AIM: start



WED, 23 JAN 2002 19:37:50 GMT

Skandali i pasaportave dhe lufta kundėr korrupsionit

Skandali i pėrfolur pėr shkak tė kryerjes sė pagesės pėr pasaporta nė mėnyrė jolegale e zhagit lėshimin e tyre pėr shqiptarėt qė kanė aplikuar dhe e ka prurė Qeverinė para gjykatės. Por, mund ta sjellė edhe rikonstruktimin e Qeverisė.

Tiranė, 23.01.2002.

Konflikti aktual i liderit tė Socialistėve nė pushtet, Fatos Nanos, dhe kryeministrit Ilir Meta, qė po zgjat tani e tre muaj, ua ka sjellė njė tė mirė shqiptarėve, por edhe vetė Shqipėrisė. Qytetarėt, siē duket, do t'i marrin mė nė fund pasaportat qė i kėrkojnė si qytetarė normalė nė tėrė botėn. Pėrderisa vendi i vogėl ballkanik, mė i varfėri nė Evropė, me vende joshėse turistike dhe me tė gjitha begatitė natyrore tė nevojshme nė njė vend, me transicionin e gjatė postkomunist (fraza me tė cilat Shqipėria rėndom pėrshkruhet), po lėviz nė njė drejtim tė ri, korrupsioni e mban Shqipėrinė edhe mė tej nė krye tė listės botėrore tė vendeve tė infektuara me kėtė sėmundje qė e shėmton imazhin e saj. Kėtė herė duket se Shqipėria vėrtet i ka shpallur luftė korrupsionit.

Pas njė shkėmbimi tė gjatė akuzash tė ndėrsjella midis Nanos e Metės, ministri pėr luftėn kundėr korrupsionit, Ndre Legisi, ka dalė nė opinion dhe ka bėrė tė ditur largimin e dy nėpunėsve tė rangut tė mesėm, tė cilėt ishin tė pėrzier nė skandalin me pagesėn e pasaportave. Tė dytė, Arben Prifti, drejtues i shėrbimit publik pėr furnizim, dhe Artan Hylbegu, drejtues i zyrės qeveritare tė kontrollit, mund tė konsiderohen pėr ''kokė turku'' (siē thotė njė fjalė e urtė shqipe). ''Kokat'' e tyre kreu nė pushtet i ofroi si njė shenjė se lufta e tij ėshtė e njėmendtė.

Tė njėjtin trend e ka vazhduar edhe ministri i shėndetit, i cili ka larguar ose dėnuar disa funksionarė tė lartė nė ministrinė e tij.

Mirėpo, kjo nuk shkon aq lehtė. Meta nuk e kishte aq tė vėshtirė qė ta qetėsonte Partinė Demokratike nė opozitė tė ish-presidentit, Sali Berisha, pas pranimit tė programit antikorrupsion prej 11 pikash. Atij i janė shtuar edhe dy tė tjera dhe ekspertėt po punojnė tani nė shqyrtimin e mundėsive pėr mėnyrat e zbatimit tė tij, qė pėrfaqėson njė detyrė tepėr tė vėshtirė dhe, pse tė mos thuhet, gati tė pamundshme nė kėtė vend. Mirėpo, kjo ėshtė njė gjė e mirė qė do tė mund ta nxisė aksionin e pėrbashkėt tė partive politike, i cili do ta shpiente vendin drejt integrimit me Bashkimin Evropian dhe Perėndimin.

Opozita erdhi kėsaj here nga vetė qeveria. Ministri i brendshėm, Ilir Gjoni, dyshon se bėhet fjalė pėr ''diēka tė shpikur pėr qėllime tė tjera''. Ai ka refuzuar t'i largojė nėpunėsit vetėm pėr kėtė arsye, duke pohuar se nėpunėsit qeveritarė nuk duhet shfrytėzuar pėr t'i mbuluar skandalet tjera. Nė kundėrgoditjen e tij ai u ka thėnė gazetarėve qė e ka informuar Metėn se ''do t'ia ofrojė brenda kornizave ligjore tė gjitha informacionet policore lidhur me politikanėt, funksionarėt shtetėrorė dhe personalitetet publike''. Kjo do tė thotė se edhe nėpunės tė tjerė, pak a shumė tė afėrt edhe me vetė Metėn, ka mundėsi tė jenė tė pėrzier nė skandale tė shėmtuara. Njė shkėmbim i kėtillė i goditjeve midis grupacioneve tė ndryshme nė kuadėr tė forcės politike nė pushtet gjithsesi do t'i kontribuojė krijimit tė njė pushteti mė tė mirė.

