AIM: start



WED, 16 JAN 2002 14:03:11 GMT

Shpėtimi i prefektit tė dehur

AIM Zagreb, 14.1.2002.

Vazhdon afera me prefektin e dehur tė Zagrebit, qė si njė pikanteri e rrallė u shėnua edhe nga disa agjenci botėrore. Tė pėrkujtojmė se filloi disa ditė pas Vitit tė Ri, kur prefekti i Zagrebit Milan Bandiē, gati i dehur - u vėrtetua se bėhej fjalė pėr 1,6 promil alkohol, qė ėshtė tre herė mė shumė se sa lejohet - shkaktoi fatkeqėsi komunikacioni, ku pėr fatin e tij nuk pati viktima.

Por ai rrėnjėsisht ia cenoi jetėn vetvetes dhe Partisė Socialdemokrate duke tentuar tė ikte nga vendi i ngjarjes, madje dy herė me rradhė. Sė pari kur Range rover-i i tij goditi (nė tė vėrtetė mė shumė e shtypi, dėmi llogaritet pėrafėrsisht njė mijė euro) automobilin tjetėr, kurse herėn tjetėr kur e ndaloi policia dhe filloi hetimin. Bandiē duket se nuk pėrfilli policėt dhe refuzoi alko-testin, kurse pastaj me arsyetimin se shkon tė ngrohet u ul nė auton e tij dhe tentoi tė ikte, kėshtu qė patrulla policore u detyrua tė lėshonte fletarrest rrugor.

Natyrisht, Milan Bandiēit i zihet pėr tė madhe se ėshtė njeriu i parė i pushtetit zagrebas qė ik nga organet e "veta" tė rendit - kjo gjithsesi nuk paraqet shembullin e mirė pėr qytetarin e thjeshtė. Nėse, siē thuhet, njėra degė e pushtetit tregon padėgjueshmėri atėherė si mund tė pritet nga qytetarėt tė respektojnė edhe njėrin edhe tjetrin. Bandiē, natyrisht, nuk duhet tė justifikojė kėtė edhe ai nė fillim mohoj se kishte fshehur aksidentin, duke besuar se policia do tė respektonte funksionin e tij dhe gjithēka do ta kalonte nė heshtje. Por, policia informoi me kohė pėr kėtė fatkeqėsi si pėr ēdo tjetėr, duke dhėnė tė gjitha detajet e ndeshjes sė lehtė dhe sjelljes sė Bandiēit pas saj.

Kėshtu fitoi simpatinė e opinionit publik, qė ishte mėsuar, veēmas nė kohėn e BDK-sė, fatkeqėsi tė kėtilla tė politikanėve tė lartė dhe familjeve tė tyre t'i heshtte, kurse nėse ndodhte diēka kėtė e regjistronin vetėm mediumet. Njė imazh krejtėsisht tjetėr pėr opinionin tregoi partia e tij SDP. Raēan nė fillim tha se ndeshja e komunikacionit paraqet problem privat pėr Bandiēin, qė korrespondoi me arsyetimin e prefektit se nuk ndodhi asgjė, gjegjėsisht se bėhej fjalė pėr imtėsirė, qė kishte pėrfunduar me mosmarrėveshje ndėrmjet qytetarit dhe policisė dhe nuk ia vlen tė pėrmendet.

Kur deri te Raēani arritėn mjaft reagime tė padėshirueshme, nga opinioni publik dhe nga partitė politike dhe kur kryetari i SDP-sė deklaroi se njėfarė pėrgjegjėsie politike doemos duhet tė ketė, Bandiēi vendosi tė pranonte fajin se kishte bėrė "marrėzi" dhe pėr kėtė kėrkoi "falje publike". Por reagimet negative nuk pushuan, prandaj duhej tė bėnte njė hap mė tej duke i ofruar Kuvendit Komunal tė Zagrebit "mandatin nė dispozicion".

Megjithatė as kjo nuk ishte e mjaftueshme. Nė njė pjesė tė opinionit publik ekziston simpati pėr Bandiēin, sepse ai ėshtė kureshtar qė bėn pėrjashtim, gjithnjė ėshtė nė repart dhe nė mesin e njerėzve, i cili premtoi se qėllimi i tij deri nė fund tė mandatit ishte qė tė pėrshėndetej me ēdo zagrebas. Por, nė mesin e kundėrshtarėve politik, por edhe partnerėve, veprimi i tij pas aksidentit nė komunikacion, shkaktoi reagime revoltuese, pa mos dashur qė ta shihnin ndėrmjet gishtave edhe pse njė pjesė e zagrebasve e bėnin kėtė.

Veēmas u hidhėruan mė sė shumti partnerėt e koalicionit tė SDP-sė nė Zagreb, Partia Popullore e Kroacisė (HNS) e Vesna Pusiēit. HNS nė fillim doli me qėndrimin se aksidenti i komunikacionit i Bandiēit ėshtė problem i tij privat dhe se kjo parti i qėndron besnike marrėveshjes kolicionuese me SDP-nė. Por, kur SDP-ja u paraqit me idenė se Bandiēi ofron mandatin nė dispozicion nė Kuvendin e Qytetit, nė HNS reaguan ashpėr. Edhe pse dorėheqja e Bandiēit ėshtė e nxitur pohojnė se kjo ėshtė mė mirė se sa tė ngarkohet Kuvendi i Qytetit me probleme private dhe tė orientohet drejt tij pėrgjegjėsia pėr fatin politik tė Bandiēit.

