AIM: start



THU, 17 JAN 2002 07:24:52 GMT

Pasaporta i mbyll rrugėt pėr biznesin kosovar

Prishtinė, 09.01.2002.

Kufizimin e qarkullimit tė njerėzve e tė mallrave nga Kosova nuk e bėn vetėm gjendja e keqe e rrugėve dhe mospranimi i targave tė veturave, por edhe mungesa e dokumenteve tė udhėtimit. Kėtė situatė mė sė rėndi e pėrjeton biznesi kosovar. Madje, ka biznesmenė qė kanė humbur kontaktet afariste dhe nuk kanė mundur tė shfrytėzojnė disponimin e investitorėve tė huaj, vetėm pse nuk kishin njė dokument udhėtimi.

Firma " Design House" e Prishtinės, fitoi njė tender nė Afrikėn e Jugut, por mungesa e dukumentave tė udhėtimit i pengoi pronarėt e saj tė udhėtojnė atje dhe tė konkretizojnė detajet. Tenderi humbet. Dėmi qė pėsoi firma, sipas pronarit tė saj, llogaritet nė 150 mijė dollarė amerikanė. "Nuk kemi dashur nė asnjė mėnyrė qė dikush nga kompania jonė tė shkojė dhe tė kėrkojė pasaporta nė zyrėn jugosllave, edhe pse e kemi ditur se do ta humbim tenderin. Kemi aplikuar pėr dokumentat e udhėtimit qė i jep UNMIK-u, dhe presim t'i marrim ato", thotė pronari i "Design House", Lulzim Ibrahimi.

Sipas tij, edhe nė qoftė se njerėzit e kompanisė pajisen me dokumentat e UNMIK-ut, problem paraqet njohja e tyre nga shumė shtete.

Njė nbiznesmen tjetėr, z. Mazllom Krasniqi nga Prishtina, pronar i kompanisė "Pex", kishte marrė rrugė si edhe herave tė tjera, pa pasur mėdyshje se mund tė ballafaqohet me ndonjė problem. Nė Bllacė, policia maqedonase atij ia konfiskon pasaportėn, me arsyetimin se ajo ėshtė e falsifikuar. "Qė nga viti 1999 unė kam udhėtuar me kėtė pasaportė. Kam vizituar thuajse tėrė Evropėn, e asnjėherė, askush nuk ka pasur dyshim nė pasaportėn time. Tani ajo del e falsifikuar", shprehet z. Krasniqi. Z. Krasniqi ėshtė i brengosur edhe pėr shkak tė dėshtimeve qė do tė ketė nė biznes. Ai nuk do tė mund tė shfrytėzojė kapitalin turk pėr investime tė pėrbashkėta nė Kosovė.

Shumė nga biznesmenėt kosovarė, pėr shkak tė punėve tė shumta qė i lidhin ata me shtetet e tjera, dhe ngathtėsisė sė zyrave tė UNMIK-ut pėr pajisjen me dokumente tė udhėtimit, janė detyruar qė pasaportėn ta sigurojnė nga zyra jugosllave nė Prishtinė. Ēmimet qė kjo zyrė i vendosi pėr njė pasaportė jugosllave shpeshherė arritėn deri nė 2 mijė marka gjermane.

Por, njė numėr i kėtyre pasaportave tė lėshuara nga kjo zyrė janė tė dyshimta, pėrkatėsisht janė tė shpallura tė pavlefshme, ēka ka shkaktuar njė konfuzion tė paparė.

"Ministria e Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė ka urdhėruar qė autoritetet e saj tė konfiskojnė, nėse ndeshen me pasaporta qė janė shpallur tė pavlefshme apo tė humbura nga Qeveria e RFJ-sė dhe t'i kthejė mbrapsht poseduesit e tyre", ka deklaruar nėnsekretari i Sekretariatit pėr tė huaj nė MPB e Maqedonisė, Nafi Dako.

Sipas kėsaj ministrie, Qeveria e Maqedonisė e ka arsyetuar kėtė akt me faktin se "MPB jugosllave pėrmes Interpolit ka shpallur tė pavlefshme 18 mijė pasaporta tė lėshuara nė Kosovė nga zyra jugosllave gjatė periudhės sė luftės dhe tė pasluftės". Mbetet ēėshtje e hapur pse pasaportat u shpallėn tė pavlefshme, kur ato i kanė lėshuar persona tė caktuar nga pushteti jugosllav? E dyta, pse qytetarėt e Kosovės (shqiptarėt) kanė qenė tė detyruar tė paguajnė shuma tė mėdha devizash pėr t'i marrė ato pasaporta? E treta, nė cilėt xhepa kanė pėrfunduar gjithė ato para dhe, fundja, a s'ėshtė ky njė rast i ri pėr pushtetin jugosllav qė nga po ata njerėz, pėr tė cilėt pasaporta ėshtė njė dokument i domosdoshėm, tė marrė pėrsėri para tė "majme".

