AIM: start



THU, 03 JAN 2002 16:36:15 GMT

Hans Haekkerup ka dhėnė dorėheqje!

Prishtinė, 29.12.2001.

I dėrguari special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė pėr Kosovėn, ish-ministri danez i mbrojtjes, Hans Haekkerup, megjithatė po largohet nga posti i shefit tė Misionit Civil, me ēka u vėrtetuan hamendjet dhe spekulimet e mediave kosovare gjatė javės sė fundit. Ai, pas festave tė Krishtlindjes, u kthye para dy ditėsh nė Prishtinė dhe pas dyersh tė mbyllura u takua me liderėt e shqiptarėve tė Kosovės, tė nesėrmen edhe me pėrfaqėsuesit politikė tė serbėve. Mė pastaj, ai nė njė intervistė speciale pėr Radiotelevizionin e Kosovės i shpalli publikisht edhe arsyet pėr dorėheqjen e tij. "Po tėrhiqem nga Kosova dhe Misioni Civil pėr arsye personale. Kėtė askush nuk e ka kėrkuar nga unė. Kjo ėshtė zgjedhje ime personale pėr tė cilėn jemi pajtuar edhe me Koffi Annanin", ka deklaruar Haekkerup, duke i hedhur poshtė presupozimet dhe hamendėsimet e gazetarėve qė dorėheqja e tij ka tė bėjė me ēfarėdo presionesh tė zyrtarėve perėndimorė. Ai iu drejtua po ashtu edhe qytetarėve dhe liderėve politikė tė Kosovės, duke nėnvizuar se ėshtė e rėndėsishme qė t'ua kthejnė shpinėn njerėzve tė kėqij, tė ndėrpriten aktivitetet kriminale, t'i jepen policisė sa mė tepėr informacione dhe qė kėta tė fundit tė merren me ato raste. Haekkerup e pėrsėriti po ashtu opinionin e tij qė nė Kosovė duhet tė ndėrtohet njė demokraci stabile, ku tė gjitha komunitetet do tė jetojnė sė bashku dhe do tė ndėrmarrin hapa tė pėrbashkėt...

Haekkerupi u largua nga Kosova mė 13 dhjetor, vetėm njė ditė pas konstituimit tė Parlamentit tė Kosovės me punėn e tė cilit ai kishte udhėhequr gjer nė zgjedhjen e kryetarit tė tij, me arsyetimin e festat e fundvitit dėshironte t'i kalonte nė gjirin familjar. Ai kishte thėnė se pėr arsye familjare do tė kthehej nė Kosovė tek nė muajin shkurt. Zyrtarėt e UNMIK-ut, nė dyshimet e gazetarėve se ai, megjithatė, nuk do tė kthehej mė nė Kosovė, e refuzonin me vendosmėri njė mundėsi tė tillė, pėr tė paralajmėruar para ca ditėsh se ai megjithatė do tė kthehej pėr t'i "pėrfunduar disa ēėshtje me rėndėsi". Por, fakti qė ai ofroi dorėheqjen nuk pėrfaqėsonte ndonjė befasi pėr opinionin e kėtushėm politik dhe mė gjerė. Mė interesant ėshtė fakti qė Kosova do tė mbetet pėr njė kohė pa njė administrator ndėrkombėtar, qė ende nuk ėshtė emėruar shefi i ri i Misionit tė OSBE-sė, po edhe pse tė gjitha kėto po ndodhin nė kohėn kur ėshtė evidente njė krizė palamentare, sepse ende nuk janė zgjedhur as presidenti i Kosovės dhe as qė ėshtė konstitutuar Qeveria. Pėr kėtė arsye nė disa qarqe dorėheqja e Hans Haekkerupit nuk konsiderohet si njė zgjidhje mė e mirė nė kėtė moment, me arsyetimin se kėshtu shtyhet pėr mė vonė institucionalizimi dhe pėrgjithėsisht procesi i transicionit nė Kosovė. Ata vėnė re se shefi i gjetanishėm i Misionit Civil tė OKB-sė nuk ka mundur ta kuptojė "mėnyrėn ballkanike tė vendimmarrjes", meqenėse vinte nga njė vend demokratik.

