AIM: start



MON, 25 FEB 2002 16:12:57 GMT

Vukovar:

**Ndasitė nacionale fillojnė nė kopsht

AIM Zagreb, 18.2.2002.

Kah fundi i janarit u hap kopshti i renovuar i Vukovarit - Qendra, ku 150 kalamaj tė atjeshėm hyjnė pėr ēdo mėngjes nėpėr derėn kryesore dhe vetėm pas disa hapave tė pėrbashkėt ndahen nė dy grupime, ku secili niset nė drejtimin e vetė. Kroatėt e vegjėl janė ndarė nė pjesėn e majtė tė ndėrtesės, kurse serbėt e vegjėl nė pjesėn e djathtė. Ashtu janė ndarė edhe edukatoret dhe drejtorėt e tyre. Nė kopsht ėshtė e pėrbashkėt vetėm dera e hyrjes dhe kulmi i pėrmbi, gjithēka tjetėr ėshtė e ndarė. Nė kėtė qytet gjithēka tjetėr ėshtė reptėsisht e ndarė. Nė Vukovar dihet saktėsisht se cila kafene ėshtė serbe dhe cila kroate, cili dyqan e ka pronarin kroat e cili serb; dihet se kush e dėgjon Radio Dunavin dhe kush Radio Vukovarin kroat, nė shkollat fillore klasat janė tė ndara nė serbe dhe kroate, dihet kush pėrshėndetet me "ēao", e kush me "bog".

Kėsaj ndarjeje tė thellė vukovarase tani iu bashkangjit edhe kopshti Qendėr, a nuk erdhi deri tek ndarja e repartit fėmijėror nė spitalin e Vukovarit, me ēka gjatė ditėve tė fundit, ndėrlidhur me reformat nė shėndetėsi, qarkullon rrėfimi se ka mbetur pa u ndarė vetėm reparti i lindjes, qė serbėt dhe kroatėt edhe gjatė daljes nė kėtė botė tė mos mund tė takohen nė tė njėjtėn hapėsirė.

Vetėm faktit se kalamajtė kroat dhe serb shkojnė nė tė njėjtin kopsht, pa marrė parasyshė se aty janė reptėsisht tė ndarė dhe nuk kanė kurfarė mundėsie pėr kontakt dhe komunikim, nuk kaloi pa tronditje. Njė pjesė e prindėrve tė fėrmijėve kroat nėnshkruan peticion, kurse paralajmėrojnė edhe protesta para kopshtit, nėse nuk plotėsohen kėrkesat e tyre. Konfuze pėr nga pėrmbajtja dhe kontraverse pėr nga kėrkesat, peticioni kėrkon qė nė gjithė ēerdhen tė punohet sipas programit kroat dhe tė flitet gjuha kroate, kurse njė pjesė e prindėrve assesi nuk duan qė fėmijėt e tyre tė shkojnė nė tė njėjtin kopsht ku shkojnė edhe serbėt e vegjėl. Vukovari kėshtu gjendet nė pragun e realitetit tė Irlandės Veriore, ku animoziteti tragjik rėndon edhe mbi supet e fėmijėve.

Kryetari lokal i Partisė Kroate tė Drejtėsisė demonstrativisht e ēregjistroi fėmiun e tij nga ēerdhja, nė shenjė proteste ndaj pushtetit lokal qė ka toleruar kėtė gjendje, gjithashtu dha edhe dorėheqje nga vendi i anėtarit tė Kėshillit tė Qytetit. Njė pjesė e prindėrve paralajmėruan veprim tė ngjashėm, por tani pėr tani fėmijėt nuk i dėrgojnė nė ēerdhe edhe pse ende nuk i kanė ēregjistruar.

- Nuk ekziston kurfarė "programi serb" nė ēerdhe. Punohet vetėm me njė program, atė kroat, kurse dallimi ėshtė se ne flasin serbisht. Por fėmijėt detyrimisht, ēdo ditė, nė dy grupe, flasin kroatisht nga dy orė nė ditė. Kėtė pėlqim e ka dhėnė Ministria e arsimit dhe ne e zbatojmė gjatė regjistrimit tonė. Kjo pėr ne ėshtė ligj - thotė drejtorja e pjesės serbe tė ēerdhes, Slavka Loncar.

Ashtu pohon edhe Hilda Marija Devēiq, drejtore e pjesės kroate tė ēerdhes, duke shtuar se fėmijėt janė tė ndarė dhe nuk kanė kurfarė mundėsie pėr kontakt tė pėrbashkėt: - Edhe njėra edhe ēerdhja tjetėr realizon programin kroat, vetėm se dallon gjuha. Ne realizojmė programin kroat nė gjuhėn kroate, kurse nė pjesėn tjetėr janė fėmijėt e nacionalitetit serb, ku realizohet programi kroat nė gjuhėn serbe, gjuhėn e pakicės kombėtare.

Nė Vukovar edhe pas katėr vitesh pas pėrfundimit tė reintegrimit tė qetė tė kėtij rajoni nė rendin kushtetues - juridik tė Republikės sė Kroacisė (reintegrimi u pėrfundoi mė 15 janar tė vitit 1998 pas njė periudhe dyvjeēare tė udhėheqėsisė kalimtare tė OKB-sė) asgjė nuk ka ndryshuar pėr sa i pėrket mirėbesimit ndėrnacional. Kroatėt dhe serbėt tani janė gati tė barazuar pėr nga numri, jetojnė njėri pranė tjetrit, paralelisht ndėrtojnė dy botėra tė ndara.

