 |
SAT, 16 FEB 2002 19:22:13 GMT
Minoritetet duhet tė presin
Zagreb, 10.02.2002.
Pushteti kroat nuk di ēfarė tė bėjė me serbėt e mbetur kėtu, sepse nuk kanė
ikur nga Kroacia tė gjithė pjesėtarėt e kėtij kombi, ndėrsa edhe disa nga tė
ikurit janė kthyer nė ndėrkohė. Tani, ēfarė tė drejtash speciale duhet t'u
sigurohen, si grupit mė tė madh minoritar nė Kroaci? Nėse do t'ua siguronin
privilegjet qė i ka fituar grupi i nėpunėsve tė njė vendi tė huaj nė
Kroaci - dhe kėta janė fretėrit katolikė me marrėveshjet ndėrshtetėrore
ekskluzive - serbėt nė Kroaci do tė ishin vėrtet tė privilegjuar nė dėm tė
qytetarėve tė tjerė, mu sikur janė nė kėtė ēast priftėrinjtė katolikė.
Domethėnė, duhet t'u jepet diē mė pak se kjo. Nė kėrkim tė masės sė barazisė
pėr serbėt, ligjvėnėsi kroat e ka pėrcaktuar prej kohėsh pėrqindjen nė
popullatė qė pakicat duhet ta arrijnė pėr tė pasur tė drejtėn e pėrdorimit
zyrtar tė gjuhės sė vet nė Kroaci, tė drejtėn e programeve shkollore dhe pėr
pjesėmarrjen proporcionale nė pushtet, si nė atė lokal ashtu edhe nė atė
shtetėror. Mirėpo, meqenėse serbėt pėr ndonjė arsye nuk janė aq tė dashur
pėr pushtetin kroat si kleri katolik, masa e pėrcaktuar pėr minoritetet
ėshtė tetė pėr qind, tė cilėn pas eksodit tė vitit 1995 serbėt nuk mund ta
shfrytėzojnė as nė ėndėrr. Pėrse ky krahasim i serbėve nė Kroaci me pozitėn
e fretėrve katolikė? Vendimet, si pėr njėrėn palė, ashtu edhe pėr tjetrėn
janė kryekėput tė karakterit politik, mė saktė ato janė tė motivuara
ideologjikisht nė tėrėsi, prandaj pėr shkak tė qasjes sė dyfishtė njėra e
thekson tjetrėn. Ata tetė pėr qind i ka pėrcaktuar pushteti i HDZ-sė, ndėrsa
ky i riu nuk po sillet fare mė mirė. Deri tani nuk kanė pėrmirėsuar asgjė
nga ajo qė ėshtė prishur, pra ashtu as kushtet e diktuara me nenet e vjetra.
Ministri i drejtėsisė, deri pak kohė mė parė, i RK, Stjepan Ivanisheviq, e
ka bėrė njė projekt propozim pėr Ligjin e ri kushtetues mbi tė drejtat e
minoriteteve nacionale nė Kroaci, mirėpo e gjithė kjo u la mbas dore mė
vonė nė Parlament me shtyrjen e dokumentit anash, ē'gjė ėshtė treguar
efikase gjithnjė. Asnjeri nuk ka arritur ta shpjegojė arsyen.
Nė tė vėrtetė, kryetari i Parlamentit dhe i partisė mė tė madhe tė
koalicionit, SDP, Mato Arlloviq, i ka cekur disa arsye, por tė gjitha ato
nuk tingėllojnė bindshėm, sepse sipas nevojės ato mund tė tejkalohen pa
shumė mund. Pikėsėpari, ėshtė i kontestueshėm neni i projektligjit qė thotė
se nė disa raste vetadministrimi lokal kroatėt mund t'i kenė tiparet e
minoritetit. Kur qe zbuluar kjo disa muaj mė parė, opinioni qe skandalizuar
pėr shumė ditė rresht me tituj gazetash tė tipit ''Kroatėt minoritet nė
shtetin e vet!'', dhe askush nuk ka punuar nė drejtim tė zbutjes sė efekteve
tė kėqija, d.m.th. nė pėrmirėsimin e projektligjit tė propozuar. Pėr shkak
tė kėtij formaliteti, ky projektligj nuk e fitoi pėrkrahjen dhe tė gjitha
gjasat janė qė ėshtė gjetur njė arsyetim pėr lėnien pasdore tė tij dhe, nė
fund tė fundit, edhe mosvotim tė tij nga dy tė tretat e mazhorancės
parlamentare. Ashtu si qėndrojnė gjėrat tani, do tė hartohet njė projekt
propozim i ri i Ligjit Kushtetues pėr tė drejtat e pakicave.
