AIM: start



THU, 17 JAN 2002 23:01:39 GMT

Gjendja e kėnaqshme, restriksionet nė fuqi

Prishtinė, 09.01.2002.

Dy persona tė vdekur nga temperaturat e ulėta qė e kanė pllakosur Kosovėn kėto ditė, ėshtė pasojė tragjike jo vetėm e varfėrisė apo ''fatit tė keq'', por edhe i ndėrprerjeve mė tė shkurtra a mė tė gjata tė energjisė elektrike qė nė kėto hapėsira po zgjasin qė tre vjet me radhė. Qytetarėt e Kosovės edhe nė vitin 2002 kanė hyrė me restriksione, ndėrsa, siē paralajmėrojnė pėrgjegjėsit nė Korporatėn Elektroenergjetike tė Kosovės (KEK), ato do tė zgjasin deri nė pranverė. ''Premtimet'' e kėtilla kosovarėt i kanė dėgjuar edhe vjet e parvjet. Dallimi qėndron te fakti se, siē duket, tani durimi i tyre ka arritur kulmin. Ndoshta mu pėr atė se edhe tė punėsuarit nė elektranat kosovare nuk po heshtin mė. Kohė pas kohe dikush nga ata merr guximin dhe e drejton gishtin mbi kuadrot udhėheqėse, mirėpo kjo shumė shpejt ''harrohet'' nė opinionin publik. Mediat janė po ashtu pakėz mė tė hapura pėr kritika, por efekte ka shumė pak. Edhe mė tej mund tė thuhet qė ''remonti'' (ku janė investuar shuma tė mėdha devizore nga donatorėt) thjesht ''nuk ka patur sukses''... Ose, ndėrkaq, tė jenė shpuar kazanėt, se ėshtė ndėrprerė shiriti pėr bartjen e thėngjillit, etj.,etj. Arsyetimeve tė tilla gjithnjė e mė pak u besohet, por, nga ana tjetėr, nuk ka lėvizje mė konkrete nė stafin drejtues tė KEK-ut qė do ta stabilizonin prodhimin dhe furnizimin e konsumatorėve me energji elektrike. Si furnizohen aktualisht qytetarėt e Kosovės me energji elektrike dhe kush ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė situatė?

Zėdhėnėsi i KEK-ut, z. Fadil Lepaja, pohon se, marrė nė pėrgjithėsi, furnizimi i qytetarėve me energji elektrike ėshtė i kėnaqshėm. Por, duke shikuar gjendjen nė qytete dhe zonat rurale, ajo ėshtė larg sė qeni e kėnaqshme. Nė disa pjesė tė Kosovės banorėt nuk mund t'i pėrmbushin as nevojat mė elementare. Pėr shembull, reduktimet e energjisė elektrike nė pjesėn veriore tė Mitrovicės janė tė shpeshta dhe me njė orar tė paparashikueshėm. Fjala vjen, nė disa pallate banimi nuk ka energji katėr ose tetė orė pandėrprerė, ndėrsa nė disa tė tjera drita nuk ka as nga tri a katėr ditė me radhė. Gjoja, krahas reduktimeve ''tė rregullta'', energjia elektrike ndėrpritet edhe kur nė pjesėn veriore tė Mitrovicės qytetarėt e teprojnė me harxhimin e saj. Dhe nuk ēudit fakti qė ajo harxhohet jashtė mase, duke patur parasysh se energji elektrike mė shumė nuk ka fare, prandaj qytetarėt posa ajo vjen i ndezin tė gjitha aparatet nxehėse nė banesa, sepse nxehja me dru ėshtė tepėr e shtrenjtė. Posaēėrisht nėse ndonjėri ėshtė punėtor i ''Trepēės'' dhe merr njė bursė mujore prej 60 markash gjermane. Aq kushton njė metėr kub dru, prandaj ėshtė mė e lirė nxehja me energji elektrike. Nė tė vėrtetė, serbėt e Kosovės as qė e paguajnė energjinė e shpenzuar, por as shqiptarėt e Kosovės nuk janė aq tė rregullt sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje.

Drejtori i KEK-ut pėr regjionin e Mitrovicės, Ismet Berani, thotė se nė pjesėn jugore tė qytetit (ku jeton shumica shqiptare) 26 pėr qind e qytetarėve i paguan rregullisht faturat e energjisė elektrike, ndėrsa nė pjesėn veriore (serbėt) askush. Zėdhėnėsi i KEK-ut, z. Lepaja, thotė se janė zhvilluar biseda me UNMIK-un lidhur me pagesėn e faturave tė energjisė elektrike dhe beson se sė shpejti do tė fillojnė me pagesėn nė terren. Serbėt nė veri tė Kosovės nuk kanė asgjė kundėr pagesės sė faturave, nėse ashtu do tė pėrmirėsohej furnizimi me energji elektrike. Mirėpo, ēėshtje ėshtė nėse do tė ndodhė njė gjė e tillė.

