AIM: start



WED, 30 JAN 2002 11:37:14 GMT

Mali i Zi - Serbia, pas ndermjetesimit te Solanes

Negociatat - mjete apo qellim? Tė premten nė Beograd pėrfundoi edhe njė rund i negociatave pėr marrėdhėniet e ardhshme tė Malit tė Zi dhe Serbisė. Pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė Beogradit dhe Podgoricės pranuan propozimin e Havijer Solanės qė nė fillim tė shkurtit nė Bruksel tė mbahet edhe njė takim i ekspertėve, kurse, mė vonė, fjalėn pėrfundimtare ta thonė politikanėt.

AIM Podgoricė, 27.01.2002

As samiti i kėsaj jave i zyrtarėve mė tė lartė tė Malit tė Zi, Serbisė dhe RFJ-sė, nėn syēeltėsinė dhe shkopin e dirigjentit tė Havijer Solanės, nuk kontribuoi pėr afrimin e qėndrimeve nė lidhje me marrėdhėniet e tyre tė ardhėshme tė Beogradit dhe Podgoricės. Pėrpos kėsaj, nga Pallati i Federatės tė gjitha palėt dolėn me njėfarė optimizmi diē mė tė madh se sa kur hynė nė tė!? Presidenti jugosllav, Vojisllav Koshtunica, pas debatit plenar prej gjysėm ore, tha se nė vazhdimin e negociatave po hynte me optimizėm dhe shpresė mė tė madhe". Presidenti i Malit tė Zi, Milo Gjukanoviq shkaqet pėr kėnaqėsi i mbėshteti nė atė se " dialogu po zhvillohej sipas dinamikės sė paraparė" dhe me shkallė tė lartė tolerance. Edhe pėrfaqėsuesi i lartė i UE-sė pėr politikė tė jashtme dhe sigurim, mė nė fund, fitoi atė qė kishte pritur: edhe njė rreth negociatash tė ekspertėve mė 4 shkurt nė Bruksel, me pjesėmarrje tė ekspertėve ndėrkombėtarė, kėshtu qė rundi i fundit (mbase)i negociatave tė udhėheqjeve shtetrore tė mbahet deri kah fundi i muajit tė dytė.

Vallė si do tė shprehet prolongimi i dytė i vendosjes nė rrethanat aktuale nė Malin e Zi?

"UE dėshiron qė federata jugosllave tė bėhet anėtarja jonė dhe prandaj pėr ne nuk ėshtė krejt njėlloj se ēfarė ndodh nė kėtė shtet. Plani ynė ėshtė qė deri nė fund tė shkurtit tė pėrfundojnė tė gjitha takimet dhe tė realizohet qėllimi i fundit - tė gjithė sėbashku tė hyni nė UE dhe ne do tė bėjmė ēdo gjė qė ėshtė nė mundėsinė tonė qė kjo tė realizohet" - tha Solana deri sa po largohej nga Beogradi, duke ua bėrė me dije banorėve tė Malit tė Zi se " ndarja nuk ishte rruga mė e shpejtė, por, e kundėrta, mė e ngadalėshmja pėr tė hyrė nė UE".

Mundėsitė e Brukselit, siē dihet, nuk janė tė vogla. Shpresat nė to, mė shumė se nė tė vetat, i kanė mbėshtetur pushteti i Beogradit dhe opozita e Podgoricės. Nga goja e shumicės sė liderėve tė kėtyre dy grupacioneve politike shpesh u shprehėn pritjet, gjegjėsisht dėshirat, qė Solana mė nė fund ta hudhte mbi tryezė dokumentin e shkruar dhe Gjukanoviqit t’i thoshte - lere ose merre. Mirėpo, edhe kėsaj radhe, kjo nuk ndodhi. Pėr kėtė shkak nė qarqet projugosllave shpresa ėshtė bazuar nė paralajmėrimin se nė takimin paraprak nė Bruksel ekspertėt e BE-sė jo vetėm qė do tė dėgjojnė ekspertėt kolegė tė Ballkanit, por edhe se kėture shumė gjera do t’ua sqarojnė sipas shembullit tė funkcionimit tė pesėmbėdhjetėshes. Kryetari i Partisė Popullore, Dragan Soē, njėri nga ithtarėt mė tė zėshėm tė qėndrimit tė rezolutės sė Brukselit pėr krizėn jugosllave, vėrrejti se si Gjukanoviq-i nė deklaratėn e tij qė e dha pas takimit tė fundit "nuk e pėrmendi as "r"-nė e referendumit". Soē vlerėsoi se presidenti malazez po e kupton kundėrshtimin kėmbėngulės tė bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj pavarėsisė sė Malit tė Zi, por poashtu edhe humbjen e pėrkrahjes kėtij projekti edhe brenda Malit tė Zi, kėshtu qė e ka kuptuar mė se po humbin shanset pėr mbajtjen e referendumit nė pėrgjithėsi, dhe sidomos gjatė kėsaj pranvere.

