AIM: start



SAT, 19 JAN 2002 22:49:40 GMT

Edhe euro nėn dyshek

Prishtinė, 17.01.2002.

Nė Prishtinė buka ėshtė mė e shtrenjtė 40 pėr qind. Bukėpjekėsit thonė se ėshtė rritur ēmimi i miellit, vajit, sheqerrit, kripės. Ėshtė shtrenjtuar edhe benzina dhe shumėēka tjetėr... Tė gjitha kėto pėr shkak tė ndryshimit tė valutės - kalimit nga marka gjermane nė euro.

Lėkundje tė ēmimeve ka pasur qė nga dita e parė e kėtij viti. Tregtarėt, "pėr shkak tė rrumbullakėsimit", i cili arsytohet gjoja me mungesėn e apoenėve tė vegjėl, dukshėm kanė lėvizur ēmimet e artikujve. "Tregtarėt thonė se nuk kanė euro nė apoenė tė vegjėl. Pėr kėtė nuk kanė tė drejtė. Ata nuk janė tė interesuar dhe nuk kanė ardhur tė aplikojnė, ashtuqė tė marrin euro", deklaron z. Agron Dida, pėrgjegjės nga Autoriteti i Bankave dhe i Pagesave pėr aplikimin e euros nė Kosovė.

" Ndryshimi i valutės, pėrkatėsisht kalimi nga marka nė euro nuk duhet ta rrezikojė standardin e qytetarėve. Sipas analizave qė kemi, ēmimet ka mundėsi tė rriten mė sė larti deri nė dy pėr qind", ka deklaruar z. Mustafė Ibrahimi, nėnkryetar i Odės ekonomike tė Kosovės.

Por, kalimi nė euro, si duket nuk i ka entuziazmuar aq shumė kosovarėt. Sėrish ata mė shumė e duan markėn, jo aq shumė nga nostalgjia, sa nga mosdisponimi qė menjėherė tė pranojnė ndryshimet. Njerėzit vazhdojnė qė me orė tė tėra tė presin para sporteleve tė bankave, por tash kryesisht pėr tė tėrhequr mjetet qė kishin deponuar nė dhjetorin e vitit tė kaluar. "Nė bazė tė tė dhėnave, shuma e depozitave ka arritur nė rreth njė miliard marka. Ėshtė mirė qė paratė po hyjnė nė banka, por kam frikė se qytetarėt shumė shpejt do tė bėjnė tėrheqjen tyre", ka deklaruar z. Ajri Begu, kryetar i Bordit tė Drejtorėve tė BPK.

Se lėvizjet e depozitave janė shumė tė shpjeta dėshmon edhe fakti se nė pesė ditėt e para tė janarit qytetarėt kanė konvertuar afėr dhjetė milionė marka, kurse bizneset kanė marrė njė tė dhjetėn e tyre. Por, pesė ditė mė vonė, vetėm nė Autoritetin e Bankave dhe tė Pagesave, diku rreth 15 mijė qytetarė dhe pronarė tė bizneseve kanė konvertuar 20 milionė marka. Sėrish bizneset mbeten tė fundit qė kuptojnė se kėrkohet procedurė e posaēme qė ata tė blejnė euro. Mund tė marrin deri nė dhjetė mijė evro, por nė kiste dhe nė data tė caktuara.

Aplikimi i euros ka nxitur edhe njė konkurrencė ndėrmjet bankave, kryesisht rreth shkallės sė provizionit pėr konvertimin e valutave. Banka qendrore, pėrkatėsisht BPK-ja, e ka marrė edhe kėtė funksion tė bankave komerciale dhe ėshtė mė konkurrente se ato. Ajo nuk aplikon depozita pėr shumat deri nė njė mijė marka, pėrderisa bankat komerciale marrin 1,8 pėr qind tė mjeteve. Njėkohėsisht bankat kanė kufizuar shumat e mjeteve qė mund t'i japin brenda ditės njė qytetarit, pasiqė "asnjė bankė nuk ka euro aq sa ka depozita", sipas zėvendėsdrejtorit tė Bankės sė Re tė Kosovės, z. Ramadan Paēarada.

Ndėrkaq, anėtari i komisionit tė BPK-sė pėr implementimin e euros nė Kosovė, Gani Gėrguri, thotė se interesimi i madh i njerėzve pėr t'i konvertuar valutat nuk ėshtė i kėnaqshėm, sepse me kėtė rast nuk ka rritje tė besimit nė sistemin bankar, por vetėm ndėrrim tė valutave. "Ėshtė vetėm duke u bėrė ndėrrimi 'kesh me kesh' nga marka nė euro. Qėllimi i BPK-sė ka qenė qė njerėzit tė kenė besim nė sistemin bankar ", pohon z.Gėrguri, i cili e quan shumė brengosės faktin qė qytetarėt akceptojnė t'i mbajnė paratė nė kesh.

