AIM: start



MON, 21 JAN 2002 14:07:22 GMT

Fundi i bankave politike

Bankat mė tė mėdha serbe: Beobanka, Beogradska banka, Jugobanka dhe Investbanka tani mė nuk ekzistojnė. Nėpunėsit bankierė tani janė ngritur nė grevė me parullėn " tonėn nuk e japim" dhe " dikush nga jashtė ka organizuar komplot kundėr bankave serbe dhe ekonomisė serbe", kurse si ekzekutor kryesor pėrmendet guvernatori i BPJ-sė (Bankės Popullore Jugosllave) i cili "vullnetarisht mbyll bankat".

AIM Beograd, 16.1.2002.

Meqė as nė Serbi dhe as diku tjetėr nė botė nuk ėshtė gjetur ndonjė qė tė jetė pėrcaktuar tė dhurojė 8,3 miliardė marka pėr shpėtimin e katėr bankave tė mėdha, pushteti ka vendosur tė tregojė se ka ardhur koha qė tė shpallet e vėrteta. Bankat mė tė mėdha serbe: Beobanka, Beogradska banka, Jugobanka dhe Investbanka tani mė nuk ekzistojnė. Nė tė vėrtetė ato nuk mund tė vlerėsoheshin si ndėrmarrje bankiere prej sė paku para dhjetė vjetėve tė kaluara, mirėpo kėtė tė vėrtetė askush nuk ka patur guxim ta pranojė. Kinse nė kėtė mėnyrė ėshtė ruajtur qetėsia sociale e vendit.

Tani mė ėshtė bėrė thyerja e madhe dhe para opinionit janė shfaqur Mllagjan Dinkiq, guvernator i Bankės Popullore tė Jugosllavisė, Mirolub Llabus, nėnkryetar i Qeverisė Federative dhe ministri i i finanacave nė Qeverinė e Serbisė, Bozhidar Djeliq: askush mė nuk ėshtė i gatshėm tė paguajė 8500 punėtorėt e bankave, tė cilėt, nė vend qė tė realizojnė fitime, nga llogaria e deponuesve ēdo ditė marrin nga 206 mijė marka, ose nga 500 marka pėr secilin nga tė punėsuarit nė katėr bankat e sipėrpėrmendura. Gjatė vitit tė kaluar shteti sipas vendimit tė vet nga tė hollat e obliguesve tatimorė paguajti llogarinė prej 50 milionė marka, sepse, nga njera anė bėnte pėrpjekje qė tė gjejė ndonjė zgjidhje pėr sanimin e gjendjes sėpaku nė ndonjėrėn nga katėr bankat dikur tė mėdha, kurse nga ana tjetėr nuk kishte kurrfarė mundėsie qė nga buxheti i stėrngarkuar tė ndante tė holla tė mjaftueshme pėr programin social, i cili do tė pasonte me mbylljen apo likuidimin e tyre. Edhe kėsaj tani mė i erdh fundi.

Njė zgjidhje e kėtillė nuk u pėlqeu nėpunėsve bankierė tė cilėt u ngritėn nė grevė dhe pushtuan ndėrtesat e bankave, dolėn pastaj nė rrugė duke penguar drejtorėt e falimentimit qė tė kryenin detyrat e tyre. Gjithnjė me parullėn "tonėn nuk e japim" dhe " dikush jasht shtetit ka organizuar komplot kundėr nesh, kundėr bankave serbe dhe ekonomisė serbe", kurse si ekzekutor kryesor paraqitet guvernatori i BPJ-sė i cili "me dėshirėn e tij mbyll bankat". Bindjet e tilla tė tyre mė shumė i ndillte Jovan Rankoviq, ministri federativ i financave i shkarkuar nga posti, me rrėfimin pėr veton tė cilėn mund ta paraqiste kryetari i RFJ-sė, pastaj gjyqi federativ me anė tė shfuqizimit e vendimeve tė mėparėshme tė BPJ-sė pėr falimentimin e bankave, disa ekonomistė dhe bankierė tė cilėt gjatė regjimit tė mėparėshėm "me vepėr" ishin ekspozuar dhe deklaruar duke kontribuar qė bankat tė vinin nė gjendjen aktuale dhe, pa dyshim partitė opozicionare tė cilat as edhe pėr njė fije nuk shihnin gjurmėt e pėrgjegjėsisė sė tyre nė atė shumė tė rėnies katastrofale tė bankave prej 8,3 miliardė marka gjermane.

