AIM: start



MON, 04 FEB 2002 14:28:29 GMT

Renia e kullave binjake te "Al Qaedas" ne Tirane

AIM Tirana, 04.02.2002

Ne qender te kryeqytetit shqiptar po ngrihen dy ndertesat me te larta, te cilat jane quajtur nga mediat "kullat binjake", por qe ne ndryshim nga ato te New Yorkut , emri i tyre per ironi te rastit lidhet jo me shkaterrimin, por me ndertimin e tyre nga biznesmene te lidhur me organizatat terroriste islamike. Ka qene nje habi per opinionin publik fakti qe organet e policise dhe te drejtesise ne Shqiperi nuk bene ndonje reklame te bujeshme per zbulimin dhe goditjen e interesave financiare te "Al Qaedas" ne Shqiperi, me sekuestrimin me 21 janar nga gjykata e Tiranes te dy kullave 17 kateshe ne ndertim e siper ne kryeqytetin shqiptar.

Sipas prokurorise shqiptare shkaku e ketij sekuestrimi ishte se pronari dhe porositesi i dy kullave binjake, qe po ndertohen perballe ndertese se kryeministrise, eshte i dyshuari per lidhje dhe financim te terrorizmit nderkombetar, arabosauditi Jasin Kadi. Jo vetem organet e policise dhe prokurorise nuk bene shume reklame, por edhe partite politike, te cilat zakonisht jane te prirura te politizojne edhe krimin me ordiner per te sulmuar njera tjetren, kesaj rradhe hezituan te shfrytezojne "skandalin e kullave binjake" te Tiranes per te akuzuar njera tjetren per lidhje apo mbeshtetje te terroristeve islamike.

Zbulimi i nje pranie te tille te gjere te terroristit te dyshuar arabosaudit ne financat dhe biznesin shqiptar, ku ai kishte disa kompani te fuqishme dhe ku vetem ne dy bankat ne Tirane, ne Banken Arabo-Islamike dhe ne Banken Malajziane, kishte bere transferta deri 3 milion dollare, i la disi te shokuar organet shteterore dhe opinionin publik shqiptar. Shtrirja qe ai kishte krijuar ne vend, jo vetem duke qene aksionisti kryesor i kullave binjake, por edhe pronar i disa shoqerive farmaceutike, te ndertimit e te tjera, qe veprojne ne Shqiperi, evidentoi nje fakt jo te pelqyeshem se preferenca e sponsorizuesit te Al Qaedas per te krijuar ne shtetin me te varfer te Ballkanit nje rrjet te fuqishem financiar e industrial, ne funksion te financimeve te aktiviteteve terroriste, eshte me e gjere nga c'ishte menduar ne fillim. Kjo gje qe u mesua vetem pas kontrollit dhe bllokimit te llogarive te tij ne bankat ne Tirane.

Ne fjalen e mbajtur me 21 janar ne parlamentin shqiptar per te raportuar per masat e qeverise ne luften kunder terrorizmit nderkombetar, kryeministri Ilir Meta beri te ditur se prokuroria e Shqiperise po heton 16 subjekte te dyshuara per lidhje financiare me organizata terroriste. Drejtori i Drejtorise se luftes kunder pastrimit te parave te pista ne Ministrine e Rendit i deklaroi shtypit se nga organet shteterore amerikane i ka ardhur Ministrise se Rendit nje liste e gjate me 300 subjekte ne Tirane, qe dyshohen per pastrim parash dhe lidhje me boten e terorrizmit nderkombetar dhe te krimit.

