AIM: start



THU, 17 JAN 2002 12:17:29 GMT

Kompromise ne erresire

AIM Tirana, 16.01. 2001

Pas rreth tre muajsh fushate intensive tė liderit socialist Fatos Nano, tė mbushur me akuza pėr korrupsion ndaj kabinetit qeveritar dhe akuza pėr trafik votash ndaj kryeministrit socialist Ilir Meta, ky i fundit, u ul kokė mė kokė me liderin e Partisė sė tij, duke pranuar rikompozimin e Qeverisė. Pas takimit, tė dy liderėt bėnė tė qartė se qeveria do tė rikompozohet sipas ligjit (pa dhėnė detaje) dhe c’ėshtė mė e rėndėsishmja se do tė nxisin drejtėsinė shqiptare pėr tė hetuar tė gjitha cėshtjet e pėrfolura per korrupsion.

Kryeministri shqiptar e cilėsoi kėtė tėrheqje tė paparalajmėruar dhe ftesėn pėr dialog, si njė zgjidhje dhe aspak si njė pazar pėr ndarje postesh e nfluencash midis dy figurave kryesore tė maxhorancės. Ai e justikoi lėvizjen nga barrikada pas tė cilės qėndronte prej kohėsh, kryesisht, me shkrehjen e administratės shtetėrore. Ndėrkohė, gjithkush e ka tė qartė se shkrirja e akujve ndodhi nė njė kohė, kur Shqipėria, pėr shkak tė motit tė ftohtė, po pėrjeton krizėn mė tė madhe energjitike qė mbahet mend , duke patur ndėrprerje energjie rreth 16 orė nė ditė. Mungesa e energjisė elektrike solli jo vetėm irritimin e popullsisė, por dhe paralizėn e biznesit vendas, largimin e biznesit tė huaj dhe rritjen e menjėhershme tė cmimit tė mallrave tė konsumit tė pėrditshėm.

Por, gjithsesi moti nuk ishte aleati i vetėm i liderit socialist nė kėtė fitore tė pėrkohshme. Prokuroria brenda pak ditėsh hapi 3 cėshtje penale rradhė bazuar nė akuzat e tij. Disa nga ministrat e kabinetit qeveritar tė njohur si figura tė “kampit Meta” rrėshkitėn menjeherė nga ana e Nanos dhe opozita shqiptare e drejtuar nga ish Presidenti Sali Berisha, pavarėsisht nga disa flirte politike, nuk i pushoi kėrkesat pėr dorėheqjen e tij. Nga ana tjetėr, presioni pėr tė gjetur gjuhėn e pėrbashkėt u shtua si nga jashtė, ashtu edhe nga brenda. Njė grup i madh intelektualėsh shqiptarė, midis tė cilėve dhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare, nėnshkruan njė deklaratė tė ashpėr, ku i bėnin thirrje politikės shqiptare nė pėrgjithėsi, tė hiqte dorė nga sherret dhe tė gjente gjuhėn pėr njė kompromis deri nė hapjen e negociatave me BE pėr Marrėveshjen e Asociimit qė pritet tė nėnshkruhet nė Mars.

Nė fakt, kriza e pėrfaqėsimit nė Partinė Socialiste, qė solli si pasojė dhe pėrplasjen midis dy figurave kryesore tė saj dhe grupeve klanore, qė mė pas u shndėrrua nė krizė parlamentare, nuk ėshtė e lehtė pėr t’u kuptuar. Gjithcka, tė paktėn pėr publikun, nisi gushtin e vitit tė kaluar kur kryesocialisti Nano, gjatė mbledhjes sė Komitetit Drejtues, ku Ilir Meta u rizgjodh kryeministėr me rreth 80% tė votave, bėri thirrje indirekt pėr tė mos votuar pėr Kryeministrin, tė cilin vetė ai, e kishte promovuar si tė tillė gjatė fushatės elektorale. Fitorja me rezultat tė thellė tė Metės e vuri liderin socialist nė njė pozitė tė vėshtirė. Situata e tij komplikohej dhe nga pėshpėritjet pėr njė divorc tė mundshėm me gruan e parė, njė figurė jo e parėndėsishme dhe pėr vetė Partinė. Rreth 2 muaj mė vonė, nė njė interviste televizive, Nano deklaron divorcin , krejt papritur shpall kandidaturėn pėr President tė Republikės dhe flet pėr krizė morale nė Partinė e drejtuar prej tij. Mė pas, kryesocialisti shqiptar fillon njė fushatė denoncuese ne bazėn e partisė, duke akuzuar kabinetin qeveritar pėr korrupsion, nganjeherė indirekt dhe vetė Kryeministrin, duke folur pėr katharsis tė partisė dhe rregulla tė reja loje. I gjithė ky tur, qė pėr hir tė sė vėrtetės fitoi dhe simpatinė e opozitės dhe tė opinionit publik nė pėrgjithėsi, pėrfundoi me njė mbledhje maratonė tė Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues tė Partisė, ku tre ministra tė pėrfolur dhe tė afėrt me kryemnistrin shqiptar detyrohen tė japin dorėheqjen.

