krusha e Madhe, Celina, janė disa nga emrat e vendeve nga vargu i gjatė i masakrave qė kryen nė Kosovė forcat e Sllobodan Millosheviqit. Rrėfimet e dėshmitarėve janė tė tmerrshme. Ata flasin pėr ekzekutime tė egra, tortura rrėnqethėse, djegie kufomash, ndėrsa ulin zėrin dhe gati pėshpėrisin kur pėrmendin njė ndėr plagėt mė tė rėnda tė tyre, pėrdhunimet sistematike tė grave e vajzave tė reja nga trupat e Millosheviqit. Tash pėr tash disa gra kanė pranuar tė dėshmojnė nė Gjykatėn e Hagės, por nė statusin e "dėshmitareve tė mbrojtura". Dalja e tyre haptazi nė skenė do tė ishte tepėr e rėndė pėr mentalitetin kosovar.

Fillimi i gjykimit kundėr Millosheviqit ėshtė njėfarė "lehtėsimi" pėr kosovarėt. Dėshmitarėt e masakrave tė tij pohojnė se "dėnimi i tij nuk mund t’i ringjallė tė afėrmit e tyre, por mund tė parandalojė pėrsėritjen e tragjedive tė tilla". Por, ata thonė se kjo ėshtė e pamjaftueshme. "Sikur pėr ēdo tė vrarė tė merrte nga njė vit burg do tė ishte e paktė", thotė Muharrem Hetemi, i cili ka mbijetuar masakrėn e fshatit Izbicė tė komunės sė Skėnderajt nė Kosovėn Qendrore, ku mė 28 mars tė vitit 1999 janė vrarė 146 veta, trupat e tė cilėve mė pastaj janė zhdukur nga forcat speciale tė Millosheviqit. Atje duhet tė shkojnė edhe ashkėpunėtorėt e tij, pohojnė ata. Zejnullah Gruda, ekspert i tė drejtės ndėrkombėtare dhe anėtar i Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, thotė se "fatkeqėsisht asnjėri prej bashkėpunėtorėve tė tij nuk ka shkuar nė Hagė, por, sidoqoftė, gjykimi i tij, si numėr njė, ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe besoj se do tė jetė shumė mė e lehtė puna me ata qė janė nė njė hierarki mė tė ulėt". Por, ky Kėshill si dhe aktivistėt tjerė tė tė drejtave tė njeriut mendojnė se akuza kundėr Millosheviqit nuk ėshtė e plotė. Nė akuzė janė pėrfshirė vetėm 900 viktima tė tij nė Kosovė, ndėrsa numri i tė vrarėve gjatė konfliktit afro dyvjeēar arrin nė mbi 12 mijė sish. Nė akuzė janė pėrfshirė krimet qė kanė ndodhur gjatė vitit 1999, ndėrsa kanė mbetur jashtė saj masakrat e vitit 1998, pėrkatėsisht ato pas 28 shkurtit tė atij viti, kur edhe ka filluar konflikti i armatosur nė Kosovė. Fillimi i luftės kishte shėnuar dy masakra tė mėdha nė fshatrat Likoshan, Qirez e Prekaz tė rajonit tė Drenicės nė Kosovėn Qendore, ku kanė pėsuar tė paktėn 70 civilė shqiptarė. Jashtė akuzės kanė mbetur edhe vrasje tė tjera tė shumta pėr tė cilat veprimtarėt e Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut pohojnė se do tė mund tė pėrfshihen gjatė procesit gjyqėsor, i cili mund tė zgjasė me vite.

Sidoqoftė, fjala mė e shpeshtė e pėrmendur kėto ditė nė Kosovė (krahas atyre si: akuza, masakra, vrasje e pėrdhunime) ėshtė fjala drejtėsi! A ėshtė ajo vėrtet e tillė? Procesi gjyqėsor kundėr Milloshevqit ka filluar me vonesė tė madhe, shumė vjet pas pėrfundimit tė konfliktit nė Kroaci, gjenocidit nė Bosnjė dhe sė fundi luftės nė Kosovė, dhe kjo "domosdo i zbeh efektet e tij, nėse procedura zvarritet tej mase", thotė profesor Gruda. "Personalisht, unė mendoj se kjo nuk ėshtė e drejtė, nėse kihet parasysh njė thėnie amerikane: ‘Drejtėsia e vonshme ėshtė mohim i drejtėsisė’". Por, shefi i zyrės sė vendit prej nga ka rrjedh kjo fjalė e urtė, ambasadori amerikan John Menzies, thotė se "drejtėsia e vėrtetė kurrė nuk do tė vihet nė vend". Sipas tij, ėshtė e pamundur tė kapen dhe tė vihen para gjyqit tė gjithė ata kryes tė krimeve qė ndoqėn urdhėrat e Millosheviqit. "Ta shohėsh atė nė gjyq, ta shohėsh se si kthehet nė qelinė e tij, ta shohėsh nėn roje se si pėrpiqet tė shpjegojė ideologjinė e tij nacionaliste dhe me urrejtje etnike, secilit prej nesh duhet t'i japė kėnaqėsi tė madhe”. Fundja, sipas zotit Menzies, tash nė gjyq ėshtė "peshku i madh, Millosheviq".

