AIM: start



THU, 17 JAN 2002 11:36:18 GMT

Fjalime ne kohen e erresires

AIM Tirana, 17.01.2002

Nė kėtė fillim tė vitit 2002, shqiptarėt janė tė shtrėnguar tė pėrballen me njė krizė, tė cilėn, si pėr ironi tė historisė, edhe vetė komunizmi ua kish kursyer nė tridhjetė vitet e fundit tė jetės sė vet: krizėn energjitike. Mė 10 janar, qeveria bėri tė ditur se, pėr shkak tė njė situate dramatike tė pa precedent, ndėrprerjet e energjisė elektrike do tė jenė 10-18 orė nė ditė. Njė ditė mė pas, Ministri i Energjitikės (qysh nga shtatori i vitit tė shkuar, pėr herė tė parė nė historinė politike shqiptare, njė kabinet qeveritar ka nė pėrbėrje tė vet njė ministėr tė Energjitikės) mbolli panik duke thėnė se rezervat shtetėrore energjitike nuk mjaftojnė pėr mė shumė se njė javė. I vetėdijshėm se me kėtė deklaratė kish tronditur opinionin publik e kish vėnė nė rrezik jetėn e qeverisė “Meta 2”, mė datėn 13 janar, ai rideklaroi se, me bisedimet qė janė bėrė pėr sigurimin e energjisė sė importuar nga Rumania e Jugosllavia, rezervat shtetėrore mund tė pėrballojnė pa frikė nevojat pėr konsum tė energjisė edhe pėr muajin e ardhshėm. Por ky autokorigjim i ministrit nė harkun e dy ditėve veēse ka shtuar konfuzionin e mosbesimin. Shqiptarėt janė duke pritur ditėn e kolapsit total. Ujrat nė hidrocentralin kryesor mbi lumin “Drin” janė duke zbritur nė nivelin, poshtė tė cilit nuk mund tė prodhohet asnjė kilowat energji elektrike.

Pėr shkak tė ngarkesės sė pakontrollueshme tė rrjetit, nuk ka njė grafik apo njė orar preēiz tė ndėrprerjeve, dhe kėshtu, krahas territ, ėshtė shtuar edhe ankthi. Askush nuk mund tė programojė asgjė nė punėn e aktivitetin e vet, pasi nė ēdo moment, nė mėnyrė tė befasishme e pa u paralajmėruar, mund tė gjendet nėn presionin e “black out”-it. Disa prodhuesė, si ata tė vajit, tė tullave, kanė kėrcėnuar me ngrijtje ēmimesh, pėr tė kompensuar kėshtu humbjet e mėdha prej mungesės sė energjisė elektrike. Eshtė hapur paniku i rritjes sė ēmimit tė bukės. Njė pjesė biznesesh e ndėrmarrjesh, ku shquhen disa uzina qė kanė mbetur prej “gjigandit” metalurgjik tė dalė mode tė Elbasanit, kanė pezulluar veprimtarinė e tyre, duke nxjerrė qindra krahė pune tė lirė nė tregun e shtrenjtė e tė thatė tė punės. Investitorėt e huaj tė mbetur nė Shqipėri pas krizės sė frikshme tė ’97-s, tashmė numerohen me gishta dhe janė duke pėrgatitur mbartjen e aktivitetit tė tyre nė vendet e tyre apo nė vende tė tjera tė huaja.

Nė kėto kushte, qytetarėt e dėshpėruar shqiptarė, mė shumė janė tė prirur tė ndjekin buletinet meteorologjikė tė ditareve informativė tė mbrėmjes nė njė duzinė televizonesh privatė e publikė, se sa premtimet qeveritare pėr zgjidhjen e krizės. Nė tė njėjtėn kohė, ata po rendin tė evitojnė si tė mundin pasojat e kėsaj krize. Tregėtia e gazit tė lėngshėm, pėrdorimi i tė cilit zėvendėson ngrohjen e kushtueshme e tė pamundur elektrike, ėshtė njė nga mė tė suksesshmet sot pėr sot nė Shqipėri. Nė sektorėt jetikė tė ekonomisė apo tė jetės shqiptare, si spitalet, furrat e prodhimit tė bukės, nė biznese tė vogla, madje edhe nė mijra bar-restorante e banesa private tė shumė qytetarėve, pėr tė funksionuar non stop, u ėshtė dashur tė shtien nė punė gjeneratorė tė prodhimit tė energjisė elektrike. Pėr tė karakterizuar sa mė mirė kohėn e sotme, nė shtypin shqiptar kanė shpikur termin “qytetėrimi i gjeneratorėve”. Kudo, nė shtėpi e nėpėr rrugė gjendesh nė ēdo moment i rrethuar nga zhurma e eneratorėve, gjė qė pėrveē tė tjerash pėrbėn edhe njė terror akustik mezi tė pėrballueshėm. Sikur tė bėhej ndonjė studim sociologjik e psikologjik i specializuar, i cili tė kish pėr objekt jetėn e sjelljen e shqiptarėve, nuk do tė ishte ēudķ qė kėta tė fundit tė rezultonin tė sulmuar nga njė extra-stress, njė stress mbi stress-in qė mbjell mizerja, mungesa e perspektivės, politika destruktive, etj. Nga njėra anė terri qė ia beh atėherė kur s’e pandeh, dhe nga ana tjetėr zhurma shurdhuese e gjeneratorėve, me siguri duhet tė ndikojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme mbi gjendjen psiko-fizike e psiko-mentale tė qytetarėve mė tė varfėr tė Europės.

