AIM: start



FRI, 25 JAN 2002 13:00:25 GMT

Profesori me deviza te shenuara

Hulumtimet tregojnė se nė krahasim me nivelin e fakultetit dhe tė shkollės sė lartė korrupcioni nė shkolla ėshtė njė "virus" i lehtė. Nė qarqet akademike prej kohėsh ėshtė bėrė e njohur deviza sipas sė cilės "ēdo gjė ka ēmimin e vet" dhe se ēdo gjė mund tė shitet dhe tė blihet: indeksi, nėnshkrimi, provimi, puna seminarike, vendosja nė domin e studentėve si dhe libreza e abonimit, por madje edhe diploma.

AIM Beograd, 24.1.2002.

Kur njė baba i pikėlluar mori vesh se pasardhėsi i tij kishte njė varg me njėsha, mjaft i shqetėsuar bėrtiti:"O Zot, biri im do tė ngelė nė klasė"! Kėsaj ankese drejtori i shkollės iu pėrgjigj me zgjatjen e dorės: "Haj tė lidhim bast me 500 marka se nuk do tė ngelė. Krahas "shembujve" tė barcoletave, nėpėrmjet debateve qė kanė filluar jo fort moti nė organizatat joqeveritare studentėt dhe profesorėt vėrtetuan se me siguri ka plot raste kur i kanė zėnė duke kryer "veprėn"edhe akademikėt dhe mėsimdhėnėsit e tyre. Por, ēdo gjė ka kaluar pa pasoja serioze, sepse ligjet ekzistuese shkollore janė mjaft tė buta dhe toleruese. Debatet e kėtilla pėr herė tė parė zbuluan edhe ekzistimin e njė mekanizmi tė sprovuar sistemor tė ryshfetit dhe korrupcionit, i cili funkcionon si ora zvicerane duke filluar nga shkolla fillore dhe deri nė fakultet. Sipas nivelit tė shkollimit, duke shkuar mė lartė shtohen edhe tė dhėnat nė tė holla dhe gjėra mė pak konkrete, por sidoqoftė mjaft joshėse.

Tė punėsuarit nėpėr shkollat fillore kėnaqen me dhurata mė tė vogla, kėshtu qė nxėnėsit deri te notat mė tė mira mund tė arrijnė me anė tė parfumeve ose tė luleve. Arėsimtarėt mund tė blihen edhe me privilegje mė tė vogla siē janė shetitjet pa pagesė; ose me atė qė drejtori dhe organet arsimore do tė mbyllin sytė para faktit qė profesorėt mbajnė orė private me nxėnėsit e klasės "sė vetė", ose kur pa kurrfarė hamendjeje "ndėrmjetėsojnė" te kolegėt e shkollės ku punojnė apo tė njė shkolle tjetėr.

Anėtarėt e organizatave joqeveritare kanė vėrtetuar se 80 pėrqind tė tė punėsuarve nė shkollat fillore dhe nė ato tė mesme janė zėnė nė zinxhirin e korrupcionit. Organet arsimore mendojnė dhe deklarojnė tė kundėrtėn. Vigor Majiq, zėvendėsministėr republikan i arsimit kėtė sėmundje nuk e sheh te mėsuesit, arsimtarėt dhe profesorėt nė shkollė.

Ėshtė e vėrtetė se edhe vetė anketuesit bėjnė njė dallim tė dukshėm kur thonė se korrupcioni nė shkolla ėshtė njė "virus" i lehtė nė krahasim me atė tė nivelit tė fakultetit dhe tė shkollės sė lartė. Nė qarqet akademike ka kohė qė ėshtė pranuar deviza sipas sė cilės "ēdo gjė ka ēmimin e vet" dhe ēdo gjė mund tė shitet e tė blihet : indeksi, nėnshkrimi, provimi, puna seminarike, vendosja nė domin e studentėve dhe libreza e abonimit, madje edhe diploma! Nė disa fakultete ēmimet me anėn e tė cilave mund tė ndėrrohet profesori i provimit ose qė tė prolongohet data e provimeve janė shpallur nė vende tė posaēme. Dallohen nė kėtė aspekt nga tė tjerėt Fakulteti juridik i Beogradit dhe Juridiku i Novi Sadit, nė tė cilėt pėr 1.500 dinarė ēdo student mund tė sigurojė nėnshkrimin, madje edhe tė gjitha nėnshkrimet e nevojshme pėr regjistrimin e semestrit vijues! Kjo listė ēmimesh qėndron para syve tė tė gjithėve, pa kurrfarė pasojash ose reagimesh nga ana e organeve arsimore.

