AIM: start



SAT, 16 FEB 2002 20:37:36 GMT

Me demonstrata kundėr sundimit tė ligjit

Prishtinė, 14.02.2002.

Fakti se shefi i ri i Msionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Michael Steiner, do tė arrijė nė Prishtinė mė 14 shkurt, "ditėn e tė dashuruarve", duket se nuk do tė mund tė ripėrtėrijė "muajin e mjaltit" ndėrmjet kosovarėve dhe misionit qė ai do ta udhėheqė. Tė paktėn kėshtu duken gjėrat pas 8 shkurtit, kur pėr herė tė parė demonstruesit shqiptarė hodhėn gurė e dru mbi pjesėtarėt e policisė sė Kombeve tė Bashkuara dhe ata tė Shėrbimit Policor tė Kosovės. Gurėt shėnuan kulmin e protestave kundėr arrestimit tė tre shqiptarėve nėn dyshimet pėr krime lufte kundėr popullsisė civile shqiptare. Dy javė mė parė autoritetet arrestuan tre persona, pjesėtarė tė ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė cilėt dyshohet se janė pėrgjegjės pėr burgosje me forcė, rrahje, tortura dhe vrasje, vepra kėto tė kryera, siē thuhet, nė periudhėn ndėrmjet shtatorit tė vitit 1998 dhe qershorit tė vitit 1999, kryesisht nė rajonin e Podujevės, komunė nė veri tė Prishtinės.

Arrestimi i tyre nxiti njė valė protestash gjithandej Kosovės, nė tė cilat oratorėt (kryesisht pjesėtarė tė shoqatave tė invalidėve tė luftės, tė veteranėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė familjeve tė dėshmorėve) kėrkuan lirimin e menjėhershėm tė tyre. Ata akuzuan UNMIK-un se po "punon nėn diktatin e Beogradit" dhe kėrkuan anulimin e marrėveshjes sė nėnshkruar ndėrmjet ish administratorit tė Kosovės, Hans Haekkerup dhe zėvendėskryeminsitrit serb, Nebojsha Ēoviq, me tė cilėn qe siguruar pjesėmarrja e serbėve nė zgjedhjet e pėrgjithshme nė Kosovė. Ata akzuan UNMIK-un se "po pėrpiqet tė barazojė krimet sistematike tė regjimit tė Sllobodan Millosheviqit me veprimet, siē thuhet, ēlirimtare tė ish pjesėtarėve tė UĒK-sė. Mllefi pėr arrestimin e shqiptarėve nė kohėn kur "kriminelėt serbė shėtiten lirshėm jo vetėm nėpėr Serbi, por edhe nė Kosovė", filloi tė shprehet edhe me parullat kundėr administratės civile ndėrkombėtare.