Soē me kėtė qėndrim ėshtė larguar nga nėnkryetari i tij, Predrag Drecun, i cili angazhohej qė plebishiti pėr statusin shtetror tė mbahej qė nė fillim tė kėsaj pranvere dhe i ėshtė afruar liderit tė partnerit tė koalicionit, SNP - Predrag Bullatoviq dhe bindjes sė tij se, pa marrė parasysh se si do tė marrin fund negociatat nė Beograd dhe nė Podgoricė, referendumi nuk mund tė mbahet para vjeshtės. Pėranėsh treshit tė koalicionit projugosllav ka ngelur vetėm SNS-ja e Bojoviq-it, e cila parapėlqen zgjedhjet e parakohėshme.

Bazuar nė atė se si analistėt politikė malazezė "e lexojnė" taktikėn e UE-sė mund tė mendohet se pikėrisht SNS-ja ėshtė nė linjėn e planeve tė Brukselit. Edhe pse edhe vetė Solana fundin e shkurtit e shėnoi si afat tė pėrfundimit tė negociatave pėr marrėdhėniet e ardhėshme tė Malit tė Zi dhe Serbisė, megjithkėtė kėtu mbisundon bindja se edhe ky afat mund tė tejkalohet. Me tė drejtė parashihet zvarritja e dialogut brendamalazez, dialog ky qė do tė duhej tė definonte kushtet pėr mbajtjen e referendumit. Nė kėtė zvarritje dhe vėshtirėsim njė pjesė tė madhe tė punės sė federatės do ta kryente, sipas tė gjitha gjasave, gjendja dhe vėshtirėsitė qė brejnė ekonominė malazeze nė kombinim me veprimet propagandistike kundėr pushtetit, sipas shembullit tė aferės "Nacional".

Nė rast se mbajtja e referendumit shtyhet deri pas pushimeve vjetore atėherė nė plan tė parė do tė shfaqen nė plan tė parė zgjedhjet lokale. Kjo, sipas vlerėsimit tė qarqeve projugosllave, do tė ishte rrethanė e volitėshme qė pushteti i Gjukanoviqit tė rrėnohet ende mė shumė . Rezultatet e anketės tė cilat i publikoi para disa ditėsh Qendra pėr Demokraci nė Podgoricė (CEDEM), tregojnė se pėrparėsia e ithtarėve tė pavarėsisė ndaj atyreve tė federalizimit po shkon kah rėnia, gjegjėsisht se koalicioni "Sėbashku pėr Jugosllavinė" pėr tre pėrqind ėshtė para koalicionit "Fitorja pėr Malin e Zi". Brukseli, pra, po i largohet variantit tė rrezikshėm dhe komprometues tė presioneve tė hapura ose sankcioneve ndaj Podgoricės, gjegjėsisht synon qė pavarėsinė e Malit tė Zi ta pengojė pa hequr dorėzat.

Qėllimet e Havijer Solanės dhe tė atyreve pėr tė cilėt ky bėn politikė do t’i kishin hetuar edhe politikanėt mė tė paaftė se presidenti i Malit tė Zi. Mirėpo nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm tė dihet ēfarė pėrgatit kundėrshtari, por tė sigurohet pėrgjigjja adekuate. Nė rast se UE-ja kėrkon vazhdimin e negociatave edhe pas shkurtit, Gjukanoviq-i do tė ballafaqohet me dilemėn: vallė ta vazhdojė apo ta ndėrpresė lojėn. Vazhdimi do tė thotė edhe njė prolongim tė referendumit, kurse ndėrprerja e negociatave do tė shpjente kah rreziku i dėnimit tė tėrheqjes sė "hapit tė shumėpėrfolur tė njėanshėm"?! Tani kur ėshtė e njohur se negociatat janė shndėrruar nė qėllim qė mirret me vetveten dhe jo si mjet pėr tė arritur deri te kompromisi, presidenti i Malit tė Zi nė konferencėn e pėrbashkėt me Solanėn dhe Koshtunicėn pėr shtyp radhiti disa aludime; konstatoi se tani mė po zhvillohej "gjysėmloja e dytė", se negociatat e ekspertėve tani mė "kishin pėrmbyllur njė pjesė tė konsiderueshme tė temave", dhe se deri kah "fundi i shkurtit negociatat pėr ardhmėrinė e marrėdhėnieve tė Malit tė Zi dhe Serbisė do tė pėrfundojnė nė mėnyrė demokratike".

