AIM: start



MON, 25 FEB 2002 16:13:21 GMT

Kushtetutė sipas terkut tė njė njeriu

Tri propozime tė promovuara pėr Kushtetutėn e Serbisė parashohin regjionalizimin e saj, por dallohen nė disa ēėshtje mjaft tė rėndėsishme: Qendra beogradase pėr tė drejtat e njeriut parasheh njė kryetar me mė pak kompetenca, tė zgjedhur nga Parlamenti, PDS dėshiron zgjedhje tė drejtpėrdrejtė tė kryetarit, kurse propozimi i kėsaj partie parasheh edhe zgjedhje tė jashtėzakonshme dhe kuvend kushtetues, ndėrsa profesori Pavle Nikoliē ka recept pėr kthimin e mbretit

AIM Beograd,18.2.2002.

Gjykatėsi i Gjyqit Kushtetues tė Serbisė Slobodan Vuēetiē para disa kohe kishte ngritur padi ndaj Vojisllav Koshtunicės qė mund ta dėmtojė mjaft pėr dallim nga tė tjerat, tė rėndomtat, duke e akuzuar kryetarin jugosllav si frenuesin mė serioz tė reformave nė vend. Vuēetiē publikisht vlerėsoi se propozimi pėr Kushtetutėn e ardhshme tė Serbisė, qė kah mesi i janarit u propozua nga Partia Demokratike e Serbisė tė Koshtunicės, paraqet njė tentin krejtėsisht jolegal tė kėsaj partie qė tė nxis zgjedhje tė reja nė Serbi dhe pėrmes tyre Koshtunica tė "komandojė" nga pozicioni jo aq i fuqishėm i kryetarit jugosllav mbi kryetarin e Serbisė, me kompetenca shumė mė tė gjėra.

Edhe pa njė analizė mė tė thellė pėr propozim kushtetutėn e PDS, vetė fakti se kjo parti befas vendosi qė tė hiqte dorė nga pėrkrahja deri atėherė e fuqishme pėr propozim kushtetutėn e Serbisė dhe Jugosllavisė tė Qendrės beogradase pėr tė drejtat e njeriut, paraqet njė befasi tė madhe dhe shkas pėr spekulim pėr ndonjė prapavijė tė fshehtė tė kėtij gjesti. Kjo para sė gjithash se e vetmja anėtare qė punoi nė propozim kushtetutėn e PDS, emrin e tė cilit e publikoi vetė partia - Zorica Radoviq, eksperte pėr tė drejtėn kushtetuese dhe bashkėshortja e Voislav Koshtunice - ishte pjesė e ekipit gjashtėanėtarėsh qė, nga korriku i vitit 2000 (para ndryshimeve nė Serbi) punoi nė zgjidhjet kushtetuese nėn patronatin e Qendrės beogradase pėr tė drejtat e njeriut.

Propozimin e ekspertėve tė Qendrės beogradase pėr tė drejtat e njeriut, tė promovuar nė gjysmėn e vitit tė kaluar, e pėrkrahu dhe e propozoi pėr miratim edhe Komisioni Venecian i Kėshillit tė Evropės. Qė gjithė kjo tė duket e ēuditshme ky propozim filloi mė shpesh tė quhet shkurtimisht "kushtetuta qė e pėrpiluan PDS dhe Lidhja qytetare e Serbisė (LQS)" - sa nga pėrkrahja qė i dhanė pjesėtarėt e kėtyre dy partive, po aq pėr nga afėrsia (e paramenduar) e anėtrėve tė ekipit me partinė e Vojislav Koshtunicės dhe Goran Svilanoviqit.

Si njė rrufe nga qielli, diku para Vitit tė Ri, PDS paraqiti propozimin e vet tė Kushtetutės, duke kumtuar vetėm se ekipi i ekspertėve tė kėsaj partie, ku anėtarė ėshtė edhe Zorica Radoviē, ka marrė parasyshė propozimin e Qendrės beogradase pėr tė drejtat e njeriut, por edhe Propozim kushtetutėn tė shtetit rajonal tė Vendeve tė bashkuara serbe, tė akademikut tė ndjerė Miodrag Joviēiq. Mė pak se njėzet ditė pas kėtij paralajmėrimi PDS-ja paraqiti propozimin e vetė qė dallon nga propozimi i Qendrės beogradase pėr tė drejtat e njeriut pikė sė pari nė dy ēėshtje: sipas idesė sė PDS-sė, Kushtetutėn duhet ta sjellė Kuvendi kushtetues (qė do tė thotė shpallje e zgjedhjeve), kurse kryetari, nė vend se tė zgjidhet nė parlament, siē propozon grupi gjashtėanėtarėsh i ekspertėve, edhe mėtej do tė zgjidhej pėrmes zgjedhjeve.

