 |
WED, 20 FEB 2002 11:40:19 GMT
Prej vetadministruesve deri te obliguesit tatimor
AIM, Sarajevė 18.022.2001
Konkursi me pagesė i ministrisė kantonale tė finansave qė u publikua nė
ditėt e para tė janarit nėpėr gazetat ditore, tek shumica e sarajevasve
kaloi pa mos u vėrejtur fare. Esenca e tij obligonte, pėr herė tė parė,
tė gjithė qytetarėt qė kanė banesė tė tyre, shtėpi, automobil dhe pronė
tė ngjashme, duhet deri nė fund tė janarit qė t'i lajmėrojnė nė entin
tatimor qė tė mund tė llogaritet tatimi.
Siē shkruhej me germa tė imėta nė fund tė konkursit, tatimi do tė kishte
vlerėn vjetore tė tatimit prej njė marke pėr njė vit, kurse pėr
automobila 50 deri 100 marka pėr njė vit. Kjo do tė thotė se banesa
mesatare dydhomėshe prej 60 metrash katrorė do tė ketė po kaq marka
tatimin vjetor. Mosparaqitja e kėsaj prone deri nė fund tė janarit solli
edhe dėnime prej 200 deri 2.000 marka.
Atė qė ua kumtuan qytetarėve nė fakt ishte esenca e ligjit qė Kuvendi
Kantonal i Sarajevės e kishte miratuar nė mbarim tė vitit tė kaluar, qė
kishte kaluar pa u vėrejtur as nga mediumet. Nuk dihet nėse ishte shkak
mngesa e parave pėr tė blerė gazeta ose diēka tjetėr, por interesimi i
qytetarėve pėr tatimin e ri ishte shumė i vogėl. Sipa llogaritjeve tė
autoriteteve rezulton se nė rajonin e kantonit tė Sarajevės ka 250 deri
300 pronarė tė banesave, shtėpive dhe automobilave, tė cilėt duhet qė tė
sjellin nė buxhet sė paku shtatė milionė marka pėr njė vjet. Ftesės sė
njėsisė tatimore iu pėrgjigjėn mė pak se dhjetė mijė qytetarė, prandaj
Qeveria me zemėrgjėrėsi paralajmėroi zgjatjen e afatit pėr paraqitje.
Nė ndėrkohė u "zgjuan" edhe mediumet, kurse reagimet e qytetarėve u
fokusuan rreth asaj se nuk kanė me ēka ta paguajnė. Pėrveē kėsaj,
qytetarėt e konsideruan si tė padrejtė tė tė jetė e njėjtė vlera e
tatimit pėr njė familje katėranėtarėshe dhe pėr ata qė jetojnė tė vetėm
nė banesėn me tė njėjtėn madhėsi. Tek tatimi pėr automobilat qytetarėve
nuk u pėlqeu ajo se duhet paguar tė njėjtin tatim si pėr veturat e reja
gjithashtu edhe vjetėrsinat dhjetėra vjet tė vjetra.
Qė konfuzioni nė kokėn e qytetarėve tė jetė mė i plotė, u angazhuan
komunat sarajevase, tė cilat secila pėr vete, nxituan qė tė miratonin
vendimet e veta pėr lartėsinė e tatimeve pėr shtėpitė dhe banesat, qė
ishin nė kolizion me vendimet e mėparshme tė miratuara nė nivel
kantonal. Thjeshtė, sipas interpretimit komunal tė Kushtetutės, tė hyrat
nga kėto tatime duhet qė tu takojnė atyre, kurse nė Kanton konsiderojnė
se kėto para duhet qė tė pėrfundojnė nė buxhetin kantonal. Tatimin pėr
shtėpitė dhe banesat e kėrkuan nga qytetarėt edhe komunat edhe Kantoni,
duke u kėrcėnuar tė dyja se do tė kishte dėnime nė rast tė mospagesės sė
tyre. Nė kėtė lojė u inkuadrua edhe ombudsmeni FBeH, me porosinė qė
autoritetet tė shqyrtonin vendimin pėr tatimin pėr shtėpittė, banesat
dhe autot si dhe ta kishin parasyshė situatėn reale sociale tė
qytetarėve.
Ndjenja injoruese e shumicės sė qytetarėve tė Sarajevės ndaj paraqitjes
sė pronės pėr t'iu caktuar tatimi nga shėrbimi tatimor, u kombinua me
pakėnaqėsinė publike dhe porosinė e ombudsmena, qė rezultoi me
propozimin pėr ndėrrimin e kėtij ligji, me qėllim qė tatimi tė paguhet
vetėm pėr objektet qė ndėrtohen, kurse pėr automobilat kjo tė vlejė
vetėm nėse janė mė pak se shtatė vjet. Mjaft tė pakėnaqur, ministrat
kantonal e komentuan se kėshtu buxheti do tė ngelte pa disa milionė
markat e planifikuara.
