AIM: start



FRI, 18 JAN 2002 12:40:11 GMT

Serbėt e Kosovės dhe euro

Mitrovicė, 13.01.2002.

Afati zyrtar i Bashkimit Evropian pėr fillimin e konvertimit tė parave nė euro ka filluar para 10 ditėsh. Pėrderisa nė pjesėt tjera tė Kosovės ky proces po zhvillohet pa ndonjė problem tė veēantė, nė pjesėn veriore tė Kosovės konvertimi po rrjedh mjaft ngadalė. Shefi i kancelarisė sė Bashkimit Evropian nė Mitrovicė, Viktor Gomez, ka deklaruar se gjer mė 7 janar 1.407 persona kanė bėrė kėmbimin e markės gjermane nė euro (kjo e dhėnė ka tė bėjė me gjithė regjionin e Mitrovicės). Gomez ka shtuar se njė raport tė tillė e ka dorėzuar Banka Qendrore e Kosovės me filialėn e saj nė Mitrovicė. Shėrbimi pėr Pagesa i Kosovės, pastaj Banka e Kosovės e Metohisė dhe kėmbimorja e Bankės Popullore tė Jugosllavisė vetėm sot e kanė filluar konvertimin e parave nė euro, megjithėse ėshtė dashur ta bėjnė shumė mė heret.

Banka Qendrore e Kosovės i ka themeluar kėmbimoret e pėrkohshme nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, nė Zveēan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Nė Zveēan kėmbimi ka filluar mė 8 janar, do tė zgjasė gjer mė 19 janar, mirėpo nė kėmbimoren vetė nuk arritėm tė marrim informacion nėse dikush deri tani i ka kėmbyer paratė e veta. Tė punėsuarit arsyetohen se ėshtė ende heret tė shpallen tė dhėnat. Nė Leposaviq kėmbimi i parave do tė fillojė mė 14 dhe do tė zgjasė deri mė 19 janar.

Pronari i dy dyqaneve nė Zveēan dhe Mitrovicė dhe anėtar i lidhjes sė afaristėve serbė tė Kosovės, Zvezdan Mihajlloviq, thotė se ende nuk i ka kėmbyer paratė e veta nė euro. "Ende nuk i kam kėmbyer paratė e mia nė euro. Ka patur njėfarė kėmbimi nė bankat kosovare, ndėrsa kam dėgjuar qė kėmbehet nė MEB bankėn. Provizioni qė merret nė kėtė bankė ėshtė 2.2 pėr qind. Nė Shėrbimin pėr Pagesa duhet tė arrijė njė sasi e eurove, megjithėse kam informacione se atje tashmė ka filluar kėmbimi, por mund tė merrni gjithsejt 200 euro. Shėrbimi i Pagesave i paguan fletėpagesat e ndihmave pėr fėmijė, kėshtuqė ende nuk punojnė me qytetarėt. Sa jam i informuar, euro ėshtė shfaqur tashmė nė treg, mirėpo njerėzit edhe ato qė i kanė kėmbyer i ruajnė pėr vete, kėshtuqė ende nuk ėshtė shfaqur si mjet pėr pagesa", pohon Mihajlloviq.

Nė tė gjitha dyqanet nė pjesėn veriore tė Mitrovicės jo qė nuk janė vendosur ēmimet nė euro, por, siē thonė tė punėsuarit dhe pronarėt, nuk e dinė as si duket ai. "Shumė njerėz vijnė dhe na japin bankėnota tė vjetra dinarėsh. Askush nga ata nuk di si duket euro, t'ju them sinqerisht nuk e di as unė. Njerėzit kanė frikė nga ndryshimet dhe ata mė me dėshirė, nėse nuk mund t'i mbajnė dot markat gjermane, do t'i mbanin dinarėt", thotė pronari i njė dyqani artikujsh ushqimorė.