Njė nga mėngjeset e fillim shkurtit u gdhi me grafitin "Jashtė nga Kosova - UNMIK", autorėt e tė cilit kishin zgjedhur shtatoren e Skėnderbeut (hero kombėtar shqiptar, i njohur pėr luftėn 25 vjeēare kundėr Perandorisė Otomane nė mesjetė). Por, si pėr tė mbuluar "turpin", si e quajtėn qytetarėt e zakonshėm, tė nesėrmen dikush hodhi pėrsipėr ngjyrė tė bardhė. Por, grafiti sikur kishte paralajmėruar furtunėn. Mė 8 shkurt ndodhi ajo qė kosovarėt e kanė dėshiruar mė sė paku. Disa mijėra protestues dėgjuan fillimisht fjalimet "e zjarrta" tė disa ish pjesėtarėve tė UĒK-sė (me plot gabime gjatė leximit tė 'referateve', sigurisht tė shkruara nga duar mė tė stėrvitura se oratoria e tyre), nė tė cilat tė arrestuarit tashmė po pėrmendeshin vetėm si shembuj tė "pėrpjekejve pėr tė pėrlyer luftėn ēlirimtare tė UĒK-sė". Por, kėrkesat e vėrteta kishin marrė rrjedhė politike. Pos kėrkesave qė "policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i tė shdnėrrohen nė asistentė tė Shėrbimit Policor tė Kosovės dhe tė institucioneve tė saj", aty u bė thirrje qė tė rishqyrtohet edhe vetė misioni i UNMIK-ut. Oratori kryesor tha se "delegacioni kosovar qė mori pjesė nė Konferencėn e Rambouilletit, tė mblidhet pėr tė hartuar dokumentet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės dhe pėr tė shqyrtuar misionin e UNMIK-ut". Pas kėsaj ata ftuan masėn qė tė defilojė rrugėve tė qytetit, natyrisht nė mėnyrė paqėsore. Por, paqja nuk ishte e gjatė. Njė grup prej disa dhejtėra personash kishte vendosur qė protestėn ta "evoluojė". Gurė, copa betoni dhe shkopinj (kryesisht pjesė tė pankartave) u hodhėn mbi njė grup policėsh, kryesisht amerikanė, gjermanė dhe shqiptarė. Zyrtarėt duket se kishin pėrzgjedhur qė policėt qė ruanin rendin tė jenė nga "kombet e dėshmuara si miq tė shqiptarėve". Por, grupit "revolucionar' kjo nuk i bėri pėrshtypje. Vetėm pasi shtatė policė morėn plagė tė lehta, kėta u larguan nga qendra e qytetit pėr tė mos u dhėnė demonstruesve shkas tė mėtejshėm pėr tė vazhduar dhunėn. Radha pėr tė paguar "mllefin" e protestuesve u mbeti qytetarėve qė nė atė kohė po pinin kafe nė qendėr tė qytetit. Grupi plagosi me gurė dhe rrahu shumė qytetarė, duke "shfryrė zemėrimin" pse ata nuk po protestonin, dhe demoloi hotelin "Iliria", ndėrsa gjatė rrugės demoloi edhe disa objekte tė tjera hotelierie, sulmoi dhe rahu tė paktėn dy gazetarė dhe theu veturat e disa qytetarėve.

Zyrtarėt ndėrkombėtarė dhe pėrfaqėsuesit e partive politike nė Kosovė u ngutėn tė thonė se kėto incidente "nuk do tė ndikojnė nė marrėdhėniet e qytetarėve tė Kosovės me bashkėsinė ndėrkombėtare". Shefi i Qendrės pėr Informim tė UNMIK-ut, Simon Haselock, tha se "jemi tė bundur se kėta njerėz paraqesin njė pjesė tė vogėl tė shoqėrisė nė Kosovė. Ky ėshtė aksion demonstrimi i njė grupi tė njerėzve qė mė shumė janė tė brengosur pėr veten e tyre, duke pėrdorur metoda jolegale dhe jodemokratike". Duke shfaqur qėndrimin e tij se protestuesit kanė shprehur pakėnaqėsinė me UNMIK-un se ai nuk ishte transparent me rastin e arrestimit tė tre personave tė dyshuar se kanė kryer krime lufte, z. Haselock u shpreh se "ēdokush qė e kupton demokracinė nė realitet e di rėndėsinė e transparencės nė rastin e arrestimeve qė kanė tė bėjnė me ligjin. Ne ishim plotėsisht transparentė nė aspektin e paralajmėrimit tė arrestimeve dhe u kemi thėnė tė gjithėve se cila ishte baza pėr arrestime, por ne nuk mund tė publikojmė hollėsitė qė do tė dėmtonin procesin e hetimeve, sepse kjo ėshtė ēėshtje e gjyqit dhe jo e mjeteve tė informacionit ose tė grupeve tė njerėzve qė tė vendosin fajėsinė ose pafajėsinė e atyre qė duhet tė pėrgjigjen para gjyqit". Haselock tha se nuk do tė minimizojė seriozitetin e protestave nė Prishtinė, porse njė grup i njerėzve nė mesin e protestuesve kanė pėr qėllim tė shkaktojnė probleme dhe tashmė e kanė bėrė kėtė. Ai bashkė me zyrtarė tė tjerė thanė se kėto trazira nuk janė tė orientuara ndaj ndonjė objektivi tė caktuar, por ato ishin tė pamenda dhe tė orientuara kundėr pronave tė shqiptarėve nė qendėr tė Prishtinės. "Kjo duket tė jetė huliganizėm dhe njė sjellje e keqe", tha pos tjerash Simon Haselock. Zoti Haselock tha se "protestat janė tė orkestruara nga njė grup njerėzish qė janė tė brengosur se edhe ata vetė mund tė jenė pjesė e hetimeve". Mirėpo, nė kėmbėnguljen e gazetarėve pėr tė specifikuar se "kush qėndron prapa tyre", ai tha se "nuk duhen hulumtime shkencore pėr ta kuptuar kėtė".