Nė tė vėrtetė nė kėto pėrcaktime, Vuēetiqi hasi nė mirėkuptim pėr kritikat e tij tė ashpra. Gjyqtari i Gjyqit Kushtetues, tė cilin regjimi i ish-kryetarit Sllobodan Millosheviqit e kishte larguar nga puna, kurse mė pas PDS-ja, nė vjeshtėn e kaluar, kishte penguar tentimin e parė pėr kthimin e tij nė Gjykatė, nė propozimin qė kryetari i Serbisė tė zgjidhet nė zgjedhjet e drejtpėrdrejta dhe funksionit tė tij t'i zgjerohen kompetencat, duke emėruar edhe kryetarin e Gjyqit suprem, Kryeprokurorin suprem shtetėror, pesė gjykatės tė Gjyqit kushtetues etj. - sheh qepjen e sėrishme tė kushtetutės sipas dėshirės sė kryetarit tė ardhshėm.

"Sheshazi duket se PDS-ja pėrmes kėtij koncepti projekton kryetarin e vet, zotin Koshtunica", thotė Vuēetiq, duke u ēuditur me mėnyrėn se si dėshiron PDS-ja tė vijė te kushtetuta e re pėrmes kėtij propozimi: "Nė Kuvendin e Serbisė ODS-ja ka pushtetin demokratik qė ka legjitimitet tė mjafshtueshėm dhe seriozitet pėr ta pėrgatitur aktin mė tė lartė shtetėror. PDS-ja mė nuk angazhohet pėr respektimin e Kushtetutės, gjegjėsisht ndryshimin e saj pėrmes rrugės kushtetuese, por kėrkon njė metodė tjetėr gjysėmrevolucionare - kuvendin kushtetues", vlerėson Vuēetiq.

Procedura e ndėrrimit tė Kushtetutės sė Serbisė, falė zgjidhjes ekzistuese kushtetuese (ku punoi edhe Vuēetiq) ėshtė mjaft e komplikuar. Pėrveē shumicės prej dy tė tretave tė deputetėve pėr ndryshimin e kushtetutės duhet edhe pėrkrahja e qytetarėve nė referendum. Pėr shkak tė faktit se sigurimi i mė shumė se gjysmės sė votuesve tė regjistruar ėshtė i pasigurtė (sepse janė mė shumė se numri i votave qė kishte fituar Koshtunica nė vitin 2000.), u spekulua nė opinionin publik se gjithsejt 176 deputetėt e ODS-sė mund t'i pėrdorin votat e tyre pėr shpalljen e kuvendit ekzistues si kuvend kushtetues, duke i ikur kėshtu referendumit dhe zgjedhjeve tė parakohėshme pėr kuvendin kushtetues. Ky version kishte pėrkrahjen disamujore tė ODS-sė rreth propozim kushtetutės tė Qendrės beogradase pėr tė drejtat e njeriut, ku koalicioni 18 anėtarėsh mundi tė realizojė njė nga caqet mė tė rėndėsishme tė programit tė vet "Programi pėr Serbinė demokratike", i sjellė nė prag tė zgjedhjeve ku humbi Millosheviqi.

Nė ndėrkohė, megjithatė, u tregua se partia e Koshtunicės, e cila pas rėnies sė regjimit tė Millosheviqit shėnoi njė pėrparim pėr sa i pėrket popullaritetit tė vet, nuk arriti qė ta kapitalizonte kėtė famė: u dėshmua se Qeveria serbe, nė krye tė sė cilės ėshtė lideri i Partisė Demokratike dhe rivali mė i ashpėr i Koshtunicės, Zoran Gjingjiqi, ka fuqi shumė mė reale nga autoritetet federale dhe kryetari jugosllav. Hulumtimi i opinionit publik ka treguar se nė konfrontimet e dy krahėve PDS-ja e Koshtunicės do tė ngel pa pėrkrahjen e partive tjera dhe ka filluar qė tė humb popullaritetin tek qytetarėt, pėr ēka do t'i konvenonte mbajtja e zgjedhjeve tė jashtėzakonshme (pėr dallim nga Gjingjiqi, i cili nė to mund tė humb pushtetin). Prandaj, sipas mendimit tė Vuēetiqit, por edhe shumė partive anėtare tė ODS-sė, PDS-ja hoqi dorė nga pėrkrahja pėr propozim kushtetutėn e Qendrės beogradase pėr tė drejtat e njeriut dhe me shpejtėsi shkruajti kushtetutėn e vet qė nėnkupton shpalljen e zgjedhjeve tė parakohėshme.

