AIM: start



SUN, 27 JAN 2002 18:54:43 GMT

Siguria e deputetėve

Mitrovicė, 17.01.2002.

Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės kanė kėto ditė mjaft probleme. Si tė konstituohen organet qendrore tė pushtetit dhe si tė debllokohet kriza parlamentare. Nė anėn tjetėr, derisa pėrfaqėsuesit e komunitetit ndėrkombėtar nė Kosovė po investojnė pėrpjekjet e fundit qė ky proces tė rrumbullakėsohet, por edhe kanė tėrhequr vėrejtjen se, pėr shkak tė marrėdhėnieve tė krijuara midis grupeve politike, nuk mund tė presin njė qeveri stabile e cila do tė ishte efikase nė realizimin e planeve tė shumta pėr rimėkėmbjen e Kosovės, deputetėt e Koalicionit ''Kthimi'', 22 deputetė e tė cilit i pėrfaqėsojnė serbėt e Kosovės, po ashtu nuk e kanė njė qėndrim tė pėrbashkėt - ta votojnė ose jo kandidatin pėr president tė Kosovės, respektivisht nėn cilat kushte ta bėjnė njė gjė tė tillė. Mirėpo, pėrveē kėsaj dileme, deputetėt serbė po ballafaqohen edhe me njė dilemė tjetėr. Me sigurinė e tyre. Qė nga angazhimi i tyre nė ndėrtimin dhe pjesėmarrjen nė institucionet e Kosovės ata janė ballafaquar me kėtė problem.

Mė 3 nėntor tė vitit tė kaluar deputetėt u desh qė tė merrnin pjesė nė Prishtinė nė njė seminar ku do tė mėsonin rreth funksionimit tė Parlamentit tė Kosovės. Por, deputetet e Koalicionit ''Kthimi'' u kthyen nga aeroporti pa kryer punė. Oliver Ivanoviq, deputet i kėtij subjekti politik deklaroi asohere se meqė UNMIK-u dhe OSBE-ja nuk janė nė gjendje t'ua mundėsojnė njė transport tė sigurt, si dhe sigurinė pėr 57 veta sa kishin ardhur nga Beogradi me njė avion special, as deputetėt e Koalicionit ''Kthimi'' nuk do tė merrnin pjesė nė atė seminar. ''Kjo mė sė miri flet pėr gatishmėrinė e UNMIK-ut pėr tė krijuar kushte normale pėr jetė dhe punė. Konsiderojmė se pa ekipin qė na pėrcolli nuk duhet tė shkojmė atje, sepse nėse nuk janė tė aftė qė tė sigurojnė njė kalim tė sigurt deri nė Prishtinė dhe qėndrimin atje pėr njė orė pėr 57 veta, vėshtirė mund tė presim qė do tė ofrojnė siguri tė mjaftueshme pėr 22 deputetėt dhe pėr po aq kėshilltarė dhe ekspertė e bashkėpunėtorė nė kohen kur Kuvendi do tė fillojė me seancat e rregullta, posaēėrisht kur dihet qė seancat mund tė zgjasin edhe gjithė ditėn ose disa ditė''. Ivanoviq ka thėnė me atė rast qė pėr kėtė arsye ai do tė kėrkojė shtyrjen e mbledhjes konstitutive tė Parlamentit. Por, po atė ditė opinioni u sqarua se nga Beogradi kishin arritur disa dhjetėra gazetarė dhe zyrtarė tė qeverisė serbe, pėr ēka nuk ishin marrė vesh me UNMIK-un. Respektivisht, ''mysafirėt e paftuar'' dėshironin tė merrnin pjesė edhe nė seminar, ēka ishte e pamundur tė oganizohej...

Megjithatė, seanca e parė e Kuvendit tė Kosovės nuk u shty, por prapė mbeti ēėshtje e hapur mėnyra si funksionojnė nė kushte tė vėshtira dhe si do t'u ofrohet siguria deputetėve tė nacionalitetit serb.