Konkretisht, ata ia japin pasaportat nė dorė popullatės, pėr tė cilėt ishin tė paarritshme me vite tė tėra dhe tė cilėt ishin tė dėtyruar tė degjonin pėr skandale financiare, akuza tė ndėrsjella, qė pėrfaqėsonte njė material tė shkėlqyeshėm pėr mediat, por qė nuk sillte asnjė tė mirė pėr emigrantėt qė i kėrkonin pasaportat pėr vete ose pėr fėmijėt e tyre, sepse detyroheshin tė kthehen nė vendin e qėndrimit tė pėrkohshėm tė brengosur pėr mundėsinė e deportimit mbrapshtė nė vendin e tyre.

Ku konsiston problemi me pasaportat ose, thėnė mė mirė, skandali?

Pas radhėve tė gjata tė emigrantėve shqiptarė, tė cilėt kėrkonin t'u lėshoheshin pasaporta tė reja nė fundverė, ka ende njerėz qė bredhin nėpėr kancelaritė e komisariateve tė policisė nė kėrkim tė pasaportave tė reja, ēfarė pėrfaqėson njė mundim tė ri pėr njerėzit e kėtij vendi evropian tė vogėl e tė varfėr, ku lėshimi i vizave tashmė po i takon tė kaluarės.

''Kemi mėsuar nga lajmet se nė janar do tė startohet me lėshimin e pasaportave tė reja, mirėpo ne atyre nuk u besojmė. Unė dua ta marr pasaportėn e re dhe ta ripėrtėrij vizėn greke, sepse kjo mė ka skaduar'', thotė Milto, njė mesoburrė shqiptar i dėshpėruar.

Qė nga qershori policia nuk lėshon pasaporta nė pritje tė shtypjes sė pasaportave tė reja. Por, kriza ka zėnė fill mė parė. Shefi i policisė, koloneli Bilbil Mema, ka dhėnė urdhėr qė pasaportat e reja t'u lėshohen vetėm personave me probleme shėndetėsore. Pesė muaj pas kėtij urdhėri nuk ka mė pasaporta as pėr ta. ''Mendojmė se lėshimi i pasaportave nuk do tė fillojė sė shpejti'', ka thėnė ai.

Paniku te popullata ishte njė problem qė e ka nxitur korrupsionin dhe skandalin. Nga mesi i nėntorit u burgos shefi i policisė nė Berat, qytet nė jug tė vendit, pėr arsye se i kishte ''shitur'' pasaportat pėr shumėn prej $500. Me dhjetėra policė nė shkallė vendi janė larguar nga detyra pėr shkak tė rasteve tė kėtilla tė korrupsionit, mėsohet nga burime policore.

Kjo ēėshtje bėhet edhe mė tragjike pėr shqiptarėt pėr faktin se ata nuk do tė duhej tė shpresonin pėr tė marrė pasaportat tė paktėn edhe disa muaj, por vetėm do tė dėgjojnė se si rritet kjo enigmė e madhe, si dhe zėrat dhe akuzat nė adresė tė qeverisė dhe paqartėsia e pėrgjithshme rreth ēėshtjes se cila kompani do tė fitojė nė konkursin rreth kėsaj ēėshtjeje.

Kompania gjermane ''Bundes Druckerei'', fituese nė konkursin e shpallur nė muajin gusht, tek duhet tė tregojė gatishmėrinė se me kohė do t'i sjellė pasaportat pėr shqiptarėt. Ėshtė thėnė se ajo do t'ua dorėzojė ekzemplarin zyrtarėve nė nėntor, por ende nuk ka njė raport rreth kėsaj ēėshtjeje, ēfarė i bėn joreale premtimet e dhėna se ato do t'u ofrohen shqiptarėve nė janar.

