AIM: start



MON, 11 FEB 2002 11:50:53 GMT

Mbreti krijon imazhin e kryeministrit tė mirė dhe ministrave tė kėqinj

Nuk u mbajt Kongresi themelues i partisė NDSV. Simeon Sakskoburgotski tenton tė rrisė rejtingun e vetė qė bie marramendshėm.

AIM Sofje, 2.2.2002

26. janar. Pallati popullor i kulturės (PPK) nė Sofje. Nė sallėn numėr 2 u mblodhėn 800 njerėz qė tė ishin pjesėmarrės nė punėn e partisė sė re - Lėvizja Kombėtare tė Simeonit tė Dytė (LKSD). 850 orė pritje pėr mbushjen e shampanjės. Tė gjithė presin shfaqjen e liderit tė lėvizjes qė mban emrin e tij, i cili verėn e kaluar shėnoi fitore nė zgjedhjet parlamentare dhe qė tani duhet tė rilind si njė forcė klasike politike elektorale. Simeon Sakskoburgotski megjithatė vonohet dhe tendos nervat e delegatėve dhe mysafirėve. Mė nė fund, pas njė vonese gati njėorėshe, monarku i dikurshėm dhe kryeministri aktual paraqitet me shprehjen e tij tė preferuar se nuk ka ardhur koha pėr transformimin e LKSD-sė nė parti. Kėshtu krijoi hamendje te tė gjithė tė pranishmit. Megjithatė njė tronditje e vėrtetė ishte adresimi i kritikave ndaj ministrave dhe deputetėve tė tij, pėr herė tė parė pasi kishte ardhė nė kolltukun e kryeministrit. "Nuk mund tė pranoj mosmarrėveshjet e vockėla, mungesėn e ekipeve punuese, ministra qė mė sė shumti shqetėsohen pėr zgjidhjen e problemeve brenda administratės sė tyre se sa me problemet e njerėzve, deputetėt qė kanė harruar se janė pėrfaqėsues tė popullit dhe mė nuk shkojnė tek ata qė u kanė shprehur besimin, si dhe prirja pėr tė komentuar punėn e tjetrit nė vend se t'i referohen punės sė tyre", deklaroi Simon Sakskoburgotski.

Ishte ēudi se si asnjėri nga tė pranishmit nuk i ndjeu kritikat se janė tė adresuar drejt tij. Dhe sa mė tė fuqishme ishin qortimet, aq mė tė bujshme ishin aplaudimet. Pas dėshtimit tė kuvendit themelues komenti i shumicės sė ministrave ishte se nuk e kishin ndjerė se kritikat e shefit tė tyre ishin drejtuar drejt tyre. Efekti i kėtij potezi tė mbretit ishte habia. Konstatimet se ai nuk sheh ēka ndodh rreth tij u dėshmuan se nuk korrespondojnė me tė vėrtetėn.

Simeonit, disi, i nevojitej njė veprim i kėtillė, sepse muajve tė fundit rejtingu i tij kishte shėnuar rėnie marramendėse. Pėrmes manovrimit virtuoze ai arriti tė ndėrronte drejtimin. Pėr vetėm 13 minuta mbreti arriti tė krijonte imazhin se ėshtė njė kryeministėr i mirė dhe me ministra e deputetė tė kėqinj. Nga fjalėt e tij u bė e qartė se ai nuk ėshtė "njė njeri i lodhur" siē thotė shpesh pėr vetveten, gjithashtu ėshtė i bindur se besueshmėria ndaj LKSD, kabinetit dhe personalitetit tė tij po zbehet. Ai shprehu atė qė mė sė shumti po i irriton njerėzit dhe vendosi qė tė fliste sėrish qė t'i besonin - ashtu siē i kishin besuar verėn e kaluar.

Mė 17 qershor bullgarėt votuan pėr lėvizjen e formuar dy muaj para zgjedhjeve - lėvizjen e ish- monarkut - sepse e konsideruan si shpresėn e vetme pėr njė jetė mė tė mirė qė nuk mundi t'ua siguronte qeveria e mėparshme e Ivan Kostovit.