Nė sistemin e kaluar bankar, kosovarėt kanė humbur rreth 200 milionė marka nė kursime devizore. Ata qė nga atėherė e kanė humbur besimin nė bankat dhe mė shumė kanė prirje qė paratė t'i mbajnė nėn jastėk. Njė dozė frike mund tė ketė shkaktuar edhe hapja e procedurės sė falimentimit tė katėr bankave mė tė mėdha shtetėrore nė Serbi.

Por, sistemi i ri bankar nė Kosovė ėshtė krejtėsisht diēka tjetėr. Ai nuk i bart hipotekat nga e kaluara dhe deri mė tani nuk janė vėrejtur dėshtime nė afarizmin e tyre. Mirėpo, edhe pse ato brenda njė gjysėm muaji nė depozita kishin edhe njė miliard marka mė shumė, nuk ishin tė pėrgatitura qė kėto mjete t'i mbajnė nė trezorėt e tyre. Pa marrė parasysh disponimin e qytetarėve qė paratė t'i mbajnė nė xhepat e tyre, megjithatė, sikur bankat tė ofronin instrumente tė tjera tė pagesės, si kredi kartė, apo ēek, njė pjesė tė depozitave do t'i ndalnin. Njėkohėsisht, ato nuk janė tė disponuara qė tė ndryshojnė diēka nė politikėn e tyre kredituese. Nė plasmane nuk e kanė as njė tė dhjetėn e mjeteve qė mbajnė nė depozita. Njėkohėsisht, kreditė e tyre janė shumė tė shtrenjta dhe me kushte tė rėnda pėr bizneset. Edhe pse krerėt e bankave arsytohen pėr shkak tė shkallės sė lartė tė rrezikut, e vėrteta ėshtė se deri mė tash asnjė plasman nuk e kishin tė rrezikuar. Tė gjitha kreditė janė kthyer me kohė.

Fenomeni tjetėr qė shkaktoi dhe ndėrhyrjen e policisė nė treguin e zi ishte "konkurrenca" e dilerėve, qė bėjnė konvertimin e euros. Dilerėt kanė sasi tė madhe tė valutės dhe shprehen se furnizimin me valutė e bėjnė nga bankat dhe nga stafi ndėrkombėtar i punėsuar nė Kosovė. "Nuk ėshtė e vėrtėtė qė dilerėt furnizohen me euro nga bankat. Asnjė sistem bankar nuk e dėshiron tregun e zi, por nganjėherė ajo ėshtė edhe vėrejtje pėr bankat ", pohon z. Gani Gėrguri, duke theksuar se bankave nuk iu konvenon t'i furnizojnė dilerėt me valutė dhe pastaj ata t'u bėjnė konkurrencė.

Njė qytyetar i Prishtinės, pėrkundėr shtatė bankave komerciale, ka tregun e zi tė devizave ku bėn konvertimin e markave nė euro. Ai thotė se "pėr tė konveruar markat nė banka duhet pritur disa orė nė radhė, kurse tregu i zi ofron kushte tė njėjta". Ai i dha dilerit pesė mijė marka gjermane dhe pėr kėtė shumė mori 2500 euro. "Nuk kam frikė nga eurot fallco. Kėto euro qė i mora jam shumė i sigurt qė nuk janė fallco, sepse di t'i dalloj shumė mirė ato", shprehet lirshėm qytetari i Prishtinės.

Euro fallco nė Kosvė nuk janė paraqitur, pėrkundėr vėrejtjes qė mė heret e kishte dhėnė Europoli, se falsifikatorėt nė Kosovė dhe nė Maqedoni janė tė gatshėm tė "emetojnė" bankėnotat e punuara nė "fabrikat" e tyre. Policia ishte e shqetėsuar vetėm kur gazeta e pėrditshme "Zėri", sė bashku me Bankėn Private tė Biznesit, me qėllim reklame, nė prag tė Vitit tė Ri kishin nxjerrė nė qarkullim euro qė u gjasonin shumė atyre tė vėrtetėve. Akund nuk ishte shėnuar se ishin kopje e valutave tė vėrteta. Qytetarėt, tė cilėt ende nuk kishin parė se si duket valuta e re, kanė mundur t'i pranojnė ato si tė vėrteta. "Rasti ėshtė nėn hetime, por ne mendojmė se kjo ėshtė bėrė me qėllim propagande pėr euron. Mirėpo, ka munguar shenja qė do tė dėshmonte se ato nuk janė bankėnota origjinale", ka kumtuar policia.

AIM Prishtinė, Ibrahim REXHEPI