Shefi i klubit tė deputetėve tė Koalicionit ''Kthimi'', Rada Trajkoviq, thotė se tani siguria e politikanėve serbė ėshtė mė e mirė. Trajkoviq jeton nė Graēanicė dhe pėr tė shkuar nė mbledhjet e kuvendit ajo ėshtė e detyruar qė ta lajmėrojė UNMIK-un 48 orė para mbledhjes, nė mėnyrė qė ata t'i sigurojnė transportin. "Policėt ndėrkombėtarė vijnė pėr tė marrė me njė makinė blindazh tė zezė, nė tė cilėn rėndom gjenden dy policė. Mė pėrcjellin edhe dy makina tė tjera, por sa policė gjenden nė to vėrtet nuk e di, sepse ai numėr ndryshon vazhdimisht", thotė Trajkoviq. Ajo shton mė tej, se pėrderisa zgjat mbledhja e kuvendit, siguria ėshtė aty gjithė kohėn. "Mė parė shkoja me pėrcjellje tė armatosur, mirėpo tani ėshtė e ndaluar qė nė Kuvendin e Kosovės tė futet ēfarėdo lloj arme, kėshtu qė ajo pėrcjellje mė nuk ėshtė e nevojshme", pohon shefi i klubit tė deputetėve tė Koalicionit "Kthimi". Trajkoviq thotė se ēdo herė kur shkon nė Prishtinė, kryesisht kalon nėpėr rrugė tė ndryshme. "As unė vetė nuk e di se nėpėr cilėn rrugė do tė kalojmė, kėshtuqė nėpėr njė rrugė mė sė shpeshti shkojmė ndėrsa kthehemi nėpėr njė rrugė krejt tjetėr", shpjegon ajo. Tė gjithė deputetėt e Koalicionit "Kthimi", sipas shefes sė klubit tė deputetėve, vijnė njė nga njė, pėrveē nėse nuk jetojnė nė tė njėjtin vend. "Ka njerėz qė janė jashtė Kosovės, pastaj tė tillė qė janė nė Kosovė, nė veri, nė jug, nė pjesėn qendrore, ose nga Shtėrpca. Tė gjithė ne vijmė me mjete transportuese tė ndryshme dhe jo nė tė njėjtėn kohė". Rada Trajkoviq, edhe pėrkundėr sigurisė qė i ofrohet, thotė se ndihet e sigurt aq sa ndihet i sigurt edhe populli serb nė Kosovė. "Tė gjithė ndiehemi tė pasigurt pėr dy arsye. Nuk mendojmė qė tė gjithė shqiptarėt dėshirojnė tė qėllojnė mbi serbėt, por pėr arsye se sipas tė gjitha gjasave ai grup i vogėl ekstremistėsh nuk ėshtė identifikuar ende. Tė vrasėsh, ndėrsa askush tė mos pėrgjigjet ėshtė njė gjė qė ndikon nė mėnyrė afirmative qė krimet tė pėrsėriten mė shpesh".

Ish bartėsi i listės sė Koalicionit "Kthimi", anėtari i tanishėm i kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, rektori i Universitetit tė Prishtinės nė gjuhėn serbe, Gojko Saviq, thotė se deputetėt qė nė kėtė moment nuk jetojnė nė Kosovė ose ata qė janė nga veriu i Kosovės e kanė njė njeri qė i mban lidhjet me UNMIK-un kur ėshtė fjala pėr sigurinė dhe transportin deri nė kuvend dhe anasjelltas. "I kemi disa pika tė nisjes. Deputetėt qė janė nga veriu i Kosovės nisen para hotelit "3" nė Zveēan. Njėri nga Koalicioni "Kthimi" merret vesh qė mė parė me UNMIK-un rreth transportit. Pastaj me ata ne transferohemi drejtpėrdrejt nė kuvend dhe mbas pėrfundimit tė sesionit kthehemi nė pikėn fillestare". Transporti i deputetėve serbė nga veriu i Kosovės bėhet me makina tė blinduara. Nė makinė ėshtė shoferi, njė ose dy ndihmės. "Flas pėr disa makina tė blinduara. Nė tė njėjtat makina na pėrcjellin edhe policėt e UNMIK-ut para dhe pas nesh", thotė Saviq. Posa deputetėt tė arrijnė para Kuvendit nė Prishtinė, policia e UNMIK-ut mė parė e vėrteton sigurinė, pastaj i "rrethon" ashtu qė me pėrcjellje tė kalojnė deri nė godinė. "Nė vetė ndėrtesėn e Kuvendit, sa kam vėnė re unė, siguria ėshtė solide. Hapėsira qė na ėshtė vėnė nė dispozicion dhe ku mblidhemi nė pauza, nė korridor mu pranė derės qėndron njė polic i UNMIK-ut. Po ashtu, mu pranė gjenden edhe policė tė tjerė dhe konsideroj qė sa i pėrket vetė godinės siguria ėshtė solide", thekson Saviq. Posa tė pėrfundojė mbledhja e Kuvendit, policia e UNMIK-ut i pėrcjell deputetėt serbė pėrsėri deri te makinat dhe aty i marrin ata qė janė tė ngarkuar me transportin e tyre.