Kjo situatė nuk ka qėnė kurrė mė parė, ndonėse dramaciteti i kėsaj krize ėshtė zhvilluar nė mėnyrė lineare qysh nga viti 1992. Politika shqiptare, e mbėrthyer nė mėnyrė konstante nga debate pa bukė, nga etja pėr pushtet, e nga kriza tė njė natyre tjetėr qė kanė ndjekur njėra-tjetrėn e qė pėrveē tė tjerash i ka prodhuar vetė ajo me destruktivetin e vet tashmė emblematik, nė mėnyrė paradoksale nuk ka gjetur kohė e vullnet tė mendojė pėr neutralizimin e kėsaj situate. Pėrgjegjėsia ėshtė e shtrirė tek tė gjitha qeveritė e dhjetė viteve tė fundit qė kanė zėvendėsuar njėra-tjetrėn, e rrjedhimisht, tek e gjithė klasa politike. Duket se edhe vetė politikanėt janė tė vetėdijshėm mbi kėtė fakt, pėrderisa nuk shfaqin ndonjė zell tė madh pėr tė bėrė fajtor sho-shoqin pėr kėtė gjendje e pėrderisa nuk e kanė bėrė kėtė krizė njė kauzė politike kundėr kundėrshtarėve tė tyre.

“Kjo krizė do tė zgjidhet nė mėnyrė pėrfundimtare brenda vitit 2003”-ėshtė shprehur para disa muajsh publikisht kryeministri shqiptar, por askush nuk e ka marrė seriozisht kėtė deklaratė. Nė tė vėrtetė, duket sheshit qė ėshtė njė deklaratė e pakujdesshme dhe demagogjike. Specialistėt mė tė njohur tė sektorit energjitik shqiptar, nė mėnyrė publike gjithashtu, kanė bėrė tė ditur dyshimet e tyre ndaj “optimizmit” kryeministror e ndaj strategjisė qeveritare, e cila ėshtė e bazuar kryesisht nė instalimin e rrjeteve transmetues, qė do tė bėjnė tė mundur importimin e bollshėm tė energjisė nga vendet fqinjė dhe nė ndėrtimin e hidrocentralit tė ri tė Bushatit mbi tė njėjtin lum, atė tė Drinit nė veri tė vendit. Ndėrsa strategjia e sigurimit tė energjisė nėpėrmjet importit ėshtė kritikuar nga specialistėt e financave publike e shtetėrore, tė cilėt e konsiderojnė kėtė njė zgjidhje afatshkurtėr e shumė luksoze pėr njė vend shumė tė varfėr e me burime shumė tė kufizuara financiare, projekti i ndėrtimit tė njė hidrocentrali tė ri ėshtė kundėrshtuar me forcė nga njė grup intelektualėsh shqiptarė, tė cilėt e shohin kėtė si njė aventurė financiare me motive tė dyshimta (vlera e projektit arrin 160 milionė dollarė), qė jo vetėm nuk zgjidh krizėn, por shkatėrron nė mėnyrė tė pariparueshme dhe ekosistemin e mjedisit. Ndėrkohė, asgjė nuk ėshtė menduar pėr rehabilitimin e rrjetit shpėrndarės brenda vendit, humbjet e tė cilit shkojnė sot deri nė masėn 40%, pėr mbledhjen e pagesave tė konsumit privat, publik e shtetėror tė energjisė (mė shumė se gjysma e pėrdoruesve nuk paguajnė energjinė qė konsumojnė), pėr privatizimin e kėtij sektori, dhe pėr rritjen e kapaciteteve tė prodhimit tė energjisė elektrike nė rrugė jo hidrike.

