AIM: start



WED, 16 JAN 2002 14:07:11 GMT

Puna e fshehtė nė kabinet

Marrėveshja pėr tranzitin e avionėve nuk u publikua shkaku i klauzolės pėr fshehtėsi tė kėrkuar nga partneri i huaj; janė tė panjohur edhe ndėrmjetėsuesit nė biznesin qė kushtoi 55 milionė marka. Para ca kohe Komisionit iu afrua si dėshmitar zyrtari i dikurshėm i SSH tė Malit tė Zi, kandidati i PPS pėr pėrfaqėsues diplomatik nė RFJ i cili tre muaj kishte kontrolluar tranzitin e cigareve, kurse gjatė kėsaj kohe kishte grumbulluar nė arkėn e shėrbimit tė atėhershėm 600 mijė marka.

AIM Podgoricė, 13.01.2002

Pas gjashtė muajsh diskutime pėr shkrimet nė javoren zagrebase "Nacional" pėrfaqėsuesit e komisionit parlamentar malazez tė formuar pėr kėtė rast tė u angazhuan qė tė vėrtetojnė dokumentet nė Ministrinė e Finansave mbi blerjen e dy aeroplanėve pėr nevojat e Qeverisė sė Malit tė Zi.

Tė pėrkujtojmė se "Nacional", nė tekstet pėr kontrabandėn me cigare nė Mal tė Zi dhe Serbi (nė muajin maj tė vitit tė kaluar) kishte shkruar se dy aeroplanėt shtetėror ishin blerė nė llogari tė firmės sė jashtme, tė biznismenit kontravers serb Stanko Subotiē Caneta, i cili aktualisht jeton nė Zvicėr.

Anėtarėt e komisionit parlamentar, nėnkryetarėt e Partisė Popullore dhe Partisė Popullore Serbe Predrag Popoviē dhe Novak Raduloviē tė mėrkurėn mė 9 janar tė kėtij viti mė shumė se dy orė kishin qėndruar nė Ministrinė e Finansave duke shikuar dhe duke shkruar dokumentacionin qė sipas interpretimit tė ministrit tė Ligjit pėr punė nė zyrė nuk mund as tė merren, as tė kopjohen.

Popoviēi dhe Raduloviēi, pas daljes nga Ministria e Finansave deklaruan se nga dokumentet shihet qė vendimin pėr blerjen e dy aeroplanėve, me vlerė prej 26. 729. 200 dollarė, nė seancėn e 14 shtatorit 1998 u votua nga kryeministri Filip Vujanoviē, nėnkryetarėt e atėhershėm tė Qeverisė Asim Telaēeviē, tani drejtor i Fondit Kombėtar pėr Zhvillim, Novak Kilibarda, aktualisht shef i misionit malazez nė Sarajevė dhe Dragisha Burzan, ministri aktual i punės dhe politikės sociale nė Qeverinė e Malit tė Zi. Sipas fjalėve tė tij vendimin nė kabinet, gjegjėsisht procesverbalin pėr seancėn e pėrmendur e nėnshkruajti vetėm shefi i atėhershėm i kabinetit tė kryeministrit, kurse tani ministėr i bujqėsisė nė Qeverinė malazeze Darko Uskokoviē.

Novak Kilibarda pohon se nuk i kujtohet gjithēka qė kishte nėnshkruar, por tha se kishte besim tė plotė te bashkėpunėtorėt e tij. Burzan ėshtė i pakapshėm pėr gazetarėt pėr shkak tė udhėtimit pėr studime nė SHBA, gjithashtu edhe Telaēeviē. Njeriu i katėrt, nėnkryetari i atėhershėm i Qeverisė Predrag Goranoviē, nuk morri pjesė nė seancėn e kabinetit.

- Krijuam pėrshtypjen se dokumentacioni i treguar ishte "jo i plotė, jo valid dhe nuk morrėm pėrgjigje pėr dyshimet kryesore", deklaroi Raduloviē dhe paralajmėroi se informacionet plotėsuese do t'i kėrkojnė nė ministrinė e drejtėsisė dhe policisė.

Ai tha se propozimi qė njė lir xhet i vjetėr qeveritar tė ndėrrohet pėr njė tė ri duke paguar shtesė dhe tė blihet edhe njė avion pėr ministrin e atėhershėm tė policisė, kėshilltar i tanishėm pėr siguri i kryetarit tė Malit tė Zi Milo Gjukanoviqit, pra Vukasin Marashi, i cili ia dha drejtuesit tė njėsisė aviohelikoptere tė MPB-sė Dragan Popoviē. Marashi kėtė propozim ia transmetoi ministrit tė finansave Miroslav Ivaniseviēit, kurse ky Kabinet qeveritar propozoi qė avionėt tė blehen kėshtu qė shteti tė grumbullonte deviza nga taksat tranzite deri tek larja pėrfundimtare e borxheve.

- Nuk e kishin nė dispozicion marrėveshjen e Qeverisė pėr blerjen tranzitore tė avionėve. E vetmja gjė pėr ēka u informuam rreth kėsaj pune ishin dėrmjetėsuesit, gjegjėsisht firmat nga Podgorica dhe Bari "Jube" dhe "Komeks", por nė dokumentacionin e ministrisė nuk ėshtė shėnuar selia e tyre as pronari, tha Raduloviēi dhe potencoi se nga Ministria e Drejtėsisė do tė kėrkojė tė dhėna mbi firmat, kurse nga MPB-ja marrėveshjen e pronarit pėr shitjen e avionit.