"Policėt na ofrojnė siguri, domethėnė, derisa ne tė mos "ngarkohemi" ne makinat e blinduara. Mė duhet ta pėrdor kėtė shprehje, sepse ato makina nuk janė tamam komode pėr udhėtim. Mirėpo, tani pėr tani puna qėndron kėshtu, por ne me kohė do tė kėrkojmė qė kushtet pėr transport tė jenė pak mė tė volitshme. Megjithatė, shkojmė nė mbledhjet e Kuvendit, ku ne duhet tė jemi tė veshur nė mėnyrė solide, po kėto nuk janė makina pėr njė transport tė tillė tė njerėzve".

Pas kthimit, policia e UNMIK-ut i kthen deputetėt atje ku i ka marrė, nė Zveēan, pastaj shkojnė nė Leposaviq dhe Zubin Potok, pėr t'i transportuar edhe deputetėt tjerė. Saviq thotė se pranė njė pėrcjelljeje tė tillė ndihet i sigurt dhe nuk sheh t'i kėrcėnohet ndonjė rrezik. "Unė, tė paktėn tani pėr tani, nuk shoh tė mė kėrcėnohet ndonjė rrezik, por si do tė zhvillohet situata mė tej mbetet ta vlerėsojmė dhe tė shohim", konkludon Saviq. Deputeti nė Kuvendin e Kosovės nga Shtėrpca, Sokol Gjorgjeviq, thotė qė transportin dhe pėrcjelljen pėr tė e siguron komandanti i policisė lokale nė Shtėrpcė. "Ai e informon policinė speciale nga Argjentina, e cila vjen pėr tė mė marrė. Pėr transport merremi vesh 48 orė mė parė. Herėn e fundit qė isha nė Kuvend, kur po zgjedhej presidenti i Kosovės, erdhėn tė mė marrin me katėr makina. Dy nga KFOR-i amerikan dhe dy ishin makina tė blinduara, ndėrsa nė njėrėn prej tyre vozitesha unė. Me mua nė makinė janė edhe katėr policė, specialė. Unė i pres ata nė stacionin e policisė lokale, aty mė lėnė edhe me t'u kthyer", thotė Gjorgjeviq. Pėr dallim nga transporti i zonjės Trajkoviq, i cili lėviz gjithnjė rrugėve tė ndryshme, sipas Gjorgjeviqit, ai shkon dhe kthehet gjithnjė nėpėr rrugėn e njėjtė sepse, siē thotė ai, tjetėr nuk ka. Gjorgjeviqin e pėrcjellin po ashtu deri nė ndėrtesėn e Kuvendit, ndėrsa policėt mbeten jashtė deri nė pėrfundimin e punės sė Kuvendit. Sokol Gjorgjeviq vjen i vetėm nga Shtėrpca nė mbledhjet e Kuvendit tė Kosovės, por, siē thotė ai, kjo nuk pėrfaqėson pėr tė ndonjė problem sepse siguria tani pėr tani ėshtė e mirė. "Nuk mund tė them asgjė qė mė parė, tani pėr tani siguria ėshtė e mirė, e si do tė zhvillohen gjėrat mė tej do tė varet sigurisht nga situata politike nė Kosovė nė tė ardhmen".

AIM Prishtinė, Valentina ĒUKIQ