Vorbulla kushtetuese nuk pėrfundon kėtu. Nė ndėrkohė u paraqit edhe profesor Pavle Nikoliē, anėtar i Kėshillit Mbretėror, qė e sheh Serbinė si monarki parlamentare, si dhe zėrat se mund tė ketė edhe shumė propozim kushtetuta (Gjingjiqi u angazhua haptas pėr njė diskutim tė gjėrė ku do tė merrte pjesė edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Serbisė). Kuvendi i Vojvodinės, nga ana e tij, formoi Komision pėr pėrpilimin e aktit konstitutiv, kurse rezultatet ende mbeten tė panjohur. Edhe pse Komisioni mblidhet pėr herė tė parė, atė e braktisėn dy anėtarė (Marijana Pajvanēiq, qė punoi nė grupin e Qendrės beogradase pėr tė drejtat e njeriut dhe Stanko Pihler, kolegu i saj nga Fakulteti Juridik nė Novi Sad). Kryetari i Komisionit Aleksandar Fira, konsideron se akti konstitutiv i Vojvodinės duhet qė tė ketė emrin "ligji themelor", por politikanėt vojvodinas e paralajmėrojnė zėshėm si "kushtetuta vojvodinase" (disa madje pohuan se vojvodinasit do tė shkruajnė propozim kushtetutėn e Serbisė). Ajo qė askush nuk e di ėshtė pėrmbajtja e saktė e aktit tė ardhshėm konstitutiv tė Vojvodinės.

Edhe pėrkundėr kėtyre "ngatėrresave", aktorėt kryesor politik edhe mėtej pajtohen me qėllimin e proklamuar, sipas tė cilit gjatė kėtij viti duhet qė tė sillet kuadrati i ri kushtetues pėr Serbinė, pa marrė parasyshė dy tė panjohurat e mėdha (Kosovėn dhe raportet me Malin e Zi). Disa ngjashmėri ekzistojnė edhe nė propozimet e publikuara deri mė tani: sipas tė gjithė kėtyre propozimeve, Serbinė e prej regjionalizimi simetrik (Qendra beogradase pėr tė drejtat e njeriut propozon gjashtė rajone, PDS - "pesė plus Kosova, pas zgjidhjes sė statusit tė saj", kurse Nikoliēi 12). Qendra beogradase pėr tė drejtat e njeriut edhe PDS-ja propozojnė Kuvend dydhomėsh, kurse profesori Nikoliq njė dhomė kuvendore qė mjafton pėr kryerjen e pushtetit kushtetues dhe juridik.

Pėr sa i pėrket pėrkufizimit tė Serbisė ekzistojnė ngjashmėri ndėrmjet grupit gjashtėanėtarėsh tė ekspertėve dhe PDS-sė: Qendra beogradase pėr tė drejtat e njeriut angazhohet pėr heqjen nga parathėnia pėrkufizimin si shtet etnonacional tė kombit shumicė (Serbia ėshtė pėrkufizuar si "shtet demokratik multikulturor i tė gjithė qytetarėve dhe tė tė gjithė popujve qė jetojnė aty, i bazuar nė paqe dhe tolerancė, shtet juridik, respektim tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut, tregut tė lirė dhe tė drejtės sociale".) Pėrkufizimi i PDS-sė ėshtė mė i thjeshtė ("Republika e Serbisė ėshtė shtet i tė gjithė qytetarėve qė jetojnė nė tė, i bazuar nė tė drejtėn juridike dhe tė drejtėn sociale). Tė dy kėto variante, megjithatė, janė tepėr anacionale pėr profesorin Nikoliq, i cili Serbinė e pėrkufizon si shtet "i popullit serb dhe tė tė gjithė qytetarėve tė barabartė, pa marė parasyshė racėn, kombin, prejardhjen etnike dhe fetare".

Tė gjithė pėrpiluesit e deritanishėm tė kushtetutės thonė se propozimet e tyre mund t'u "mbijetojnė" zgjidhjeve tė ndryshme ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi. Qendra beogradase pėr tė drejtat e njeriut pėr kėtė tezė morri edhe vėrtetimin e Komisionit tė Venedikut, qė vlerėsoi se "disa pjesė tė Propozimit mund tė shfrytėzohen edhe pėr kushtetutėn e re federale", qė "veēmas ka tė bėjė me pėrcaktimet rreth tė drejtave tė njeriut, qė janė mjaft tė qėlluara pėr sa i pėrket tė ardhmes sė anėtares sė Kėshillit tė Evropės".

VERA DIDANOVIQ