AIM: start



MON, 25 FEB 2002 16:09:17 GMT

Privatizohen doganat bullgare

Pėr shkak tė marrėveshjes me kompaninė britanike KRAUN EJXHENTS Sofja humb 11,3 milionė euro pėr tri projekte tė programit FAR

AIM Sofje, 08.02.2002.

Nė vitet e fundit doganat bullgare nisėn tė duken si djath zviceran nėpėr birat e sė cilit kaluan milionė dollarė kontrabantė, pa doganė tė paguar. Shkaku i korrupcionit tė paparė nė shtet u krijua besimi se pa ndonjė dorė tė fuqishme nga jashtė nuk do tė ketė rend nė kufi. Prandaj kur filloi tė flitet pėr ardhjen e tė huajve pėr tė drejtuar doganat shumica thanė: Ju lumtė, ishte koha e fundit.

Natyrisht kishte edhe nga ata qė reaguan negativisht pėr sa i pėrket inkuadrimit nė sistemin doganor tė agjencionit anglez "Kraun ejxhents". Megjithatė, zėrat e tyre humbėn nė korin e pėrgjithshėm, i cili e miratoi njė vendim tė kėtillė, edhe pse FMN-ja dhe institucioneve tjera finansiare ndėrkombėtare ishin tė rezervuar.

E themeluar nė vitin 1833 kompania THE CROWN AGENTS FOR OVERSEA GOVERNMENTS AND ADMINISTRATIONS LIMITED paraqet njė shoqėri private aksionare qė merret me shėrbime nė tregtinė ndėrkombėtare, furnizim, finansim dhe zhvillim institucional. Ende ėshtė herėt tė vėrtetohet se si do tė jetė efekti i punės sė kėsaj kompanie. Nė ish-republikėn sovjetike tė Letonisė, tė themi, anglezėt kanė shtuar 30 pėrqind tė tė hyrave doganore.

Megjithatė, edhe marrėveshja legjitime e arritur nė 29 nėntor tė vitit 2001 me ministrinė bullgare tė finansave ėshtė shkak i mjaftueshėm pėr drojtje qė sėrish njė kompani private tė pasurohet nė llogari tė shtetit dhe atė me pėlqim tė zyrtarėve tė lartė shtetėror, por edhe tė tė obliguarve tatimor.

Mė skandaloze ėshtė nė kėtė rast se praktikisht dogana bullgare jep 40 pėrqind nga buxheti i tė hyrave pėr njė kompani tė huaj private e cila ėshtė zgjedhur pa kurfarė konkursi tė shpallur. Marrėveshja trevjeēare ėshtė firmosur nga ministri i finansave Milen Velēev dhe "Kraun ejxhents", kurse kabineti e kishte autorizuar ta parafinonte. Vendimi ishte sjellur nė njė seancė tė mbyllur tė qeverisė.

Nuk ėshtė aspak e rastėsishme qė kjo marrėveshje ėshtė e mbėshtjellur me vellon e fshehtėsisė. "Kushtet dhe marrėveshja janė arritur si rezultat i negociatave tė drejtpėrdrejta nė interes tė sigurisė kombėtare tė vendit", sqaruan nė ministrinė e finansave. Kjo ndodhi pa njė zgjedhje tė hapur nė pėrputhje me Ligjin pėr pronėn publike (pėrndryshe ky ligj nuk vlen kur ėshtė fjala pėr pronėn shoqėrore dhe qė ka tė bėjė me sigurinė nacionale tė vendit, qė paraqet fshehtėsi shtetėrore). Megjithatė nuk ėshtė e qartė se ku saktėsisht shkruhet nė ligj se doganat janė element i sigurisė kombėtare. Pėr mė tepėr, nėse ėshtė kėshtu, atėherė pėrse i jepet njė firme tė jashtme private?

Vlera e pėrgjithshme e marrėveshjes ėshtė 10.830.005 funta britanike. Sipas komunikatės zyrtare tė ministrisė sė finansave nga nėntori i vitit tė kaluar kjo vlerė ėshtė 8.132.000 funta. Ministri Velēev sqaroi se ky ndryshim ishte si pasojė e tatimit qė "Kraun ejxhents" duhet t'i paguajė Bullgarisė dhe qė i merr shteti - qė ėshtė praktikė nė botė.