Zhupania e Vukovarit dhe Sremit ėshtė e vetmja ku nė zgjedhjet e fillimvitit 2000 fitoi HDZ (Bashkėsia Demokratike Kroate). Nė krye tė qytetit mbeti i njėjti prefekt, Vladimir Shtengl, i njohur pėr nga deklaratat jo aq tolerante pėr sa i pėrket bashkėjetesės ndėrmjet kroatėve dhe serbėve. Kur mė 18 nėntora tė vitit tė kaluar, u mbajt parakalimi i madh nga spitali i Vukovarit deri tek Varri Memorial nė periferi, ku janė varrosur viktimat kroate tė rėnė nė mbrojtje tė Vukovarit, u festua dhjetėvjetori i rėnies sė kėtij qyteti, prefekti Shtengl u bėri thirrje serbėve tė atjeshėm tė qėndronin nė shtėpitė e tyre dhe t'i lenin kroatėt qė vetė ta shėnonin kėtė ditė.

Shtengl sikur deshti t'i pengonte dhe sikur nuk iu pėrgjigj qė nė kolonė nė shenjė pėrkujtimi pėr vrasjen e 200 mbrojtėsve kroat - tė plagosur nga spitali i Vukovarit, tė likuiduar nė fermėn bujqėsore Ovcara, ku ishin ekzekutuar nga formacionet paraushtarake serbe - tė shfaqej ndonjė serb, qė do tė ballafaqohej me ndonjė nga familjet e viktimave tė kėtij krimi tė tmerrshėm.

- Pėr serbėt nuk ka vend nė kolonėn pėrkujtimore ndaj viktimave tė Vukovarit, madje edhe sikur tė vijnė - pėrsėriti prefekti Shtengl para disa ditėsh nė njė intervistė pėr "Novi Listin" e Rijekės. Ai sikur kishte frikė nga pėrsėritja e gjestit tė vitit tė kaluar, kur Rade Leskovac, serb i Vukovarit, kryetar i Partisė sė vogėl tė serbėve tė Podunavės, me disa kolegė tė tij partiak vendosi kurorė nė varrin e mbrojtėsve kroat, me rastin e rėnies sė Vukovarit.

Mėnyra se si mendon Shtengl, tregon edhe qėndrimin e tij rreth kėrkesave tė pakicės serbe qė nė Gjimnazin e Vukovarit, i renovuar para disa kohėsh, tė ekzistojnė klasė tė veēanta pėr nxėnėsit serb. "Te kroatėt ekziston qėndrim i fortė se disa gjėra megjithatė nuk mund tė tejkalohen, prandaj edhe kjo me Gjimnazin qė e rrėnuan serbėt, ku nuk mund tė ketė klasė serbe. Kanė tė drejtė pėr arsim nė gjuhėn e tyre, por kjo do tė ishte e tepėrt." Shtengl, pra, jo vetėm qė sillet vetėm si prefekt i vukovarasve tė nacionalitetit kroat, por aspak nuk dėshiron qė tė individualizojė fajin pėr shkatėrrimin e Vukovarit, por konsideron se ky krim duhet t'u rrėndojė tė gjithė serbėve, pėrfshirė edhe gjimnazistėt e tanishėm, tė cilėt gjatė kohės sė luftės ishin ende fėmijė tė moshės parashkollore.

Vukovari e paguan me ēmim tė lartė politikėn e ekskluziviteteve kombėtare, jotolerancės, madje edhe nxitjen e intolerancės. Bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė mjaft e pėrmbajtur pėr sa i pėrket dhėnies sė ndihmės pėr rindėrtimin e kėtij qyteti, e vetėdijshme se atje nuk ekziston vullneti politik qė e ardhmja e Vukovarit dhe rrethit tė tij tė gjėrė tė ndėrtohet nė bazė tė principeve tė multietnicitetit, tolerancės sė ndėrsjelltė dhe faljes politike.

Ēerdhja e pėrmendur nga fillimi i kėtij rrėfimi dhe gjimnazi, janė rindėrtuar me tė hollat e dy zhupanive kroate, me mundime mjaft tė mėdha, pasi kishte hyrė triumfalisht nė Vukovar kryetari i ndjerė kroat Franjo Tugjman, gjatė paqės sė arritur nė Vllakė nė qershor tė vitit 1997, qė nga koha e procesit tė eintegrimit. Nė atmosferė kremtuese dhe me njė stėrzmadhim tė paparė qė e shoqėroi vizitėn e Tugjmanit nė disa rajone tė okupuara, kur me shampanjė u arrit marrėveshja qė ēdo zhupani kroate tė rindėrtojė nga njė objekt vital, me funksionimin e tė cilit do tė normalizohej jeta nė Vukovar, tė mundėsohej kthimi i tė shpėrngulurve dhe shpejtimi i procesit tė rindėrtimit. Edhe pse duhej qė pėr njė kohė tė shkurtėr tė rindėrtoheshin kėto objekte, shkaku i mungesės sė parave kjo u vonua, prandaj ēerdhja dhe gjimnazi i pėrmendur u ndėrtuan vetėm para disa javėsh, gjegjėsisht disa muajsh. Por pjesa tjetėr e paraparė pėr tu rindėrtuarr sipas marrėveshjes nuk ėshtė pėrfunduar as sot e kėsaj dite.

Vukovari edhe mėtej rrotullohet nė qarkun e ndarjeve tė veta, ku rindėrtimi mezi ndodh, ku papunėsia, edhe ashtu shqetėsuese nė pjesėt tjera tė Kroacisė, ėshtė dyfish mė e madhe, aty nuk ka projekte serioze pėr ripėrtrirjen e ekonomisė - aty pėrparojnė vetėm dy gjėra: ndarjet gjithnjė mė tė mėdha ndėrnacionale dhe venitja e shpresės sė pėrgjithshme pėr njė jetė tė ardhshme normale.

DRAGAN HEDL