 |
SAT, 16 FEB 2002 20:10:13 GMT
Viktimė e shtetit mafioz
Kush e ka vrarė ish-ministrin e mbrojtjes, Pavlle Bullatoviq
Nga raporti i Kėshillit anketues parlamentar del nė pah se dikush ka dashur
ta shesė mallin e vet (lexo: armėt), ndėrsa kontratėn e pavolitshme
Bullatoviq nuk e ka nėnshkruar. Ėshtė vėrtetuar se nė zonėn e vrasjes ka
qenė i pranishėm ''njė pėrqendrim mė i madh njerėzish nga nėntoka'', madje
13 njerėz nga ekipi i Zoran Uskokoviq Skoles dhe 12 nga ekipi i Zoran
Davidoviq Qandas. Edhe pse kėto tė dhėna policia i kishte menjėherė pas
ngjarjes, para dy vjetėsh, kjo ėshtė zbuluar vetėm tani, kur tė pėrmendurit
Skole dhe Qanda (i njohur si i dashuri i yllit tė estradės, Jellena
Karlleusha) janė ''sistemuar'' prej kohėsh nė dy parcela tė varrezave
beogradase
Beograd, 11.02.2002.
Ėmbėlsira dyjavore pėr lexuesit e gazetave tė pėrditshme serbe - botimi i
pjesėve nga raporti i Kėshillit anketues pėr vėrtetimin e fakteve lidhur me
vrasjen e ish-ministrit tė mbrojtjes, Pavlle Bullatoviq - dalngadalė po hyn
nė fazėn e harresės. Si tė gjitha sensacionet edhe ky ka zgjatur aq sa ka
arritur ta tėrheqė vėmendjen e lexuesit mesatar. Ata qė dėshirojnė mė shumė,
me 300 dinarė mund ta blejnė librin me raportin e kėshillit tė botuar nga
Partia Radikale Serbe (SRS), lideri i sė cilės kishte udhėhequr me kėtė
trup dhe ishte ''hetuesi'' kryesor.
Qė nga dita kur disa gazeta beogradase botuan nė faqet e para: ''Pavlle
Bullatoviqin e ka vrarė Ivan Delliq'', e gjithė ēėshtja mori njė notė
kaotike dhe herė-herė groteske. Me vetė faktin qė shefi i Kėshillit Anketues
ishte njeriu, i cili vrasėsin e ministrit tė mbrojtjes e kishte ''zbuluar''
prej kohėsh. Menjėherė pas vrasjes, nė shkurt tė vitit 2000, nė tė vėrtetė,
Vojisllav Sheshel nė konferencėn e famshme pėr shtyp i ka akuzuar mediat e
pavarura qė ato ta kenė vrarė Bullatoviqin, duke i ndihmuar ashtu ''armiqtė
e Serbisė'', ē'gjė shėrbeu si shkas qė njė pjesė e redaksive nė organizatėn
NUNS tė marrė vendimin pėr bojkotimin e tė gjitha aktiviteteve, raporteve
dhe gjithēkaje qė ishte e lidhur me radikalėt serbė. Kusht pėr ndėrprerjen e
bojkotit ishte qė Shesheli tė kėrkonte falje. Deri tani ai nuk e bėri njė
gjė tė tillė, por shumė redaksi tė ''apostrofuara'' edhe pa e bėrė ai kėtė e
ndėrprenė bojkotin, ndėrsa liderit tė radikalėve po ia kushtonin edhe nga
njė faqe tė tėrė gazete.
Vetė raportin zyrtarėt e DOS-it e kanė cilėsuar si ''privat'', sepse Kuvendi
nuk e ka aprovuar atė, ndėrsa disa anėtarė tė Kėshillit as qė e kanė
nėnshkruar. Nga leximi mund tė vihet re, ndėrkaq, se nė bisedat me
''dėshmitarėt potencialė'' ka mjaft arbitraritet tė prijėsit fjalaman tė
radikalėve. Kėshtu, ai ish shefin e DB-sė (sigurimit shtetėror), Rade
Markoviq, e ka pyetur nė mėnyrė mjaft sugjestionuese - kush nga opozita ka
punuar pėr policinė sekrete, ndėrsa ministrin Dushan Mihajlloviq - pse e ka
ēarmatosur sigurimin e radikalėve - ē'gjė, logjikisht, nuk ka kurrfarė
lidhjeje me vrasjen e Bullatoviqit. Sidoqoftė, ''monstrumi medial'', siē e
kanė quajtur Sheshelin disa ish-bashkėpunėtorė, e ka shfrytėzuar edhe njė
mundėsi pėr promovimin politik personal. Si gjithnjė kur i ofrohet njė
mundėsi e tillė.
Ėshtė fakt, megjithatė, qė stenogramet e bisedave pėrmbajnė shumė tė dhėna,
gjer tani tė panjohura, pėr opinionin, qė nuk janė pėr t'u nėnēmuar, sepse
ato i kanė shqiptuar njerėzit nga kreu i policisė, DB-sė dhe Drejtorati i
Sigurisė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UJ. Pėrveē faktit qė, deri diku pa
shije dhe pa argumente, gishti ėshtė drejtuar mbi njėfarė Ivan Deliqi, pėr
tė cilin Shesheli pohon ta ketė vrarė Bullatoviqin (i pėrmenduri e ka
demantuar kėtė duke ofruar njė alibi tė fortė), gjurmėt kanė sjellė
pėrgjithėsisht gjer tek ajo qė ėshtė besuar qė nė fillim - qė nė lojė kanė
qenė punėt nė zgrip tė ligjit. Ėshtė parė qartas se zbulimet e atėhershme tė
''julit'' rreth terrorizmit, ''vrasjes sė luftėtarit pėr Jugosllavinė e
pacenuar'' dhe ''shkaktimin e krizės me ndihmen e faktorėve tė jashtėm'' -
bien nė ujė.