I cilėsuar si gjyqi i shekullit nga partitė politike shqiptare, procesi kundėr Milloshevqit, sipas tyre, shėnon fillimin e vėnies sė drejtėsisė sė mirėfilltė. Sipas tyre "edhe pse dėnimi qė do t'i jepet Millosheviqit nuk do tė jetė adekuat pėr krimet qė ka kryer, kjo do tė jetė njė satisfaksion i konsiderueshėm pėr tė gjithė, jo vetėm nė Kosovė". Por, ajo qė pėr shqiptarėt mbetet e diskutueshme ėshtė ēėshtja e fajit. A ėshtė vetėm Millosheviqi fajtori kryesor dhe pse nuk ngulet kėmbė nė "denacifikimin e Serbisė". I sapoliruari nga burgu ku ėshtė mbajtur pėr gati tre vjet, Albin Kurti, ish lider studentor, thotė se "Millosheviqi nuk do tė ngjante pa krimet, por krimet do tė ndodhnin edhe pa Millosheviqin". Botuesi dhe publicisti kosovar, Veton Surroi, thekson se "Millosheviqi ėshtė fajtor pėr operacionalizimin e idesė sė Serbisė sė Madhe, por nė ngritjen e kėsaj ideje mori pjesė shumica e shoqėrisė serbe, prej institucioneve ēfarė ishin Akademia e Shkencave dhe Arteve sė bashku me Universitetin, ushtria, Kisha Orthodokse Serbe e deri te qytetari i rėndomtė qė bėrtiste nėpėr mitingje 'duam armė'”. Dhe, sipas tij, me fillimin e gjykimit kundėr Millosheviqit do tė dalė nė pah edhe "pėrgjegjėsia e popullit serb pėr gjenerimin e fashizmit nė radhėt e veta".

Sidoqoftė, Haga pritet tė jetė rrugė nėpėr tė cilėn do tė ecin sė bashku, nė mėnyrė paradoksale, xhelati dhe viktimat e tij. Prokurorja e Tribunalit ka futur nė listat e saj tė dėshmitarėve emrat e 90 personave nga Kosova qė do tė dėshmojnė pėr tė bėrat e tė pabėrat e Millosheviqit. Listat natyrisht nuk janė bėrė publike, por tashmė kanė filluar spekulimet dhe pohimet rreth tyre. Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ibrahim Rugova, tha se do tė jetė njė prej dėshmitarėve, ndėrsa dėshminė e tij tashmė e ka pėrfunduar ish lideri komunist i Kosovės, Mahmut Bakalli. Pritet qė nė cilėsinė e dėshmitarit tė dalin edhe figura tė tjera politike e deri te viktimat e drejtpėrdrejta tė mizorive tė forcave serbe. Secili prej tyre merr me vete bagazhin e rėndė tė kujtimeve tė hidhura tė tragjedisė sė tyre. Vrasje, prerje gjymtyrėsh, dhunime sistematike… djegie dhe zhdukje kufomash dhe dėbime masive. Mbi 800 mijė shqiptarė u ndoqėn nga shtėpitė e tyre, 3 mijė syresh llogariten tė zhdukur, mijėra sish u dėrguan nė burgjet serbe (edhe mė tej kanė mbetur afro 200 veta). Dėmet e luftės janė tė pallogaritshme dhe tash pėr tash as qė kanė hyrė nė rend dite. "Janė shumė dhembje pėr t'u shpaguar vetėm me dėnimin e njė njeriu", tha Sherife Smajli nga fshati Reēak, e rrethuar nga njė mori nipash qė kanė mbetur bonjakė, pasi forcat serbe i vranė tė shoqin dhe dy djemtė e saj.

AIM Prishtinė, Besnik BALA