Atėherė Simeon Sakskoburgotski premtoi se nė afat prej 800 ditėsh do tė plotėsonte shpresat e tyre. Pas 180 ditėve tė para megjithatė nuk ka kurfarė shenjash se gjėrat kanė ndryshuar nė tė mirė. I vetmi ngushėllim ėshtė se nuk janė pėrkeqėsuar, por njerėzit gjithnjė e humbin durimin. Ata kanė filluar tė humbin besimin te mbreti pa marrė parasyshė se Perėndimi edhe mėtej e lavdėron punėn e qeverisė sė tij dhe se disa shtėpi finansiare kanė dhėnė kredite tė mėdha pėr vendin. Tani rroga mesatare e bullgarit ėshtė diēka mė shumė se 100 dollarė amerikan, kurse pėrmes pensioneve mesatare pleqtė nuk mund tė paguajnė as llogaritė e nxehjes dhe rrymės. Dallimi ndėrmjet premtimeve pėr njė jetė mė tė mirė dhe aksionit tė qeverisė ėshtė bėrė shkak i zhgėnjimit tė qytetarėve ndaj udhėheqėsisė sė tanishme.

Duhej intervenimi i kryeministrit qė tė ndryshonte diēka. Ai zgjodhi momentin dhe vendin e duhur - pėrndryshe aq i komentuar qė para kėtij forumi pėr tė cilin raportuan drejtpėrdrejtė tė gjitha mediumet elektronike nacionale. Kėshtu bullgarėt dėgjuan nga goja e tij atė qė dėshironin ta dėgjonin. Mbreti - kryeministėr krijoi hapėsirė pėr frymėmarrje pas njė tendosje tė akumulluar gjatė muajve tė fundit, edhe pse Simeoni kishte mundur t'i ndėrronte zyrtarėt e vet shkaku i punės sė keqe tė tyre, nė vend se tė ankohej.

Duket sheshit se ky ėshtė veprimi i dytė shpėtimtar i mbretit. Pėrkundėr fitimit tė poenave pėr Siemonin pas paraqitjes sė tij nė kongresit e pambajtur partiak tė LKSD, kėto do tė jenė pėr njė afat tė shkurtėr. Sepse ėshtė iluzion tė pritet qė standardi jetėsor i bullgarėve tė pėrmirėsohet shpejt, qė tė zgjidhet problemi me papunėsinė apo tė zvogėlohen ngarkesat tatimore. Sapo tė zbehen efektet e fjalimit tė mbretit tė mbajtur mė 26 janar, priten ndėrrimet e para nė kreun e udhėheqėsisė.

Tė trimėruar nga kritikat e kryeministrit, deputetėt e lėvizjes mbretėrore kanė ndėrmend qė tė kėrkojnė dorėheqjen e ministrave tė finansave, komunikacionit, shėndetėsisė dhe kulturės, si dhe ndėrrimet nė ekipin e resorit social. Kryeministri e ftohu kėtė entuziazėm duke thėnė se "kjo nuk do tė thotė se kėrkon dorėheqjen e dikujt", por thjesht kėtė e tha nase e sheh se pėr veprimin e ardhshėm ende nuk ka ardhur koha.

Modeli pėr ndryshime nė kabinet ėshtė provuar - nė tė njėjtėn mėnyrė veproi edhe paraardhėsi i Simeonit, Ivan Kostovi - nė vjeshtėn e vitit 1999. Por potezi i llojit kryeministėr i mirė dhe me tė tjerėt tė kėqinj kishte efekt afatshkurtėr - pra, vetėm ca muaj, deri nė pranverėn e vitit tė kaluar.

Natyrisht se ekziston edhe mundėsia teorike qė Simeon Sakskoburgotski tė gjejė variante mė tė mira pėr mbijetesėn e tij. Pėrveē remontit tė kabinetit ai doemos duhet tė shqyrtojė edhe mėnyrėn se si veprojnė deputetėt e grupit parlamentar tė LKSD. Sepse procesi i juridiksionit deri tani gjendet nė njė kaos absolut.

Shumė vėzhgues nuk besojnė se kjo qeveri dhe ky parlament do tė mbarojnė mandatin. Gjithnjė e mė shpesh flitet pėr mundėsinė e mbajtjes sė zgjedhjeve tė parakohėshme parlamentare. Mbetet si ēėshtje jo qė do tė ketė zgjedhje, por kur. Deri mė 26 janar shumica e analistėve menduan se kėto do tė ndodhin kėtė vit. Me potezin e vet briljant nė kongresin e pambajtur tė LKSD mbreti tregoi se ka nė kokė edhe lajka tė tjera. Megjithatė edhe ato nuk mund tė shtyjnė gjėrat pėrherė, por mė sė voni deri nė verėn e vitit 2003.

PLAMEN KULINSKI