AIM: start



MON, 14 JAN 2002 12:12:09 GMT

Hapet trashėgimia e Krlezhės

AIM Zagreb, 05.01.2002.

Nė fundvitin e kaluar u kujtua sėrish njė i vdekur. Emri i tij ėshtė Miroslav Krlezha: shkrimtari i parė i Jugosllavisė socialiste, veprat e tė cilit ishin botuar me tirazh tė madh dhe si botime luksoze, kurse ai vazhdimisht ishte nė afėrsi tė Titos, por tridhjetė pėrqind e studentėve tė letėrsisė nė Zagreb, sipas njė hulumtimi, sot nuk janė tė sigurtė se athua ai njeri pėr nga kombi ishte kroat. Sipas fjalėve tė Dr. Zoran Kravarės, profesor i letėrsisė krahasuese nė Fakultetin Filozofik nė Zagreb, Krlezha nuk lexohet nga studentėt e tij, kurse gjeneratat e vjetra sillen ndaj personalitetit dhe veprės "me ambivalencė". Nė tė njėjtin hulumtim (tė bėrė nga historiani i letėrsisė Vinko Breshiē) vendi i parė nė Olimpin letrar kroat dhe jugosllav, ku qėndronte bindshėm Krlezha dyzetvjet me rradhė nė periudhėn e pasluftės, tani u zėvendėsua me vendin e shtatė. Edhe atje u gjet nė njė shoqėri tė mirė me Ranka Marinkoviēin, August Shenoen, Thomas Mannin dhe Marcel Proustin.

Krlezha, dy ditė para Vitit tė Ri, jo rastėsisht u bė ylli kryesor nė opinionin publik kroat. Tė premten mė 28 dhjetor 2001 kaluan njėzet vjet nga ndalimi i botimit tė trashėgimisė sė tij tė shkruar, qė nė katėrmbėdhjetė arka qėndronin nė bodrumin e Bibliotekės Nacionale dhe Universitare nė Zagreb. Trashėgiminė, sipas porosisė sė Krlezhės, e drejtonte Kreshimir Vraneshiē, djali i mjekut zagrebas dr Gjure Vraneshiēit i cili e fshehu Krlezhėn nė sanatoriumin e vet, duke ia shpėtuar jetėn gjatė kohės mė tė keqe tė Shtetit tė Pavarur Kroat. Nė hapjen e koleksionit u mblodh, siē thuhet, le tout Zagreb: pėrveē shkrimtarėve, poetėve, muzeologėve, arkivistėve, akademikėve dhe elitave intelektuale tė tė gjitha ngjyrave dhe simboleve, nė ceremoninė e hapjes ishte edhe kryetari Stipe Mesiē me kėshilltarin e vet pėr kulturė Zdravko Jelenoviē. Gazetarėt vėrejtėn se vizita e tij nuk ishte protokolare, sepse Mesiēi nė BNU qėndroi tre orė tė plota, duke ndjekur me kujdes gjithēka qė ndodhte aty. Pėr dallim nga ai kryeministri Raēan nuk erdhi nė hapjen e trashėgimisė. Nė Kroacinė e tanishme, edhe ky ėshtė njė mesazh politik - pėrveē nėse Raēani me tė vėrtetė ka qenė tepėr i zėnė. Veē zyrtarėve politik dhe gjithė vargut tė akademikėve, teoriticientėve tė letėrsisė dhe gazetarėve nė hapjen e koleksionit kishte edhe shumė kureshtarė anonim.

Pėrse gjithė ky pompozitet? Natyrisht, do tė ishte naive sikur motivi qė grumbulloi njė masė heterogjene tė mendohej se ishte tėrėsisht estetik, intelektual ose artistik. Nga njėra anė masa erdhi tė merrte pjesė nė histori dhe me dėshirėn e madhe tė ketė sėrish ndonjė skandal. Miroslav Krlezha, gjatė dyzet viteve tė pasluftės, nuk ishte as hija e atij tė vjetrit siē ishte ndėrmjet luftės, ai kritiku, i ashpri, shkrimtari i pakompromis dhe polemisti i cili mohimin e konsideroi si mendim tė shenjtė kurse dialektikėn si fe tė veten. Pėrveē incidentit tė vetėm - firmosjes sė Deklaratės famoze pėr gjuhėn letrare kroate - Krlezha gjithnjė, gjatė kohės sė pasluftės, ishte shkrimtar shtetėror, qė nuk lėvizi as njė milimetėr nga ideologjia zyrtare komuniste dhe jugosllave e Titos. Privatisht kishte miqėsi me mjaft njerėz qė e kishin kaluar Rubikonin dhe ishin bėrė disidentė: mė i lavdishmi ndėrmjet tyre u bė Dr. Franjo Tugjmani, mė vonė kryetar i Kroacisė sė pavarur si dhe Ivan Shibl dhe disa tė tjerė qė munguan nga jeta publike nga viti 1971. Ky shoqėrim me ta krijoi shpresė te tė interesuarit pėr Krlezhėn se nė arkivin e pabotuar do tė mund tė gjenin mė shumė fakte se sa njiheshin - se ai kishte simpatizuar pranverėn kroate, gjegjėsisht, idenė pėr shtetformėsinė kroate.