Dhjetė pėrqind e shumės, sipas marrėveshjes, i ėshtė pranuar me avans "Kraun ejxhents", pranoi Velēev. Kjo ėshtė 1.083.000 funta. Paratė tjera - 9.747.006 funta paguhen nė kėste mujore - nga 270.750.17 funta pėr ēdo muaj. Xhelozia i kaploi tė gjithė, madje edhe zyrtarėt mė tė paguar bullgar kur morėn vesh se si do tė jetė honorari i shefit tė Kėshilli tė ri tė reformave doganore Moris Kemblit - 27.777 eura pėr ēdo muaj. Lehtė mund tė llogaritet se pėr tre vjet duhet qė tė fitojė 1.37 milionė euro. Rroga e tanishme e shefit tė doganave Emil Dimitrovit ėshtė 747 leva/DM.

A ekziston ndonjė garancė se tė hollat qė do t'i marrin britanikėt nuk do tė hudhen nė erė. Aspak! Nė marrėveshje konsulting shėrbimet janė pėrshkruar nė pėrgjithėsi dhe tė pa detajizuara. Nuk ka tregues sipas tė cilėve mund tė vlerėsohet puna e tyre. Ministria e finansave madje nuk mund tė pretendojė qė "Kraun ejxhents" punon keq sepse nuk ka bazė sipas tė cilės do tė bėhej kjo analizė. Tė themi, nė marrėveshje nuk ėshtė potencuar se ēfarė shtimi tė tė hyrave priten nė vitin e parė, dytė apo tė tretė. Edhe mė keq, nė marrėveshje ėshtė paraparė qė tė gjitha ēėshtjet kontestuese tė zgjidhen sipas ligjit britanik.

Marrėveshja me tė vėrtetė ėshtė pa precedan. Megjithatė, ka edhe diēka tjetėr: ajo vė purteka nė procesit tė integrimit tė Bullgarisė nė BE. Pėr tė Sofja nuk plotėson obligimet pėr tė garantuar sigurinė e kufijve tė jashtėm tė BE-sė. Ēka paraqet kjo? Dogana do tė duhet tė punojė me softuerin e tyre pėr statistika doganore - TIMS. Kėshtu i jepet fund sistemit integrues informativ doganor tė Bullgarisė. Kjo i krijon problem Brukselit sepse sistemi TIMS nuk punon nė asnjė vende tjetėr evropian - atje shfrytėzohet programi OUN "Asikuda".

Rezultati i angazhimit tė "Kraun ejxhents" nga ana e Sofjes ishte qė Brukseli tė ngrinte negociatat mbi inkudrimin nė BE nė 4 kapituj. Plotėsisht janė ndėrprerė negociatat nė kapitullin numėr 10 - Politika tatimore dhe numėr 25 - Unioni doganor. Nė kapitullin 24 - Gjyqėsia dhe punėt e brendshme tė Bullgarisė do tė ketė probleme tė mėdha, kurse kapitulli 29 - Buxheti dhe finansat nuk do tė hapet.

Me kėtė marrėveshje Bullgaria nuk plotėson nė mėnyrė kategorike kriterin e "kapacitetit administrativ" pėr pranimin e jurispondencės eropiane. Sipas burimeve nga Brukseli ky kriterium kėrkon prani tė administratės dhe nėpunėsve qė mund tė pranojnė ligjet evropiane. Sipas kėtyre kriteriumeve Komisioni evropian vlerėson gatishmėrinė e kandidatėve.

Sipas Eurokomisionit do tė bllokohen paratė pėr tre projekte sipas programit FAR: Kontrolli kufitar dhe i brendshėm, Kompjuterizimi dhe lidhjet sistemore dhe Ndėrtimi i rrjetit tė laboratorit doganor nė vlerė tė pėrgjithshme prej 11,3 milionė euro. Sqarimi i Eurokomisionit ėshtė i thjeshtė dhe logjik: Sofjes nuk i duhet ndihmė, sepse punėn e bėn "Kraun ejxhents".

Aktualisht "Kraun ejxhents" punon nė mėnyrė aktive pėr t'i marė edhe doganat e Maqedonisė. Kėshtu kjo kompani praktikisht do tė pėrfshinte koridorin numėr 8, tashmė i vendosur nė Gjorgji, qė ėshtė vazhdimi aziatik i korridorit i njohur si Udha e mėndafshtė. Pritet qė tė jetė shtegu i naftės sė Kaspikut pėr ēka lobojnė nė mėnyrė aktive kompanitė amerikane. Nuk do tė ishte keq qė shtetet tjera tė marrin pėrvojėn e Bullgarisė nė nėnshkrimin e marrėveshjes me kompaninė britanike. Qė tė mos zbulojnė me vonesė parregullėsitė dhe tė metat, ashtu siē ndodh sot me Shėrbimin shoqėror tė kontabilitetit.

PLAMEN KULINSKI