Ne fakt ka nje kontradikte midis politikes se forte properendimore te ndjekur nga qeverite ne Tirane per bashkepunim shume te ngushte me Perendimin dhe interesimit te personave apo organizatave arabe apo joarabe, me lidhje terroriste, per te krijuar baza dhe depozita financiare ne Shqiperi. Me sa duket kjo ka ardhur nga disa faktore.Se pari, periudha e gjate dhjetevjecare e tranzicionit te veshtire postkomunist, e karakterizuar nga tronditje politike e qeveritare, ka krijuar nje dobesi kronike te organeve policore, te prokurorise dhe te gjykatave, e cila ka favorizuar biznese shpesh here te dyshimta me lidhje lokale dhe nderkombetare. Se dyti, Shqiperia si vend i futur vone ne ekonomine e tregut te lire, sapo ka nisur bizneset e medha sic eshte ai i ndertimit, qe sic dihet eshte nje nga fushat e preferuara nga mafia dhe grupet terroriste per pastrimin e parave.

Ne fakt mungesa e euforise se organeve te policise dhe te prokurorise per goditjen ndaj bazave financiare te terroristeve nderkombetare ka shpjegimet e veta. Goditja eshte me shume rezultat i operacioneve dhe efikasitetit te organeve amerikane te hetimit, se sa i organeve shqiptare. Madje mund te thuhet se emri i Jasin Kadit, pronarit kryesor te kullave binjake te Tiranes ndodhet qe nga 24 shtatori i vitit te kaluar ne listen e personave, ndaj te cileve Shtepia e Bardhe ka urdheruar t'u bllokohen pasurite per shkak te lidhjeve me organizaten e "Al Qaedas". Edhe bllokimi i llogarive rrjedhese te tij dhe te dyshuarve te tjere ne bankat shqiptare ka ardhur pas dokumentacionit te mberritur nga SHBA. Vete i akuzuari i mesiperm, Jasin Kadi, qe ndodhet aktualisht ne Arabine Saudite, ne nje inyterviste qe i beri gazetes arabe "Ash-Shark al ausat" me 23 janar, hodhi poshte akuzat e Tiranes ndaj tij dhe deklaroi se kjo eshte nje hakmarrje amerikane ndaj tij, sepse nje bllokim i njejte pasurish i eshte bere edhe ne pronat qe ai ka ne kompanite amerikane.

Nga ana tjeter duhet pasur ne konsiderate se ne aspektin politik goditja ndaj bazes financiare te Jasin Kadit ne Tirane u be ne nje moment te nje klime jo te favoreshme rajonale. Kryeministri i ish Republikes Jugosllave te Maqedonise, L.Georgievski, ne fillim te janarit kishte akuzuar Tiranen se mbeshtet strukturat e terrorizmit. Ai dhe qeveritare te larte ne Beograd dhe ne Moske jane perpjekur vazhdimisht te krijojne pershtypjen se shqiptaret jane mbeshtetes te terrorizmit islamik ne Ballkan. Sekuestrimi i kullave binjake dhe bllokimi i pasurive financiare te arabosauditit Kadi, ka ne vetvete edhe rrezikun qe mund te perdoret nga bartesit e ketyre akuzave.

Por eshte fakt se akuzat ardhura nga qeveritaret fqinj per lidhje te shtetit shqiptar me veprimtari terroriste nuk jane marre seriozisht asnjehere nga SHBA, NATO apo BE, te cilat kane jo vetem burime e mundesi informimi me shume, por jane teper te pranishem ne shume struktura te shtetit shqiptar. Sekretari i pergjitshem i NATO-s, lordi Robertson, qe vizitoi para disa ditesh Shqiperine, hodhi poshte publikisht cdo akuze ne adrese te Tiranes per ndonje lidhje terroriste. Perendimi duket mese i bindur ne ndarjen e qarte te politikes qeveritare ne Tirane nga cdo lloj sponsorizimi apo shoqate me frymezim terrorist. Per specialistet, Shqiperia eshte perfshire ne harten e krijimit te bazave financiare te lidhjeve terroriste njelloj si dhjetera shtete ne Evrope, Amerike apo Azi. Ajo qe mund te thuhet pas goditjes keto dite ndaj "kullave binjake" dhe llogarive bankare te "Al Qaedas" ne Tirane, eshte se organet shteterore ne Shqiperi po reagojne ne perputhje me angazhimet e Shqiperise si nje vend qe e konsideron veten pjese te koalicionit antiterrorist.

ARJAN LEKA