Lepaja nuk i di arsyet pse furnizimi me energji elektrike nė Mitrovicė ėshtė mė i dobėt se nė zonat tjera, por ai megjithatė ėshtė ''optimist''. Ai ka premtuar energji elektrike pėr festat e Vitit tė Ri (vetėm nėse transformatorėt e vjetruar pėr furnizim me rrymė nuk prishen), mirėpo reduktimet janė vėnė re nė tėrė Kosovėn.

Drejtori i Elektrodistribucionit pėr Mitrovicėn, Zoran Dragoviq, ndėrkaq, nuk ka qenė optimist dhe e ka paralajmėruar ''natėn e Vitit tė Ri me qirinj''. Megjithatė, dy transformatorė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės i kanė dhuruar organizatat nga Britania e Madhe, ndėrsa ushtarėt francezė tė KFOR-it kanė dhuruar njė trafostacion nė objektin e banimit ku dhjetė ditė me radhė nuk kishte energji elektrike. Qendra Koordinuese Jugosllave pėr Kosovėn ka miratuar dy milionė e 760 mijė dinarė ndihmė pėr Elektrodistribucionin e Kosovės, ndėrsa me kėto para do tė blihen dy trafostacione qė janė djegur gjatė ditėve mė tė fundit, si dhe kabllon pėr furnizim me energji elektrike tė katėr objekteve tė banimit nė qytet. Megjithatė, trafostacionet e vjetruara dhe kabllot e harxhuara nuk janė i vetmi shkak pse qytetarėt nuk kanė energji elektrike.

Ismet Berani, drejtor i KEK-ut pėr regjionin e Mitrovicės, pohon se Republika e Serbisė nuk i jep Kosovės as njė minimum tė energjisė elektrike, ndėrsa Fadil Lepaja pohon tė kundėrtėn. ''KEK-u bashkėpunon me Serbinė nė ēėshtjen e energjetikės. Ata na kėrkojnė energji natėn kur nuk kanė, po tė njėjtėn gjė e bėjmė edhe ne. Normalisht, nė fund ia paguajmė shėrbmet njėri-tjetrit. Njė marrėdhėnie tregtare edhe duhet tė vazhdohet'', thotė Lepaja. Nga ana tjetėr, pėrgjegjėsinė pėr furnizim tė keq me energji elektrike, si dhe fajin pėr kėtė, pėrgjegjėsit nė KEK, por edhe nė Elektrodistribucionin nė veri tė Kosovės dhe nė UNMIK e hedhin mbi njėri-tjetrin. Zėdhėnėsi i UNMIK-ut nė Mitrovicė, Gjorgji Kakuk, thotė se problemi i furnizimit me energji elektrike nuk ėshtė nė kompetencat e UNMIK-ut, por tė KEK-ut. ''Pėr shkak tė kushteve klimatike tė kėqija dhe situatės sė rėndė, UNMIK-u dhe KFOR-i po pėrpiqen sė bashku qė ta pėrmirėsojnė situatėn elektroenergjetike. Problemi nuk qėndron aty se ne nuk kemi energji, por problemi, krahas prishjeve, konsiston nė shpėrndarjen e energjisė elektrike'', thotė Kakuk. Si njė nga regjionet mė dramatike ai e pėrmend lagjen Kodra Partizane, ku banorėt nuk kanė pasur energji elektrike edhe me nga dhjetė ditė radhazi.

Dhe derisa zyrtarėt e UNMIK-ut dhe KEK-ut akuzojnė njėri-tjetrin, si pėr manipulime me paratė e miratuara pėr remonte dhe pjesė tė ndryshme tė shtrenjta, ashtu edhe pėr mospunė dhe mungesė mbikėqyrjeje, qytetarėt nė pjesėn veriore tė Mitrovicės po e humbasin durimin. Nė prag tė festave tė Vitit tė Ri punėtorėt e Elektrodistribucionit janė sulmuar shpesh verbalisht, por nuk kanė qenė tė rralla as sulmet fizike. ''Kjo ėshtė mė keq se lufta, askush nuk di tė na e thotė ēfarė po ndodh nė tė vėrtetė. E kam njė foshnje njėmuajshe, ndėrsa dhjetė ditė nuk kam energji elektrike. Mė bėhet tė shkoj nė Elektrodistribucion dhe t'ua hedh njė bombė, pastaj le tė mendojnė ēfarė do tė bėjnė mė tej. Mė besoni, ne nuk mund tė durojmė mė'', thoshte plot hidhėrim njė mitrovicas.

Megjithatė, pas gjithė kėsaj, shtrohet pyetja: a duhet tė ndodhin incidente serioze qė dikush ta marrė pėrgjegjėsinė dhe tė shpjegojė mė nė fund arsyet pse situata energjetike nė Kosovė ėshtė kaq e keqe. Ose, tė paktėn, pėr ē'arsye pėrgjegjėsit nuk japin dorėheqje dhe t'ua lėshojnė ashtu vendin atyre qė janė nė gjendje qė Kosovėn ta lėvizin nga pika e territ?

AIM Prishtinė, Valentina ĒUKIQ