AIM: start



THU, 10 JAN 2002 12:39:52 GMT

Euro ne Tirane: "Welcome" me shpresa dhe dyshime

AIM Tirana, 10.01.2001

Ndjenja tė trazuara, skepticizėm, shpresė dhe frikė pėrzier bashkė, ėshtė kjo psikologjia qė ka shoqėruar hyrjen e Euros nė Shqipėri. Njė javė pas mėngjesit tė 3 janarit, kur monedha e re dhe elegante europiane u shfaq pėr herė tė parė nė sportelet e bankave, shqiptarėt, vazhdojnė t’i afrohen asaj me shumė kujdes, ashtu sikundėr sillemi me njė kafshė tė panjohur. Ndėrkaq pasigurisė sė natyrshme qė ngjall e panjohura, i bashkangjitet jehona e falsikimeve tė mundėshme apo alarmi se nė kėto momente, Shqipėria mund tė shendėrrohet nė njė lavatriēe gjigande pėr pastrimin e parave.

Ndonėse tė 13 bankat tė nivelit tė dytė pohojnė pėr njė rritje nga dita nė ditė tė fluksit tė njerėzve qė i drejtohen sporteleve pėr tė kėmbyer valutat e vjetra europiane me Euron, shumica e shqiptarėve vazhdon ta shikojė ende monedhėn e re si njė punė qė i pėrket evropianėve. Por jo tė gjithė. Interes mė tė madh kanė treguar nė ditėt e para agjencitė e kėmbimit tė valutės, tė cilat kanė nisur tė kembejne markat gjermane, liretat italiane apo dhrahmitė greke me Euro. Po kėshtu kanė vepruar me nxitim edhe kambistėt. Kėta tė fundit, janė disa qindra individė qė ndonėse tė palicensuar, vazhdojnė prej vitesh tė kryejnė nė mes tė ditės, nė qendėr tė kryeqytetit dhe qyteteve tė tjera kryesore tė vendit, njė vėllim tė konsiderueshėm tė transaksioneve valutore tė ekonomisė.

Nė ditėt e para tė qarkullimt monedha e re europiane u ble nga bankat me 116.33 lekė , dhe u shit me 122 lekė. Por ka njė besim tė fortė se ende e pėrgjumur nga festat e fundvitit, kėrkesa tregtare pėr Euro nuk ėshtė shpalosur akoma. Nė sportelet e bankave, por edhe nė tregun valutor tė rrugės, shprehen me siguri se shumė shpejt njė valė e re kėrkese pėr Euro do tė vijė nga tregtarėt. Njė pritshmėri qė duket se justifikohet nga vetė realiteti ekonomik i vendit.

Shqipėria, ende nje nga vendet me te varfra te kontinentit , pas daljes nga izolimi i hekurt komunist, ka vazhduar tė rrisė integrimin e saj disi pasiv me ekonomitė e botės. Nė fakt ėshtė ekonomia europiane qė po depėrton me mallrat e saj nė Shqipėri, sepse mallrat e kėsaj tė fundit, shumė rrallė arrijnė nė tregjet e Europės. Nga viti nė vit vėllimi i importeve ėshtė shtuar me ritme shumė mė tė shpejta nė krahasim me eksportet pėr tė kapur nė fund tė vitit 2001 njė defiēit tregtar qė i afrohet vlerės sė 1 miliard dollarėve amerikanė. Eshtė njė aktivitet qė ndonėse rezulton me shifra tė kuqe nė bilancin e pagesave tė shtetit, mbetet jetik pėr qytetarėt, ashtu si dhe pėr tregtarėt qė e zhvillojnė atė.

Pikėrisht kėta tregėtarė janė ata qė shpresojnė tė pėrfitojnė disa lehtėsira nga hedhja nė qarkullim e parasė sė re. Pas domosdoshmėrisė sė konvertimeve fillestare tė kapitaleve nė Euro, nuk do tė jenė mė tė detyruar tė kėmbejnė monedhė, duke fituar jo vetėm kohė, por dhe duke shmangur shumė komisione tė kushtueshme. Sipas ekspertėve tė sistemit bankar, gjysma e dytė e muajit janar do tė dėshmojė njė rritje tė konsiderueshme tė kėrkesės pėr Euro nga ana e tregtarėve. Ende tė pavendosur pėr t’u bashkuar me Euron mbeten ata qė mbajnė nė portofolet e tyre dollarė amerikanė. Tė joshur dhe nė mėdyshje disi nga starti spektakolar i Euros, ishte pėrsėri rigjallėrimi i dollarit qė i ka bėrė t’i mbeten besnikė monedhės sė gjelbėr. Dominimi i ekonomisė shqiptare mbetet kėshtu njė dyluftim i hapur mes Euros dhe dollarit amrikan. Sipas njė thėnie tė vjetėr shqiptare besohet se bashkimi bėn fuqinė por, nė kėtė rast, ėshtė e ardhmja qė do tė tregojė nėse bashkimi i realizuar me Euron, do ta fuqizojė ndikimin e monetar tė Europės apo do ta dollarizojė akoma mė shumė ekonominė shqiptare. Gjithēka do tė varet jo vetėm nga situata e gėrshetuar ekonomike nė Europė dhe Amerikė, por edhe nga raportet e ēuditėshme apo paradokset e kėmbimit qė pjell ekonomia e deformuar dhe tregu informal shqiptar i valutės. Analistėt e ekonomisė e kanė patur tė vėshtirė tė shpjegojnė sepse kėto kohėt e fundit se pėrse ndėrsa ka fituar pikė ndaj Euros, dollari amerikan ėshtė shfuqizuar kundrejt monedhės vendase, lekut shqiptar.