Me pas Nano e zbret betejen dhe nė Parlament, ku ai bashkė me grupin e deputetėve qė e ndjekin, i ndihmuar dhe nga mospjesėmarrja e opozitės, bojkotoi dy herė rradhazi votimin pėr emrat e ministrave tė rinj tė propozuar nga Kryeministri, duke vėnė nė vėshtirėsi dhe vetė Presidentin e Republikės, i cili duke mos ditur si tė vepronte i kėrkoi shpjegime Gjykatės Kushtetuese. Dhe menjėherė kryesocialisti, ndryshe nga Kryeministri qė kėrkoi Kongres tė Jashtėzakonshėm pėr tė zgjidhur krizėn, kėrkoi refendum brenda Partisė, ku mė shumė se 100 000 socialistė do tė pėrfshiheshin nė votim, duke shėnuar dhe emrin e kandidatit pėr President. Kjo ėshtė nė tė njėjtėn kohė dhe pėrgjigjja mė efikase qė Nano mund t’i jepte zėrave nga jashtė, tė cilėt i kanė bėrė vazhdimisht thirrje tė mos e guxojė karrigen e Presidentit.

Lėvizjet e kryesocialistit shqiptar hutuan jo vetėm Komunitetin Ndėrkombėtar, i cili pothuajse nė asnjė rast nuk e ka mbėshtetur zotin Nano, por dhe vetė opozitėn shqiptare, e cila pėr njė dekadė rrjesht e ka patur Nanon nė qendėr tė sulmeve. Pėr herė tė parė nė pluralizėm shqiptarėt panė se si ish Presidenti Berisha, kundėrshtari numėr njė i Nanos, e pėrshėndeti lėvizjen e tij, duke pranuar se tashmė skena politike shqiptare ėshtė trepolare. Berisha gjithashtu bėri tė ditur se do tė hynte nė Parlament, tė cilin ai e kishte bojkotuar qė pas mbarimit tė zgjedhjeve duke mos e pranuar rezultatin pėrfundimtar tė tyre, (tejet tė pėrfolur si brenda ashtu edhe jashtė vendit). Nė fillim tė vitit, lideri socialist tha publikisht se ishte i interesuar tė shtrėgonte duart me kundėrshtarin e tij historik, pėrpara 24 janarit 2001, ku Komisioni i Jashtėm i Parlamentit Europian do tė shqyrtojė problemet e shumta tė Shqipėrisė, ndėr tė cilat dhe zgjedhjet e fundit parlamentare.

Nė pėrpjekjet pėr t’u afruar me opozitėn shqiptare nuk mbeti prapa dhe Kryeministri Meta. Ai pranoi njė paketė propozimesh tė Partisė Demokratike qė kishin lidhje me luftėn kundra korrupsionit dhe bėri thirrje pėr bashkėpunim pėr tė mos u bėrė pengesė pėr Marrėveshjen e Asocimit me BE-nė. Opozita e pėrshėndeti publikisht Kryeministrin , duke mos e lėnė qartė tė kuptohej se me cilin nga dy polet nė Partinė Socialiste ishte e gatshme tė bashkėpunonte.

Por, teksa lideri socialist Nano duket i vendosur nė rrugėn e tij pėr t’u bėrė President, madje duke u shprehur haptas se ėshtė i gatshėm tė ndryshojė dhe Kushtetutėn, pėr tė bėrė tė mundur zgjedhjen e Presidentit me anė tė njė referendumi popullor, Berisha duke cuditur gjithė opinionin publik shqiptar dhe ndėrkombėtar, shprehet, se as ai vetė, as Nano, nuk duhet tė jenė Presidentė tė Shqipėrisė, jo sepse nuk janė tė votuar, por sepse nuk janė konsensualė. Pak a shumė qėndrimi i ri i Berishės pėrkon me atė tė pėrfaqėsive diplomatike nė Tiranė. Tashmė Berisha dhe opozita duket se ka vetėm njė qėllim: qeveri me bazė tė gjerė pėr tė pėrgatitur zgjedhjet e parakohshme.

Ndėrkohė, pikėpyetjet mė tė mėdha mbeten akoma nė kampin socialist. Frika nga zhgėnjimi i tė ashtėquajturit “revolucioni Nano” ėshtė shtuar mė shumė se kurrė. Shumė analistė dyshojne se ambicja e kryesocialistit pėr President do ta ndėrpresė lėvizjen e tij pėr katharsis apo luftėn e Drejtėsisė kundra korrupsionit. Pas dashurisė sė sforcuar Meta-Nano dhe rikompozimit tė qeverisė shtrohet pyetja: A do mundet Kryeministri shqiptar tė qeverisė me njė qeveri me ministra tė caktuar nga Nano? A do tė zhvillohet referendumi qė kėrkon zoti Nano pėr tė afruar kolltukun e Presidentit apo pėr t’i dhėna kompetenca mė tė mėdha kryetarit tė Partisė? A do tė reagojnė socialistėt nė parlament sėrish si dy pole apo si njė i vetėm? A do kemi zgjedhje tė parakohshme? Nė gjithė kėto dilemma, dėgjohen tek tuk dhe zėra pėr njė dorėheqje tė parevokueshme tė Kryeministrit shqiptar.

Momentalisht, politika shqiptare po prodhon mė shumė politikė, se sa gazetarėt dhe qytetarėt shqiptarė, tė zhytur tėrėsisht nė black out, mund tė konsumojne.

ANDI BEJTJA