Veē dokumenteve tė udhėtimit, problemi tjetėr pėr biznesmenėt kosovarė ėshtė sigurimi i vizave hyrėse pėr tė udhėtuar nė shtetet e ndryshme tė botės. Zyra italiane nė Prishtinė, nė momentet e fundit kishte refuzuar tė jepte vizat pėr 30 biznesmenė kosovarė, tė cilėt tė udhėhequr nga Oda Ekonomike e Kosovės, dėshironin tė merrnin pjesė nė dy panaire qė po organizoheshin nė disa qytete italiane. "Nuk mund t'i ndihmojmė biznesmenėt qė nuk kanė pasaporta", thotė Drejtori pėr Marrėdhėnie me Jashtė nė Odėn Ekonomike tė Kosovės, Besim Beqaj.

Trajtimin e biznesmenėve kosovarė si ēdo individ tjetėr, sa i pėrket procedurės pėr ta marrė dokumentin e udhėtimit, e konfirmon pėrgjegjėsja pėr dhėnien e dokumenteve tė UNMIK-ut nė Komunėn e Prishtinės. "Tė gjithė personat qė aplikojnė pėr dokumentat e udhėtimit qė lėshon UNMIK-u trajtohen njėsoj. Nuk ka dallime pėr lėshimin e dokumentit qofshin kėta individė mjekė, biznesmenė, gazetarė apo njerėz tė thjeshtė ", thekson znj.Valbona Buēinca.

Nėse njė biznesmen do tė bėjė biznes me dikė nga shtetet europiane, veē mungesės sė dokumentave tė udhėtimit, problem tė madh pėr tė, paraqet edhe viza hyrėse pėr nė kėto shtete, e cila sigurohet shumė vėshtirė. Mėnyra e vetme e udhėtimit, pa iu nėnshtruar procedurave tė zakonshme pėr tė cilat duhet pritur me muaj, janė vizitat qė i organizon Oda Ekonomike e Kosovės.

OEK ėshtė i vetmi institucion qė kujdeset qė biznesmenėt kosovarė tė krijojnė kontakte me kolegėt e tyre jashtė Kosovės. "Ne pėrpiqemi tė ndihmojmė nė kėtė drejtim. Kemi kontakte me odat ekonomike tė shteteve tė tjera, tė cilat kanė ndihmuar shumė qė biznesmenėt tanė tė udhėtojnė jashtė Kosovės pėr qėllime tregtare", thotė z. Besim Beqaj. Sipas tij, Oda Ekonomike e Kosovės deri mė tash, ka organizuar vizita zyrtare tė grupeve tė biznesmenėve kosovarė nė Slloveni, Kroaci, Gjermani, Austri, Kore, Kinė, Malajzi dhe Egjipt. Z.Beqaj pohon se veē me Italinė qė kanė pasur problem pėr tė siguruar viza pėr biznesmenėt, me probleme tė kėsaj natyre nuk janė ndeshur herė tjetėr. "Italianėt kėrkuan qė biznesmenėt tė shkonin nė Beograd pėr t'u pajisur me viza, tė cilėn ne nuk e pranuam", thekson z.Beqaj.

Megjithatė, gjykuar nga efektet nė fushėn e zhvillimit tė kapaciteteve ekonomike dhe pėrgjithėsisht tė ekonomisė nė Kosovė, madje me gjithė ndihmėn qė e ofron Oda Ekonomike e Kosovės, rezultatet janė gati tė papėrfillshme. Ekspertėt e ekonomisė e dinė se pa njohjen pėr sė afėrmi me partnerėt e mundshėm dhe teknologjitė e reja, nuk mund tė ketė as zhvillim nė nivelin lokal. Vetėm e dhėna qė OEK organizon udhėtime tė afaristėve vetėm njė herė nė dy muaj, flet mjaft pėr gjendjen e pėrgjithshme nė ekonominė e Kosovės, si edhe pėr gjendjen sociale nė tėrėsi.

AIM Prishtinė, Ibrahim REXHEPI