Ishte diēka e mjerueshme tė dėgjoje deklaratat pėrplot emocione tė nėpunėsve bankierė dhe udhėheqėsve tė tyre sindiakalė tė cilėt i kėrcnoheshin guvernatorit me Vojisllav Koshtunicėn. Nė tė vėrtetė se si ai do t’i mbronte nga guvernatori i keq i cili nuk di se ēfarė po bėn duke i lėnė njerėzit rrugėve pa punė. Por pas mbledhjes sė pėrbashkėt tė udhėheqėsve tė BPJ-sė, tė Qeverisė serbe dhe tė Qeverisė federative me kryetarin Koshtunica doli proklamata nga e cila shihej qartė se nė kreun shtetror ekzistonte qėndrimi unanim lidhur me mbylljen e katėr bankave. Atėherė, ashtu si mund tė pritej, doli reagimi "qe nuk e lėnė Koshtunicėn e gjorė qė tė deklarohet por Dinkiq-i ėshtė ai qė flet nė emrin e tij dhe kush e di se ēfarė u ka thėnė ai atyreve". Ėshtė e kuptueshme se edhe vetė ministri federativ i financave nuk mund tė rrinte pa u deklaruar lidhur me dorėheqjen e tij dhe tė mos thoshte se " si partia (DSS) e kishte flijuar pėr shkak tė disa interesave tė tjera".

Nėn hijen e lojrave politike dhe tė shtresimeve tė forta emotive shumica nuk ishin nė gjendje tė kuptonin si duhet goditjen shkatėrruese tė tė dhėnave tė cilat gjatė ditėve tė fundit u shpallėn para opinionit. Vlen tė theksojmė se deri nė fund tė nėntorit tė vitit tė kaluar humbja nė Beogradska banka arrinte nė 3,8 miliardė marka, nė Beobanka - 1,4 miliardė marka, Investbanka - 1 miliardė dhe nė Jubobanka diēka mė shumė se 2 miliardė marka. Tė theksojmė poashtu se nė ēdonjėrėn prej kėtyre bankave tė punėsuarit, tė cilėt nė tė vėrtetė ishin disafish mė shumė nga qė ishin tė nevojshėm, ēdo ditė shkaktonin njė humbje prej 16 marka pėr njė tė punėsuar nė Beobankė, por nė Beogradska banka madje deri mė 36 marka. Pastaj edhe atė se gjatė dhjetė viteve tė fundit kėto katėr banka kishin lejuar 3,5 miliardė marka kredi jasht garancės shtetrore dhe se gjatė muajit vijues nė emėr tė vendimeve ekzekutuese gjyqėsore pėr pagesė arrinin pėrafėrsisht po aq tė holla, kryesisht nga kreditorė tė jashtėm. Sikur bankat mos kishin falimentuar mund tė ndodhte fare lehtė qė kreditori i parė i jashtėm tė merrte mbi vete krahas kapitalit tė mbetur tė bankės edhe njė pjesė tė mirė tė ekononomisė serbe, e cila realisht ishte komintent bankier. Me shpalljen e falimentimit, kreditorėt e jashtėm u gjetėn nė fundin e regjistrit tė atyreve qė kishin prioritet nė procedurėn e falimentimit gjatė pagesės sė borxheve. Nė vendin e parė dolėn qytetarėt - deponues tė cilėve qeveria serbe ua garantoi pagesėn e tė gjithė mjeteve tė tyre pagesore dhe kėtė detyrė ia ngarkoi Kursimores Postale. Nė tė vėrtetė Qeveria e Serbisė gjatė muajve tė fundit qytetartėve ua pagoi tė gjitha borxhet nė bazė tė llogarive rrjedhėse ose tė deponimeve kursimore, vetėm pėr shkak qė sėrish mos krijohej situata e ngjashme me atė kur llogaritė devizore tė cilat i kishin nėpėr kėto banka, tė cilat tani kanė falimentuar, u ngelėn tė ngrira apo tė robėruara dhe jasht mundėsisė qė tė dispononin me to.

Bankierėt nuk janė tė kėnaqur me programin e ofruar social, i cili parashikon tre opcione: shkuarje nė Tregun e punės, rikualifikim krahas pagesės prej 4800 dinarė, ose marrje pako pėrcjellėse nė lartėsi prej mė sė paku 160 mijė dinarė nė dy kėste. Ata vlerėsojnė se ajo qė ata vite me radhė kanė patur rroga dyfish mė tė mėdha nga pėrqindja e tė punėsuarve nė ekonominė e vendit u jep tė drejtė qė tė kėrkojnė ende mė shumė, ashtu sikurse edhe "flijimi i tyre pėr shkak tė paqės nė ekonomi" duhet t’u ofrojė bazė qė tė kėrkojnė siguri se tė gjithė ata qė do tė rikualifikohen do tė kenė vende tė garantuara pune.