Hans Haekkerup ėshtė emėruar si i derguar special i OKB-sė pėr Kosovėn nė janar tė kėtij viti dhe, siē ka theksuar ai vetė, asohere kishte para vetes katėr prioritete: vendosjen e autonomisė substanciale, mbajtjen e zgjedhjeve tė pėrgjithshme, fillimin e dialogut me udhėheqėsinė jugosllave dhe forcimin e sundimit tė ligjit dhe rimėkėmbjen e ekonomisė. Por, Haekkerupi gjithsesi do tė mbahet mend si njė administrator qė kishte suksese dhe rėnie, nga pikėshikimi i politikanėve lokalė, por edhe tė pjesės mė tė madhe tė opinionit shqiptar. Nga njėra anė, ai gjatė kėsaj periudhe njėmbėdhjetė muajshe arriti ta aprovonte Kornizėn Kushtetuese tė Kosovės, tė nėnshkruajė disa dokumente me zyrtarėt e Beogradit dhe ashtu t'i pėrfshinte serbėt e Kosovės nė procesin e regjistrimit dhe tė siguronte pjesėmarrjen e tyre nė zgjedhjet e pėrgjithshme, respektivisht t'i pėrfshijė ata nė institucionet kosovare. Nga ana tjetėr, mori kritika nga liderėt politikė shqiptarė (dhe gati i gjithė shtypi), tė cilėt theksonin qė marrėveshjet e nėnshkruara midis Haekkerupit dhe pushtetit nė Beograd ata nuk i obligonin dhe nuk do tė merrnin pjesė nė punėn e grupeve tė pėrbashkėta. Goditjen mė tė madhe e mori nė sesionin e parė tė Parlamentit tė Kosovės, kur nga filtorja e tij ai u akuzua nga Hashim Thaēi, kryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės, pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut tė deputetėve duke ua ndėrprerė mikrofonin, respektivisht duke mos lejuar qė deputetėt t'i parashtronin qėndrimet, sugjerimet dhe kritikat e tyre. Edhe kryetari i sapozgjedhur e Parlamentit, Nexhat Daci, nė njė takim me gazetarė para disa ditėsh deklaroi se Haekkerup nuk ėshtė shef i tij, por populli i Kosovės, dhe se pėr lartėsinė e pagės sė tij do tė vendosė vetė Kuvendi e jo UNMIK-u, duke refuzuar kėshtu rrogėn prej 1000 markash gjermane. Ai po ashtu e ka kritikuar Haekkerupin pėr vendimin qė mbi 40 pėr qind tė buxhetit tė Kosovės tė mbetej nė kompetencat e administratės ndėrkombėtare... Marrėdhėniet midis pėrfaqėsuesve politikė shqiptarė dhe shefit tė Misionit Civil, Haekkerup, nė kohėn mė tė fundit ndoshta mė sė miri i pasqyron pamundėsia pėr mbajtjen e mbledhjeve tė Kėshillit tė Pėrkohshėm Administrativ tė Kosovės nė pėrbėrje tė plotė, i cili ishte i konceptuar si njė trup kėshillėdhėnės deri te konstituimi i tė gjitha institucioneve tė pushtetit. Kolė Berisha, nėnkryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės tė Ibrahim Rugovės, konsideron se largimi i nxituar i shefit tė Misionit Civili dhe largimi i shefit tė Misionit tė OSBE-sė, Daan Evertsit, nxit dyshime te kosovarėt, duke shpjeguar se kjo "lė hapėsirė pėr tė kuptuar se fjala ėshtė pėr gjėra tė dyshimta dhe qė ka diēka enigmatike nė gjithė kėtė". Fatmir Limaj, i ngarkuar me marrėdhėniet me opinionin publik nė Partinė Demokratike tė Hashim Thaēit, dhe Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, thonė qė dorėheqja e Haekkerupit ishte njė gjė e pritur: "Ky ėshtė njė akt moral dhe i pritur", ka thėnė Haradinaj, duke shtuar se ka patur vėshtirėsi tė caktuara, posaēėrisht pėr shkak tė mungesės sė bashkėpunimit midis shefit tė Misionit Civil dhe liderėve shqiptarė. "Kjo dorėheqje nuk do ta pengojė bashkėpunimin e mėtejshėm dhe tė suksesshėm me faktorin ndėrkombėtar, por nė rrethana tė reja dhe me njė 'faktorizim mė tė madh tė faktorit kosovar'", ka theksuar Ramush Haradinaj. Rada Trajkoviq, shefe e klubit tė deputetėve tė Koalicionit "Kthimi", shpreh keqardhjen pėr tėrheqjen e administratorit civil: "Mė vjen keq qė ai po largohet, pėrkundėr faktit qė tė gjithė ne kemi njė varg vėrejtjesh, ai i ka realizuar pėrafėrsisht tė gjitha ato qė i kishte premtuar. Haekkerup ishte njė njeri me integritet, i cili nuk lejonte qė emocionet e serbėve apo tė shqiptarėve tė ndikojnė te vendimet e tij racionale", konsideron Trajkoviq...