Qytetarėt tani mund tė jenė tė qetė pėr sa i pėrket tatimit pėr
shtėpitė, sė paku nė 12 muajt e ardhshėm. Edhe pse pushteti nuk ka hequr
dorė nga qėllimi qė tė kėrkojė tatim pėr objektet, qė tė mund tė mbush
disa gropa nė buxhet, me siguri se disa muajve tė ardhshėm nuk do tė
tentojė ta bėjė sėrish. Zgjedhjet e
pėrgjithshme nė BeH janė nė pesė tetor kurse politikanėt e dijnė mirė se
vendosja e ēdo tatimi tė ri do tė ishte rruga mė e shkurtė dhe mė e
shpejtė pėr tė kaluar nė opozitė. E kjo aspak nuk ėshtė e dėshirueshme
pėr politikanėt. Prandaj pėr ngecjen e tatimit tė paralajmėruar
qytetarėt mė shumė duhet qė t'i falemnderohen ardhjes sė zgjedhjeve,
sesa vullnetit tė tyre tė artikuluar.
Pėrndryshje, kėtė "sajesė" e votuan ata qė nė zgjedhjet e kaluara morrėn
mandatin qė tė vendosnin nė emėr tė popullit, deputetėt nė parlamentin
kantonal. As mediumet nuk e kuptuan kėtė gjė, prandaj u desht tė kalonte
gati njė muaj qė ta kuptonin se ēka shkruhet aty, cilin nga lexuesit,
dėgjuesit apo shikuesit e tyre i godiste dhe si. Edhe buxhetet shtėpiake
tė sarajevasve kėsaj rradhe ishin tė kursyer nga shtesat tjera, shumica
e qytetarėve ende nuk e kanė tė qartė se ata edhe tani me tė hollat e
tyre drejtpėrdrejtė apo indirekt mbushin buxhetin. Dogana, tatimet, tė
gjitha kėto janė tė llogaritura nė ēmimet e prodhimit dhe shėrbimeve qė
paguhet pėr ēdo ditė nga qytetarėt. Dhe derisa tė gjithė jetojnė duke
mos e ditur dhe duke besuar se buxheti mbushet "prej dikund", nuk
shqetėsohen me faktin se gjatė viteve tė kaluara kėto mjete ishin
harxhuar sipas interesave dhe dėshirave tė pushtetarėve tė atėhershėm.
Kėshtu, me paratė e buxhetit janė blerė jelekė gjinjsh dhe garderobė e
ngjashme, ndėrkohė qė "shfrytėzuesit e fundit" ngelin anonim, klube
private sportive, avokatė tė paguar amerikanė pėr mbrojtjen e "imazhit
dhe veprės"
sė djemve tė bosave vendas. Opinioni publik, shqetėsohet kur tė gjitha
kėto gjėra publikohen nė mediume, por shumė pak qytetarė kanė thėnė me
vete: "Po kėto paskan harxhuar edhe paratė e mia". Kryesisht, kanė
konsideruar se janė harxhuar "paratė e shtetit".
Reformat tatimore, tė paralajmėruara kaherė, nuk do tė mund tė vonohen
pėrherė. Nė esencė ata kanė trashėguar modelin socialist, ku bara e
tatimit dhe tė dhėnave tjera binte mbi firmat, kurse qytetarėt ishin
ēliruar, qė tani duhet ndryshuar nga themeli, sipas principit mė shumė
obligues tatimor - tatime mė tė vogla. Kjo do tė thotė se nuk ka "lidhje
ndėrmjetėsuese" ndėrmjet buxhetit dhe qytetarit. Rikthimi i pronės
private, pėrmes procesit tė privatizimit, edhe sikur tė bėhej fjala
vetėm pėr banesė, e kthen tatimin nė kėtė lojė. Optimistėt do ta shihnin
anėn e ndritshme, "nėse paguan tatim, atėherė sė paku ke diēka, kurse
mungesa e ēdo tatimi pėrfundimisht vėrteton se je varfanjak absolut".
Transformimi pėrfundimtar i vetqeverisėsve nė tė obligur tatimor do tė
thotė dalje nga mjegulla tranzitore. Duhet tė vijė deri te ndryshimet
kyēe nė vetėdijen e qytetarėve dhe sjelljes sė tyre ndaj pushtetit, prej
tė cilit do tė kėrkohet llogari pėr posedimin e mjeteve materiale, qė
ata i kanė dhėnė pėrmes tatimeve ose tė dhėnave tjera, kurse aparati
shtetėror ėshtė vetėm servis i qytetarėve, sepse qytetarėt paguajnė dhe
do tė presin qė ndaj "punėdhėnėsit" tė sillen ashtu siē sillet ēdo
punėtor tjetėr ndaj shefit tė vetė. Aktualisht, qytetarėt e BeH janė nė
mesin e rrugės, tanimė nuk ka vetqeverisės por ende nuk ka as tė
obliguar tatimor, edhe pse paguhen tatimet.
DRAZHEN SIMIQ
|
 |