AIM: start



MON, 28 JAN 2002 14:23:05 GMT

Xhingjiqi "keshilltar" i pare i SSh

Shefat e deritanishėm tė SSh (Sigurimit shtetror) nga koha e ardhjes nė pushtet tė SShS-sė (Sigurimi shtetror i Serbisė) gjegjėsisht DOS-it, Goran Petroviq-i qė shkoi dhe ky i pushtetit aktual Andrea Saviq, sipas pohimeve tė mirėinformuara, nuk kanė qenė aspak efikas nė pastrimin e "mbeturinave dhe llomeve" tė kėtij shėrbimi, kėshtuqė kryeministri i Serbisė ka vendosur qė vetė tė analizojė dhe vendos zgjidhjen e kėtij problemi. Mendohet se kjo do tė zgjasė deri sa tė sillet Ligji i ri pėr SSh-nė, gjegjėsisht deri sa SSh tė transformohet nė Agjenci pėr sigurimin nacional.

AIM Beograd, 25.01.2002

Qeveria e Serbisė mė nė fund ka projektuar se si tė aplikojė mėnyrė tė re pune - gjegjėsisht si tė kontrollojė atė qė edhe deri tani e ka patur nėn kontrollin e vet! Pėr kėtė qėllim mė 19 janar ka formuar Kėshillin pėr Sigurim Shtetror, mė saktė organin i cili do tė kontrollojė punėn e policisė sekrete serbe, edhe pse nuk ėshtė plotėsisht e qartė se si dikush me anė tė sė drejtės mund tė kontrollojė organin ndaj tė cilit edhe ashtu ushtron administrim nėpėrmjet Ministrisė policore.

Kryeministri serb Zoran Xhingjiq, njėkohėsisht edhe kryetar i Kėshillit tė lartpėrmendur, deklaroi se si ky organ nuk do tė ketė funkcion urdhėrdhėnės por kėshilldhėnės, gjegjėsisht se formimi i njė organi tė kėtillė ėshtė shprehje e demokratizimit meqė informatat nga policia sekrete deri tani i janė dhėnė vetėm atij dhe ministrit tė punėve tė brendėshme Dushan Mihajlloviq… kurse tani e tutje informatat do t’i jepen edhe ministrit tė bujqėsisė, Dragan Veselinov, ministrit tė jurisprudencės, Vlladan Batiq, si edhe dhjetė politikanėve dhe policėve, tė cilėt nė mėnyrė misterioze janė bėrė anėtarė tė "Kėshillit tė SSh".

Nė pėrbėrjen e "kėshilldhėnėsve" nuk figuron asnjėri nga pjesėtarėt e partive pėrveē atyreve tė SShS-sė nė pushtet, madje as nga Partia Demokratike Serbe e Koshtunicės, sepse, ashtu siē thot Xhingjiq-i, kėta nuk janė anėtarė tė Qeverisė, por nė qoftė se sėrish bėhen anėtarė tė qeverisė, atėherė do tė fitojnė "vendin qė u takon". Nė Vendimin pėr formimin e Kėshillit theksohet se ai vendimet do t’i aprovojė njėzėri, kurse nė tė kundėrtėn, vota e kryesuesit , gjegjėsisht kryeministrit, do tė jetė votė vendimtare.

Problemi kryesor nė kėtė hallakamė tė plotė qėndron nė faktin se sipas Kushtetutės kontrollin e punės sė SSh e ushtron Kėshilli shumėpartiakė parlamentar pėr Sigurim i Kuvendit tė Serbisė, i cili ekziston prej para shumė vitesh, mirėpo qė deri tani nuk ka ndėrmarrė asgjė tė rėndėsishme pėr zhdukjen e padrejtėsive.

Sipas fjalėve tė Dragan Jociq-it, kryetar i Kėshillit, nga koha e konstituimit tė fundit tė Kuvendit janė mbajtur tri mbledhje, mirėpo nė asnjėrėn, edhe pse kanė qenė lajmėruar me kohė, pėrfaqėsuesit e policisė sekrete nuk janė paraqitur fare. "Nuk i kanė dėrguar as raportet pėr punėn e tyre, gjė tė cilėn kolegėt e tyre tė sigurimit publik e bėjnė rregullisht", shpjegon Jociq. Ai shton se kontrolli i punės sė SSh-sė patjetėr duhet tė bėhet nė suazat e punės sė parlamentit dhe i rregulluar me ligj, sepse kjo ėshtė "diēka tepėr suptile".