Ndėrkaq njė kėrkesė e madhe pėr Euro pritet tė vijė nga familjet e mbi 400 mijė emigrantėve tė punėsuar nė Greqi, Itali, Gjermani apo Zvicėr. Sipas statistikave tė Bankės sė Shqipėrisė, dėrgesat e emigrantėve pranė familjeve kapėn nė fund tė vitit 2000 shumėn e mbi 438 milion dollarėve, ndėrsa vetėm pėr 6 mujorin e parė tė vitit 2001 kėto dėrgesa kapėn shumėn e 200 milion USD. Tė depozituara nė banka ose tė ruajtura nėn sofa, pritet qė kėto masa valute – qė nė pjesėn dėrrmuese janė marka gjermane, lireta italiane dhe dhrahmi greke - tė konvertohen shumė shpejt nė Euro. Ndėrkaq tė gjitha bankat e nivelit tė dytė, vendase dhe me kapital tė pėrbashkėt apo tė huaj, kanė deklaruar publikisht se janė tė pėrgatitura tė pėrballojnė kėtė kėrkesė nė rritje. Gjithashtu bankat kanė deklaruar se do tė jenė shumė tė kujdesėshme pėr tė mos lejuar konvertimin nė Euro tė monedhave tė vjetra europiane tė falsifikuara, tė cilat, besohet se janė prezente edhe nė kanalet shqiptare tė qarkullimit jashtė bankar.

Por ai qė mund tė ofrojė surpriza tė pakėndėshme, ėshtė tregu i palicensuar, qė vendasit e quajnė tregu i lirė i valutės. Nė fakt ai ėshtė i lirė nė dy kuptime. I lirė nga rregullat, por edhe mė kurse mė tė lira shitjeje dhe blerjeje tė parasė krahasuar me agjencitė e licensuara tė kėmbimit apo bankat. Duket se ėshtė kjo lirėsi dhe shkalla e lartė e likuiditetit qė pėr mėse 10 vjet, e ka bėrė kėtė treg mjaft tė preferuar pėr shumė tregėtarė dhe individė. Sipas njė vėzhgimi tė Bankės sė Shqipėrisė, vėllimi vjetori i transaksioneve tė valutės nė “tregun e lirė” kap vlerėn e 2.4 miliard dollarėve. Dhe janė pikėrisht pėrmasat e kėtij tregu jashtėbankar dhe tė parregulluar, qė ngjallin frikė se ai do tė shėrbejė si njė lavatriēe pėr kėmbimin me Euro tė milionave tė pista deri sot nė monedha tė vjetra europiane qė posedojnė trafikantėt vendas. Por jo vetėm kaq. Shumė biznese ilegale nė vendet fqinje me Shqipėrinė (si Greqia apo Italia), nė pamundėsi “pėrkthimi” nė Euro nė sportelet e bankave tė tyre tė kartėmonedhave europiane qė po u afron ora e vdekjes, dyshohet se do tė kėrkonin shpėtim pėr tė pėrkthyer milionat e vjetra nė njė treg tė parregulluar ku askush s’tė kėrkon llogari pėr origjinėn e tyre. Dhe “tregu i lirė” me zemėr nė qendėr tė kryeqytetit Tirana dhe degė nė shumė qytete tė tjera tė vendit, duket sikur i ofron tė gjitha kėto mundėsi. Kėto dyshime tė pasqyruara edhe nė median vendase, mbėshteten edhe nga tė tjera gjurmė. Eshtė fakt se Shqipėria, pėr shkak tė dobėsive tė strukturave tė saj kontrolluese, ka nisur tė frekuentohet gjithnjė e mė shumė nga trafikantėt e parave tė pista. Nė ēdo tavolinė kafeneje mund tė dėgjosh rėndom pėr linja transporti tė parave tė pista qė zbresin nga lartėsitė e Zvicrės, ndėrkohė qė vetėm pak muaj mė parė, policia shqiptare kreu nė Tiranė disa arrestime personash tė akuzuar pėr organizimin e njė rrjeti qė kish pėr qėllim pastrimin e parave.

ANDREA STEFANI