UNMIK-u tashmė e ka siguruar pėrkrahjen e qendrave mė tė rėndėsishme tė vndosjes. Diplomatėt e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Britanisė sė Madhe, Gjermanisė, Francės dhe Italisė dy ditė para pėrpalsjeve kanė thėnė se vendosja e sundimit tė ligjit ėshtė njė nga prioritetet kryesore dhe njė bazė mbi tė cilėn ndėrtohet Kosova demokratike. Prandaj, nėse Kosova dėshiron tė jetė njė shoqėri e bazuar nė idealet demokratike dhe nė respektimin e ligjit, kosovarėt duhet tė jenė tė gatshėm tė dėnojnė kriminaltetin, pavarėsisht nga kyesit apo viktimat. Ata e kanė shprehur mbėshtetjen e plotė ndaj arrestimit tė tre shqiptarėve duke nėnvizuar: "Ne si miq tė Kosovės duam t'ju bindim se arrestimet nuk ishin tė drejtuara kundėr ish-UĒK-sė, por kundėr veprimeve individuale qė tė arrestuarit dyshohet tė kenė kryer nė kundėrshtim me ēfarėdo norme tė pranueshme tė sjelljes apo ligjit". Fill pas tyre, sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, lordi George Robertson tha prerazi se "nuk guxon tė ekzistojė kurrfarė dyshimi: NATO-ja dhe KFOR-i nuk do tė pranojnė asnjė kėrcėnim nga ata persona qė nuk duan tė respektojnė ligjin". Sipas lordit Robertson elementi parimor i demokracisė ėshtė qė asnjė qytetar tė mos jetė mbi ligjin dhe kjo vlen edhe pėr tė tre tė arrestuarit. Ata do tė kenė tė drejtė tė mbrohen para gjykatės dhe nėse nuk do tė ketė prova tė mjaftueshme kundėr tyre, ata do tė lirohen", tha nė deklaratėn e tij sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, George Robertson.

"Dajaku i huliganėve tė orkestruar" sikur zgjoi nga gjumi edhe drejtuesit politikė nė Kosovė, tė cilėt dėnuan veprimet e protestuesve duke i cilėsuar ato si veprime tė dėmshme pėr Kosovėn. Por, pėr vėzhguesit e kėtushėm ėshte poaq e dėmshme "heshtja e politikanėve", tė cilėt madje edhe kėto protesta po pėrpiqen t'i matėrializojnė pėr qėllime politike. Lidhjes Demokratike kjo i siguron vota dhe pozitė shumė mė tė mirė nė skenėn e brendshme dhe tė jashtme politike. Ndėrkaq, partitė tjera tė dala nga strukturat e ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės me heshtjen e tyre pėrpiqen ta "lėnė fajin jetim". Vetėm pas incidenteve ata u ngutėn tė theksojnė se "rruga nuk ėshtė zgjidhje", por pa guxuar tė jenė mė tė drejtpėrdrejtė. Njė vėzhgues i huaj tha se "kjo ėshtė e natyrshme. Ata nuk mund t'i shajnė protestuesit, sepse kėta tė fundit do tė mund t'i identifikonin urdhėrdhėnėsit".

AIM Prishtinė, Arbnora BERISHA