Sipas hulumtimeve dhe anketave tė Unionit studentor tė Serbisė ekzistojnė disa mėnyra sipas tė cilave mund tė blihet dituria: me tė holla apo para, me dikolte tė tejdukshme, kėmbė tė gjata, bel tė hollė dhe sy tė bukur. Ēdo gjė mund tė rregullohet "nė katėr sy", por edhe nėpėrmjet ndėrmjetsuesit apo personit tė tretė. Fakti se mė e papėrshtatshme ėshtė mėnyra e dhėnies sė parave "nė dorė’ u vėrtetua para disa muajsh nga vetė profesorėt e Fakultetit tė shkencave organizatvie dhe nė fakultetin e Stomatologjisė, sepse kėta u kapėn "in flagranti" me deviza tė shėnuara nė xhep. Derisa rasti me profesorin e parė kishte epilogun e vet nė polici, kolegu i tij shpėtoi vetėm me vėrrejtje dhe me dėnimin tė cilin e kaloi me largim nga ligjėrimi pėr njė semestėr. Edhe studentėt qė mashtrojnė dhe japin ryshfet deri tani nuk kanė pėsuar shumė, sepse ligji aktual dhe rregullorja e fakultetit dėnojnė me largim nga fakulteti mė sė tepėrmi pėr njė vit.

Ka edhe disa profesorė tė tjerė te tė cilėt studentėt mund ta fitojnė notėn kaluese me punė vullnetare nė fermėn e tyre. Tė tillėt punojnė nė ndėrtimin e uikendshtėpizės ose kryejnė ndonjė punė tjetėr nė fermėn e profesorit dhe si shpėrblim nuk do tė jenė tė detyruar qė tė "lodhin"kokėn me mėsimet. Disa "sisteme dublerėsh" tani mė janė tejkaluar. Kėshtuqė jozyrtarisht ėshtė bėrė e ditur se provimi i matematikės nė Fakultetin ekonomik kushton 500 marka gjermane, kurse i kontabilitetit - 900. Dallimi nė ēmime ėshtė pasojė e ndikesės sė ligjit tė tregut - numri i atyreve qė matematikėn e kanė "nė gishtrinj" ėshtė shumė mė i madh ( p.sh. i atyreve nė Fakultetin matematikor) se sa i atyreve qė njihen si "ekspertė" tė kontabilitetit. Nga ana tjetėr, dihet poashtu se "ekspertėt"e Ekonomikut pėr 120 DM u dalin nė ndihmė atyreve qė japin provime nė Shkollėn e lartė tė afarizmit, kurse ata tė medicinės "pėrpunojnė" detyrat e studentėve tė edukatės fizike. Biznesi lulėzon edhe nė fakultetet e teknikės.

Unioni studentor i Serbisė para do kohėsh e filloi anketėn me tė gjithė kolegėt e tė gjitha enteve tė shkollimit tė lartė nė shtet, me njė anketė prej nja njėqind pyetjesh lidhur me zgjėrimin e ryshfetit dhe korrupcionit nėpėr universitete. Deri tani nėn thjerrėz kanė qenė vetėm fakultetet e Universitetit tė Beogradit. Sipas njė ankete anonime zhvilluar me studentė gjatė muajit tė kaluar ėshtė vėrtetuar se sipas shkallės sė korrupcionit nė krye tė regjistrit qėndrojnė: Fakulteti i mjekėsisė, Juridiku dhe Ekonomiku, tė cilėt pėrbėjnė numrin mė tė madh tė enteve tė arsimit tė lartė shtetror.

Udhėheqja e Ekonomikut nė ndėrkohė ka ndėrmarrė njė sistem tė gjerė masash sistemore tė cilat kanė dhėnė rezultate konkrete gjatė regjistrimit tė studentėve fillestarė. Megjithatė, dekani Branko Medojeviq paralajmėron dhe tėrheq vėrrejtjen se kėsaj dukurie nuk mund t’i ndėrpritet rruga pa njė ballafaqim tė pėrgjithshėm dhe tė gjithanshėm me mafijen akademike " e cila edhe sot e kėsaj dite pa pengesė transferohet nga njė fakultet nė fakultetin tjetėr".

OLLGA NIKOLIQ