AIM: start



THU, 03 JAN 2002 17:23:11 GMT

Gazetarėt dhe mbrojtja e tyre

Prishtinė, 30.12.2001.

"Kosova ėshtė fushė e minuar pėr gazetarėt", citohet tė ketė thėnė njė gazetar kosovar qė nuk ka dhėnė emrin e tij, mbase pėr tė shmangur shkeljen nė "mina". Sido qė ta marrėsh, duket se ai ka pasur tė drejtė. Kosova edhe ashtu doli nga lufta vėrtetė e minuar dhe rreth 100 veta kanė humbur jetėn nga "befasitė" qė lanė pas vetes ushtria e policia serbe para se tė largoheshin nė qershor tė vitit 1999. Duket se gazetarėt kosovarė, qė po ktheheshin nga "refugjatllėku", po bėheshin gati qė tė shkelnin nė tokėn e Kosovės "si mbi vezė", pėr shkak tė minave tė shumta, dhe shumė syresh tashmė nė mendje kishin ravijėzuar "skicat" e shkrimeve tė tyre pėr kėtė pasojė tė luftės. Por, "rėnia nė tokė" dėshmoi se minat edhe mund tė detektoheshin nga forcat paqeruajtėse dhe organizatat e specializuara dhe shiritat e kuq me mbishkrimet "rrezik" vertėt mund tė tė ngushtonin hapėsirėn e lėvizjes, por fajtori pėr kėtė kufizim dihej. Rreziqe tė tjera, shpesh "tė padukshme", u shfaqėn nė skenė. Njė anketim i zhvilluar nga departamenti pėr ēėshtje mediale i Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė dėshmoi se 39 pėr qind e gazetarėve kanė qenė tė kėrcėnuar nė mėnyra tė ndryshme gjatė punės sė tyre hulumtuese. 75 gazetarė nga mediat e shkruara dhe elektronike plotėsuan njė pyetėsor tre faqesh tė OSBE-sė, duke dhėnė hollėsi rreth pėrvojave tė tyre, por edhe propozimet pėr veprimet qė duhet tė ndėrmirren. Nga numri i pėrgjithshėm i tė anketuarėve, 22 nga tė cilėt ishin nga Prishtina, ndėrsa 53 nga rajonet tjera tė Kosovės, 23 ishin tė pėrkatėsisė kombėtare serbe, ndėrsa 55 tė asaj shqiptare. Sondazhi dėshmon se 35 pėr qind e tė anketuarve serbė dhe 40 pėr qind e atyre shqiptarė thonė se kanė qenė tė kėrcėnuar gjatė hulumtimit tė rrėfimeve tė 'ndieshme'. Karakteristike ėshtė se gazetarėt qė veprojnė nė kryeqytet ndjehen mė tė kėrcėnuar (68 pėr qind) se ata nė qendrat tjera (26 pėr qind). Nė tėrė Kosovėn, 19 pėr qind e gazetarėve pohojnė se "janė pėrballur me kėrcėnim tė caktuar ndaj sigurisė sė tyre", 9 pėr qind thonė se "janė kėrcėnuar nga autoritetet lokale", 9 pėr qind "kanė pasur pengesa", ndėrsa 7 pėr qind kanė qenė "pre e sulmeve tė drejtpėrdrejta fizike". Duket se tė gjitha shtresat janė tė pėrfshira nė kėtė "lojė tė ndyrė" kundėr gazetarėve. 46 pėr qind e tė kėrcėnuarve pohojnė se kjo u ka ndodhur nga figurat publike, politikanė apo pėrfaqėsues tė tyre, 33 pėr qind janė kėrcėnuar nga burime anonime, ndėrsa nė 12 pėr qind tė rasteve kėrcėnimi ka ardhur nga "grupe tė caktuara tė krimit tė organizuar". Kėrcėnimet dhe denoncimi i tyre janė nė diskrepancė tė madhe. 53 pėr qind pohojnė se "kanė njoftuar redaktorėt e tyre", 22 pėr qind nuk kanė ndėrmarrė asgjė, ndėrsa vetėm 14 pėr qind kanė pasur "guximin" apo "besimin" qė t'i drejtohen pėr ndihmė policisė. 11 pėr qind janė mjaftuar qė kėtė t'ia paraqesin "njė pėrfaqėsuesi tė bashkėsisė ndėrkombėtare". Por, "denoncimet" e tilla ishin tė pafrytshme, pohojnė 61 pėr qind e gazetarėve.