Bullatoviqi fatzi, tani kjo ėshtė mė se e sigurt, u kishte rėnė nė faj
tregtarėve me armė, mė saktė njerėzve qė manipulojnė me miliona dollarė,
sepse njė biznes i tillė bėn pjesė ndėr mė profitabilėt nė botė. Nė postin e
ministrit tė mbrojtjes ai ka nėnshkruar dokumente tė ndryshme, dhe njė, kah
fundi i vitit 1999, nuk e ka nėnshkruar. Megjithėse Kėshilli nuk e ka
vėrtetuar pėr ēfarė dokumenti bėhet fjalė, Shesheli tashmė ka spekuluar me
firma dhe emra, gati ėshtė e sigurt se fjala ėshtė pėr njė shumė
marramendėse dollarėsh tė dedikuar pėr pajisjn e Ushtrisė sė Jugosllavisė.
Dikush, nė tė vėrtetė, ka dashur ta shesė mallin e vet (lexo: armėt), ndėrsa
kontratėn e disfavorshme, ēfarė janė bėrė rėndom gjatė kohės sė sanksioneve,
Bullatoviqi nuk e ka nėnshkruar. Ka pasuar vėrejtja pėr tė tjerėt, qė tė mos
ua zėnė rrugėn trafikantėve tė fuqishėm me armė, tė involvuar edhe nė
regjimin e asaj kohe.
Miqtė e Bullatoviqit kanė vėrtetuar se ai nė fillim tė vitit 2000, para
vrasjes, ishte tepėr i indisponuar, sikur tė parandiente diēka, mirėpo pėr
shkaqet ai nuk ka folur. S'ka dyshim qė ministri i ndjerė, po tė ketė
dashur, ka mundur t'i ankohet policisė, si dhe shėrbimeve tė tjera, se ėshtė
i kėrcėnuar dhe pėr sinjale tė caktuara. Mirėpo, pyetjen themelore as
Shesheli dhe as tė tjerėt nga kėshilli shumėpartiak nuk e kanė shtruar -
cili ėshtė ai njeri, grup apo institucion nė kėtė vend qė ishte aq i
fuqishėm saqė nuk ka mundur ta mbrojė Bullatoviqin. Thėnė mė saktė, mos
ėshtė vrasja e Bullatoviqit vetėm edhe njė dėshmi se kufiri midis shtetit
dhe mafias nėn pushtetin e Millosheviqit as qė ka ekzistuar.
Gati ėshtė e sigurt se dorasit janė rekrutuar nga nėntoka beogradase, e cila
gjithsesi i ka pasur ''eksponentėt'' nė polici dhe regjim. Me analizėn e
punės tė telefonisė celulare ėshtė vėrtetuar se nė zonėn e vrasjes ka qenė
''njė koncentrim mė i madh i njerėzve nga nėntoka''. Madje, 13 njerėz nga
ekipi i Zoran Uskokoviq Skoles dhe 12 nga ekipi i Zoran Davidoviq Qandas.
Edhe pse kėtė tė dhėnė policia e ka patur menjėherė pas asaj ngjarjeje, para
dy vjetėsh, kjo po zbulohet vetėm tani, kur edhe tė pėrmendurve Skole dhe
Qanda (mė i njohur si i dashuri i yllit tė estradės Jellena Karlleusha) janė
''sistemuar'' prej kohėsh nė dy parcela tė varrezave beogradase.
Po nė atė vit, disa muaj pas Bullatoviqit, ata tė dytė i ka likuiduar dikush
nė njė ''pritė'' klasike beogradase. Edhe rastet e tyre janė tė shėnuara me
NN, qė vetėm dėshmon se dikush i ka pastruar dėshmitarėt e mundshėm. Ndėrsa,
a ka pėsuar nė atė pastrim edhe gjykatėsi hetues, Nebojsha Simeunoviq, i
cili ka qenė i ngarkuar me rastin e vrasjes sė ministrit tė mbrojtjes, ėshtė
po ashtu njė pyetje interesante. Simeunoviq ėshtė gjetur i vdekur pas pesė
tetorit nė Danub, ndėrsa familja e tij edhe mė tej pohon se atje duhet ta
ketė hedhur dikush, meqenėse ai nuk ka qenė notues, duke e hedhur poshtė
kėshtu teorinė zyrtare pėr vetėvrasje.
Dhe, gjėja mė e rėndėsishme, raporti i Kėshillit Anketues tė ''Sheshelit''
nuk ka hasur nė kurrfarė reagimi tek ata qė edhe ėshtė dashur tė merren me
hetime. Policia hesht, nė stilin - tė gjitha kėto i kemi ditur qėmoti. Po
ndodh e njėjta gjė si edhe nė rastet Stambolliq dhe Quruvija. Pistat
ekzistojnė, por nuk ka dėshmi pėr gjyq, nuk ka dėshmitarė tė mbrojtur, nuk
ka dokumente. Serbia, sipas tė gjitha gjasave, po mbetet edhe mė tej njė
vend ku vrasėsit dihen, por nuk burgosen...
AIM Beograd, Dragolub PETROVIQ
|
 |