Nė HNS kėrkojnė qė kreu i SDP-sė, mė saktėsisht Raēani, tė thotė se ēka mendon me sjelljen e Bandiēit dhe nėse mendon se kjo ėshtė e pranueshme vetė tė caktojė dėnimin pėr prefektin. Por, Raēani i ik kėsaj dhe tenton qė tė pėrfitojė nga ky rast, por e gjithė kjo tė mos duket si poentim personal. Ai ka marrėdhėnie tė ngulfatura me Bandiēin, i cili ėshtė bėrė mjaft i fuqishėm - i rrethuar me "bandiēevcit", tė cilėt janė tė lidhur me tė nė aspektin ideor, me njė pronacionalizėm tė potencuar, por me njė lidhje interesante klientele - dhe i ka dalė Raēanit nga kontrolli.

Shefit tė SDP-sė (Partisė Socialdemokrate), pėrndryshe i konvenon dehja e asaj nate e Bandiēit, por stili i tij i qeverisjes (nė parti dhe nė shtet) nuk njeh ekstradim tė jomendimtarėve tė tij (veēmas nėse i takojnė "tė djathtės" socialdemokrate) veēmas nėse ėshtė nė pyetje autoriteti i tij. Kurse Bandiēi kėtė mund ta bėjė. Prandaj Raēani ia ka lėnė fatit qė pėr prefektin zagrebas tė vendosin dy taborret, qė nė kėtė rast kanė interesa tė caktuara. Nga njėra anė HNS, kurse nga ana tjetėr organizata zagrebase e SDP, ku nė operacionin pėr shpėrtimin e Bandiēit prin personalisht Zdravko Tomac.

Tomac ėshtė intimusi politik i Bandiēit si dhe mik i tij, i cili u angazhua nė organizatėn zagrebase tė SDP (u zgjodh edhe nėnkryetar) pasi pėr shkak tė ambicjeve tė mėdha ishte margjinalizuar nė organet e mesme tė partisė sė Raēanit. Tomac fushatėn pėr mbrojtjen e Bandiēit e organizoi nė atė mėnyrė duke thėnė se ishte njė nga zyrtarėt mė tė suksesshėm shtetėror tė SDP, kurse kjo parti nuk mund tė lejojė qė politikėn kadrovike, siē ėshtė rasti i tij, ta udhėheqin tė tjerėt. Veē kėsaj, kur nga HNS arriti pėrgjigja e hidhėruar se ligji pėr vetvendosje lokale nuk njeh vėnien e "mandatit nė dispozicion", Tomac pėrmendi se kjo riformulon votimin mbi mosbesimin.

Nuk ėshtė formulim i rastit. Ishte logjike tė votohej mbi mosbesimin ndaj Bandiēit, por HNS-ja sėrish gjykoi pėr Bandiēin, se kjo parti nuk dėshironte ta bėnte kėtė, me ēka iu krijua mundėsia tė tėrhiqej nga e gjithė kjo. Kur tė votohet pėr mosbesimin, atėherė HNS mund shumė qetė tė dal nga salla dhe e gjithė kjo tė mos ndikojė nė fatin e Bandiēit, sepse HDZ dhe partitė tjera djathtiste nė Kuvendin e Qytetit nuk kanė vota tė mjaftueshme pėr ta larguar prefektin e SDP - sė.

Qė tė bėhet mė e qartė se sa kushton ky poker politik, duhet thėnė se buxheti i qytetit tė Zagrebit ėshtė mė shumė se njė miliardė marka. Qė nga shkronjat e para tė abetares politike ėshtė e ditur se ai qė vendos me kaq para ka njė fuqi tė konsiderueshme, prandaj Bandiēi, ėshtė njė lojtar i guximshėm i vetvendosjes lokale kroate. HNS ėshtė nė kontest tė madh me tė shkaku i qeverisjes autokratike (nė shumė seanca tė jashtėzakonshme tė kreut komunal HNS njoftohet nė momentin e fundit) dhe harxhimit tė padestinuar tė parave tė qytetit (ndihmė kroatėve nė BeH, aksione humanitare nė pėrmasa kombėtare...).

Por HNS nuk dėshiron tė hyjė nė konfrontim tė hapur me Bandiēin e fuqishėm dhe pikėrisht kjo devalvon me tė madhe qėndrimet e kėsaj partie rreth ēapkanllėqeve vozitėse tė Bandiēit. Pėr kėtė shkak problemi rreth Bandiēit u bė problem moral vetėm se nuk kishin fuqi ta bėnin problem politik. Ai koketon shumė edhe me atė pjesė tė opinionit qė nė kėtė situatė menjėherė fillon qė tė ngre gijotinėn morale, edhe pse standardet politike janė tė atillė sa "bandicizmi" (siē quhet mėnyra e qeverisjes sė Bandiēit) mund tė sundojė me dhjetėvjeēarė.

MARINKO ĒULIĒ