Edhe vetė rrjedha e konkursit ėshtė njė histori mė vete. Kontrata e mėparshme pesėvjeēare me kompaninė kanadeze ka skaduar nė dhjetor tė vitit 2000. Kjo do tė thotė se shpallja e konkursit tė ri ėshtė dashur tė bėhet para skadimit tė kėtij afati. Mirėpo, qeveria, tek nė mars dhe nėn kėrcėnimin e shpėrthimit tė krizės rreth pasaportave, e ka urdhėruar shėrbimin e vet pėr furnizim qė t'i marrė ofertat, duke rekomanduar katėr kompani tė specializuara pėr shtypjen e pasaportave - EuroGet nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, De la Rue nga Britania e Madhe, Bundes Druckerei nga Gjermania dhe EFTSF nga Franca.

Procedura ėshtė shndėrruar nė njė proces maratonik. Ka filluar nė prill, por sė shpejti ėshtė shtyrė pėr njė javė, sepse kompania gjermane ishte lėnė anash, sipas disa burimeve nga komisioni i konkursit. Njė javė mė vonė procedura ėshtė shtyrė pėrsėri pėr njė kohė tė pacaktuar. Katėr javė mė pas, kryetari i komisionit tė konkursit ėshtė zėvendėsuar dhe nė atė vend ėshtė caktuar zėvendėsministri i brendshėm, Bujar Himci.

Grindja ka plasur pikėrisht nė kėtė ministri. Policėt u janė kundėrvėnė nėpunėsve tė ministrisė sė rendit publik. Kėta tė fundit kanė konsideruar se policia dhe jo ministria e brendshme, tė cilat nė kėto ēėshtje konsiderohen si dy institucione tė ndara, ėshtė dashur ta kryejė punėn rreth konkursit. ''Pasaportat janė dokumente identifikimi dhe tė rėndėsishme, qė pėrbėjnė dy kritere qė tregojnė pse policia duhet tė merret me to'', ka thėnė Mema. Katėr ditė mė vonė, komisioni e ka shpallur fituesin - kompaninė gjermane Bundes Druckerei - edhe pse ėshtė thėnė se oferta e saj kishte qenė mė e shtrenjta.

Jo vetėm opinioni publik shqiptar, por edhe ambasada amerikane nė Tiranė ka reaguar me nervozitet ndaj njė anomalie tė kėtillė, duke dėrguar njė notė proteste nė fund tė gushtit, me kėrkesėn qė ministri nė qeveri i ngarkuar me luftėn kundėr korrupsionit, Ndre Legisi, t'i zhvillojė hetimet zyrtare rreth kėsaj ēėshtjeje ''me qėllim qė konkursi tė pėrsėritet''. (Duket qė Legisi ta ketė dėgjuar me kujdes kėrkesėn, sepse mediat kanė informuar tė jetė parė zėvendėsambasadori i SHBA-ve duke hyrė nė kancelarinė e Legisit, pasiqė ky i fundit i kishte larguar dy nėpunės tė ngarkuar pėr vizat. Ėshtė e mundshme tė ketė qenė ai njė takim i zakonshėm, por shqiptarėt me qejf i zhvillojnė idetė e tyre.)

''Ambasada e SHBA-ve ėshtė thellėsisht e brengosur lidhur me transparencėn dhe drejtėsinė e konkursit. Besojmė qė EuroGet, kompania nga SHBA, pa tė drejtė ėshtė anuluar nga konkursi, edhe pse oferta e saj ishte mė e ulėta dhe pėrkundėr faktit qė ka pėrvojėn adekuate. Kemi frikė se mėnyra si ėshtė zbatuar konkursi do t'i dekurajojė firmat e tjera amerikane qė hyjnė nė tregun shqiptar'', thuhet nė notėn e ambasadės.

Duke iu kundėrvėnė arsyeve pse kompania amerikane ėshtė lėnė anash, nė notė thuhet po ashtu se avokati i kompanisė ''ka hedhur poshtė ato arsye dhe ka theksuar mangėsitė serioze tė konkursit''. Mė tej, akuzohet nėpunėsi i ministrisė pėr anėsi, meqenėse ''kushtet e konkursit janė pėrcaktuar me qėllimin e prerė qė t'i shkojnė pėr shtati njėrės nga kompanitė'', si dhe pėr dhėnien e informacioneve tė papublikuara pjesėmarrėsve tė caktuar ku nuk kanė pasur qasje pjesėmarrėsit tjerė. Nė atė notė kritikohet edhe ''korniza kohore joreale, e cila ka krijuar pėshtjellim dhe probleme gjatė gjithė procesit''. ''Dy nga kompanitė botėrore mė tė respektuara pėr shtypjen e pasaportave, EuroGet dhe De la Rue, janė skualifikuar nė fund nė pajtim me konkursin'', thuhet nė notė.