Pikėrisht nė kėtė situatė, politika shqiptare po demonstron pėr herė tė n-tė e nė mėnyrė tejet trishtuese cinizmin e vet. Prej muajsh, debati politik ėshtė pėrqėndruar nė argumenta tė tjerė, a thua se politikanėt jetojnė nė njė botė tė ndryshme qė vetėm pak ka tė bėjė me shqetėsimet e qytetarėve tė vendit tė shqipeve. Partia mė e madhe e opozitės, e drejtuar nga ish-presidenti Sali Berisha, sė bashku me disa parti tė tjera satelite, vazhdojnė tė mos njohin legjitimitetin e parlamentit tė dalė nga zgjedhjet e 24 qershorit 2001. Ata gjithashtu, nė shenjė proteste ndaj parregullsive tė pretenduara nė zgjedhjet administrative tė tetorit 2000, kanė bojkotuar qysh nga ajo kohė njė pjesė tė madhe tė kėshillave bashkiakė e komunalė. I gjithė aktiviteti i demokratėve nė opozitė dhe i kryetarit tė tyre historik (Sali Berisha u rizgjodh kryetar nė Kongresin e VII-tė tė Partisė Demokratike duke mos patur asnjė rival pėr kėtė post), ėshtė fokusuar nė aksionin politik qė, sipas tyre, synon rivendosjen e respektit pėr votėn e lirė. Pėr kėtė, retorika e tij, ndonėse me tone tė kontrolluara e tė buta qė nuk synojnė shfrytėzimin jopolitik tė njė krize tė rėndė, ėshtė e sunduar nga kėrkesa konstante pėr rrėzimin e qeverisė “Meta”, pėr krijimin e njė qeverie tė re me bazė tė gjerė, e cila, sipas tij, duhet tė ēojė vendin nė zgjedhje tė parakohshme. Kriza energjitike apo izolimi i veriut tė vendit prej motit tė ftohtė tė ditėve tė para tė janarit 2002, pothuaj nuk janė bėrė asnjėherė pjesė kryesore e fjalorit politik tė Berishės.

Nė krahun tjetėr, Partia Socialiste qė fitoi zgjedhjet e 24 qershorit e qė qeveris vendin nėpėrmjet njė shumice absolute parlamentare, ėshtė prej tre muajsh nė njė krizė shumė tė thellė. Nė qendėr tė kėsaj krize ėshtė raporti tradicionalisht i vėshtirė midis kryetarit tė partisė Fatos Nano e ryeministrit Ilir Meta. Raporti midis kėtyre dy personazheve tė rėndėsishėm pas zgjedhjeve parlamentare mori pėr njė kohė relativisht tė gjatė formėn e njė armiqėsie tė hapur. Pasi 31 vjeēari Ilir Meta, nė kundėrshtim me dėshirėn e vullnetin e Fatos Nanos, fitoi nė garėn pėr kryeministėr brenda Partisė Socialiste dhe ndėrtoi njė kabinet ministrash tė pėrbėrė nga njerėz tė tij besnikė, u mendua se mė nė fund kish perėnduar ylli i Fatos Nanos, dhe ishin fuqizuar nė mėnyrė tė pazakontė pozitat e Ilir Metės. Pikėrisht nė kėtė moment, Fatos Nano rrėmbeu fort kartėn e antikorrupsionit, dhe filloi ta pėrdorė kėtė kartė kundėr qeverisė sė dalė nga shumica parlamentare e kontrolluar, tė paktėn de jure, nga ai vetė. Kryeministri Ilir Meta, ndonėse ushtron njė kontroll tė plotė tė strukturave tė partisė e tė grupit parlamentar, e pa veten mė nė fund tė ngucur keqaz nė njė sandwich tė vėshtirė: midis presionit tė Nanos e tė pjesės mė tė madhe tė medias e opinionit publik nga njėra anė dhe presionit nė rritje tė opozitės sė motivuar nė betejėn e vet antiqeveritare edhe prej vetė Nanos, nga ana tjetėr. Nė gjithė kėtė debat, ku mpleksen interesa politikė e jo politikė, etje pėr pushtet, ambicje e Nanos pėr t’u zgjedhur President i Republikės nė qershor tė kėtij viti, kėmbėngulje e Metės pėr tė qėndruar kryeministėr, dėshirė e Berishės pėr tė pėrfituar nga sherri Nano-Meta e pėr tė kontrolluar garėn presidenciale boll tė komplikuar nė mėnyrė kushtetuese e pėr ta ēuar kėshtu vendin nė zgjedhje tė parakohshme, nė gjithė kėtė debat pra ka rėnė nė sy cinizmi tradicional i politikės shqiptare. Mbahen fjalime e konferenca tė pėrditshme pėr shtypin, por vendi qė zė nė to kriza energjitike e zgjidhja e saj, izolimi dramatik i veriut tė vendit nga tė ftohtit dhe kriza tė tjera tė karakterit jo politik, ėshtė i papėrfillshėm. Duket se pėr politikanėt shqiptarė, politika ėshtė njė art nė shėrbim tė vetvetes e nuk ka lidhje me asnjė lloj shėrbimi nė interes tė qytetarėve. Kėta tė fundit nuk e lėnė megjithatė pa ndjekur spektaklin e politikės. Fjalimet nė kohė tė errėsirės nuk janė pa spektatorė.

MUSTAFA NANO