Gjykuar sipas deklaratave tė bashkėpunėtorėve tė tij mė tė afėrm, tė cilėt tė gjithė sėbashku pėrsėritin se referendumi do tė mbahet kėsaj pranvere, Gjukanoviq-i ka vendosur qė, nė rast se ėshtė i domosdoshme, tė largohet nga procesi i negociatave. Pyetje mė vete ėshtė, ndėrkaq, vallė Solana a ėshtė i pėrgatitur qė njė lojė tė tillė tė dyfytyrėshme politike ta luaj deri nė fund. Sidomos po tė kemi parasysh edhe faktin se Beogradi gjithnjė mė vėshtirė po fsheh nervozėn e shkaktuar nga prolongimi i negociatave me Podgoricėn. Shpejtėsia e shprehur aq lehtė prej Drecunit lidhur me organizimin e referendumit malazez shprehet kryesisht si njė shėrbim i zėdhėnėsit tė Vojisllav Koshtunicės. Mirėpo, edhe Ēeda Jovanoviq, njeriu i besueshėm i Xhinxhiqit, deklaroi se "Serbija tepėr gjatė dhe tepėr rėndė po duron pasojat e marrėdhėnieve tė paqarta me Malin e Zi". Pėrfundimisht edhe DHSS-ja e Batiq-it memzi ėshtė duke pritur hapin malazez qė edhe ajo tė fillojė tė mbledhė nėnshkrime pėr plebishitin nė Serbi (" Edhe Serbija duhet tė pyetet"). Analisti beogradas, Dushan Janjiq vlerėson se edhe kryeministri serb, Zoran Xhingjiq ėshtė pėrkrahės i kėsaj nisjative. Anketat, nga ana tjetėr, vėrtetojnė poashtu edhe pėrēarjen dramatike tė vetė banorėve tė Serbisė lidhur me pavarėsinė ose bashkėsinė me Malin e Zi - 42:41 nė favor tė federalistėve!

Sipėrfaqen e manevrimeve tė Gjukanoviqit pėrsėri e zvogėlojnė edhe liberalėt e nevrikosur.Lideri politik i LSCG-sė, Miodrag Zhivkoviq vlerėson se pėr pavarėsinė malazeze rrethi i ri i negociatave tė ekspertėve ėshtė shejė e keqe. "Brukseli dhe Beogradi po shfrytėzojnė pavendosmėrinė e bashkėbiseduesve malazezė dhe vendimin e prolongojnė deri nė pafund. Kjo ėshtė ajo qė dobėson forcat tė cilat angazhohen pėr njohje ndėrkombėtare tė Malit tė Zi " - thot Zhivkoviq. Kryeministri malazez, Filip Vujanoviq edhe pas sesionit mė tė ri tė kreut mė tė lartė, me plus Solanėn, thotė: " Do tė shohim se ēfarė do tė na sjellin dy takimet e shkurtit tė cilat do tė tregojnė vallė do tė jetė e domosdoshme tė organizohet referendumi. Marrėveshja varet prej asaj se vallė Serbija do tė pranojė bashkėsinė e shteteve tė pavarura. Jam i bindur se ky mund tė jetė modeli optimal dhe se kėtė krizė mund ta zgjidhim sipas modelit ēekosllovak. Nė rast se Beogradi nuk do tė ketė mirėkuptim pėr ofertėn tonė - atėherė do tė shkojmė nė referendum" - shprehet prerė Vujanoviq.

Sipas Kushtetutės sė Malit tė Zi vendimin pėr referendum, nė bazė tė propozimit tė Presidentit tė Republikės, e shpallė Parlamenti. Nga dita e shpalljes sė referendumit dhe deri nė ditėn e mbajtjes sė tij nuk mund tė kalojnė mė pak se 45, por as mė shumė se 90 ditė.

DARKO SHUKOVIQ