Shifrat e tilla tingėllojnė shumė shqetėsuese dhe 78 pėr qind e gazetarėve thonė se "nuk mund tė ndėrmarrin projekte tė hulumtimit tė rrėfimeve, pa frikė nga kėrcėnimet dhe masat ndėshkuese". Ndonėse asnjė nga gazetarėt duket se nuk ka pasur guximin tė "zbulojė" burimin e frikės, fushat qė paraqesin interesimin mė tė madh pėr t'u hulumtuar janė: "korrupsioni, jeta politike, krimi ekonomik, trafikimi i drogės dhe i njerėzve dhe, nė pėrgjithėsi, krimi i organizuar". Kėto janė "vrimat e zeza" prej nga vijnė edhe kėrcėnimet nė rast tė pėrpjekjeve pėr tė "futur duart" atje. Nga kjo, shkrimet pėr kėto ēėshtje janė ende tė pakta, ndėrsa edhe ndonjė orvatje e bėrė ishte shumė e cektė dhe sipėrfaqėsore. "Gazetarėt s'ka kush t'i mbrojė", ata punėn e tyre duhet ta bėjnė duke u mbėshtetur nė "fatin" e mirė, por shumė pak duke u mbėshtetur nė "ligjet" qė pėr ta nuk ekzistojnė. Pėr kėtė arsye, kėrkesa mė e shpeshtė e tyre ėshtė miratimi i ligjit qė nuk do tė ishte vetėm nė letėr, por do tė shndėrrohej nė ligj efikas dhe tė zbatueshėm. Po ashtu, ata kėrkojnė liri tė lėvizjes dhe posaēėrisht njė forcė policore mė efikase dhe tė paguar mirė. Tė gjitha kėto duken ende shumė tė largėta, ndėrsa pėr disa tashmė tė vonuara. Shefki Popova, gaeztar i tė pėrditshmes "Rilindja" dhe Bekim Kastrati, i tė pėrditshmes "Bota Sot", e kanė paguar me kokėn e tyre "pasigurinė". Tė dy janė vrarė nė incidente tė pasqaruara dhe nga autorė qė edhe sot e kėsaj dite mbeten tė panjohur. Autoritetet gjithmonė janė pėrgjigjur se "hetimet vazhdojnė", ndėrsa gazetarėt janė pėrballur me mesazhin e qartė: "fjalėt e tyre duhet tė jenė tė shkurtra, nėse i duan kokat mbi supet e tyre". Policia ndėrkombėtare thotė se "gazetarėt, si edhe tė gjithė qytetarėt e tjerė, duhet tė punojnė sė bashku me forcat e rendit pėr tė denoncuar krimet dhe kriminelėt". Por, pėrvoja e gazetarėve qė kanė pasur guximin tė "raportojnė" nė polici pėr problemet e tyre tregon se "raportimi" nuk ka ndihmuar fare, pėrkundrazi.

Por, edhe ky rrėfim i ka dy anėt e medales. As gazetarėt nuk janė "engjėj". Mbi 80 media qė veprojnė aktualisht nė Kosovė mbledhin rreth vetes kuadro qė jo tė gjithė mund tė plotėzojnė kriteret themelore pėr ta kryer kėtė punė. Ndėrsa midis tyre ekzistojnė edhe media qė mbajnė kėtė apo atė anė, duke u bėrė kėsisoji zėdhėnės tė grupeve politike dhe tė interesit dhe, rrjedhimisht, jo rrallė edhe nxitės tė urrejtjes e madje edhe dhunės. Pėr fat tė mirė, numri i kėtyre mediave ėshtė i vogėl, ndėrsa identifikimi i tyre ka ndodhur gjatė procesit tė zgjedhjeve tė nėntorit. Nė "luftėn" e tyre krahas grupeve tė caktuara, gazetarėt e mediave tė tilla kanė provuar tė nxjerrin "pėrfitime", duke ngatėrruar qėllimisht edhe problemet. Mospėlqimi i mėnyrės sė raportimit tė tyre jo rrallė ėshtė paraqitur nė dritėn e "kėrcėnimeve", ndėrsa "kėrcėnuesit" u janė nėnshtruar sharjeve, denoncimeve tė sė kaluarės sė tyre, pa respektuar madje as kriteret themelore tė kodeksit gazetaresk.

Nga ana tjetėr, organizimet e vet gazetarėve janė shumė tė plogėshta. Shifrat frikėsuese tė gazetarėve tė kėrcėnuar u publikuan nė njė konferencė tė organizuar nga komisioneri pėr media, njė institucion ky i krijuar nga OSBE-ja qė ka pėr qėllim "kontrollimin e mediave", ndėrsa tė "kontrolluarit" pėr herė tė parė patėn mundėsinė tė "qahen" pėr problemet e tyre. Konferenca tė paktėn regjistroi problemet, i bėri ato publike dhe shtroi diskutimet pėr zgjidhjen e situatės. E zgjidhja duhet tė pritet.

Deri atėherė, Kosova duket se do tė vazhdojė tė jetė "fushė e minuar pėr gazetarėt".

AIM Prishtinė, Besnik BALA