Megjithatė, ēėshtja qė mbetet nė kėtė ēast pa njė pėrgjigje ėshtė - kush do tė emėrohet nė vend tė "danezit tė ftohtė dhe autist" (siē e pėrshkruajnė disa nga bashkėbiseduesit e tij, por edhe pjesa mė e madhe e shtypit tė kėtushėm) - Haekkerupit? Lista e kandidatėve potencialė ėshtė e gjatė, ndėrsa midis tyre pėrmenden edhe emrat e ish-komandantit tė KFOR-it, Klaus Rajnhardtit, pastaj Ema Boninos, Sergjo De Melos, Volfgang Petriēit... Analistėt konsiderojnė se gjasat mė tė mėdha i kanė kandidatėt qė vijnė nga Gjermania ose Italia, duke e shpjeguar njė presupozim tė kėtillė edhe nė kėtė mėnyrė: Britania e Madhe tashmė ėshtė e angazhuar me Pedi Eshdaunin nė Bosnjė, nga Franaca mandatin e administratorit civil e ka pėrfunduar Bernar Kushneri, ndėrsa edhe komandanti aktual i KFOR-it, Marsel Valentė, ėshtė nga ky vend. Ka edhe zėra qė theksojnė faktin se Gjermania dhe Italia kanė investime tė posaēme dhe njė rol tė veēantė nė kuadėr tė Bashkimit Evropian, po nėse kjo vėzhgohet nga kėndi i marrėdhėnieve diplomatike, atėherė gjithsesi qė kėto dy vende kanė edhe kontakte tė mira me Beogradin zyrtar, tė domosdoshėm pėr bashkėsinė ndėrkombėtare pėr realizimin e Misionit tė saj nė Kosovė. Liderėt shqiptarė mė me dėshirė do ta shihnin dhe mė shumė besim do tė kishin nėse nė vendin e njeriut tė parė tė administratės civile do tė emėrohej njė personalitet nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ose tė paktėn njė personalitet qė i njeh mirė rrethanat kosovare dhe ato nė regjion. Ajo qė dihet tashmė, ėshtė fakti se detyrėn e administratorit tė Kosovės, deri nė emėrimin e njė administratori tė ri, do ta ushtrojė zėvendėsi i gjertanishėm i Hans Haekkerupit, amerikani Charles Brayshaw.

AIM Prishtinė, Violeta OROSHI