Diēka tepėr suptile, pa dyshim. Ata qė njohin punėt e policisė vėrtetojnė se akti mė i ri i Qeverisė nė tė vėrtetė ėshtė si pasojė e vėshtirėsive pėr t’u ndalur hovin disa pjesėve tė Sigurimit shtetror, gjė qė u vėrtetua edhe para dy muajsh gjatė revoltit tė tė ashtuquajturave "beretat e kuqe". SSh ėshtė shėrbimi i vetėm i cili nuk ka bėrė kurrfarė reorganizimi, por qė nė tė vėrtetė ka mbajtur tė pandryshuar strukturėn e stėrkequr tė kohės sė komunizmit tė Millosheviqit. Pushteti i ri SSh-nė e ka orientuar deridiku kah punėt tė cilat duhet t’i kryej nė bazė tė ligjit, siē ėshtė mbrojta e rendit kushtetues dhe e sistemit shtetror tė vendit, mirėpo ende nuk ka mundur tė zbėrthejė tė gjitha nyjet e kėtij shėrbimi gjithmonė dhe gjithkund misterioz.

Regjimi i Millosheviqit shfrytėzonte grupe tė ndryshme kriminelėsh dhe individė si Arkani dhe tė ngjashėm si ai, tė cilėt shpesh i infiltronte nė mjediset e policisė sekrete. Kjo linjė nė tė vėrtetė vazhdoi qė nga koha e Titos, mirėpo gjatė kohės sė sundimit tė SPS-it dhe JUL-it, Sigurimi Shtetror u shndėrua, siē u shpreh njė ish agjent i sigurimit, nė "shėrbim pėr mbrojtjen e ēiftit bashkėshortor, Markut tė vogėl dhe Maries sė vogėl", gjegjėsisht "pėr goditje me fiski tė kriminelėve tė padėgjueshėm dhe kundėrshtarėve politikė". Pėr punėt e disa pjesėve tė Sigurimit shtetror thuajse nuk kanė ditur gjė as vetė tė punėsuarit nė kėtė shėrbim, por ėshtė mjaft vėshtirė tė numrohen tė gjitha vrasjet ose krimet nė tė cilat, siē dyshohet, ėshtė pėrzjerė edhe policia sekrete. " Nėse edhe pas njė viti nga koha e marrjes sė pushtetit ende nuk ėshtė ndriēuar asnjė vrasje politike si edhe as lidhjet e vrasėsve tė tillė me individė nga radhėt e Sigurimit shtetror, atėherė me plotė tė drejtė mund tė shtrohet pyetja se vallė ėshtė nė gjendje MPB dhe Qeveria tė luftojnė kundėr kėsaj dukurie" - pyet Dragan Jociq.

Shefat e deritanishėm tė Sigurimit Shtetror pas ardhjes nė pushtet tė DOS-it, Goran Petroviq-i i ndėrruar dhe Andreja Saviqi aktual, sipas tė informuarve, nuk kanė qenė aspak efikasė nė pastrimin e "mbeturinave dhe llomit" tė brendshėm tė kėtij shėrbimi, kėshtu qė kryeministri i Serbisė vendosi qė kėtė problem ta zgjidh si di vetė. Ka gjasė se kėshtu do tė veprohet deri nė sjelljen dhe miratimin e Ligjit tė ri tė SSh-sė, gjegjėsisht deri sa tė vendosen mekanizmat e tij tė kontrollit, ose mė drejtė deri kur Sigurimi Shtetror tė transformohet nė Agjenci pėr sigurim nacional, synim ky qė ėshtė bazė e planit gjysėvjetor tė shefit tė ri Saviq.

Edhe pse kudo nė botė shėrbimet sekrete bien nėn kontrollin ose tė vetė kryetarit nėpėrmjet kėshilltarėve tė tij (CIA) ose tė komisionit parlamentar ( ish republikat e RFSJ-sė dhe vendet tjera tė Perėndimit), askund Sigurimi Shtetror nuk ėshtė lėnė aq poshtė siē ėshtė rasti aktual nė Serbi. Pėrveē kėsaj, qė nga fillimi i vitit 1992 shėrbimi federativ i Sigurimit shtetror nuk ekziston fare; ka kohė qė shėrbimet e Serbisė dhe Malit tė Zi janė tė ndarė, gjė qė kontrollin e bėn edhe mė tė vėshtirė. " Mė e arsyeshme do tė ishte Shėrbimi tė formohej rishtas nga fillimi, sepse nė tė ėshtė grumbulluar shumė ndyrėsi," thot Mlladen Llojoviq, ish inspektor i policisė, duke shtuar se pikėrisht pėr kėtė shkak vlen tė pėrkrahet formimi i Kėshillit.

Ėshtė fare e qartė se angazhimi i fundit i Qeverisė sė Serbisė ėshtė tregues i qartė se DOS-i ende nuk ka gjetur personin dhe autoritetin e ngjashėm me Jovica Stanishiqin ose Rade Markoviqin, i cili kėtė shėrbim delikat, duke pėrfshirė nė tė edhe beretat e kuqe, do tė mund ta mbante nėn kontroll tė plotė.

DRAGOLUB PETROVIQ