Qeveria Serbe nuk ėshtė e gatshme qė asnjėrit, madje as punėtorėve tė bankave tė falimentuara t’u ofrojė ēfarėdoqoftė garantimesh tė llojit tė tillė, sepse kjo realisht dhe praktikisht ėshtė jokompaktibile me orientimin e saj tė tregut. Nė vend tė kėsaj ofron konkurencėn e diturive dhe tė pėrvojės si kusht dhe shans pėr punėsim tė ri. Me themelimin e Kursimores Kombėtare, tė cilėn e pėrmbajnė 12 themelues njėri nga tė cilėt dhe mė e madhi ėshtė shteti, i cili tani ka shpallur konkurs pėr 560 nėpunės bankierė, pastaj Banka pėr zhvillim, Banka pėr sipėrmarrje tė vogla dhe tė mesme, Banka pėr ristrukturim, si dhe trezorėt nė tė gjitha nivelet, Qeveria sheh mundėsinė qė njė pjesė e mirė e 8500 punėtorėve qė kanė ngelur pa punė me falimentimin e katėr bankave, sėrish tė sigurojnė librezat e punės. Kėtu pastaj vijnė nė radhė edhe detyrat e inspektorėve buxhetorė, inspektorėve tė shėrbimeve publike, kėshilltarėve tatimorė, revizorėve, punėve tė cilat nė tė ardhshme do tė jenė mjaft atraktive dhe pėr tė cilat nėpunėsit bankierė me njė plotėsim tė njohurvie tė tyre disponuese mund tė jenė mjaft tė kualifikuar. Krahas tjerave, njė numėr jo i vogėl i tyre edhe ashtu kanė biznese private; pėrmendet madje njė shifėr prej 1500 punėtorėsh tė tillė tė bankave tė falimentuara. Qeveria Serbe shfaqi gadishmėri qė nėpėrmjet njė programi tė veēantė social tė sanojė pasojat e falimentimit tė bankave sidomos dhe nė radhė tė parė kur bėhet fjalė pėr nėnat vetėmbajtėse, por jo edhe qė tė kėnaq kėrkesat e sindikatit bankier pėr blerjen e stazhit tė atyreve qė ndodhen para pensionimit, sepse ėshtė vlerėsuar se ata sipas njėrės nga zgjidhjet e ofruara tani mė kanė fituar njėfarė sigurimi.

Nėse mund t’u besohet fjalėve tė politikanėve tė cilėt me mbylljen e bankave kanė pranuar mbi vete rrezik tė madh qė tė zvogėlojnė popullaritetin qė kanė patur deri tani nė mesin e zgjedhėsve, " koha e bankave politike nė Serbi ka pėrfunduar definitivisht". Tani e tutje ēdo falimentim do tė jetė sinjal dhe tregues se ėshtė shkelur ligji, gjegjėsisht se nuk ka bazė dhe arėsyetim ekonomik qė tė ekzistojė dhe funkcionojė njė bankė e tillė. Nuk do tė jetė mė "diēka normale" qė qytetari tė mos mund tė disponojė me mjetet e veta tė deponuara nė bankė, qė tė mund tė lejohen kredi pa siguruar rrezikun, qė pastaj ato tė mos kthehen fare, qė huaja prej mbi 350 milionė marka tė pėrfundojė nė 2.500 marka, ashtu si ishte rasti i kredisė tė cilėn Beobanka ia lejoi presidentit tė atėhershėm tė RFJ Sllobodan Millosheviq pėr tė blerė vilėn prej 350 katrorėsh nė Dedinje.

Garantimi se nė Serbi kjo nuk do tė ndodhė mė kurrė duhet tė justifikohet edhe me dėnimin e atyreve tė cilėt deri dje kanė punuar nė atė mėnyrė. Kundėr disave prej tyre janė ngritur aktpadi penale. Fjalėn tani e ka gjyqi. Kurse Serbisė po i bėhet e qartė se ballafaqimi me realitetin dhe pranimi i fakteve se ndryshimet e kėrkuara nuk janė tė padhimbshme dhe tė lehta dhe se ato nuk ndodhin vetėm te tė tjerėt.

TANJA STANKOVIQ