Zvezdan Mihajlloviq thotė qė gjithė mallin pėr dyqanet e tij e tregton nė Novi Pazar dhe e paguan me marka gjermane. "Deri mė 28 shkurt do tė punohet normalisht, ashtu siē ėshtė punuar gjer mė tani, do tė thotė edhe me dinarė edhe me marka gjermane. Qė nga 28 shkurti askush mė nuk do t'i marrė market gjermane, njėkohėsisht do tė bėhen tė pavlefshme edhe bankėnotat e vjetra tė dinarit. Kur e kėmbejmė markėn gjermane me dinarin, raporti ėshtė 1:31, ndėrsa siē kam mėsuar jozyrtarisht nga "dilerėt" nė rrugė, raporti i dinarit me euro ėshtė 1:62", thotė Mihajlloviq. Ai shton se ēmimet nė dyqanet e tij ende janė tė vendosura nė dinarė. "Tani pėr tani nuk do tė ketė kurrfarė ndryshimi, sepse unė e respektoj ligjin e Republikės sė Serbisė. Po ashtu e di se tė gjithė afaristėt nga veriu i Kosovės nuk do t'i ndryshojnė ēmimet nė euro, por do tė mbesin nė dinarė. Ata qė do tė kenė dinarė, pas 28 shkurtit do tė paguajnė me dinarė, ata qė do tė kenė euro, do tė paguajne me euro".

Qytetarėt e Mitrovicės, marrė nė pėrgjithėsi, ende nuk kanė filluar me kėmbimin e valutave nė euro...

Sllobodan Milkoviq, pensionist: "Unė ende nuk i kam kėmbyer paratė e mia, sepse ende nuk e kam marrė pensionin. T'ua them sinqerisht, kėtė do ta bėj posa ta marr borxhin mujor''.

Sasha Sretenoviq, sudent: ''Posa i kam kėmbyer dinarėt nė euro. Ajo qė flasin pėr provizionin nė MEB bankėn ėshtė njė marri, mua asgjė nuk mė kanė marrė, por ē'tė bėjmė, njerėzit dėshirojnė tė flasin ēmos. Unė deri tani as qė jam pėrpjekur t'i kėmbej paratė, sepse kam dėgjuar se kėtė nuk do ta respektojė askush, po megjithatė dalngadalė po shoh njerėz para bankės''.

Vesna Kostiq, pastruese nė Shkollėn Fillore ''Vuk Karaxhiq'': ''Unė nuk kam lidhje pėr ēfarė po flisni, ēfarė euroje, ēka ėshtė ajo? Degjoni, nuk kam ujė, nuk kam drita dhe, t'ju them tė vėrtetėn, i marr gjithsejt rreth 100 marka gjermane, po edhe nėse bėhen tė pavlefshme deri mė 28 shkurt nuk do tė humbas shumė. Megjithėse nuk e di kush e solli kėtė farė euroje. Vetėm trillojnė diēka pėr tė na e komplikuar jetėn. Ēfarė mungonte gjer mė tani?''

Jovanka Grujiq, punėtore nė ndėrmarrjen publike-komunale: ''Ka kohė pėr kėmbim, por sinqerisht t'ju them, nuk kam edhe aq shumė marka pėr t'i kėmbyer. Megjithėse, nėse ėshtė e domosdoshme, edhe unė do ta bėj atė kėmbim, por ku bėhet njė gjė e tillė? Nė MEB bankėn??? Ku ėshtė ajo, nė pjesėn jugore. A, nė pjesėn veriore, mė falni? Kam dėgjuar diēka nė radio, por kam menduar se kjo nuk vlen pėr ne. Mė shumė mė intereson ēfarė do tė bėhet me dritat se sa me ato para. Pse, mos vallė do mė rritet rroga?''.

Megjithatė, zyrtarėt e Bashkimit Evropian nuk janė pesimistė. Me qėllim tė pėrmirėsimit tė kėtij procesi, ata kanė paralajmėruar njė fushatė intensive mediale, megjithėse nuk mund tė thuhet se ajo ka munguar edhe gjer mė tani. Si duket, ndryshimet janė ato nga tė cilat qytetarėt kanė frikė nė veri tė Kosovės.

AIM Mitrovicė, Valentina ĒUKIQ