Ndihmės ministri i finansave Ratomir Joviēeviē sqaroi se dokumentacioni i ofruar ishte valid, kurse besueshmėrinė e marrėveshjes mbi blerjen e kėrkoi ndėrmjetėsuesi i bankės sė jashtme dhe se palėt qė arritėn marrėveshjen janė tė obliguara qė t'i qėndrojnė besnik kėsaj. Ai gjithashtu theksoi se ėshtė praktik qė procesverbalin pėr seancėn e Kabinetit ta nėnshkruajė vetėm shefi i kabinetit tė kryeministrit, i cili udhėheq ato, gjithashtu edhe gjithė dokumentet pėr blerjen, paguajti avionėt nė 27 kėste mujore dhe siguroi vėrtetimin mbi pagesėn e taksave.

Popoviēi dhe Raduloviēi duhet qė tė martėn mė 15 janar tė paraqesin raport pranė komisionit parlamentar qė merret me hulumtimin e vėrtetėsisė sė shkrimeve tė "Nacional-it" mbi kontrabandėn me cigare nė Mal tė Zi. Ky komision, me tė cilin udhėheq drejtori i partisė mė tė madhe opozitare malazeze, Partisė Popullore Socialiste, Vuksan Simonoviēi, kishte pranuar shkresė nga Ranko Kalugjeroviēi, zyrtari i dikurshėm i Shėrbimit malazez tė sigurisė shtetėrore, kurse tani njė nga kandidatėt e SNP pėr diplomat nė njė nga pėrfaqėsitė e jashtme tė RFJ-sė, qė ai atėherė ia kishte dėrguar kryetarit tė atėhershėm tė Malit tė Zi Momir Bulatoviēit me kėrkesė tė tij, mė 28 gusht 1997.

Tė pėrkujtojmė se atėherė filloi shpėrbėrja e partisė sė vetme qeveritare DPS, nė tė ashtuquajturat krah i Momirit dhe Milos. Nė qendėr tė konfrontimeve ishte kėrkesa e Bulatoviqit qė tė ndėrrohej ndihmės ministri i atėhershėm pėr siguri shtetėrore Vukasin Marash, kurse SSH ta fuste nėn kontroll direkt kryetari i Malit tė Zi.

Kalugjeroviēi raportin e tij pėr Bulatoviqin tani, pas njė diskutimi gjysėmvjeēar pėr shkrimet e "Nacionalit", ia ofroi pėr shqyrtim Komisionit. Aty potencohet se nė mars tė vitit 1966 u formua firma Montenegro Tabac Trade - MTT dhe ai, me detyrė tė SSH (Sigurimit Shtetėror) u emėrua drejtor nė fundvitin e njėjtė. Gjithashtu potencohet se pėr tre muaj nė arkėn e SSH nga tranziti i cigareve kishte grumbulluar 600 mijė dollarė. Pėr pėrmasat e kėsaj pune flet edhe e dhėna qė e dha drejtori i Zetatransit, transportuesi kryesor i cigareve, Zharko Miēoviē se kishte transportuar 10-15 maune me cigare nė ditė.

Kalugjeroviēi pohon se pėr drejtorė tė pjesės komerciale tė MTT ishin emėruar Veselin Baroviē dhe Branko Vujoseviē, me vendim tė Marashit dhe Gjukanoviqit dhe se detyra e tyre ishte tė kontrollonin nė aspektin juridik punėn e tij, sqaron Marashi pėr sasinė e cigareve tė arritura duke thėnė se ishte paguar taksa prej 30 dollarėsh pėr karton.

- Jam ndėrruar pas tre muajsh shkaku i konfliktit me Goran Zugiēin, i cili para formimit tė MTT ishte gjithkushi nė kėtė punė, kurse pas kėsaj ofroi vetėm ndihmė teknike nė pėrcjelljen e sigurtė tė karvaneve si dhe ngarkimit dhe shkarkimit tė cigareve - thotė Kalugjeroviēi dhe shton se Baroviēi dhe Zugiēi gjithnjė tėrhiqnin qerren kah vetvetja kurse kontrolli i SSH nė gjithė kėtė biznes ishte eliminuar, qė, sipas tij, kulminoi me konfrontimin dhe nxjerrjen e revoleve ndėrmjet policisė sė Herceg Novit dhe pjesėtarėve tė SSH.

Gjithashtu pėrmendet se pėr kėtė Marasi i ka shkruar Filip Vujanoviēit, i cili nė atė kohė ishte ministėr i drejtėsisė dhe kryeministrit tė atėhershėm Milo Gjukanoviēit. Gjithė rasti pėrfundoi nė atė mėnyrė kur Kalugjeroviqi nė kontrollimin e tranzitit para SSH zėvendėsoi Darko Raspopoviē - Belin.

Qė rrėfimi tė plotėsohej edhe mė duhet sqaruar se Raspopoviē dhe Zugiē tani nuk janė nė mesin e tė gjallėve. Raspopoviēi u vra mė tetė gusht tė vitit tė kaluar nė qendėr tė Podgoricės, kurse Zugiē mė 30 maj tė vitit 2000, gjithashtu nė Podgoricė.

Pra, kush do tė mund tė flas pėr vėrtetėsi, gjegjėsisht kush mund tė pėrgėnjeshtrojė deklaratat e tė tė "mbijetuarve" nė zinxhirin e tranzitit tė cigareve?

JADRANKA RABRENOVIQ