Nė konkluzionin e notės thuhet qė oferta e zgjedhur ėshtė rritur nė raundin e dytė nė raport me tė parin. ''Oferta fituese ėshtė pėr mė shumė se 1.8 milionė dollarė amerikanė mė e lartė nga oferta mė e ulėt''. Ambasada ka kėrkuar qė qeveria ta shpallė njė konkurs tė ri. ''Njė konkurs i ri, i paanshem dhe transparent, do tė ndihmonte pėr kthimin e mirėbesimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare te procedura e konkursit tė qeverisė sė Shqipėrisė''.

Ministria e brendshme i ka hedhur poshtė akuzat dhe i ka ftuar tė gjithė qė ta vėrtetojnė transparencėn e tij dhe ka premtuar se pasaportat do tė jenė tė gatshme deri nė janar.

Nė ndėrkohė, kompania amerikane EuroGet e ka paditur qeverinė. ''Ishim tė befasuar kur klienti im u skualifikua gjoja pse nuk ėshtė i specializuar pėr bėrjen e pasaportave, edhe pse vetė ministria e kishte njoftuar pėr tė marrė pjesė nė konkurs. Qeveria i ka rekomanduar kėto katėr kompani pikėrisht si tė specializuara pėr bėrjen e pasaportave'', thotė Kalo.

Gjykata ka proceduar ngadalė nė kėtė rast, por avokati ėshtė i vendosur se do tė dalė fitues dhe qė konkursi do tė pėrsėritet. ''Sipas burimeve tė mia, qeveria shqiptare e ka lutur kompaninė kanadeze qė t'i sigurojė edhe 200 000 pasaporta pėr ta pėrballuar krizėn. Kjo mund tė shfrytėzohet nė favor tė pėrsėritjes sė konkursit'', konkludon avokati.

Ka edhe mendime se konkursi vėshtirė mund tė pėrsėritet, meqenėse kompania gjermane tashmė po punon nė realizimin e projektit.

Pėrfaqėsuesi i kompanisė gjermane ka deklaruar pėr televizionin se gjithēka po shkon nė pajtim me procedurėn dhe qė pasaportat e reja do tė lėshohen nė janar. Disa ekspertė tė ministrisė, ndėrkaq, thonė qė kjo vėshtirė tė realizohet, sepse nuk ka kohė tė mjaftueshme pėr pėrgatitjen e tyre.

Duket qė ata mbase kanė tė drejtė. Ministri Gjoni thotė se, sipas informacioneve me tė cilat disponon ai, shqiptarėt do tė mund t'i marrin pasaportat e reja deri nė fund tė janarit. Kompania gjermane e ka sjellė njė pjesė tė pajisjes dhe ende po sjell pajisje tė tjera, kėshtuqė infrastruktura e domosdoshme do tė kompletohet deri nga mesi i janarit. Ata edhe e kanė trajnuar personelin shqiptar qė do ta kryejė kėtė punė.

Shtrohet pyetja nėse shqiptarėt do ta harrojnė sė shpejti gjithė problemin, shtyrjen e zgjidhjes sė tij, apo vetėm do ta kujtojnė si diēka tė lidhur me fillimet e luftės kundėr korrupsionit, ose si njė konflikt midis Nanos dhe Metės dhe akuzat ndaj nėpunėsve tė rangut mė tė ulėt qė pasuan. Ose ndoshta si njė hap tė parė nė bashkėpunimin midis dy partive politike kryesore.

Sido qė tė jetė, pėr shqiptarėt e rėndomtė kjo do tė thotė se nuk do tė krijojnė pėrsėri radhė tė gjata pėr marrjen e pasaportave nė tetė vjetėt e ardhshėm, periudhė kohore pėr tė cilėn ėshtė planifikuar ky projekt kontraverz pasaportash.

AIM Tiranė, Llazar SEMINI