Problemi qėndron aty se me hartimin e paralajmėruar tė dokumentit tė ri mund
tė kalojė edhe ndonjė reduktim i tė drejtave qė ishin tė parapara me
projektpropozimin e parė. Ai bazohej te Konvenca e Hagės e vitit 1991,
mirėpo Kroacia nė vitet nėntėdhjetė e kishte mbajtur nėn njė suspendim tė
llojit tė vet, duke ua marrė serbėve tė drejtat njė nga njė edhe nė letėr,
pėrveē faktit qė tė drejtat u merreshin shpesh nė praktikė. Mė i dukshėm
ishte zvogėlimi i numrit tė pėrfaqėsuesve tė tyre nacionalė nė Parlamentin
kroat, i cili pėr dhjetė vjet nga 13 deputetė u reduktua nė njė, dhe kjo jo
pas vėrtetimit zyrtar tė zvogėlimit tė pjesėmarrjes nė numrin e pėrgjithshėm
tė popullsisė, por me forcėn e vendimit politik tė pushtetmbajtėsit. Mirėpo,
nėse kjo ishte gjėja mė e dukshme, ajo mė e rėnda me siguri qė ishte mė pak
e dukshme, pra tė gjitha ato keqtrajtime tė panumėrta tė qytetarėve tė
nacionalitetit serb, qė prej pėrjashtimit nga puna deri te vrasja e
civilėve, ēfarė nė vitet nėntėdhjetė kishte me qindra.
Dhe derisa ligjvėnėsi aktual po e zvarrit ēėshtjen, interesat e pakicės
nacionale serbe nė Kroaci po shkelen edhe mė tej, sepse ata edhe tani e kanė
tė drejtėn e participimit nė vetadministrimin lokal tė njė varg komunash,
por e shfrytėzojnė vetėm nė dy-tri sosh. Arsyeja ėshtė e pabesueshme, dhe
ate e ka pėrmendur para ca kohėsh nėnkryetari i qeverisė sė RK, Goran
Graniq, i cili i ka ftuar pėrfaqėsuesit e komunave dhe tė qyteteve qė t'i
pėrfshijnė politikanėt serbė nė pushtet nė pajtim me pjesėmarrjen reale tė
popullatės serbe nė ato njėsi. Partitė nacionaliste kroate, pra, e kanė
pushtetin absolut nė shumė komuna dhe qytete - pėr shembull nė Vukovar, Knin
dhe Graēac - ku serbėt e pėrbėjnė njė tė tretėn deri gjysmėn e popullatės,
ashtu qė thjesht politikanėve serbė nuk ua lejojnė tė hyjnė nė administratėn
lokale! Ndėrsa nėnkryetari i Qverisė sė RK ''i fton tė pėrfshihen'' nė vend
qė t'i urdhėrojė krerėt lokalė qė tė mos luajnė me barazinė e tė gjithė
qytetarėve tė pėrcaktuar me Kushtetutė.
Ose, ta marrim njė problem tjetėr tė madh nga pėrditshmėria, pra shtėpitė e
braktisura tė refugjatėve serbė nė tė cilat janė vendosur refugjatėt kroatė
nga Bosnja e Hercegovina ose nga Kosova. Situata tepėr e ngatėrruar nė
Bosnjė e Hercegovinė i ofron arsyetim pushtetit kroat qė nuk bėn mjaft pėr
t'i zhvendosur shfrytėzuesit e pronave tė huaja, pas sė cilės gjė do tė
kishin tė drejtėn qė ta kėrkojnė tė njėjtėn gjė, fjala vjen, nga pushteti i
Republikės Serbe nė BH. Problemet e kėtilla e tejkalojnė ēėshtjen e numrit
tė pėrfaqėsuesve tė pakicės serbe nė Parlamentin kroat, por le tė provojmė
t'i imagjinojmė shtatė-tetė deputetė serbė nė Parlament, tė cilėt nė ēdo
moment do tė mund tė ushtronin presion mbi opinionin politik dhe atė mė tė
gjerė pėr problemet konkrete qė i pėrjeton minoriteti i tyre. Dhe kjo mund
tė jetė arsye e manovrės sė heshtur tė koalicionit nė pushtet, i cili nuk
flet mė asgjė rreth projketpropozimit tė ligjit pėr tė mos e irituar
opinionin me serbėt para zgjedhjeve tė mundshme...
Ēfarė zhurme do tė bėnin deputetėt e HDZ-sė rreth pėrcaktimit tė disa tė
drejtave tė rėndėsishme civilizuese pėr serbėt nė Kroaci, se! Kėtė nuk do tė
mund ta duronte koalicioni me SDP-nė nė krye, njė presion tė tillė tė
tmerrshėm gjatė tė cilit do tė duhej tė thuhet zėshėm qė edhe serbėt janė
njerėz si gjithė tė tjerėt, se atyre duhet t'u sigurohen tė drejtat
minoritare siē bėjnė vendet mė fatlume nė botė. Koalicioni nė pushtet nuk
dėshiron ta pranojė se ato vende mė tė lumtura nuk ua kanė dhėnė pakicave tė
drejtat e tilla pėr arsye se janė tė lumtura, por janė tė lumtura pėr arsye
se kanė mėsuar tė jetojnė me bashkėqytetarėt e vet qė nuk janė identikė me
ēdo parim kolektiv me shumicėn e tė tjerėve. Ndėrsa, ne kėtu ende nuk e dimė
as sa serbė ka nė Kroaci, sepse gati njė gjysmė viti nuk jepen tė dhėnat nga
regjistrimi mė i fundit i popullsisė. Dihet vetėm nė parim se ''zgjidhja
pėrfundimtare'' mbi ta megjithatė nuk ėshtė zbatuar me aq sukses, si mė parė
mbi hebrenjtė, romėt, italianėt dhe gjermanėt e kėtushėm.
AIM Zagreb, Igor LLASIQ
|
 |