Shumica dėshironin tė dinin se athua arkivi dėshironte tė kishte edhe eseun e shkruar kaherė, por asnjėherė tė botuar, mbi Mili Budakun - pėrmes sė cilit do tė mund tė lexoheshin mendimet disonante tė shkrimtarit tė madh. Njė numėr i teoriticientėve ishin tė interesuar pėr diēka tjetėr: elementet politike tė Krlezhės sė panjohur. Sigurisht se mes tyre ēėshtja qė kėrkon pėrgjigje ėshtė: athua nė trashėgiminė ėshtė fshehur libri i gjashtė, romani i pabotuar "Flamujt", a ekziston roman mbi Jurju Krizhaniēin, ndaj tė cilit Krlezha kishte obsesion dhe a janė ruajtur dorėshkrimet e poezive tė para tė Krlezhės nga viti 1912 - tė cilat Krlezha - pasiqė nuk kishte mundur t'ia tregonte A.G. Matoshit - i kishte fshehur diku qėllimisht, duke i botuar - sipas tezės sė Dr. Kravarit - nė veprat e veta prozaike, duke ua mveshur personazheve.

Mjaft interesim zgjuan edhe letrat e pabotuara. Enigmėn e personalitetit tė Krlezhės e zmadhon edhe fakti se vozitėsi i tij i pėrhershėm, Josip Jozha Zhivkoviē - i cili e voziti Krlezhėn njėzet vite me rradhė - deri mė sot pėr opinionin e gjėrė publik nuk dha asnjė fakt, asnjė intervistė pėr bashkėpunimin e tij me shkrimtarin e madh.

Pas hapjes sė koleksionit, megjithatė nuk pati kurfarė senzacioni. As qė mund tė kishte. Tash duhet tė formohet njė ekip ekspertėsh i cili viteve tė ardhshme duhet tė seleksionojė shkrimet e Krlezhės, tė lexojė pėrmbajtjen e tyre dhe t'i pėrgatis pėr botim - por tėrėsisht. Mund tė ketė pėrjashtim vetėm nėse nė trashėgiminė gjendet diēka spektakulare, sikurse dorėshkrimi i librit tė gjashtė "Flamujt". Njė zbulim i kėtillė, sipas paralajmėrimeve tė ekspertėve, do tė ishte botuar nė afat mjaft tė shkurtė. Kureshtarėt, nė maje tė arkės mund tė vėrenin tekstin e Krlezhės mbi Josip Broz Titon, "Diskutimi mbi ēėshtjen kombėtare" nga 1922 (mbi ēėshtjen kombėtare kroate) dhe njė tekst tė Banketit nė Blitva, nė gjuhėn gjermane. Kjo ishte e gjitha.

Paralelisht me hapjen e trashėgimisė, tash njė kohė, rrjedh edhe karnevali i dytė ku Kėrlezha ėshtė nė qendėr. Nė Osijek, pėr shembull, para disa javėsh u mbajt simpozium mbi Krlezhėn, ku njėri nga shkrimtarėt mė tė njohur kroat nga diaspora, Radovan Ivshiē, e akuzoi pėr pengim tė ndikimeve evropiane nė letėrsinė kroate ndėrmjet dy luftėrave, duke e shpallur si fajtorin kryesor pėr stagnimin e kėsaj letėrsie nė tė njėjtėn periudhė. Branko Brezovac gjatė vitit tė kaluar e inskenoi nė ZKM, "Mjeshtri i madh pėrkul faqeziun"- inskenim i novelės sė Krlezhės nga koha e Luftės sė Parė Botėrore, ku u ekspozua njė kritikė Kroacisė - pėrgjatė dhjetė viteve tė shkuara. Predrag Matvejeviēi botoi librin e bisedave tė tij me Krlezhėn (me elemente qė mė parė nuk ishin botuar), kurse qyteti i Zagrebit e rregulloi njė pjesė tė vilės sė Kėrlezhės nė Tushkanc - Gvozdin famoz - dhe e hapi pėr opinionin publik. Opinioni gjithsesi priti rregullimin dhe hapjen e vilės sė Krlezhės.

Kėshtu, gjithė gjėrat qė kanė tė bėjnė me Krlezhėn janė publikuar pjesėrisht. Shtėpia e tij ėshtė hapur aq sa autoritetet e qytetit tė mund tė thoshin se kishin plotėsuar premtimet parazgjedhore. Trashėgimia u hap, por pėr rezultatet duhet tė presim me vite. Miti ngadalė i rrėzohet, por vetėm pėr t'i dhėnė fuqi tė re. Nga fakti se Krlezhėn sot thuajse askush nuk e lexon, kurse mė keq ėshtė e vėrteta e dhimbshme se nė letėrsinė e sotme kroate nuk ka asnjė shkrimtar - qė nė ēdo pjesė tė opusit - qė do t'i bėnte konkurencė. Kėshtu me Krlezhėn e vdekur, duket se do tė shtyhen edhe dhjetėvjeēarė.

BORIS RASHETA